Close

Rezultati i Sondazhit: A duhet te konsiderohet si Haram Duhani???

Votues
73. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Po...

    48 65.75%
  • Jo...

    15 20.55%
  • I rezervuar...

    10 13.70%
Faqja 7 prej 8 FillimFillim ... 5678 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 72
  1. #61
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2006
    Postime
    180
    Gjdo E Keqe Eshte Haram (ndales)

  2. #62
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-03-2008
    Vendndodhja
    itejdukshem, gjithka
    Postime
    1,536
    jan da sufista e po dojn ta bajn te lejuar, at edhe alkoholin e kan te lejuar.

  3. #63
    Ragnald
    Anëtarësuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Citim Postuar më parë nga rapsod Lexo Postimin
    Une me sa kam pasur jete, nuk e kam degjuar qe Duhani te jete droga me e fuqishme legale sot ne bote.
    Droga, e cila eshte ne menyra te ndryshme, eshte nocion i çdo lloj konsumi bio-kimik i cili eshte dehes dhe le te me thote ndonje i mencur sot ne bote se Duhani ka dehur ndonje person sipse parimi juridik thote:
    "Ai material, konsumimi i shumte i te cilit te deh, edhe konsumimi i paket eshte i ndaluar".
    Pijet alkoolike, konsumimi i shumte i tyre te deh, i paket jo, por eshte haram.
    Droga, konsumimi i shumte i tryre te deh, i paket jo, por eshte haram.
    Duhani si konsum, qofte i shumte apo i paket, nuk te deh, atehere nuk hyn ne lendet dehese.
    Duhanin nuk e kane konsideruar mekruh per faktin se nuk mund te observonin nje person tere jeten per te pare demet qe shkaktohen nga pirja e tij, por se nuk hyn ne asnje nocion i cili deshmon drejtperdrejte se eshte haram, as me Kur'an, as me sunnet, as me ixhma, e as me Kijas (forma krahasimtare).
    Pastaj, tek Imam Ahmedi (hanbelitet), Kijasi nuk eshte argument, keshtu qe Ibn Tejmijeh ne baze te parimeve ne Fik'hun Hanbelit, nuk kishte se si ta atribuonte Shishin (Nargileh, Nargjile).
    Qe duhani te vret apo qe duhani shkakton semundje vdekjeprurese, apo me te gjitha te zezat e duhanit, eshte e marre me probabilitet nga analistet. Probabiliteti analizon supozimet, ndersa supozimet nuk jane prova juridike. Nje parim ne sheriat (te drejten islame) thote: "Aty ku hyn supozimi, bie poshte argumentimi".

    Le te marrim, Red Bullin, konsumimi i tij tek disa persona ka pasoja te renda, Red Bulli me kafene sebashku, tek disa persona shkakton atak kardiak per shkak te presionit te madh te gjakut. Vete kafeja, ka deme te medha ne shendetin njerezor dhe gjithashtu edhe varesi tek personi qe e pi ate, atehere pse nuk vleresohet si haram apo qofte edhe mekruh? Sepse te gjitha jane te marra me probabilitet dhe jo si lendet bio-kimike dehese (Drogat) qe shkaktojne ne unanimitet te njerezimit deme te medha dhe ketu nuk ka probabilitet dhe per kete fakt eshte konsideruar ne mbare boten e ndaluar dhe jo vetem tek muslimanet.

    me fal te te pyes per dicka?
    i ke provuar ti te gjitha drogat?
    sepse une ty mund te numeroj nja 10 lloj drogash qe nuk te dehin fare e efektet e tyre/reaksione kimike ndryshojne tek personat .
    nga eksperienca qe kam pase me drogat vete, pirja e kokaines nuk me dehte aspak e isha shume koshent. vetem sa me qetesonte e asgje tjeter nuk me jepte si efekt. mirepo tek shoku im efektet e kokaines ishin te ndryshme. e njejta gje vihej re me acids,ashashin, happy5 etc etc etc. pra dalim tek ajo teoria jote e probabilitetit. mirepo shkenca nuk fuksionin ne kete menyre sot. ti mund te jetosh 120 vjet duke pire duhan , por ama kur vdes ,vdes nga kanceri i mushkrive ,shkaktuar nga duhani. si thua ti , a behet duhani dicka shkaktare per kete vdekje e si rrjedhoje behet harram? ---sepse nqs do ecim me te tilla kritere , atehere pirja e nje gote vere nuk me deh mua aspak , bile ma ben qe steken e mishit ta shijoj me teper. ndalimi ka ardh sepse ka shume arsye ne te. praktikimi afatgjat dhe tundimi lidhen me njera-tjetren ketu , e si pasoje njeriu kalon ne ekstrem ne perdorimin e ketyre produkteve duke u bere narkotic .

