Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 36
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Shpresmiri
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Zagreb (CRO)
    Postime
    405

    Nënë Tereza çështje kombëtare

    Duke lexuar shkrimin e Ilir Nikollës që është vendosur në faqen e parë të forumit tonë me titull "Hutimi i Tiranës zyrtare në përvjetorin e Nënë Terezës" vetvetiu m'u shtrua një pyetje: a ja vlen që përvjetori i Nënë Terezës të bëhet çështje kombëtare? Ose: I bazuar po në atë shkrim, pyes: Përse kjo nuk diskutohet këtu si çështje kombëtare? Apo ndoshta beatifikimi apo shpallja shenjtë/e që bënë Kisha Katolike një besimtar të saj, ndoshta bënë pjesë në fe e, meqenë se shqiptarët kanë qenë gjithmonë për "shqiptarizëm" as tani nuk ia vëjnë veshin shumë gjërave fetare?
    Flas nga përvoja që kam parë në shtetet tjera. Shteti apo kombi, nga i cili vjen i lumi që shpallet (apo shenjtëri/shenjtëresha), i bënë të gjitha, mos për të lumin/shenjtin atëherë së paku për interesin e shtetit që të mund të lidhet apo t'i forcojë më shumë marrëdhëniet me Vatikanin - papën, si më të madhin autoritet moral.
    Unë mendoj se ajo që po ndodh me Nënë Terezën e meriton të ngritet në nivelin kombëtar për tu vetëdijësuar më shumë në rend të parë "udhëheqësit" e shtetit pastaj edhe i gjithë populli.
    IHS

  2. #2
    Zog Shqiponje Maska e Iceberg
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Larg Atdheut
    Postime
    212
    I nderuar!
    Nene Tereza ngelet figure e madhe boterore, humaniste por kurre nuk meriton te trajtohet si ceshtje kombetare. Nene Teresa nuk ka dhene as kontributin me te vogel per ceshtjen kombetare shqiptare. Ajo eshte marre me varfanjaket e Kalkutes por kurre si ka ra mendja per Shqiperine. Me thuaj nje moment te vetem kur ajo e ka permendur faktin qe eshte shqiptare.
    Ne vitin 1979 ajo fitoi cmimin Nobel eshte takuar disa here me Presidentet e Amerikes po kurre nuk ju tha atyre nje fjale te vetme per te dergjuren Shqiperi.
    Shqiperi te qofsha fale, te kam Nene e me ke djale

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Nje teme shume e qelluar.
    Por se pari duhet shiquar dhe rregulluar disa aspekte formale rreth vet Nenes Teres si bije shqipetare e pastaj te mendohet per disa aspekte tjera te saj.
    Une keto dite kerkova emrin e Nobelistes sone ta gjeeje ne Republiken e Shqiperise pra te vendit tone dhe te vendlindjes se saj , por me kot sepse Nena Teres ishte vendosur ne shtetin e Indise si fituese e cmimit Nobel e jo si Shqipetare.
    Mendoj se edhe qeveria e jone edhe eburrshtetasit tane edhe te gjitha subjkektet shqipetare duhet bere me shume ne kete drejtim qe Gonxhe Bojaxhiu te vendoset aty ku e ka vendin e jo ne Indi sepse ajo kishte linde ne Shqiperi,ishte shqipetare dhe tani duhet te mbetet shqipetare.


    Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Shpresmiri
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Zagreb (CRO)
    Postime
    405
    Iceberg, nuk e kuptoj përse Shqipëria mund të mirret me gjëra botërore siç është MIS universi apo kudi unë çfarë (që ndoshta s'ka ndonjë domethënie për vet çështjen shqiptare apo fare nuk ndikon në interes të shtetit) e nuk po mundka të mirret me personalitetin me gjak shqiptari si që është Nënë Tereza nëpër të cilën pasqyrohet shpirti i Nënës Shqiptare dhe e cila e bën të mburret çdo shqiptar në vendet e Perendimit (ndoshta edhe të Lindjes) kur tregon se vjen nga trojet e Nënë Terezës??!!

