Do te mundohem ta sqaroj pak me thjeshte se cka eshte CERN-i. si punon LHC, cka synohet te arrihet me kete "paisje" eksperimentale me te shtrenjet ne historine e njerzimit.
Cka eshte CERN dhe histori e shkurter
CERN -eshte organizate Evropiane per hulumtime nukleare (shkurtesa eshte frengjisht), ky projekt si koncept ka filluar ne vitin 1954 dhe nese nuk gaboj tek sot(10/09/2008) eshte arrite me qarkullua tufen e protoneve rreth "gypit" (LHC) te gjate 27 km(eksperimentet ende nuk kane filluar), perbehet prej 20 shteteve anetare, ne te punojne 2600 veta si dhe 7931 shkencetar dhe inxhinjer qe perfaqesojne 500 univerzitete dhe 80 nacionalitete.
LHC -Large Hadron Collider (ndeshes i madh i hadroneve)
LHC eshte nej instrument gjigant qe ne te vertet paraqet nje akcelator (nxitues) i grimcave (protoneve apo joneve qe njihen si hadrone) dhe i cili do te perdoret per kryerjen e disa eksperimenteve ne fizike. Gjendet 100 metra nen toke, eshte i vendosur ne nje tunell te gjate 27 km dhe shtrihet ne mes te kufirit te Frances dhe Zvicres.
Fizikisht perbehet prej nja 4 "gypave" (po i quaj ashtu) qarkore ne te cilet permes elektromagneteve gjigante i jepet nxitim grimcave (protoneve apo joneve) duke ja rritur shpejtesine deri afer shpejtesise se drites dhe duke i derguar dy tufa te grimcave ne fjale ne drejtim te kundert me kusht qe ato te ndeshen ne mes veti, ne disa pika pergjate ketij "gypi" jane vendose detektore te ndryshem te cilet do te detektojne ndeshjen e ketyre grimcaveve dhe do ti kryejn disa eksperimente.
Per gjate "gypeve" qarkore ne pikat ku do te ndeshen tufat e grimcave jane vendosur 6 detektor dhe do ti kryejn disa eksperimente qe njihen me emra: ALICE, ATLAS, CMS, LHCb (perbehet prej disa subdetektorve), LHCf (eshte detektor), TOTEM dhe secili prej tyre do ta kryej eksperimente.
Cka synohet te arrihet me keto eksperimente
Ndeshja e tufave te grimcave parashihet te filloj diku ne tetor te 2008 (sot ka qene vetem qarkullimi i tufes).
Nuk do te hyj ne detaje te fizikes (mund te pergjigjem nese dikujt i intereson)se do te duhen shume sqarime vetem po tregoj se cka mundohet te arrihet me eksperimente:
Modeli standard ne fizike nuk ka sqarime ne lidhje me prejardhjen e mases e as nuk e sqaron pse disa grimca jane shume te "rana" e disa nuk kane mase fare. Si pergjigjeje ne keto fizika teorike spekulon ne ekzistimin e fushave te Higgsit dhe kur grimcat interaktojne me kete fushe marrin mase, ato qe interaktojne shume marrin mase te madhe dhe e kunderta. Fushat e Higsit kane nje grimce qe quhet Bossoni i higgsit dhe nese eksperimenti e deshmon ekzizstimin e ketyre grimcave ateher edhe teorija do te deshmohet si e vertet.
Verifikimi i teorise se supersimetrise e cila postulon se te gjitha grimcat standarde qe i njohim duhet ta kene "partnere" grimca me te renda, nese kjo teorije eshte e vertet ateher pritet qe ne LHC te zbulohen grimcat e lehta te supersimetrise te cilat fizicineti Michiu Kaku (librat e johura te tij Hiperhapesira , botat paralele) i quan si sinjale nga dimenzioni i 11 dhe ne kete menyre ta deshmoj teorine e stringave (telave) sipas te cilit ne i perjetojm ne jeten e perditshme vetem 4 dimenzionet sic jane-gjatesia, gjersia, lartesia dhe koha kurse 7 dimenzionet e mbetura jane shume te vogla por do te ndihmojne ne sqarimin apo unifikimin e kater forcave fundamentale ne natyre (gravitcioni, elektromagnetizmi, forca e forte dhe ajo e dobeta)?!
Gjithashtu ne LHC do te mundohen te zbulojne edhe grimcat ose fenomenet qe jane pergjejgese per materjen e zeze, grimcat supersimetrike. Sipas vrojtimeve astronomike eshte deshmuar se univerzi i cili shihet (yjet, galaktikat, kvazaret, vrimat e zeza etj) perbejne vetem 4% te mases totale te kosmosit derisa materja e zeze perben 23% te mases se univerzit kurse 73% te univerzit perbehet prej energjise se zeze(energjia dhe masa jane nje dhe njera shenderrohet ne tjetren sipas formules s eajnshtajnit E=mc2). Shkenca deri sot nuk ka as id ese cka mundet me qene materja e zeze apo energjia e zeze, dyshohet ne disa grimca por asgje nuk ka ne kete drejtim. Energjia e zeze e cila esht ee shperndare ne menyre homogjene ne kozmos eshte "pergjejgese" per nxitimin e ekspanzionit te trupave qiellor dhe univerzit te cilin ne e njohim.
LHC-ja gjithashtu do ta hulumtoj edhe misterjen e antimaterjes(protoni ka ngarkese negative kurse elektroni ka ngarkese pozitive dhe me rastin e takimit te materjes dhe antimaterjes vjen deri te shkaterrimi i te dyjave dhe mbetet vetem eenrgjia e liruar me ate rast). Sipas fizikes materja dhe antimaterja eshte dashur te prodhohet ne sasi te njejte ne kohen e Big Bengut (kur eshte krijuar kosmosi i yne para 14 .7 miliard viteve prej nje shperthimi masiv te materjes me dendsitet pothuajse infinit te madh ) mirpo sipas vrojtimeve kozmosi eshtei perbere vetem prej materjes per cka shkenca mundohet te gjej sqarim se ku ka mbete antimaterja, apo pse natyra e preferoj materjen ndaj antimaterjes?
Si rezulltat i ndeshjes se protoneve do te krijohen temeratura te larta (deri ne 100 0000 hewre me te larta se sa ne zemer te diellit mirpo ne ne minjature) te cilat do te mundesojne studimin e gjendjes se univerzit e cila ka ekzistuar ne fillimin e krijimit te univerzit vetem disa milisekonda pas big bengut, sic njihet me emrin kuark(perbersit e protoneve dhe neutroneve)-gluon(grimca te cilet i mbajne kuarkat se bashku ne protone dhe neutrone) plazma. Kjo do ti ndihmoj shkencetarve ta sqarojn se si eshte e mundur qe protonet dhe neutronet te jene deri ne 100 here me te renda se sa kuarkat prej te cilve perbehen!? Me kete rast mund te krijohen mini vrimat e zeza (per te cilat spekulohet nga injorantet ne fizike se mund ta shkaterrojne boten, por sipas shkences keto mini vrima te zeza nuk kane energji as per me ndez nje bateri dore nese ekzistojne dhe sipas shkences ndeshje me energji me te larte ndodhe gjate gjithe kohes ne toke dhe ne ende jemi gjalle dhe toka ende ehste ketu).
LHC -ja mund a deshmoj ekzistimin e grimcave qe njihen si gluino, qe postulohet qe eshte partneri supersimetrik i gluonit (grimca e cila i mban kuarket se bashku te cilet e jane perberse te protonit dhe neutronit). Disa shkencetar postulojne se vertetimi eventual i ekzistimit te ketyre grimcave gluino mund te shihen si te sinjale te derguara nga multiversi (infinit univerze parallele ) dhe do te shpiej ne vertetimine teorise qe unioverzi i yne eshte vetem njeri prej infinit univerzeve!
Krijoni Kontakt