
Postuar mė parė nga
Conquistador
Unė po tė isha arab dhe tė shihja gjithė kėtė adhurim qė media dhe politika kosovare dhe shqiptare ka ndaj SHBA-ve dhe Perėndimit i cili ju ka shkaktuar arabėve sa e sa jetė dhe tragjedi nė kėto vitet e fundit, do tė bėja pyetjen e thjeshtė: ēfarė interesi kemi ne si arabė qė tė njohim kėtė ish-provincė jugosllave qė amerikanėt duan tė na e shesin si shtet mysliman? E vetmja gjė qė i lidh arabėt me shqiptarėt ėshtė Islami. Ama mediat e Prishtinės dhe tė Tiranės dhe mendimtarėt e "mėdhenjė" shqipfolės qė nga Kadareja e deri te Rugova thonė qė ne nuk jemi myslimanė. Nėpėr rrugėt e Prishtinės dhe tė Tiranės, arabėt nuk shohin asnjė shenjė qė atyre mund t'iu kujtoj islamin, por vetėm se posterat e Bill Klintonit, Bushit, Nėnė Terezės, Papė Gjon Palit II dhe katedralet katolike dhe ortodokse qė ngrihen, ndėrsa myslimanėt falen nėpėr rrugė sikur tė jenė refugjatė nga Maroku. Nėse unė do tė isha pėrfaqėsues i ndonjė vendi arab dhe mysliman, do ti thoja politikanėve kosovarė, qė ju me kėtė sjellje qė keni duhet tė kėrkoni qė tė ju njohi mė parė Vatikani dhe jo ne "tė dyshimtėt". Qė kosovarėt tė prekin botėn arabe dhe islame qė ti njohi si shtet sovran, dhe projekti i krijimit tė shtetit kosovar tė mos pėrfundojnė si rasti i Taivanit, Saharasė Perėndimore, Nagorni Karabakut, Qipros Veriore, Abkhazisė, Osetisė, Transnistrias, Somalilandit dhe Republikės Demokratike Arabe tė Sahravisė, duhet ti lėnė komplekset e tyre tė frikės dhe inferioritetit pėrballė perėndimit tė krishterė dhe ti tregojnė myslimanėve dhe arabėve qė janė myslimanė, qė janė zotėr tė tė ardhmes sė tyre dhe nuk janė thjeshtė njė satelit apo bazė amerikane mė shumė: kėshtu qė edhe kėta mė pas tė mund tė bėjmė njė sy qorr pėrballė lojės sė shahut qė amerikanėt luajnė sot me Rusinė, dhe tė vėnė dorėn nė zemėr pėr tė njohur Kosovėn si shtet tė pavarur dhe sovran. Pėrndryshe nė njė vend ku sheshin kryesor tė kryeqytetit tė tij e zė Nėnė Tereza dhe jo Shejh Albani apo Dervish Hatixheja, nė njė vend ku heroi kombėtar i tij ėshtė Skėnderbeu, atleti i Krishtit dhe jo sulltan Murati atleti i Islamit; arabėt e kanė shumė tė vėshtirė qė tė kuptojnė se cili ėshtė ndryshimi ndėrmjet njė Kosove nėn kryqin ortodoks me memorialin e Gazimestanit, nga Kosova nėn kryqin katolik me bustet e Nėnė Terezės.
Nėse kosovarėt nuk i tregojnė botės sė Islamit se ata janė pėrnjėmend myslimanė dhe Kosovėn e duan si shtet pėr veten e tyre dhe jo vetėm pėr tė satelitizuar pėr Amerikėn, dhe se emrat Hashim e Rexhep i kanė pėrnjėmend islam, ata duhet tė tregojnė origjinėn e tyre. Pėrndryshe nėse vazhdojnė qė tė hedhin vickla kundėr arabėve dhe islamit, kosovarėt do tė duhet qė tė kėnaqen me izolimin e tyre nga bota islame, afrikane dhe aziatike, dhe ndoshta do tė kenė shanse qė ti kėrkojnė njohje nė tė ardhmen vetėm Indisė sė Terezės dhe jo mė Arabisė sė Shejh Nasirudin Albanit. Nėse kosovarėt vazhdojnė tė hedhin vickla kundėr arabėve dhe muslimanėve siē kanė bėrė deri tani, duhet ta dinė qė herėt apo vonė ka pėr ti gjetur fati i Taivanit, i cili nga pėrfaqėsues i Republikės sė Kinės nė OKB shumė vite mė parė, sot ėshtė shndėrruar nė njė ishull tė cilin nuk e njeh mė as Madagaskari.
Krijoni Kontakt