    Sa për të tjerat që ke shkruar po i marrë si shaka.
    IHS

  5. #5
    Zog Shqiponje Maska e Iceberg
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Larg Atdheut
    Postime
    212
    Shpresmir!!
    tani e kam me seriozisht se kurre! Une krenohem me shume me Bledar Kolen apo Foto Strakoshen se sa me Nene Terezen se kane mbrojtur ngjyrat e flamurit kuq e zi ne dem te interesave te tyre personale. E theksoj edhe njehere e rspektoj Nene Terezen si humaniste pra si njeri por aspak si shqiptare dhe eshte driteshkurtesi e jona ta ngrejme ne nivel te ceshtjes kombetare kur ajo kurre se ka imagjinuar veten te tille.
    Pershendetje
    Shqiperi te qofsha fale, te kam Nene e me ke djale

  6. #6
    I Djathtë
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Jam krejtesisht i tronditur nga parashkruesi.

    Nane Tereza nuk lejohej te vinte ne vend te vet nga barbaret.

    Mos prisni prej nje shejti me marre pushken apo te urreje.

    Ajo me jeten e saj ka hedhe poshte te gjithe tezat e propoganden e armiqve tane.

    Kaq mjafton qe te ajo te jete pervec se shejt dhe nje Hero i Kombit.

    Ne ka ndonje shqiptar qe duhet ta adhurojme te gjithe ne eshte ajo!

    Ja po behem konkret:

    Qe kur ju dha mundesia motrave te saj kane dhene nje ndihme madheshtore ne RSH, jane me mijera femije, jetime, pleq e nevojtare te cilet kane mbijetuar ne saje te punes se tyre.
    Jane me mijera qe jetojne ne saje te saj, jane me mijera qe perjetuan ne kete Bote dashurine e jo egoizmin ne saje te saj.

    Dhe c´eshte me madheshtorja jo vetem ne RSH apo Kosove por kudo ne Bote.

    Kudo ne Bote
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Pajtohem me Antonin.

    India duke qene shteti i 1 milard njerzve eshte dhe nji arsye pse Nen Tereza u be e njohur.
    Perballimi i mjerimit ne shtete te tilla si INDIA i ve njerzit ne mendime..dhe jo vetem njerzit po dhe Qeverite e Botes..
    Kapitalizmi nuk e sheron mjerimin sepse India eshte ne fakt kapitaliste..
    Komunizmi sheron deri diku mjerimin por krijon probleme me te medhaja edhe se vet mjerimi..
    Psh ne shqiperine e enverit njerzit nuk i trembeshin bukes misrit ose rroges vogel..por burgut..internimit ..pushkatimit..

    Nen Tereza ose "meshira kristiane" ose "dhimbsuria njerzore" qe ajo perfaqsonte, ka qene dhe do jete nji alternative e perhershme ( natyrisht jo e mjaftushme) per zgjidhjen e halleve te popujve e njerzve te varfer..
    Ne kete pikpamje ajo u be e famshme dhe model i Humanizmit ne Shekullin tone.

    Pse Nen TEREZA nuk "punoi" per KOMBIN Shqiptar..pyesin shpesh shume katundare kosovare e zakonisht jane..te tipit islamiko-enveriste.. nji lloj i perhapur ne Diaspore e trojet tona..

    Ngoni vllazen "Gostivaras" e "Drenicake" enveristo-Ladiniste.

    Nga 1945 e deri ne 1990 shqiperia ishte "kala e kuqe".
    Kjo "kala e kuqe", mbasi qeroj hesapet me klerin katolik, te cilin e konsideronte armik te rrezikshem te Dogmes Staliniste, mbajti per 50 vjet nji vije armiqsore ndaj fese ne pergjithesi dhe katolicizmit ne vecanti.
    Vatikani konsiderohej si nji shpelle e zeze e mbushur me krokodila e gjarperinj qe bejne gjera te keqija.
    Me kete mesim enverist-stalinist jane edukuar dhe islamisto-enveristet shqiptare brenda e jashte trojeve tona.

    Jo me kot enveristet e urrejne RUGOVEN.. e nji nga arsyet eshte se Ai ka puthur doren e PAPES.
    Por LDK ..duke pasur ne krye njerez te ditur e atdhetare qe megjithse ne fe te familjes jane muslimane, krijoj lidhje te mira me Vatikanin dhe ne kete kuader dhe me vete figuren e Nen Terezes.
    Ne kete pune te mire ndihmuan dhe kleriket katolike te Kosoves si dhe mirkuptimi i klerikve te emancipuar muslimane te Kosoves..
    Kjo eshte per tu pershendetur.