    sikur te marrim alkolin dhe duhanin me vete e ti shohim efektet qe te lene keto te dyja nqs konsumohem shume shume pak , duhani del qe eshte me i demshem , sepse te demton multi-organe njekohesisht brenda per brenda trupit.
    edhe redbullin dhe kafene qe permende. une mendoj se me kalimin e kohes edhe keto produkte duhet te kalojne ne mekru e harram. jane droga pavaresisht se efekti seshte aq i madh sa duhani edhe alkoli.

    po mire. e di ti qe me miliona njerez vdesin ne bote nga kanceri si pasoje jo e pirjes se tij , por si pasoje e ''second user'' dmth e thithin tymin nga piresit e tij?
    me thua ti mua . perse duhet une te vdes si pasoje e njerezve qe e pijne ate?
    apo ka qene kaderi i Allahut , keshtuqe pranoje kete fakt. me fal , kaderin e pranoj , por shkakun sesi erdhi se pranoj se dikush me ka hyre mua ne hak padrejtesisht.

    cdo gje e demshme per trupin eshte harram e di une. duhani eshte i demshem , jo vetem per individin ,por edhe per shoqerine. double efekt.

    gjykoje vete si perfundim atehere .
    Ndryshuar për herë të fundit nga Smth_Poetic : 12-10-2008 më 09:18

  4. #64
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    A e shikoj ndokush kete Video te shkurter???

    Shikojeni me vemendje kete Experiment dhe nuk keni nevoj per komente shtesë!!

    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  5. #65
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-03-2008
    Vendndodhja
    itejdukshem, gjithka
    Postime
    1,536
    Allahu Te Shperbleft

  6. #66
    Citim Postuar më parë nga fisniku-student Lexo Postimin
    A e shikoj ndokush kete Video te shkurter???

    Shikojeni me vemendje kete Experiment dhe nuk keni nevoj per komente shtesë!!

    http://www.youtube.com/watch?v=8NV5E...eature=related
    Duhani është haram, i ndaluar rreptësisht, s'ka çka të diskutohet në duhet thënë se është i lejuar apo jo, përderisa feja jonë është shum e qartë, Zoti ka ndaluar çdo gjë të keqe për njeriun.

    Michaux!

  7. #67
    فقيـــر إلـى الله Maska e rapsod
    Anëtarësuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Mbi libra
    Postime
    796
    Citim Postuar më parë nga Smth_Poetic Lexo Postimin
    me fal te te pyes per dicka?
    i ke provuar ti te gjitha drogat?
    sepse une ty mund te numeroj nja 10 lloj drogash qe nuk te dehin fare e efektet e tyre/reaksione kimike ndryshojne tek personat .
    nga eksperienca qe kam pase me drogat vete, pirja e kokaines nuk me dehte aspak e isha shume koshent. vetem sa me qetesonte e asgje tjeter nuk me jepte si efekt. mirepo tek shoku im efektet e kokaines ishin te ndryshme. e njejta gje vihej re me acids,ashashin, happy5 etc etc etc. pra dalim tek ajo teoria jote e probabilitetit. mirepo shkenca nuk fuksionin ne kete menyre sot. ti mund te jetosh 120 vjet duke pire duhan , por ama kur vdes ,vdes nga kanceri i mushkrive ,shkaktuar nga duhani. si thua ti , a behet duhani dicka shkaktare per kete vdekje e si rrjedhoje behet harram? ---sepse nqs do ecim me te tilla kritere , atehere pirja e nje gote vere nuk me deh mua aspak , bile ma ben qe steken e mishit ta shijoj me teper. ndalimi ka ardh sepse ka shume arsye ne te. praktikimi afatgjat dhe tundimi lidhen me njera-tjetren ketu , e si pasoje njeriu kalon ne ekstrem neperdorimin e ketyre produkteve duke u bere narkotic .

    sikur te marrim alkolin dhe duhanin me vete e ti shohim efektet qe te lene keto te dyja nqs konsumohem shume shume pak , duhani del qe eshte me i demshem , sepse te demton multi-organe njekohesisht brenda per brenda trupit.
    edhe redbullin dhe kafene qe permende. une mendoj se me kalimin e kohes edhe keto produkte duhet te kalojne ne mekru e harram. jane droga pavaresisht se efekti seshte aq i madh sa duhani edhe alkoli.

    po mire. e di ti qe me miliona njerez vdesin ne bote nga kanceri si pasoje jo e pirjes se tij , por si pasoje e ''second user'' dmth e thithin tymin nga piresit e tij?
    me thua ti mua . perse duhet une te vdes si pasoje e njerezve qe e pijne ate?
    apo ka qene kaderi i Allahut , keshtuqe pranoje kete fakt. me fal , kaderin e pranoj , por shkakun sesi erdhi se pranoj se dikush me ka hyre mua ne hak padrejtesisht.

    cdo gje e demshme per trupin eshte harram e di une. duhani eshte i demshem , jo vetem per individin ,por edhe per shoqerine. double efekt.

    gjykoje vete si perfundim atehere .
    Me fal qe te pyes!
    Diçka me interesante a ke per te thene?
    S'ka nevoje te provosh diçka per ta ditur se si eshte ajo,...sepse une mund t'i shtoj atyre 10 drogave edhe nje here aq, biles mund te te tregoj edhe per droga qe nuk njihen ende neper boten narkomane dhe ate anti-narkomane qe praktikohet ne Jemen, por nuk eshte vendi.....
    Ti mund te flasesh per drogen gjithe diten por askund nuk mund te gjesh asnje argument qe ta krahasosh drogen me duhanin, ne shume pikepamje dhe aspekte fetare.
    Efekti dehes tek drogat normalisht nuk jep te njejtin ndikim tek personat sepse ajo varet nga konstrukti fizik i personit, eshte si puna e pijeve alkoolike, ku nje person mund te perballoje shume gota dhe nje person tjeter perballon vetem dy dhe tek e treta nuk di se ku eshte,....dhe i gjith diskutimi qe edhe une edhe ti po bejme eshte ne ate "teorine e probabilitetit", pra ne po diskutojme supozimet,...duhanpiresi jeton 120 vjet por nuk eshte e thene te vdese nga kanceri i mushkrive dhe nuk eshte e thene qe duhani te kete pasur ndikim ne vdekjen e tij, nuk mohoen edhe rastet kur njerez kane vdekur nga pirja e duhanit, por ka pasur prej atyre qe kane vdekur edhe nga ngrenia e hurmave arabe, si pasoje e ndonje reaksioni, dhe njeri prej tyre ka qene dijetar ne islam qe fatkeqesisht nuk me vjend ndermend emri i tij, por vdekja e tij nuk eshte arsye, pastaj konsumimi i tyre eshte edhe sunet.
    Me vjen per te qeshur kur lexoj fjalet e tua qe thua per Red Bullin dhe Kafene qe po mendoke se me kalimin e kohes do te behen haram,...une nuk e di se nga i merr keto parime te jurisprudences islame sa te arrish te thuash se mendon se do te behen haram, Zoti na ruajt.
    Nga ana tjeter,..."vartesia" si fenomen i pijeve nuk eshte i vlefshem. Me kujtohet kur pinim çaj me nje shkupjan (nga Shkupi) qe me pat thene: "Çaji eshte uiski i muslimaneve" dhe me shaka mu drejtua: "O ....(Rapsod), nese Allahu do ta kishte bere haram çajin, dije se te gjithe shkupjanet do te shkonin ne xhehenem" dhe ai qe ka shkuar ne Shkup a ne Maqedoni ose ne Turqi nuk e ka lene pa vene re se atje pihet çaji shume dhe kane varesi ndaj tij ashtu sikurse edhe ne vendet arabe edhe vete Muftite e mbare botes arabe e konsumojne çajin se tepermi dhe ata jane te varur prej tij, nuk mund te rrine dot pa çaj dhe them:
    "Mos ndoshta edhe çaji qe ka atribute te droges per nga efektiet e tij, mund te behet haram sipas kesaj gafe gafe jo te menduar mire"?
    Shume e shume pije kane atribute te perbashketa por dallimi midis haramit dhe hallallit ne kete pike eshte vetem efekti "Dehje" dhe "Ai material, konsumimi i shumte i te cilit te deh, edhe konsumimi i paket eshte i ndaluar"
    Po mire a e di ti se duhani shkakton me pak deme se ndonje veper industriale apo teknologjike qe parimisht ne Islam eshte e lejueshme? A e di ti se makina e Ibn Bazit dhe e Al Esh-Shejkh (dy myftive te saudise) dhe e te gjithe atyre qe e konsiderojne duhanin haram vetem e vetem se ben deme te "prime user & second user", makinat e tyre bejne dem me shume se duhani? A e di ti se ato vepra teknologjike qe keta Myftinj i kane dhene OK me fetvate e tyre po vdesin mijra persona si shkak i çrregullimit ekologjik dhe bota mund te shkaterrohet si pasoje e ngrohjes globale? Si i cilesojne keto vepra Harame apo Mekruhe apo Hallalle?
    Perse keta myftinj nuk nxjerin nje dekret per zhdukjen e urise, renien ekonomike, çlirimin e Palestines, por merren me haramijetin e duhanit.
    Sot bota po na sundon me menyra te ndryshme dhe ne ende merremi me mjekren, pantallonat, duhanin apo siç ka thene nje Shejhu im: me "Statuset e atij uji qe e ka lepire gomari".
    Une po e perfundoj si ty o Smth_Poetic:
    "Çdo gje mund te behet haram, ne varesi te robit, perveç urdheresave, por Sauditet jane me haramxhinjte ne bote, qe i drejtojne njerezit si kope lopesh ne interesa anglo-amerikane".
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vënd, Ai është ashtu siç ka qënë" Hzr. Aliu r.a.

  8. #68
    ariiii Maska e Arber gerguri
    Anëtarësuar
    16-10-2006
    Vendndodhja
    Bardh i Madh - Fushe Kosove
    Postime
    809
    Nje filan hoxhe shume mire e ka thëne se çdo gje qe han edhe pin e ka daljen për deri te toaleti. por vallë duhani ka e ka daljen?, ka duhet te dal ai.....apo mos ne njerzit eshte dashur qe ta kemi nje oxhak ne koke dhe prej aty te dal timi atë qka e konsumojm nga duhani.. a po fundi i saj gjithmon eshte ne organizmin ton...

    ps; haram haram haram

  9. #69
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-08-2005
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    307
    Per Rapsodin

    O Rapsod a edhe ti do behesh si keta vehabista vetem e vetem se e pin ti duhanin dhe don ta bejsh hallall.
    Te lutem behu pak ma i sinqert dhe i pa anshem, rrezoje pak poshte egon tende.

    Duhani me se pari nuk eshte ushqim! Kur ka fillu qe gjerat jo ushqimore te konsumohen ne fene islame? Turp eshte, tere bota eshte ngrit kunder ketij vesi te keq, a ndersa muslimanet ende mbyten me argumentimet e tyre se ky ves nuk qenka haram, por hallall apo sic thuajn disa mekruh.

    Duhani ndoshta nuk eshte haram ama mekruh tahrimen nuk diskutohet.

    Nje here e kan pyet hoxhen e nderuar Molla Jakup Hasipin se duhani a eshte haram apo mekruh tahrimen, ai u eshte pergjigj: Me tregoni cfar dallimi ka harami prej mekruh tahrimit, te dyja jane gjynah per te dyja do denohesh, ik prej saj.
    "Arsyeja e mosarsyes që i bëhet arsyes sime aq shum ma dobëson arsyen sa që me arsye e vajtoj bukurinë tënde"

  10. #70
    فقيـــر إلـى الله Maska e rapsod
    Anëtarësuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Mbi libra
    Postime
    796

    Une te verteten po them!!!

