Ne nuk jemi ata qe i vendosim Rregullat. Nese Ai i Madhi ka then keshtu, keshtu do bejn, nuk jan ligje te shtetit qe ti nderrojm sa here te deshirojme.A duhet te konsiderohet si Haram apo jo Duhani???
Po...
Jo...
I rezervuar...
Ne nuk jemi ata qe i vendosim Rregullat. Nese Ai i Madhi ka then keshtu, keshtu do bejn, nuk jan ligje te shtetit qe ti nderrojm sa here te deshirojme.A duhet te konsiderohet si Haram apo jo Duhani???
Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!
jo qe duhet te konsiderohet pore nje gje e tille edhe eshte pra duhani eshte haram
qdo gje e cila e demton trupim e njeriut eshte e ndaluar perdorimi i saj kjo eshte si rregull e pergjithshme...
Forcojeni ju Islamin në zemrat tuaja që Allahu ta forcoj atë në tokë
Duhani-helmi vdekjeprurës
Përbëhet nga:
NIKOTINA: Materie shumë helmuese, konsiderohet një prej helmeve më të forta ekzistuese.
KATRANI: Është materie e zezë ngjitëse, përdoret zakonishtë në prodhimin e materialeve izoluese
DËMET E PIRJES SË DUHANIT
1. Shtimi i rrahjeve të zemrës si dhe rudhja e arterieve ku gjinden edhe arteriet e zemrës.
2. Infsima: Sëmundje e cila prishë ndërtimin e mushkërive.
3. Kanceri: Sëmundje shumë e keqe, formohet si rezultat i shtimit të qelizave.
4. Ndikon në të menduar, kujtesë dhe njëkohësisht zvogëlon zellin.
5. Dhimbja e kokës, marramendja dhe dobësimi i nervave.
6. Shumicën e kohës duhangjiu ndjen nervozë, brengë dhe arrakatje (mendime të hallakatura).
7. Goditja nga iluzionet, vesveset dhe mendimet shqetësuese.
8. Vdekshmëria shtohet me rritjen e numrit të cigareve, të cilat i thithë duhangjiu për çdo ditë.
9. Një cigare e vetme mjafton për mbytjen e njeriut nëse ajo i ipet përmes gjilpëres në venë.
10. Pirja e një cigareje shkurton nga jeta e duhangjiut pesë minuta e gjysmë… kohë të cilën zakonishtë duhanxhiu e kalon gjatë pirjes së saj.
SHKAQET E PIRJES SË DUHANIT
· Pasimi i prindërve dhe shoqërisë së keqe.
· Përcjellja e dobët e familjes dhe çrregullimi i saj.
· Shtypjet e ndryshme shpirtërore.
· Mos interesimi për shkaqet e pirjes së duhanit.
· Mundësia e lehtë për të arritur deri te cigarja, si dhe në anën tjetër mundësia e lehtë për ta bartur dhe fshehur atë.
SHKAQET E VAZHDIMIT NË PIRJEN E DUHANIT
· Argumentimi i vazhdueshëm me dëshirë të dobët.
· Shmangija e vazhdueshme nga tema për dëmet e tij.
· Mosqortimi ndaj konsumuesit të duhanit.
· Ekzistimi i disa "shëmbelltyrave" në shoqëri, të cilat nxisin në thithjen e duhanit si p.sh. mjeku, baba etj.
· Justifikimi me atë se gjinden persona në moshë me të madhe se ai, të cilët ishin konsumues të duhanit, por qëndrojnë me shëndet të mirë.
RAPORT ME RENDËSI
Në një raport nga revista "Shkencat mjekësore", thuhet: "Lënia e terësishme e pirjes së duhanit dhe atë në formë përfundimtare është më e mirë se zvoglimi i numrit të cigareve". Më tej, në raport thuhet: "Fazat më të rënda të vuajtjes nga lënia e duhanit vijnë në dy javët e para". Kurse në një raport tjetër qëndron: "Ata të cilët e lanë duhanin në mënyrë të menjëherëshme, shkalla e vuajtjes tek ta ishte me e vogël dhe këtë gjatë ditëve të pakta, të cilat pasuan lënien e duhanit... kjo formë nxit që të lihet në mënyrë të prerë ". siç thuhet në këtë raport se: "Lënesi i duhanit në ditët e tij të para ndjen një humbje esenciale në stabilizim, dhe se ai është shumë i ndjeshëm për kthim tek duhani gjatë ditëve të para".
HAPAT E LARGIMIT NGA DUHANI
· Ç’lodhja e mirë sidomos gjatë ditëve të para të lënies së duhanit.
· Shtimi i ngrënies së pemëve dhe perimeve të fresketa si dhe mosngrënia e ushqimeve yndyrore.
· Pirja e një sasie të madhe të ujit, këtë për të pastruar trupin nga nikotina dhe lëndet e dëmshme. Njëkohsishtë zvoglimi i sasisë së çajit dhe kafes veçanerishtë në pesë ditët e para.
· Përpiqu të largohesh nga duhangjinjtë dhe nga ambientet e ndikuara nga duhani.
· Largohu nga të menduarit në rikthim tek ai në kohën kur ndjen lakmi për të... përkujto dëmet e tij dhe duro, angazhoje vetën me diç prej ëmbësirave dhe qumështit.
· Ushtroje vetën ta përdoresh misvakun.
· Ha çdo ditë pas mëngjesit një sasi të limoneve apo portokalleve ngase kjo e zvoglon dëshiren për duhan.
· Vizito klinikën më të afërtë për luftimin e duhanit.
BISEDË ME DUHANXHIUN
Vëllai im për hirë të Allahut,
A e përmend emrin e Allahut ( a thua bismilah) kur të pish duhan?
A thua elhamdulilah kur të përfundosh prej tij?
A gjindet ndonjë ushqim ose pije përpos duhanit, të cilin ti e shtyp me këmbët tua pasi të përfundosh prej tij?
A të vjen mirë të shohësh vajzën apo djalin tënd duke pirë duhan?
A është prej syneti që ta fillosh iftarin me cigare në Ramazan?
Nëse kërkohet prej teje që t`i klasifikosh të gjitha ushqimet në të mira ose të këqija, ku do ta vendosesh duhanin? A konsiderohet dhurimi i njeriut vllait të tij një cigare përbrenda fjalës së Pejgamberit a.s: "Dhuroni që të duheni"? A ekziston ndonjë ushqim apo pije përpos duhanit në të cilin shkruan se është i dëmshem për shëndetin?A ke angazhuar ndonjëherë vetën me kërkim për datën e skadimit të afatit të cigares? Dhe pse?Ti polemizon dhe thua se ai nuk është haram porse është mekruh (i urrejtur). Ne të themi: Prej nga ai është mekruh atëherë? A ka të mençur, i cili këmbëngul se ai është mekruh nga ana e Allahut dhe e dërguarit të Tij alejhis salatu ve selam? A ke përgatitur përgjigje kur të pyet Zoti i botërave për mosjapje të lemoshës të varfërve, jetimeve dhe nevojtarëve? A do të jetë përgjigjeja yte: Se unë kam shpenzuar për blerjën e duhanit me atë çka ka tepruar nga nevoja ime?A nuk ke përceptuar mirë fjalën e Allahut të Lartësuar: " u lejon ushqimet e këndshme dhe u ndalon ato të pakëndshmet" (el Araf 157), dhe " e mos hidhni vetën në rrezik" (el Bekare 195)
DISPOZITA LIGJORE ISLAME (SHERIATI) MBI DUHANIN
Thotë: Shejh Abdullah Mushd, Antarë i akademisë së hulumtimeve islame si dhe kryetar i komisionit të fetvave në al- Az`har:
"Fakti që pirja e duhanit dhe konsumimi i drogave helmuese me unanimitetin e mjekëve specialistë është i dëmshem për vet personin, mendjen, pasurinë si dhe çon në dëmtim dhe agresion ndaj tyre... dhe këtë me prishjen dhe dobësimin e prodhimit të tyre qoftë në sasi apo kualitet, kjo na obligon të nxjerrim vendimin e sheriatit islam për ndalim (Haram) të konsumimit të tyre (duhanit, drogat etj). Poashtu, caktimin e një dënimi frikësues për ata që nxisin në të, tregtojnë me të si dhe e konsumojnë; qoftë kjo që konsumojnë pakicë apo shumicë."
Thotë: Komisioni i përhershëm i fetvave me qendër në Mbretërinë e Arabisë Saudite "Pirja e duhanit është haram, poashtu mbjellja e tij, tregtia me të, kjo për shkak të dëmit që përmban". Në hadith thuhet:
"Nuk i bëhet dëm vetvetës e as të tjerëve"
Vëllau im! Mos e mashtro vetën, mos u bë mendjemadh në pranimin e të vërtetës, e as mos u mundo të ikësh nga realiteti i hidhur. Mbështetu në Allahun e Lartësuar e tërhiqu nga këto gjëra të këqija para se të të befasoj shkatrruesi i kënaqësive (vdekja) kur pendimi më nuk vlen.Së fundi, pas gjithë kësaj, që të përfitosh edhe ti një shpërblim të mirë mundohu që së paku ta këshillosh një vëlla, kjo për të fituar një të mirë rrjedhëse. Allahu na shpëbleftë neve dhe juve me shpërblimin më të mirë.
Forcojeni ju Islamin në zemrat tuaja që Allahu ta forcoj atë në tokë
Po sigurisht qe duhet te zhduket nga jeta jone.eshte nje shembull i keq per te rinjte,te cilet nuk dine kujt t'i perngjajne.Mire e kane fete,qe e quajne gje te keqe.Gjerat e demshme,larg nesh!
normal qe asht haram ,
hauhuauha me bere te qesh po Hoxha thote mos beje cka te beje une po beje cfare them un(ka edhe hoxhallare le qe pin duhanin po pine edhe alkoolin) ndersa sa i perket kesaj se osht haram pirja e duhanit nuk mund te them se eshte haram,mirepo mund te demtoj shendetin edhe gjepin.
!Gjeja me e mire dhe me e keqe e njeriut eshte gjuha!
vellezer
Kur te shtrohet nje ceshtje do te ishte prej edukates qe te argumentoheshim me saktesi.
Ndoshta kame hyre me vonese ne kete teme, por me sa pash, mos gabofsha, argumetat e duhura per kete ceshtje nuk jane permendur.
Nuk ka dyshim se duhani hy ne veprat e ndaluara, por jo me argument te drejtepersedrejte si alkoli, kamata e te ngjashme me to. Ne nje nga bazat e juridikes Islame ndodhe " El kijasu " krahasimi. nepermjet kesaj baze ligjore themi se duhani eshte haram duke e argumentuar me fjalen e Allahut
" O ju njerëz, hani nga ajo që është në tokë e që është e lejuar dhe e mirë, e mos shkoni hapave të djallit se ai është armik i hapët i juaji." El Bekare 168
" (Ne u patëm thënë): “O ju të dërguar, hani atë që është e lejuar dhe e mirë dhe bëni vepra të mira se Unë e di atë që ju veproni." El Muminun 51
Vjen prej Ebu Hurejres se profeti ka thene: " O ju njerez Allahu eshte i mire dhe pranon vetem te miren..." Muslimi
keto argumenta per ndalimin e duhani permenden dhe te dijetaret e medhenje te Islamit
Allahu ju dhente dobi
faleminderit
Them qe duhani mbase nuk eshte shume i pelqyeshem, por jo harram. Nuk besoj te jete harram ne te njejten mase sic eshte alkoholi, droga, derri, e gjera te ngjashme.
Koha është e maskarenjëve
Por atdheu i Shqiptarëve
Ne Islam asnjehere llogjika nuk pranohet te flasi kjo eshte e lejuar dhe e ndaluar, por jane parimet ato qe e japin kete detajim. Po te njohish mire parimet e juridikes Islame do te arrish te kuptosh pse duhani eshte harram. Per kete ke hollesit qe kame permendur me pak me siper.
faleminderit
Duhani si problem bashkekohor eshte nje çeshtje e diskutueshme persa i perket aspekteve fetare.
Te gjitha diskutimet qe jane bere rreth pozites haram apo hallall te duhanit ne Islam jane diskutime rreth shkaqeve, pasojave apo jo pasojave, veshtrimit largpames apo te shkurter te njerezve rreth duhanit dhe askush nuk arrin ne nje perfundim juridik per duhanin, pra diskutohet per çka sjell duhani (me te keqiat apo te mirat e tij) dhe nuk diskutohet per duhanin si objekt diskutimi por vetem si subjekt dhe ky eshte gabimi i diskutusve.
Dihet se ata qe jane te autorizuar te nxjerrin nje pretence juridike ne te Drejten Islame (sheriat) jane Usulistet (dijetaret e shkences se bazave apo parimeve te Jurisprudences) ndersa trajtuesit jane Juristet.
Usulistet jane ata qe marrin persiper te paraqesin nje apo me shume ajete ose hadithe per X apo Y çeshtje dhe te japin verdiktin per ate ceshtje.
Deri tani asgje nuk ka ardhur prej Usulisteve qe te thone se ekziston nje ajet apo nje hadith per Duhanin, sikurse ka ajete per Musekkerat (lendet dehese).
Fekihu (jursti) perderisa nuk ka marre nje "sinjal" prej Usulistit per X apo Y ceshtje nuk ka se çte diskutoje.
E vetmja pretence e Jursiteve eshte te marrit me Kijas (sinologji, analogji) per ceshtjen e Duhanit.
Mire po kjo si perkthehet?
Eshte i njejti diskutim sikurse edhe bashkforumasit kane diskutuar, pra rreth te mirave apo te keqijave te X apo Y çeshtjeje, ne rastin konkret kemi Duhanin dhe te gjithe diskutojne rreth te keqijave te Duhanit, masen e te keqes dhe pasojat.
Por ashtu sikurse ka shume aspekte ne jeten e perditshme qe kane te miren dhe te keqen e vet ashtu shume çeshtje te cilat pa nje fakt tekstual i drejtperdrejte nuk mund askush te vere gishtin dhe te kete nje unanimitet (Ixhma) i cili merr vleresim juridik.
Nje parim ne Fik'h (jursprudence) thote: çdo akt qe çon drejt nje mekati te madh (kebireh) eshte mekat i vogel (Sagireh).
Dihet se mekatet e medha dihen ne Islam si: Pirja e lendeve dehese, mishi i derrit, marrdhenia jashte martesore, etj.
Pra çdo akt qe çon drejte ketyre eshte mekat i vogel dhe te dyja bashke konsiderohen haram, te ndaluara.
Lind pyetja:
Pirja e duhanit ne cilen Kebireh (mekat i madh) çon? Siç eshte fjalavjen Puthja ne faqe e nje personi te huaj te seksit te kundert qe nuk eshte kebireh por sagireh, con drejt kebireh, qe eshte Zinaja, e cila sipas rregullit Islam eshte marrdhenia seksuale jashtemartesore dhe minimumi i te konsideruarit marrdhenie seksuale eshte Zhdukja e kokes se penisit ne vagine, sipas hadithit te Aishes r.a. per pasoje e keti akti obligohet marrja e Guslit, dhe per kete denohet aktberesit nese personat nuk jane bashkeshorte.
Pra Duhani qe nuk eshte Kebireh nuk eshte, sepse nuk ka nje tekst qe flet per te, por nese eshte Sagireh, ne cilen kebireh çon?
Kjo eshte pyetja e shekullit!!!
Per kete jane ndare dijetaret ne Tahrim (haram) dhe Keraheh (mekruh, e papelqyeshme).
Sepse te flasesh per demet eshte vetem Hikmeh (urtesi) por nese bien Hikmet, cilen dispozite do te marri?
"Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vënd, Ai është ashtu siç ka qënë" Hzr. Aliu r.a.
Krijoni Kontakt