    Kush e shan Nen Terezen..?
    Dihet..ai qe e shan eshte dhe armik i Rugoves dhe LDK ne Kosove por dhe i Demokracise ne Shqiperi.

    Po te pyesesh nji "armik" te Nen Terezes..c'mendon per 11 shtatorin..do vesh re se ai do thote..mir ja beri Bin-ladeni amerikes..
    C'mendon per Rugoven..ta pyesish..ai do thote..aii bre ai qen duhet vra..
    C'mendon per Berishen?..ai do thote..ja q-fsha nanen Berishes ku e ka..e rrnoft Enveri..etj etj..

    Pse Nen Tereza ngeli e panjohur per dekada te tera per Popullin shqiptare..

    Mbas 1945 ne Shqiperi ka shkelur vetem kemba e Miqve te PPSH-se pra stalinistet e gjithe Botes..
    Prej kesaj mikpritje staliniste kuptohet u demtuan lidhjet e popullit tone me Boten jo-staliniste.
    Ne boten jo-staliniste hynte dhe bija shqiptare Ganxhe Bojaxhi.
    Pra Ganxhe Bojaxhi (nen Tereza) ka pasur deren e mbyllur jo vetem si bij Shqiptare (sepse ..sic e din mire dhe Antoni.. ne Tirane jetonte Nena e vet Nen terezes Drandja dhe e motra Agja ) por dhe si misionare katolike ose misionare e humanizmit.

    Ne kohen kur Nen Tereza ishte e mirpritur ne Kancelarite Boterore si nji figure legjendare..nena e nen Terezes dhe e motra ne Tirane jetonin me nji rrog te vogel pastrueseje ne varferi te Plote.
    Askush nuk guxonte te permendete se ka ne Bote nji NEN TEREZ e aq me teper te thuhej se kjo Legjend e gjalle ka mamen dhe Motren ne Tirane..
    Tirana e Enver Hoxhes ishte Tirana e Stalinit e Ramizit e Lenkes e Sigurimit e jo e Nen terezes dhe familjes saje..

    Ardhja e Nen Terezes ne Jugosllavine e Titos beri buje..
    Tito duke pasur miqesi me Lideret e Botes trete solli dhe Nen Terezen ne vendin e tije dhe me kete rast dashje pa dashje ai krijoj dhe Afrimin e Pare te NEN TEREZES me trojet e veta
    Filloj te njihej Figura e saje dhe fakti se ajo ishte e lindur ne SHKUP.

    Vite me vone KOSOVA e Rugoves e Fehmi Aganit duke krijuar lidhje me PAPEN u lidh dhe me misionet e kryqit te Kuq dhe me vet Nen Terezen.

    Shqiperia e RAMIZIT (mbas vdekjes se Enverit) e ndodhur ne dite te veshtira ne kuadrin e fushates se "ujkut qe te dukej qengj" e ftuan Nen Terezen dhe i bene nji Pritje te merituar..

    Vet nexhmije hoxha e priti dhe shetiti me NeN terezen neper spitale ..shkolla e kopshte femijesh..
    Nen Tereza..kuptohet (megjithse Shqiperia ishte vend pa Kisha Katolike) qe i pergezoi udheheqesit shqiptare per punen e mire ne kujdesin per njerzit dhe femijet..

    Ne ate Vizite u fol shume per Nen terezen dhe populli i shqiperise i edukuar me urrejtje ndaj saje nga PPSH dikur (agjente e imperializmit..quhej ajo nga PPSH dikur) u bind qe Nen TEREZA nuk ishte nji krokodil por nji NJERI.

    Me ardhjen e Demokracise.. NEN Tereza i shpeshtoi lidhjet me Shqiperine dhe misionaret e saja kane punuar dhe ne ditet me te veshtira e ne zonat me te thella duke i sherbyer fukarenjve tone..
    Ato jane heroina te verteta..

    Me ardhjen e Saliut ne pushtet..nen TEREZES ju bene nderimet me te larta nga Shteti dhe inteligjencia.


    Ku eshte roli kombetar i Nen terezes??

    Roli Kombetar i Nen Terezes eshte i jashtzakonshem..

    Po kapim vetem nji pjese te vogel.

    AJO i TREGON BOTES se nga ky Popull i Vogel nuk dalin vetem prostituta e trafikante droge por dhe njerez legjendare.. sic eshte vet NEN TEREZA.
    Kaq mjafton..

    shembull.

    C'fare eshte nji shqiptar i zakonshem..per nji polic ose per nje qytetar te zakonshem italian, zviceran ose Gjerman??

    Eshte nji spurdhjak i keq qe kapet neper tragete me Kallash..neper dogana me drog.. neper aeroporte pa vize.. neper trotuare me prostituta te cilat i shet dhe i vret simbas nevojes..
    etj..

    C'fare eshte nji shqiptar per nji njeri te kulturuar ne Europe..

    Eshte nji njeri i cuditshem..me bot interesante..nga nji vend i bukur me natyre e histori legjendare..me heroj si Skenderbeu..me Shkrimtare si KADAREJA..e me humaniste te shquar si NEN TEREZA..

    kaq besoj mjafton..

    Tung.

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,194
    Postimet në Bllog
    22
    Mos beni aludime ose hipoteza mbi kontributin e nene Terezes per vendin e saj, pa patur nje njohje te perpjekjeve te saj per te ardhur ne Shqiperi gjate komunizmit. Vete Ramiz Alia ka publikuar korrespondencen e tij me Nene Terezen e cila disa here i ka bere atij kerkese per te ardhur ne Shqiperi. Mos harroni qe ajo la pas nenen e saj dhe motren dhe nuk ka se si te "harronte" Shqiperine.

    Nene Tereza eshte SHENJTORE qe e njeh gjithe bota jo si njeri me pushtet por si nje grua qe u erdhi ne ndihme te vobekteve. Kjo duhet te inspiroje dhe beje krenar cdo shqiptar. Nga ana tjeter, imazhi i Nene Terezes eshte nje kapital i madh politik per ceshtjen shqiptare. Vetem fakti qe Nene Tereza eshte shqiptare, i fal nje popullaritet te pazakonte Shqiperise dhe problemeve te saj ne arenen nderkombetare. Nese Shqiptaria e paket ne trup i erdhi ne ndihme njerezimit, Perendimi ndjen nje obligim moral per ti ardhur ne ndihme Shqiperise problemet e se ciles jane te shumta.

    Jo vetem aq, por Nene Tereza eshte "pashaporta e Shqiptareve ne Perendim". Armiqte tane shekulle na kane shitur ne Perendim si "shtet islamik" ose delja e zeze e Ballkanit qe nuk i perket qyteterimit perendimor. Fakti qe Shqiperia i jep qyterimit kristian nje Shenjtore si Nene Tereza flet shume qarte per frymen pro-europiane te shqiptareve pavaresisht nga ndasite fetare qe egzistojne mes tyre.

    Une dua te shoh monumente, sheshe dhe shkolla shqiptare ne Shqiperi, Kosove e kudo qe ka shqiptare te marrin emrin e Nene Terezes. Ajo eshte nena e mbare njerezimit, dhe ne jemi femijet e saj biologjike pasi me te ndajme nje gjak e nje kod gjenetik.

    Hiresia dhe bekimi i Nene Terezes le te bier mbi kryet e cdo shqiptari !
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Postime
    203
    Eshte privilegj per te patur nji gjak me Nane Terezen, eshte nder i pamerituar per te qene i te njejtit soj me ate shenjtore, eshte krenari modeste, me tingellime qiellore per tu shprehur se jam nga ai vend e popull ku kane lindur njerez si Nene Tereza.
    alumni,

    gjithmone nxenes

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-06-2002
    Postime
    131
    keni te drejte per te gjitha
    nene tereza e ka treguar veten se eshte shqiptare kur ka vu lule te varri i merhumit.
    nejse
    ku i dihet
    ndoshta ska pas informacion qe merhumi ja ka ... nanen shqipnise

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Nënë Tereza nder i kombit!
    Nga Shpresmiri në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 176
    Postimi i Fundit: 06-04-2009, 15:47
  2. Rexhep Qosja: Të vërtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51
  3. Baza dialektore e gjuhës standarde
    Nga Albo në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 31-07-2006, 05:20
  4. Përgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •