Sigurisht se Kastrioti luftoi Islamin. Kjo vet per faktin se P. Osmane e kuptonte veten si nje perandori islame, keshtu qe s´ishte e mundur te luftohet P. Osmane pa e luftuar njekohesisht edhe Islamin.
Mirepo veprimtaria e Kastriotit assesi nuk mund te thjeshesohet ne titullimin e tij me "athleta christi" apo me vleresimin e tij si nje kalores kristian. Kunder nje thjeshtesimi te tille flasin keto fakte:
I pari: Te gjithe bashkeluftetaret e Kastriotit ishin shqiptare. Shiko p.sh. permbajtjen e kombesive ne Ligen e Lezhes: pos nje malazezi (per te cilin besohet se ishte me prejardhje shqiptare) te gjithe prijesit pjesemarres ishin shqiptare.
I dyti: Korespondenca e tij me Papen. Mjafton te lexosh letrat pergjegjese te tij ndaj Papes, ne te cilat Kastrioti thirret ne rrenjet e te pareve te tij epirote duke e kujtuar Papen se ata ishin ata te cilet korren fitore ndaj trupave te Papes paraprak. Pra tregon mosrespekt ndaj Papes.
I treti: Kastrioti dijti te luftoi edhe Vendedikun per te mbrojtur territore te njohura nga ai si aso shqiptare.
I katerti: Nuk me kujtohet saktesisht se ku, por kam lexuar nje citim te Kastriotit, ku ai pas vizites tek Papa thote (i mllefosur per refizimin e ndihmes financiare dhe ne ushtare) se ketij plaku hipokrit duhet leshuar Turqit qe t´i vijne ketu dhe t´ia coptojne koken.
Keto jane arsyet perse une veprimtarine Kastriotit e shoh si te motivuar kombtarisht. Te pakten kryesisht. Ne kohen e veprimit te tij si shqiptaret dhe e gjithe Europa paten te njejtin qellim: debimin e invazionit turk/islam. Besoj se vetem ky bashkedyzim interesash e ben Kastriotin te njihet ne rend te pare si "Atlet i Krishtit".
Krijoni Kontakt