Close

Rezultati i Sondazhit: A duhet te konsiderohet si Haram Duhani???

Votues
73. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Po...

    48 65.75%
  • Jo...

    15 20.55%
  • I rezervuar...

    10 13.70%
Faqja 6 prej 8 FillimFillim ... 45678 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 72
  1. #51
    Ragnald
    Anëtarësuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Citim Postuar më parë nga Alienated Lexo Postimin
    Them qe duhani mbase nuk eshte shume i pelqyeshem, por jo harram. Nuk besoj te jete harram ne te njejten mase sic eshte alkoholi, droga, derri, e gjera te ngjashme.
    duhani eshte me i demshem se te gjitha ato qe permende me lart.
    ka shkaktuar me shume viktima se cdo lloj droge sot per sot ne bote.
    ka shkaktuar me shume viktima se SIDA vete.
    ESHTE DROGA ME I FUQISHME LEGALE SOT PER SOT NE BOTE.
    te vret ngadale prandaj njerezve nuk i ben shume pershtypje.
    por te keshilloj te shohesh nje person tek vdes prej kanceri si shkaktar i duhanit.
    ska vdekje me llahtare me beso.

    e si nuk mund te jete kjo gje harram?
    dijetaret e shekujve me pare e konsideruan mekru ( te papelqueshme) pirjen e tij, sepse ata nuk mund ta obzervonin nje person tere jeten derisa duhani te jepte shkakun e tij te vertete.

    plus e di ti qe arabet kete shishan e kane perdor para se duhani te sillej nga amerika ? ----me kane thene por se kam 100% te sigurte qe ibn tehmija si pelqente fare njerezit qe e pinin kete shishan , por se beri harram si veprim.
    po flasim per shekullin e 12 imagjinoje.

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e samer
    Anëtarësuar
    21-09-2003
    Vendndodhja
    atje ku ka ere te paster dhe qiell te kalter
    Postime
    129
    po te ishte harram perse besimtaret me te medhej e kam pare pinin jo vetem duhan por dhe argjilen?

  3. #53
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-03-2008
    Vendndodhja
    itejdukshem, gjithka
    Postime
    1,536
    ne nuk mund te vendosim a haram a hallall,

  4. #54
    فقيـــر إلـى الله Maska e rapsod
    Anëtarësuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Mbi libra
    Postime
    796
    Citim Postuar më parë nga injejti Lexo Postimin
    ne nuk mund te vendosim a haram a hallall,
    o vellezer!!!
    Dijetaret islam e kane ndare ligjin e sheriatit ne 5 grupe:

    1- Vaxhibi ose farzi: shperblehet vepruesi i tij dhe denohet mosvepruesi, si namazi, agjerimi, miresjellja me prinderit etj.
    2- harami: denohet vepruesi i tij dhe shperblehet mosvepruesi, si zinaja, pijet dehese, etj.
    3- mendubi: shperblehet vepruesi i tij dhe nuk denohet mosvepruesi, si namazet nafile.
    4- Mekruh: shperblehet mosvepruesi dhe nuk denohet vepruesi, si namazi nafile pas sabahut dhe ikindise.
    4- Mubah: i cili nuk ka asnje vendim shperblim - denim per aktin, si ngrenia e te mirave materiale.

    Dijetaret e diskutojne duhanin, per te keqiat qe ka ai ne kategorine e haramit dhe mekruhit dhe çeshtja nuk perfundon me unanimitetin e dijetareve, por nje gje eshte unanime qe duhani nuk eshte i pelqyer per shkak te pasojave qe sjell ai momentalisht.

    Persa i perket pasojave te duhanit e gjitha hyn, siç e kam theksuar me pare, nen kornizen e Hikmetit, le te jap nje shembull:
    Kur diskutojme mishin e derrit, fillojme e diskutojme per te keqiat e atij mishi si psh. yndyrnat qe hyne ne gjak etj. qe i ka zbuluar shkenca.
    Pyetem nje profesorin tone dhe i thame: po sikur shkenca te shpike nje instrument lendor i cili ia zhduk te gjitha te keqiat mishit te derrit, a mund ta konsiderojme te paster dhe te lejueshem ngrenien e tij?
    Ai na u pergjigj: Çeshtja eshte e njejte si ne fillimin e jetes njerezore, kur babi yne Ademi me nene tone Havane ishin ne xhenet dhe Allahu ua ndaloi nje peme qe te mos ta konsumonin dhe ajo peme nuk ishte ndonje peme helmuese apo paraqiste rrezikshmeri per jeten e tyre, pra nuk kishte hikmet, por Allahu ua beri ligj mosprekjen e asaj peme ne menyre te drejtperdrejte, atehere edhe mishit te derrit mund t'i behen lloj e lloj eksperimentesh per t'ia hequr te keqiat, por ai ishte, eshte dhe do te mbetet deri ne diten e gjykimit ushqim i ndaluar me urdherese te drejtperdrejte nga Allahu xh.sh. dhe kjo hyn tek Kebair.

    Keto na tha i nderuari profesor dhe eshte e njejta gje me duhanin.
    Dhe them: Nese intervenohet tek duhani me instrumente bio-kimike dhe behet i pademshem, atehere bien te gjitha hikmetet te cilat ne i kemi perdorur ne kete forum per ta paraqitur si HARAM.
    Mekatet e medha (kebair) jane ne Kur'an dhe Sunnet. Imagjinoni nje rrote biciklete, e cila ka qendren dhe spicat (telat) qe çojne drejt qendres. Qendra eshte Mekati i Madh (Kebireh - qe ka denim maksimal) dhe çdo spice eshte Mekati i Vogel (Sagireh) dhe e gjithe rrota, me qender dhe me spica eshte Harami.

    Besoj se jemi kuptuar persa i perket çeshtjeve qe jane haram.
    Ndersa Mekruhet (te papelqyeshmet) te cilat, shperblehet mosvepruesi dhe nuk denohet vepruesi, vetekuptohet tashme si koncept.

    Selam!!!
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vënd, Ai është ashtu siç ka qënë" Hzr. Aliu r.a.

  5. #55
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-03-2008
    Vendndodhja
    itejdukshem, gjithka
    Postime
    1,536
    era e duhanit asht ma e keqe se e hudhres , da vllezer ankohen shum ne xhami prej duhangjive, edhe mu me pengon shum, ipengon edhe pirsit, plus asaj edhe shendetin ja shkatron vetit dhe familjes, aj asht helm, qe te mbyt kadal kadal.muslimani e ka te ndalume vet vrasjen,dhe ku ka tym aty nuk hin meleqt , mesiguri e pin vet duhanin , Vallahi ti po thush mekruh , por nuk asht, se ajo asht shkatruse e familjes shoqris dhe e vetit, dhe e vllazerve ne xhami,por asht e kot per ata qe e pijn,
    duhanin si doktor apo hoxh.

  6. #56
    فقيـــر إلـى الله Maska e rapsod
    Anëtarësuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Mbi libra
    Postime
    796
    Citim Postuar më parë nga Smth_Poetic Lexo Postimin
    duhani eshte me i demshem se te gjitha ato qe permende me lart.
    ka shkaktuar me shume viktima se cdo lloj droge sot per sot ne bote.
    ka shkaktuar me shume viktima se SIDA vete.
    ESHTE DROGA ME I FUQISHME LEGALE SOT PER SOT NE BOTE.
    te vret ngadale prandaj njerezve nuk i ben shume pershtypje.
    por te keshilloj te shohesh nje person tek vdes prej kanceri si shkaktar i duhanit.
    ska vdekje me llahtare me beso.

    e si nuk mund te jete kjo gje harram?
    dijetaret e shekujve me pare e konsideruan mekru ( te papelqueshme) pirjen e tij, sepse ata nuk mund ta obzervonin nje person tere jeten derisa duhani te jepte shkakun e tij te vertete.

    plus e di ti qe arabet kete shishan e kane perdor para se duhani te sillej nga amerika ? ----me kane thene por se kam 100% te sigurte qe ibn tehmija si pelqente fare njerezit qe e pinin kete shishan , por se beri harram si veprim.
    po flasim per shekullin e 12 imagjinoje.
    Une me sa kam pasur jete, nuk e kam degjuar qe Duhani te jete droga me e fuqishme legale sot ne bote.
    Droga, e cila eshte ne menyra te ndryshme, eshte nocion i çdo lloj konsumi bio-kimik i cili eshte dehes dhe le te me thote ndonje i mencur sot ne bote se Duhani ka dehur ndonje person sipse parimi juridik thote:
    "Ai material, konsumimi i shumte i te cilit te deh, edhe konsumimi i paket eshte i ndaluar".
    Pijet alkoolike, konsumimi i shumte i tyre te deh, i paket jo, por eshte haram.
    Droga, konsumimi i shumte i tryre te deh, i paket jo, por eshte haram.
    Duhani si konsum, qofte i shumte apo i paket, nuk te deh, atehere nuk hyn ne lendet dehese.
    Duhanin nuk e kane konsideruar mekruh per faktin se nuk mund te observonin nje person tere jeten per te pare demet qe shkaktohen nga pirja e tij, por se nuk hyn ne asnje nocion i cili deshmon drejtperdrejte se eshte haram, as me Kur'an, as me sunnet, as me ixhma, e as me Kijas (forma krahasimtare).
    Pastaj, tek Imam Ahmedi (hanbelitet), Kijasi nuk eshte argument, keshtu qe Ibn Tejmijeh ne baze te parimeve ne Fik'hun Hanbelit, nuk kishte se si ta atribuonte Shishin (Nargileh, Nargjile).
    Qe duhani te vret apo qe duhani shkakton semundje vdekjeprurese, apo me te gjitha te zezat e duhanit, eshte e marre me probabilitet nga analistet. Probabiliteti analizon supozimet, ndersa supozimet nuk jane prova juridike. Nje parim ne sheriat (te drejten islame) thote: "Aty ku hyn supozimi, bie poshte argumentimi".

    Le te marrim, Red Bullin, konsumimi i tij tek disa persona ka pasoja te renda, Red Bulli me kafene sebashku, tek disa persona shkakton atak kardiak per shkak te presionit te madh te gjakut. Vete kafeja, ka deme te medha ne shendetin njerezor dhe gjithashtu edhe varesi tek personi qe e pi ate, atehere pse nuk vleresohet si haram apo qofte edhe mekruh? Sepse te gjitha jane te marra me probabilitet dhe jo si lendet bio-kimike dehese (Drogat) qe shkaktojne ne unanimitet te njerezimit deme te medha dhe ketu nuk ka probabilitet dhe per kete fakt eshte konsideruar ne mbare boten e ndaluar dhe jo vetem tek muslimanet.
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vënd, Ai është ashtu siç ka qënë" Hzr. Aliu r.a.

  7. #57
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-03-2008
    Vendndodhja
    itejdukshem, gjithka
    Postime
    1,536
    te ,, shijat ,, asht duhani i lejum. ata e pin ne xhami etj etj edhe te bekteshit , pin alkohol por jo mu deh, edhe duhanin e kan hallall.

  8. #58
    فقيـــر إلـى الله Maska e rapsod
    Anëtarësuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Mbi libra
    Postime
    796
    Citim Postuar më parë nga injejti Lexo Postimin
    era e duhanit asht ma e keqe se e hudhres , da vllezer ankohen shum ne xhami prej duhangjive, edhe mu me pengon shum, ipengon edhe pirsit, plus asaj edhe shendetin ja shkatron vetit dhe familjes, aj asht helm, qe te mbyt kadal kadal.muslimani e ka te ndalume vet vrasjen,dhe ku ka tym aty nuk hin meleqt , mesiguri e pin vet duhanin , Vallahi ti po thush mekruh , por nuk asht, se ajo asht shkatruse e familjes shoqris dhe e vetit, dhe e vllazerve ne xhami,por asht e kot per ata qe e pijn,
    duhanin si doktor apo hoxh.
    era e duhanit, vertete eshte e keqe, por permasat e kesaj ere gjithmone hyn ne varesi te personit qe nuk e pin, pastaj jo çdo personi i mban ere goja, pastaj era e gojes mund te zhduket me ane te nje çamçakëzi (Gum) keshtu qe bien pretendimet per eren e gojes ashtu sikruse edhe hurdha.
    Persa i perket vetevrasjes qe ti e cileson duhanin si te tille, une po te tregoj edhe personat qe i ngajne vetures me shpejtesi marramendese dhe prej kesaj shpetjtesije ata mund te vriten, por ky mendim nuk hyn ne konceptin e vetevrasjes, sepse as piresi i duhanit dhe as ngajtesi i vetures nuk e kane nijetin e vdekjes me ane te tyre, por se atyre u ndodh.
    Persa i perket tymit, une nuk di nese ka ndonje argument qe meleqt nuk hyne ne ambjent qe ka tym, sepse fakti qe Bukhuri (temjani - shkop aromantik) pamvaresisht aromes se mire qe leshon, ai digjet dhe tymi eshte pasoje e çdo lloj djegieje, ndersa perdorimi i Bukhurit eshte sunet.
    Une them qe eshte mekruh, jo vetem se e pi vete, qe une e kam pi e kam ndale, ja kam nis prap, sipas qefit tim, them mekruh sepse s'ka argument nga sheriati qe eshte haram, te gjitha demet jane relative sipas personave, pra te mundshme te ndodhin tek nje person dhe te mundshme te mosndodhin tek nje tjeter, por siç e kam thene edhe me larte: "Aty ku hyn supozimi bie argumentimi" (parim ne sheriat) te gjitha ato qe ti thua jane Hikmet (urtesi) por hikmeti nuk eshte baze e sheriatit por vetem mbeshtetje e sheriatit, e aty ku sheriati nuk prononcohet me argumente prej Kur'anit, Sunetit dhe Ixhmase hikmeti nuk sherben.
    Selam!!!!
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vënd, Ai është ashtu siç ka qënë" Hzr. Aliu r.a.

  9. #59
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-03-2008
    Vendndodhja
    itejdukshem, gjithka
    Postime
    1,536
    hhhhhhhhhhhhhaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa hhhhhhhhhhhhhhhhhaaaaa mashallah mashallah, japaske bo vetit hallall, amundesh edhe ngani got ne mengjes , por jo ta teprosh.

  10. #60
    Cun Fantastik Maska e Tribal_heart
    Anëtarësuar
    23-08-2007
    Vendndodhja
    Anej dhe Knej
    Postime
    63
    Po duhet konsideruahr haram suhani9 se perdersa ne islam njeriut i ndalohen cdo gje qe e dmeton dhe sic duhani demton. ateher duhet te quhet haram

Faqja 6 prej 8 FillimFillim ... 45678 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Duhani dhe demet qe ai shkakton...!!!
    Nga new-man në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 16-06-2009, 05:42
  2. Duhani dhe ndikimi i tij
    Nga Estella në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 16-04-2007, 11:55
  3. A duhet te ndalohet duhani ne vende publike?
    Nga ganoid në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 19-02-2005, 20:02
  4. Ndalohet duhani në vende publike në Shqipëri
    Nga Larsus në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 03-06-2004, 12:03
  5. Aborti, Kush ka te drejten e jetes?
    Nga Estella në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 99
    Postimi i Fundit: 05-02-2003, 06:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •