Përshëndetje ...
Pasi që jemi në rubrikën Komuniteti Musliman atëher duhet të dim spaku edhe për cka bëhet fjal në këtë rubrik ...
Në islam mendja ime dhe e jotja nuk jan në rend të parë, ne islam nr 1 është Kurani pastaj vijon nr 2 Sunneti pastaj vijn Ixhmaja (Konvenzimi) dhe Kijasi ...
Pra nuk më takon mua dhe ty të flasim për një dispozit të fes pa u kthye fare në këto baza të fes islame ...
Por ndoshta ke menduar se je në rubriken e politikes edhe ketu dhe ke shprehur mendimin tend duke mohuar edhe disa terme që janë obligative në fe, por ndoshta ke menduar se mohimi i tyre është i leht sikur kur ua mohon atyre partiashve te rubrikat e politikes krytart apo pasuest e atyre partive helmuese ...
Pra kur të flasim këtu le të flasim me argumente fetare dhe duke iu dhënë argumenteve përpasi para çdo gjëjës...
Pasi që ti sjellim argumentet atëher mundet të flasim dhe të vazhdojm biseden rreth argumenteve ... por nuk besoj që ka nevoj edhe të diskutohet pas sjelljes së argumenteve ...
Një gjë duhet ta dim të gjith sepse pash këtu lloj lloj mendime ...
Une kur të lë një gjë se eshte HARAM atëher automatikisht llogaris këtë vepër apo këtë gjë që të shpërblehem për të, sepse unë po e lë për hir të Allahut dhe vetëm pse është urdhëri i tij.
Ndërsa nëse unë e lë një gjë që është Haram por nuk e lë sepse nuk më pëlqen mua e jo pse është haram atëher une kam vepruar mir por nga kjo nuk meritoj të shpërblhem dhe nuk do të kem shpërblim nga ana e Allahut subhenhu ue teala..
Këtë që po e them e vërteton hadithi i Omerit radijallahu anhu ku thotë:
Trasmetohet se prijësi I besimtarëve, Umer Ibnul Hattabi, ka thënë : “ Kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut (s.v.) duke thënë:
“Të gjitha veprat vlerësohen nga qëllimi (nijeti), ndaj dhe ҫdo person shpërblehet sipas qëllimit të tij. Kush emigron për hir të All-llahut dhe të Dërguarit të tij, atëherë shpërblimin do ta marrë nga All-llahu dhe i Dërguari i tij. Ndërsa kush emigron për të përfituar diҫka nga pasuritë e kësaj bote, apo për tu martuar me një grua, atëherë shpërblimi i emigrimit të tij është ajo punë për të cilën është nisur. Trans. Buhariu dhe Muslimi
Pra për atë kur lëmë një gjë atëher duhet ta lëm atë me qëllim apo nijet të mir që të shpërblemi për këtë gjë e jo vetëm për knaqësin ton.
Atë që e ka bërë feja haram sado që të mundohem unë të flas dhe të filozofoj nuk do të kem mundësi ta ndryshoj dispozitën e saj, ndoshta sotë për fat të keq gjejm lloj lloj fetwash por prap ka persona të cilët e vazhdojn rrugën e pastër dhe nuk pasojn epshet dhe dunjallekun për të humbur Ahiretin ....
Ndërsa për ata shtetet e evropes që ke treguar ata e gënjejn veten dhe ua lajn trurin atyre që jetojn aty duke bërë kësi lloj gjestesh që ndokujt i mbesin marak..
Nëse une e ndaloj një gjë atëher e ndaloj edhe të punuarit me të.. Më trego tash cili nga ata shtete e ka ndaluar prodhimin e DUHANIT ?!!!
Pra ata jan vendime të kota dhe vendime që nuk kan vlere aspak fare.
Feja islame kur e bënë haram apo në shqip e NDALON konsumimin e duhanit automatikisht kuptohet se edhe prodhimi i tij është haram gjithashtu edhe punimi i tij është haram dhe kështu me radh ...
Për më tepër do të sjelli disa fetwa dhe fakte më të qarta inshallah ...
Lexo postimet në vijim:
Krijoni Kontakt