...
hajgare je ka bon a? po ky forum apo pikerisht ky nenforum bota shpirterore, qe vizitohet me shume prej shqiptareve te shqiperise a po te duket qe nuk eshte i mbytur ne fanatizem e urrejtje a? po eshte si njefare rregulle e pashkruar dhe natyre e njeriut qe mos ta sheh veten, por te tjeret
Vec ju nje te mire te keqe qe e keni eshte se ate fanatizem dhe urrejtje e beni nen emrin e ateizmit dhe te njefare lloj patriozmi dhe shqiptarizmi me bateria.
Ndryshuar për herë të fundit nga Rina_87 : 27-09-2008 më 08:34
Sjane fanatike sepse eshte i vetmi vend ku ka tolerance fetare dhe i perbere nga nje perzierje fesh ne dallim nga shtetet e tjera.
* Jeta është Mundësi, Përfito nga Ajo*
hajgare je ka ba a ("a" me theks hundor) ... keshtu do thoshte malesori/malesorja mori Rine ...
Nga e di moj rrushe qe nenforumi "bota shpirterore" vizitohet me shume nga shqiptaret e Shqiperise? U ke pare IP-te?
Nga e di pastaj nga ana tjeter, nqs anetare ketu vijne per hajgare (si puna ime shpesh here) apo nga halli (si puna ime po shpesh here) apo nga qejfi (si puna ime apo aq here.)
Te ta shpjegoj sidomos nga ana ime kete te fundit. Punen e qejfit dmth. Te uroj festen e Ramazanit, Bajramit (ku vura ca foto te tema perkatese.) Te shkruaj kur festojne katoliket shqiptare Pashken ... tre nga kater vite eshte ndryshe me fene time orthodokse. Te uroj Krishtlindjen, per besimtaret e krishtere, protestante, katolike e orthodokse bashke.
Te vazhdoj per punen e qejfit, se meqe permende shqiptaret e Shqiperise. A e di ti sa familje ne Shqiperi festojne Bajramin (pa mbajtur ramazanin) urojne njeri-tjetrin e pastaj ne dhjetor kane peme Krishtlindje ne shtepi? A te duket ky fanatizem e urrejte? Nuk eshte shqiptarizem me bateri moj lulke, por eshte shqiptarizem, karakteristike e shqiptareve (mgjth disa duan te na e zhvasin keto kohet e fundit) qe qajne hallet me njeri-tjetrin e festojne me njeri-tjetrin pavaresisht besimit. Im ate, ne kohe festash, dergon sms per te gjithe qe ka ne celular. Me vijne mua mesazhe qe jam ne US per Bajramin dhe per Krishtlindje e per Pashke. A po te duket fanatizem ciko, me bateri???
Ate punen e hallit po ta shpjegoj shkurt, se u zgjata pak si shume me ate te qejfit. Halli eshte, nga ana ime personale dmth, qe frekuentoj nen-forumin e "botes shpirterore" si smod qe jam. Nga ana tjeter, sic e permenda pak me lart, dua te identifikoj ata/ato qe duan t'i vene flaken vatres se shqiptarizmit me fanatizmin e tyre te cdo lloj feje.
Dhe per punen e hajgares, apo englendisjes sic themi nga jugu, ka plot ketu qe futen e duan te shohin e te qeshin e te kalojne kohen e tyre ne virtualistan me llogjet e ekstremit e nje feje apo tjeter (apo te nje politeizmi a ateizmi.)
PS: S'po permend injorancen (persa i perket temes) emeruesin dmth ... pavaresisht numeruesve qe mund te diskutohen ne kete raport.
Lioness, une nga kendveshtrimi i nje lexuesite thjeshte te ketij nenforumi, qe pikerisht quhet "Tolerance Fetare", ndiej se ka nje gjykim dhe moderim shume subjektiv - dhe mos mendo qe une jam ndonje fetare apo nje perkrahjeje te ndonje feje, se edhe nuk kam aq shume njohuri per fete dhe nuk vije nga nje familje apo rreth ku feja ze ndonje vend te rendesishem - bile mund te them aspak. Per mua nje shqiptar vlen sa krejt bota, qofte katolik, musliman apo ortodoks dhe as qe vie ne shprehje ta peshoje me ndonje gje tjeter dhe nuk po e them kete per te shitur ndonje patriotizem me bateria.
Dhe, gjithashtu njoh edhe une njerez te feve te ndryshme- dhe ne realitet kjo cka lexohet ketu nuk qendron, ashtu sic e ceke edhe ti me larte, sepse shqiptaret ne festat fetare ne realitet jane te bashkuar - kjo eshte dukuri edhe ne Kosove, pasi une edhe ne rrethin ku jetoj ka shqiptare te feve te ndryshme.
Mirepo, qe dicka nuk eshte ne rregull ne kete forum persa i perket tolerances fetare, eshte me se e vertete, kete besoj e ndjejne shumica. Se a eshte tash ceshtje moderimi apo preferencash personale ajo eshte ceshtje e juve qe keni marr te drejten te moderoni.
Dhe, nuk e mohoj se ka ekstremizem fetar, mirepo ne kete forum forma me te cilen goditet ky fenomen eshte shume e gabuar.
Nejse, ndoshta ketu me teper njerezit hyjne per me ba hajgare, por per disa eshte shume e veshtire, kur lexon gjera te tilla. Tung
Dakort e dashur , ne vija te pergjithshme, ta them pa hajgare.
Pervec atyre qe thame me lart pak a shume une e ti, mos te harrojme dhe dicka tjeter kyce ... virtualistani ka tendenca t'u fryje ca gjerave pertej realitetit. U jep disave (si pasoje e anonimitetit) flatra te fluturojne, megjithese mund te jene me paterica.
Ka shumë nga ne që e kemi kuptuar se feja nuk është më shumë se një aventurë , dhe atë aventurë e keqe!
Desha të bashkangjis disa thënje për fenë:
Steven Weinberg:
"Religion is an insult to human dignity. Without it you would have good people doing good things and evil people doing evil things. But for good people to do evil things, that takes religion."
... Seneca...
Religion is regarded by the common people as true, by the wise as false, and by the rulers as useful.
Ka nga ne që i ka kuptuar edhe këto thënje.
Pra , ne nuk kemi nevoj për fe , se e kemi një të pazavendësueshme- SHQIPTARINË!
Kili
SHQIPËRIA ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!
"...shum më tepër të arsimuar"
Paj nuk ma merr mendja se ku pohim vlenë.
Më shumë , si masë , po është e vërtet, por të thuash shumë më shumë, nuk e di!
Duke mar parasysh se Kosova ka qen pa shkolla nga 1990 deri 2000, e edhe pas 2000 deri me sot ka gjysëmshkolla, avantazhi është në anen e banorëve të Shqipërisë.(Po i quaj banor se të them shqiptarëve si thon disa shumë më të shkolluar se ne banorët e Kosovës , atëher si ta quaj vehten kur nuk jam as sa një grimcë më e vogël që ekziston , më pak shqiptarë se ata në Shqipëri)
Kam përshtypjen se në kohen e fundit edhe ju , shumë më të shkolluarit , jeni futur shum në fe. Kjo natyrisht është shum negative. Në vend se të ndikoni tek të tjerët , të shumë më të pashkolluarit që të largohen nga feja, ju shkonim e "bindeni" nga ta.
Vetëdija kombëtare mungon nd¨re mbar shqiptarët për fat të keq!
Kili
SHQIPËRIA ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
Ndryshuar për herë të fundit nga KILI MERTURI : 14-11-2008 më 21:35
Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!
Krijoni Kontakt