    Citim Postuar më parë nga hubejb Lexo Postimin
    Per Rapsodin

    O Rapsod a edhe ti do behesh si keta vehabista vetem e vetem se e pin ti duhanin dhe don ta bejsh hallall.
    Te lutem behu pak ma i sinqert dhe i pa anshem, rrezoje pak poshte egon tende.

    Duhani me se pari nuk eshte ushqim! Kur ka fillu qe gjerat jo ushqimore te konsumohen ne fene islame? Turp eshte, tere bota eshte ngrit kunder ketij vesi te keq, a ndersa muslimanet ende mbyten me argumentimet e tyre se ky ves nuk qenka haram, por hallall apo sic thuajn disa mekruh.

    Duhani ndoshta nuk eshte haram ama mekruh tahrimen nuk diskutohet.

    Nje here e kan pyet hoxhen e nderuar Molla Jakup Hasipin se duhani a eshte haram apo mekruh tahrimen, ai u eshte pergjigj: Me tregoni cfar dallimi ka harami prej mekruh tahrimit, te dyja jane gjynah per te dyja do denohesh, ik prej saj.
    Nese une shkruaj ne kete forum, nuk shkruaj nga deshira per te humbur kohen me disa idiote qe nuk dine as perkufizimin e abdesit e as te namazit, e lere pastaj per te tjera gjera, por nje gje duhet ta keni te sigurt prej meje se nuk humb kohen per te permbushur egoizmin tim dhe as per tu dukur se kush jam, fundja askush nuk e di se kush jam dhe se nga vij, por nese une e veproj nje gje nuk e mbroj me egoizem.
    Por nuk mund te pranoj ate qe nuk e ka thene as Allahu e as Muhamedi s.a.v.s. dhe nuk mund te mbeshtetem ne Hikmetin (urtine) e ndonje subjekti por ne Hukmin (ligjin) per ate subjekt, sepse Hikmeti ngrihet dhe bie, pra eshte relative, ndersa Hukmi eshte absolut ne Sheriatin e Allahut dhe per sa kohe nuk ka ajet dhe as hadith qe flet per Duhanin per aq kohe nuk mund te behet nje gje e tille haram (e ndalume dhe e paligjshme) ne Sheriatin e Allahut. Ndersa Hikmeti (urtia) se nje akt pasohet nga deme apo pasohet nga dobi, ajo eshte relative. Eshte e njeta sikur te flasim sot per demet e mishit te Derrit, por ato ngelen Hikmet dhe jo Hukm, ndersa ne Sheriat Hikmeti nuk eshte burim, burim i Sheriatit eshte Kur'ani, Suneti dhe Ixhmaja.

    Ndersa persa i perket Mulla Jakupit, Allahu e meshirofte dhe na bashkofte me te ne Xhennet, nuk mund te me tregosh diçka me shume se nga çdi une per te, sepse kur une pija Duhan ne oden e tij nuk ma ka ndaluar kurre, por me ka keshilluar qe ta le se mund te me demtoje dhe kur i ati pinte duhan ai ishte nja 10 fish me i forte se duhani im, sa nuk mund ta duroja dot, sepse ne arat e Mulla Jakupit, i ati e pergatiste vete duhanin per qefin e tij.

    Selam!!!

    ps/ Poshte Vehabinjt!!
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vënd, Ai është ashtu siç ka qënë" Hzr. Aliu r.a.

Faqja 7 prej 8 FillimFillim ... 5678 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Duhani dhe demet qe ai shkakton...!!!
    Nga new-man në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 16-06-2009, 05:42
  2. Duhani dhe ndikimi i tij
    Nga Estella në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 16-04-2007, 11:55
  3. A duhet te ndalohet duhani ne vende publike?
    Nga ganoid në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 19-02-2005, 20:02
  4. Ndalohet duhani në vende publike në Shqipëri
    Nga Larsus në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 03-06-2004, 12:03
  5. Aborti, Kush ka te drejten e jetes?
    Nga Estella në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 99
    Postimi i Fundit: 05-02-2003, 06:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •