Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    A është Shkëlzen Berisha, “Jean Claude Duvalier” shqiptar?

    A është Shkëlzen Berisha, “Jean Claude Duvalier” shqiptar?

    Sali Berisha ngjan në shumë gjëra me ish-Presidentin autoritarit të Haitit, Francois Duvalier. Së pari, të dy, si Berisha, si Duvalier, janë të dy mjekë. Të dy u bënë të njohur në mjekësi para se të hyjnë në politikë. Të dy u lançuan në politikë, si njerëz që u bënë liderë në një lëvizje kundër diktaturës. Duvalier drejtoi një lëvizje kundër diktatorit Paul Magloire, ashtu si Sali Berisha drejtoi një lëvizje për rrëzimin e Ramiz Alisë. Francois Duvalier u zgjodh President i Haitit në në 1957, pas rrëzimit të Magloire, ashtu si Berisha u zgjodh President, duke pasuar Ramiz Alinë. Francois Duvalier dhe Berisha u bënë Presidentë thuajse në të njëjtën moshë; Duvalier në moshën 49 vjeç, ndërsa Berisha 48 vjeç. Duvalier, me të ardhur në pushtet qeverisi në mënyrë autoritariste për 13 vjet dhe qëndroi në pushtet derisa vdiq në 1971, duke iu mbijetuar disa tentativave për ta përmbysur regjimin e tij. Berisha, u zgjodh president për herë të dytë, pasi kishte qëndruar për pesë vjet në pushtet, dhe u largua nga pushteti vetëm se u rrëzua me një kryengritje të armatosur, për t’ u rikthyer në pushtet, në vitin 2005. Berisha dhe Francois Duvalier duket se ngjajnë dhe në një detaj tjetër, të dy kishin nga një djalë të vetëm, që u përzie në afera të dyshimta, duke përdorur pushtetin e të atit. I biri i Francoi Duvalier, Jean Claude Duvalier, ishte vetëm gjashtë vjeç kur i ati i tij u bë President i Haitit dhe filloi shumë shpejt, që në adoleshencë, të përzihet në aferat e pushtetit, duke përfituar nga dobësia që kishte për të i ati, si djalë i vetëm që ishte. Francois Duvalier e përgatiti djalin e tij të vetëm si trashëgimtar edhe të pushtetit, dhe Jean Claud Duvalier e pasoi të atin në post, kur ky i fundit vdiq në 1971. Shkëlzen Berisha, djali i kryeministrit tonë, duket se ka të njëjtën prirje si Jean Claud Duvalier, për t’u bërë ushtrues informal i pushtetit që ka i ati. Para disa kohësh, Shkëlzen Berisha iu drejtua mediave me një letër, ku përgënjeshtronte ato që thoshte Kosta Trebicka për të sikur Shkëlzen Berisha kishte ndërhyrë për interesin e tij në aferën e tregtisë së armëve mes MEICO dhe AEY. Shkëlzen Berisha deklaroi se ai kishte marrë takim me Kosta Trebickën për të sqaruar këtë të fundit se emri i tij ishte përdorur me pa të drejtë sikur kishte ndërhyrë në këtë aferë. Por djali i kryeministrit nuk do të kishte asnjë arsye ta bënte këtë sqarim, nëse ai nuk do të ishte parë në shoqërinë e njerëzve të përzier në këtë aferë, dhe nëse ai nuk do të ishte vazhdimisht në shoqërinë e njerëzve të fuqishëm të biznesit, duke marrë dhe vetë një post të lartë në një kompani të huaj që vepron në Shqipëri. Pra, edhe vetë fakti që djali i kryeministrit ndjen nevojën të marrë takime të këtij lloji për t’ u sqaruar, tregon në rastin më të mirë, se ai e vuan reputacionin e tij. Aq më tepër kur djali i kryeministrit, ashtu si vajza e tij, u kthyen në Shqipëri kur babai i tyre u rikthye në pushtet, dhe tashmë kanë probleme të këtij lloji. Sigurisht që ata kishin të drejtë të riktheheshin këtu si çdo shqiptar, por edhe ne të tjerët kemi të drejtë që kur i shohim se në shoqërinë e kujt janë vazhdimisht, të dyshojmë për disa gjëra. Duket se djali i kryeministrit është në garë me motrën e tij, dhe me kunatin e tij (dhëndrrin e kryeministrit) se kush ta keqpërdorë më tepër pushtetin e të atit, ashtu si djali dhe vajzat e Francois Duvalier të Haitit. Francois Duvalier në fakt kishte tre vajza, që abuzonin me pushtetin e tij sa mundnin, por duket se kryeministri shqiptar në këtë pikë nuk mbetet pas, se vajza e tij është e aftë ta keqpërdorë pushtetin e të atit sa për tre. Homologu i Shkëlzen Berishës, Jean Claud Duvalier, pas vdekjes së të atit e pasoi atë në pushtet. Nuk dihet nëse Shkëlzen Berisha ka pasur ose ka ambicie që ta pasojë të atin në politikë, dhe nëse i ati e ka menduar ta përgatisë në një karrierë të tillë. Në Greqinë fqinje është tashmë një traditë që postet e larta politike të trashëgohen në familje, si në krahuan e djathtë, ashtu dhe në krahun e majtë të politikës. Djali dhe vajza e ish-kryeministrit të djathtë grek Micotakis janë deputetë të Partisë Demokracia e Re, madje vajza e tij Dora Bakoyannis është dhe ministre e jashtme e Greqisë. Nëse Berishajt, Saliu, Shkëlzeni dhe Argita kishin ambicje të tilla, ato tashmë janë tretur në fund të kraterit të Gërdecit.

  2. #2
    Ncncncncn cpaskan qene keta gazetaret e urdheruar ne Shqiperi mer zot...

    Ju doli bllof me Gerdecin dhe si ben dot gje Sales, Shqiperia u fut ne Nato, gjerat ne dukje shkojne mire dhe tani duhet gjetur 'armiku' tjeter i rradhes qe te merren mendjendriturit ne Shqiperi dhe sidomos populli te marri vesh te verteten derrmuese dhe te thote fjalen e tij. Si thote latini: vox populi vox dei...dhe ne kete menyre interlokutoret socialiste do jene te gatshem ta aplifikojne kete ze per hir te drejtesise dhe sidomos per hir te sovranit popull

    Patetike...

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-06-2008
    Postime
    157
    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Ncncncncn cpaskan qene keta gazetaret e urdheruar ne Shqiperi mer zot...

    Ju doli bllof me Gerdecin dhe si ben dot gje Sales, Shqiperia u fut ne Nato, gjerat ne dukje shkojne mire dhe tani duhet gjetur 'armiku' tjeter i rradhes qe te merren mendjendriturit ne Shqiperi dhe sidomos populli te marri vesh te verteten derrmuese dhe te thote fjalen e tij. Si thote latini: vox populi vox dei...dhe ne kete menyre interlokutoret socialiste do jene te gatshem ta aplifikojne kete ze per hir te drejtesise dhe sidomos per hir te sovranit popull

    Patetike...
    kur u fut shqiperia ne NATO se nuk paskemi degjuar gje neve?! rrofte e verteta dhe ngordhshin ata qe sollen tragjedine e gerdecit si edhe pasuesit e tyre te mjere. poshte komunistet e kamufluar.

  4. #4

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-06-2008
    Postime
    157
    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    E drejte Telimenos, poshte komunistet e kamufluar dhe sidomos ate qe dalin hapur fare.
    sigurisht.. te ndjekesh dhe te duash nje komunist si saliu, kjo eshte cmenduri ose qyperi. merre si ta marresh.

  6. #6
    srbe na vrbe Maska e pryll
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ke prroi palpoçit
    Postime
    573
    ik e merri nai gojore edushkës mër amon ose bojeni gang dhe me salën dhe metën ene atë peden tjetër veliajn

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-06-2008
    Postime
    157
    Citim Postuar më parë nga pryll Lexo Postimin
    ik e merri nai gojore edushkës mër amon ose bojeni gang dhe me salën dhe metën ene atë peden tjetër veliajn
    e paske tradite gojoren ti gershetverdha (ishalla nuk je leshverdhe gjithandej) por po ti kishe shqyer syte mire sic shqyen ndonje gje tjeter ti, do shihje se ne postet e mia, edushka dhe politikanet e tjere ne shqiperi, jane i njejti material.. mbeturine ushqimore. keshtu ti zog me pula te rena.

  8. #8
    srbe na vrbe Maska e pryll
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ke prroi palpoçit
    Postime
    573
    qeke shumë e përparume ti mi, i paske provu të gjithë - nejse thojn që eksperienca pagu po ho mos u mërzit

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-05-2008
    Postime
    644
    Po me duket se jeni duke qajtur me lot perpjet ju andej nga Shqiperia.
    Kete pushim kam qene ne Shqiperia pas dy viteve dhe te them te drejten kam pare progres te madh sidomos ne infrastrukture.
    Shqiperia per mendimin tim me hapa gjigant eshte duke shkuar drejt zhvillimit ekonomik, per dallim nga ne ketu ne Kosove qe nuk shihet asgje per se mbari sa i perket zhvillimit ekonomik.

    Kur ju nuk jeni te kenaqur me gjithe ato progrese ne ketu sna mbetet tjeter vetem "vetvrasja"kolektive.

  10. #10
    ***VIP***
    Anëtarësuar
    26-08-2008
    Postime
    800
    Shkelzen Berishen e njof, po ky Duvadieri kush osht mer jahu?

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Rregullorja e Forumit Shqiptar
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 30-05-2025, 13:15
  2. Ç'mendim keni për nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  3. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  4. Partia Islamike Shqiptare
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 104
    Postimi i Fundit: 27-03-2004, 12:23
  5. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •