Esmeralda Keta (Gazeta Shqiptare)
Elementi fetar po ngjyros gjithnjė e mė shumė jetėn tonė tė pėrditshme. Por jo vetėm atė. Elementėt fetarė kanė tendencėn tė futen edhe brenda auditorėve tė shkollave tė larta, megjithėse Kushtetuta pėrcakton se shkollat publike nė vendin tonė janė laike. Doktori i Shkencave Filozofike, Miti Koēi, nė njė intervistė pėr Gazetėn Shqiptare shpjegon si kanė depėrtuar deri nė universitete leksionet e teologjisė si dhe ndryshimet nė ligj qė duhen bėrė pėr ta pėrcaktuar qartė se ēfarė do tė thotė shkollė laike, nė mėnyrė qė tė mos ketė pėrplasje.
Marrėdhėniet shkollė-fe kanė shkaktuar gjithmonė debate tek ne. Ēfarė arsyesh ose rrethanash tė zhvillimit nė vend apo nė arenėn ndėrkombėtare, sipas gjykimit tuaj, bėjnė qė tė theksohet natyra e mprehtė dhe aktuale e problemeve tė mėsipėrme ?
Arsyet e rrethanat janė tė shumta, por do tė dėshiroja tė veēoja tre prej tyre, njė e brendshme, tjetra e jashtme dhe e treta qė lidhet me zhvillimin e sotėm tė shkencės. Sė pari, shoqėria shqiptare nuk ėshtė e izoluar nga atmosfera ndėrkombėtare e garės sė qytetėrimeve dhe vendi i religjioneve nė tė. Sė dyti, nė shoqėrinė shqiptare ka njė dyndje, do tė thosha njė sulm frontal, tė sekteve religjioze dhe tė klerikėve tė huaj, tė cilėt, duke abuzuar me tė kaluarėn moniste dhe tė sotmen nė tranzicion, kryejnė veprimtari nė dėm tė identitetit dhe kohezionit kombėtar tė shqiptarėve, nė dėm tė stabilitetit e sigurisė kombėtare dhe integritetit territorial tė vendit.
Duke spekuluar me padrejtėsitė ndaj fesė nė periudhėn e monizmit, si dhe duke pėrfituar abuzivisht nga periudha e tranzicionit, kur shteti, legjislacioni, shoqėria civile janė ende tė pakonsoliduar siē duhet, ata janė shtrirė, si rrjet merimange, nė mbarė vendin, zhvillojnė veprimtari tepėr aktive jashtė institucioneve tė kultit, qė nga uzurpimi i institucioneve shqiptare tė kultit, ngritja e gjithfarė celulave nė lagje e fshatra, e shoqatave, shkollave e kopshteve, pėrpunimi psikologjik ose shplarja e truve tė njerėzve nė rrugė apo auditorė, pėrhapja e botimeve dhe simboleve fetare pėr fėmijė e tė rritur, deri dhe duke u bėrė pjesė e veprimtarisė sė qarqeve tė caktuara antishqiptare pėr shkombėtarizimin e shqiptarėve dhe aneksimin e tokave shqiptare. Sekte dhe klerikė tė huaj cenojnė identitetin shqiptar, kohezionin social e kombėtar tė shqiptarėve, nėpėrmjet vendosjes sė ndarjeve dhe dallimeve fetare pėrkundėr pėrkatėsisė dhe identitetit kombėtar shqiptar, po ashtu edhe nėpėrmjet kundėrvėnies sė religjioneve. Sė treti, kohėt e fundit ka njė rritje tė spekulimeve religjioze me zhvillimet shkencore. Mjaft libra tė botuar nė kėto vite spekulojnė me tė dhėna shkencore pėr natyrėn e gjallė, nė veēanti pėr evolucionin e saj, sidomos seria e h.jahjes.
Gjithė kjo atmosferė fetarizuese nė shoqėri qė ju pėrmendėt, si ndikon ndaj shkollės, sidomos arsimit tė lartė laik?
Kjo atmosferė religjioze ka ngjyrosur mjediset dhe frymėn e punės nė disa shkolla dhe universitete, tė cilat me ligj janė institucione arsimore laike. Ka shtim tė simboleve fetare nė mjediset shkollore dhe universitare dhe nė paraqitjen e disa nxėnėsve dhe studentėve. Nuk ėshtė e vėshtirė tė vėrehet se si nė prag tė Krishtlindjeve dhe tė Vitit tė Ri, mjediset e shkollave zbukurohen me Merry Christmas dhe aspekte tė tjera fetare. Janė konstatuar mėsues qė janė venė nė pozitat e propaganduesit tė literaturės fetare nė shkolla apo tė misionit tė sekteve tė ndryshme fetare, si nė Shkollėn e Babrrusė lidhur me sektin fetar tė Dėshmitarėve tė Jehovait, etj. Nuk ėshtė e rastit prirja pėr tu shtuar numri i nxėnėsve me uniforma fetare drejt shkollave laike, po ashtu edhe presioni ndaj disa drejtuesve tė kėtyre shkollave pėr ti pranuar ata, si nė Shkollėn e Laprakės, Tiranė,. Nė disa raste kjo prirje vėrehet edhe nė shkolla tė larta, si nė Universitetin A.Moisiu tė Durrėsit, etj.
Ka universitete laike private nė Tiranė, ku jo vetėm zotėron njė atmosferė figurative fetare, por dhe ku kryhen rite fetare, si njė fakultet Infermierie nė Elbasan, qė varet nga njė universitet privat laik nė Tiranė. Njė tjetėr universitet privat laik nė Tiranė ka pėrhapur postera, qė pranon studentė me uniforma fetare, madje ka organizuar edhe mbajtjen e leksioneve fetare.
Pėrgjithėsisht nė veprimtarinė akademiko-shkencore ka pak ose aspak ballafaqime tė ideve e argumenteve tė shpjegimeve shkencore tė dukurive ndaj atyre religjioze, deri propozime pėr departament teologjie nė njė Universitet publik nė Tiranė. Ka botim buletinesh tė pėrbashkėta tė ndonjė universiteti publik nė rrethe apo tė ndonjė instituti albanologjik me institucione tė kultit. Fushata e zgjedhjeve tė stafeve drejtuese akademike, para pak kohėsh, nė ndonjė universitet publik rrethi u zhvillua edhe mbi bazėn e ndasive fetare. Nuk ėshtė fare pa lidhje me kėtė atmosferė edhe fakti qė pėrpara ndėrtesės simbol tė shkencės universitare u vendos shtatorja e nobelistes shqiptare fetare Gonxhe Bojaxhi, dalluar pėr bamirėsi humane (kur mund tė vendosej nė ndonjė vend tjetėr mė tė pėrshtatshėm, p.sh. pėrpara Qendrės Spitalore Universitare Nėnė Tereza) dhe nuk ėshtė vendosur aty shtatorja e nobelistit shqiptar tė shkencave biologjike Ferid Murati, shkencėtar i madh, zbulues i parimeve shkencore tė rolit tė oksideve tė azotit nė pėrēimin e impulsit nervor nė organizmin e njeriut, etj., etj.
Ēfarė nuk shkon nė lidhje me sa mė sipėr? Mos duket sikur ju jeni kundėr fesė dhe klerikėve?
Jo, nuk jam kundėr tyre, por kundėr veprimtarive antiligjore dhe antishqiptare tė tyre. Kjo atmosferė e frymė religjioze nė shkolla dhe universitetet laike bie ndesh me frymėn kushtetuese dhe ligjore tė laicitetit tė arsimit tonė kombėtar, qė nga themelimi i tij me Shkollėn e Parė Kombėtare Laike Shqipe mė 7 Mars 1887, 121-vjetorin e tė cilit e pėrkujtuam disa kohė mė parė. Gjithēka duhet rregulluar me ligj dhe duke vendosur mbi gjithēka interesat kombėtare. Le tė marrim shembull nga qėndrimi ndaj fesė nė Mbretėrinė e Zogut, 80-vjetori i sė cilės u pėrkujtua para pak ditėsh. Nė Statutin (Kushtetutėn) e Mbretėrisė sanksionohej qė drejtuesit e komuniteteve fetare duhet tė jenė me kombėsi e shtetėsi shqiptare, zgjidheshin nga Komuniteti pėrkatės, por dekretoheshin nga Mbreti. Gjatė kohės sė Mbretėrisė u mbyllėn shkollat fetare dhe madje u realizua edhe pavarėsia e Kishės Ortodokse Kombėtare Shqiptare.
Nė ēfarė drejtimi mendoni ju se mund tė merren masa pėrmirėsuese?
Ka shumė vend e shumė drejtime qė mund tė pėrmirėsohen gjėrat.
Sė pari, ėshtė e domosdoshme qė tė rivendoset koncepti i drejtė pėr laicitetin. Kuptimi i saktė ėshtė ai francez, si ndarje e qartė e pavarėsi nga religjioni. Ndėrkohė qė disa katolikė e ortodoksė e kanė deformuar konceptin e laicitetit, si raport paqėsor me religjionet, deri dhe flasin pėr besimtarė laikė(!?). Sė dyti, konceptimi i laicitetit ka nevojė pėr rregullime mė tė qarta kushtetuese e ligjore. Qė do tė thotė se ėshtė e nevojshme tė shprehet mė qartė fryma laiciste nė Kushtetutė, me qėllim qė tė garantojė edhe shprehjen e saj nė jetėn shoqėrore dhe mbrojtjen nga diversioni i sekteve dhe klerikėve tė huaj. Ligji nė fuqi Nr.9741, datė 21.5.2007 Pėr Arsimin e Lartė nė Republikėn e Shqipėrisė, nė nenin 3, pika 5 shėnon se Arsimi i lartė publik ėshtė laik. Por mendoj se kaq nuk ėshtė e mjaftueshme, pasi, siē pėrmenda mė sipėr, nė konceptin laik futen pėrmbajtje apo kuptime tė ndryshme, madje tė kundėrta. Prandaj gjykoj se ėshtė e nevojshme qė, nė nenin e mėsipėrm tė Ligjit tė arsimit tė lartė, tė mund tė zbėrthehet pėrmbajtja e konceptit laik, ashtu si njė kėrkesė e tillė ėshtė realizuar nė kėtė ligj pėr konceptin liri akademike. Sė treti, shprehja e frymės dhe pėrmbajtjes sė laicitetit nė praktikėn universitare ėshtė e nevojshme qė tė pėrcaktohet me akte nėnligjore, me emėrues tė pėrbashkėt, pėr gjithė arsimin e lartė nė tėrėsi. Kjo do tė ndihmonte edhe pėr shmangien e pėrplasjeve midis drejtuesve tė universiteteve tė ndryshme edhe me gjykime tė kundėrta pėr tė njėjtin fenomen. P.sh. vitin e kaluar akademik, Rektori i Universitetit tė Durrėsit Aleksandėr Moisiu kundėrshtoi paraqitjen e studentėve me veshje dhe simbole tė tjera fetare, si tė papajtueshme me frymėn laike tė arsimit tė lartė publik, tė sanksionuar nė Kushtetutė dhe nė Ligjin e arsimin e lartė. Pėrkundrazi, ish-rektori i Universitetit tė Tiranės u shpreh kundėr pozicionit tė mėsipėrm. Mendoj se rektori i Universitetit tė Durrėsit kishte tė drejtė dhe mbėshtetej nė Kushtetutė dhe nė Ligjin e arsimit tė lartė, qė sanksionon se Arsimi i lartė publik ėshtė laik. Ky laicitet ligjor i arsimit tė lartė publik nuk mund tė mos kuptojė dhe pėrfshijė gjithēka qė lidhet me arsimin e lartė publik: legjislacionin, pėrmbajtjen e veprimtarisė mėsimore dhe shkencore, literaturėn, bazėn materiale e laboratorike, etikėn, paraqitjen dhe sjelljen e pedagogėve dhe studentėve, ambientet e mėsimit dhe ato ndihmėse, paraqitjen e jashtme tė godinave universitare dhe territoret e tyre, si dhe gjithēka tjetėr qė i pėrket arsimit tė lartė publik. Unė mendoj se nuk ka domosdoshmėrisht lidhje tė brendshme midis besimit e bindjeve fetare tė njė personi dhe veshjes sė tij. Kaq e vėrtetė ėshtė kjo saqė Kryetari i Komunitetit Mysliman, nr.1 i myslimanėve, nė ambientet e Xhamisė paraqitet me ēallmė tė bardhė, ndėrsa nė ambientet publike dhe takimet me zyrtarė tė lartė tė shtetit paraqitet me veshje qytetare jofetare.
Mos vallė nė rastet me veshje qytetare jofetare nr.1 i myslimanėve ka mohuar lirinė dhe bindjet e tij fetare ?
Natyrisht aspak, pasi liria kushtetuese pėr besimin fetar nuk pėrshin, nuk pėrcakton dhe nuk identifikohet domosdoshmėrisht me paraqitjen e jashtme fetare. Studentėve nė Universitetin e Durrėsit nuk iu ėshtė bėrė vėrejtje aspak pėr besimin dhe bindjet e veta fetare, por vetėm pėr demonstrimin e jashtėm tė tyre nė ambiente ligjėrisht tė sanksionuara si laike. Sė katėrti, njė mbėshtetje efikase pėr tė laicitetin real tė arsimit tonė tė lartė ėshtė pėrvoja e hapėsirės europiane dhe euroatlantike, drejt sė cilės aspirojmė tė integrohemi edhe me nėnshkrimin dhe fillimin e zbatimit tė Deklaratės sė Bolonjės. Europa e bashkuar po lėviz gjithnjė e mė shumė drejt konsolidimit tė laicitetit social-kulturor, me gjithė pėrpjekjet papale pėr ti lidhur rrėnjėt e saj me fenė.
Nuk ėshtė e rastit qė nė atdheun e parė tė tyre, nė Francė, ėshtė pėrpunuar koncepti i drejtė pėr laicitetin dhe fryma e tij garantohet vendosmėrisht edhe nė arsimin e lartė, ku ndėr tė tjera ndalohen shfaqjet religjioze pėrmes veshjeve dhe simboleve tė tjera fetare. Gjithashtu nuk ėshtė njė rastėsi qė nė vatrėn e katolicizmit, nė Romė, Universiteti La Sapienza, refuzoi kėrkesėn e Papės Ratzinger pėr tė mbajtur njė leksion fetar nė kėtė universitet. Ėshtė mjaft domethėnės fakti qė nė atdheun pritės tė Statujės sė Lirisė, nė SHBA gjyqi i Pensilvanisė vendosi dėnimin e futjes nė njė universitet tė teorisė sė krijimit hyjnor, nė vend tė teorisė shkencore tė evolucionit tė jetės dhe konfirmimin e kėsaj tė fundit si e vetmja teori e saktė, me bazė nė tė vėrtetėn shkencore, qė duhet studiuar nė universitete. Sė fundi, laiciteti i universiteteve shqiptare ka nevojė tė shprehet mė mirė nė drejtim tė mishėrimit tė identitetit shqiptar. Identiteti shqiptar, si njė sintezė e bashkėsisė sė tipareve tė pėrbashkėta tė shqiptarėve, si gjuha, kultura, traditat, zakonet, historia, mėnyra e jetesės, konstitucion shpirtėror, etj., ku spikat gjuha shqipe si njė linjė e veēantė pellazgo-ilire, sipas rilindėsve tanė tė shquar, ėshtė laik. Nė kohėn tonė ka njė rivitalizim tė studimeve pėr themelin pellazgo- ilir tė identitetit tonė, ku spikatin ato tė autorėve Dhimitri Pilika, Aristidh Kola, Petro Zheji, Mathieu Aref, Elena Kocaqi, Xhuzepe Katapano, etj. Ndėrkohė ka edhe pėrpjekje pėr tė instrumentalizuar besimet e ndarjet fetare kundėr identitetit shqiptar. Rrethanat historike tė shqiptarėve kanė sjellė pėrhapjen e larmisė sė besimeve fetare, por kanė ruajtur laicitetin e palcės shqiptare tė identitetit kombėtar, duke kultivuar bashkėjetesėn, harmoninė e tolerancėn fetare, edhe si njė antikorp ndaj instrumentalizimit dhe keqpėrdorimit antishqiptar tė disa religjioneve nga tė huajt dhe ndihmėsit e tyre pseudoshqiptarė. Laiciteti i identitetit kombėtar, bashkė me harmoninė e tolerancėn fetare ėshtė sintetizuar nė shprehjen lapidare tė rilindėsve Feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria. Fryma dhe thelbi i kėtij lajtmotivi nuk ėshtė kundėrfetar, por kundėr vetėdijės sė tejshquar fetare, qė ishte njė pengesė pėr zhvillimin dhe konsolidimin e vetėdijes kombėtare, integrimin kombėtar, njėsinė shpirtėrorė tė kombit shqiptar, krijimin e konsolidimin e shtetit shqiptar. Feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria do tė thotė se vetėdija kombėtare e shqiptarėve, shqiptaria, ėshtė mė e rėndėsishme sė vetėdija fetare e tyre. Mendoj se ėshtė detyrė edhe e shkollave pėr tė formuar identitetin kombėtar. Para disa ditėsh u zhvillua, pėr kėtė qėllim, njė Simpozium Shkencor nė Tiranė, me pjesėmarrjen e akademikėve dhe profesorėve tė njohur. Disa nga idetė e kėtij Simpoziumi janė qė formimi identiteti kombėtar tek ēdo individ ėshtė proces edukimi gjatė shkollimit dhe se nuk duhen lejuar kopshte e shkolla fetare pėr tė vegjlit, pasi vetėdija pėrzgjedhėse e tyre ėshtė ende e paformuar dhe edukimi fetar ėshtė nė fakt dhunim fetar i ndergjegjes se tyre.
Kush eshte Miti Koci
Pas studimeve universitare pėr Biologji-Kimi nė Fakultetin e Shkencave Natyrore tė UT, ka studiuar Gazetari dhe Filozofi, ėshtė specializuar nė Filozofinė e Shkencės, doktoruar nė Filozofinė e Biologjisė, shoqėruar me njė eksperiencė tė gjatė akademike e shkencore nė kėto fusha, kohėt e fundit edhe nė disiplina tė reja si Bioetikė, Biodrejtėsi, Biopolitikė, etj., krahas kualifikimeve afatshkurtra nė disa vende europiane dhe pjesėmarrjes e referimeve nė dhjetėra konferenca, kongrese e simpoziume shkencore ndėrkombėtare nė fushat e Filozofisė, Bioetikės, Psikologjisė, Ekologjisė, Arsimit tė Lartė, etj. Ai ka eksperienca shumėvjeēare studimore e pedagogjike universitare, dhjetė vitet e fundit edhe nė fushėn e menaxhimit tė arsimit tė lartė, si punonjės nė drejtorinė e arsimit tė lartė nė MASH, etj. Ėshtė gjithashtu pedagog i jashtėm nė Universitetin e Tiranės dhe atė tė Elbasanit.
Krijoni Kontakt