Close

Rezultati i Sondazhit: A mendoni se eksperimenti i CERN eshte i rrezikshem per ekzistencen tone?

Votues
78. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Mendoj se po

    24 30.77%
  • Mendoj se jo

    39 50.00%
  • Nuk kam asnje opinion

    15 19.23%
Faqja 7 prej 36 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 353
  1. #61
    Enraged Maska e Scion
    Anėtarėsuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Ne mes te tjerash do testohet dhe Super-Symetry dhe Standard-Model qe propozon Higgs Particle.

    Sot te gjith u zgjuam mire po prisni se Gallata ska filluar akoma (Une nuk besoj te ndodhi naj gjo po per tu trembur eshte)

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e jul-linda
    Anėtarėsuar
    10-07-2008
    Postime
    2,077
    thone qe eshte nje moment historik per shkencen ...
    kam gjith diten qe po ndjek lajmet dhe te them te drejten kam shume frike dhe normal qe do kem frike se jam ne zemren e ngjarjes , ketu te ne e gjeten te spjegojne teoremen e Big Bang-ut ( shperthimit te madh nga pika zero) apo origjinen e universit !?.






    ja ketu keni nje video per ata qe kuptojne gjuhen gjermane ...

    http://www.kleinezeitung.at/allgemei...22356/index.do
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga jul-linda : 10-09-2008 mė 19:12

  3. #63
    Enraged Maska e Scion
    Anėtarėsuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Jul-linda, te jesh e sigurt qe do gjejne dicka komplet jashta parashikimeve tyre. Mos u merzit se ska per te ndodh naj gje.

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e jul-linda
    Anėtarėsuar
    10-07-2008
    Postime
    2,077
    keshtu thone dhe keta se e kan llogaritur mire , ishalla nga ky eksperiment te zbulojne fillimin e botes dhe jo fundin e saj ...

  5. #65
    Enraged Maska e Scion
    Anėtarėsuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Edhe sikur te krijonte ndonje gje te rrezikshme do i duheshin qindra vite te tera per te bere ndonji dem te vogel. Keshtu shprehen shkencetaret. Por si njeri i arsyeshem qe jam, nuk i dihet... do marr fryme me lehte kur te mbarojne keta experimente.

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e Blearti007
    Anėtarėsuar
    12-03-2008
    Vendndodhja
    Spanje, Barcelon
    Postime
    38
    Po perzihem pak ne tem,,por shkenca ska fund,dhe as qe do te ket,,, viteve te fundit po ndodhin shum gjera te papritura,ne zhvillime siper,,,,por ajo qe eshte per tu brengosur eshte qe aq me shum po zhvillohet tekinika,aq ma te mdha do te jen edhe ndikimiet,,si pozitiv ashtu edhe negativ,,,shpresojm qe mos te ndodh nje gje e keqe,,,mbasi qe sja arrij te kuptoj ne tersi,,,,

    Ne vitet 69 pyesin nje plak te menqur te qytetit i thon se sa beson qe kan shku njerzit ne Han,,,pergjigjet se ne qoft se kan shku kan shku me tru tjeter jo me timin e tendin

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Shum pak informacion dhe reklame i ben ktij eksperimeti, une per vete po mos lexoja ne forum sdo e merja vesh, ne Tv shum pak folen dhe jam i sigurte se te gjith ata qe se kan lexuar diku sic eshte forumishqiptar psh. skan mar vesh gje fare. Se gjersa ktu thuhet se mund te jet me pasoja shum te renda per globin, habitem se pse nuk kan dale me perpara dhe te informojn njerezimin (ndoshta faji i eshte mediave), duket sikur duan te fshehin dicka dhe kjo gje me shqetson shume dhe forcoj bindjen qe me te vertete eshte me risk te madh nese eksperimenti nuk shkon mire.

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e Timianonimi
    Anėtarėsuar
    29-07-2008
    Vendndodhja
    Percaktohet me vullnetin tim duke i ndryshuar tri dimenzionet hapsirore dhe duke ju pershtatur rrjedhjes se dimenzionit kohor te cilin nuk mund ta kontrolloj
    Postime
    146
    Citim Postuar mė parė nga Scion Lexo Postimin
    Ka pak mosperputhje ketu,
    Materiali-Erret dhe Energjia-Erret jane materie qe u shperndane neper Hapsire qe ne Castin e Big-Bangut - Supozohet qe perben 70% te mases se Kozmosit. Sic eshte shprehur edhe Teoristi Michio Kaku, kjo materie-energji e tregon veten qe eshte aty vetem me ane te asaj qe Universi nuk shkaterrohet por rri shume i ngjeshur. Te thuash e tere ajo materie eshte mbeshtjellesi i Universit tone. Problemi se pse se vrojtojme dot eshte pershkak se nuk emiton asgje, por dihet qe efekton gravitetin.

    Nuk kam pohuar gjekundi qe Materia-Energjia e zeze perbehet nga Vrimat e Zeza. Jane gjera si nata me diten. Nje supozim eshte qe Energjia e Zeze mund te jete Graviteti ne nje Dimension me lart por jane brockulla sizakonisht.

    Do desha te sqarohem edhe nje here lidhur me fjaline qe kam permendur:



    Eshte batute qe shkenctaret e hedhin per vrimat e zeza - Singularitetin.
    Scion,

    Kishe te drejte se ka teorije te cilat pohojne qe materja e errret mund te jete e perbere edhe prej vrimave te zeza por pa ndonje perkrahje te madhe ne mesin e shkencetarve !

    Ja se cka pohon Michio Kaku ne lidhje me materjen e erret ne librin e tij "Parallel worlds", faqe 73-74: citim
    citim: "Disa shkencetar mendojne se mund te perbehet prej materjes se zakonshme vetem qe eshte shume "pa shkelqim"(qe eshte e perbere prej yjeve gjugj ngjyre kafe, yjeve neutrone, "vrimave te zeza" te cilat jane pothuaj se te padukshme) Keto objekte jane te bashkuar ne "materjen Baronike" (materje sikur neutronet dhe protonet) dhe kolektivisht njeihen si MACHO(Massive Compact Halo Objects).

    Te tjeret mendojn se materja e erret mund te perbehet prej nje materje jo baronike shume te ngrohte, sic jane Neutrinot(te njohur si materja e erret e ngrohte). mirpo neutrinot levizin shpejte ashtu qe ata nuk mund te jene pergjejges per shumicen e e "grumbullit "te materejs se erret dhe galaktikave te cilat i shohim ne natyre".

    Kurse te tjeret mendojne qe materja e erret eshte e perbere plotesisht prej nje lloji plotesisht te ri te materejes, te njohur si "materja e erret e ftohte" ose WIMPS(weakly interacting massive particles), grimca keto qe jane kandidat kryesore per ta spieguar shumicen e materejs se erret
    " mbarim citimi

    Mandej ne faqen 266:
    citim: "Materja e eret, nuk ekziston vetem ne ne vakumin e ftohte te hapsires. Ne fakt , ajo do te duhej te gjendet edhe ne dhomen e juaj te dites. Gjithashtu ne vazhdim i permend eksperimentet neper bote qe mundohen da dedektojen materejn e zeze pa ndonje sukse deri tani"


    Me vone ne faqen 267 te librit te njejte, ai shkruan:
    citim: "Nese materja e erret gjindet se shpejti, sic shpresojne shume fizicient, mund ti jape mbeshtetje teoris ese supersimetrise (dhe mundesisht , gjate kohes edhe teorise se supertelave (superstring)). Nje veshtrim te shpejte te grimcave te parapara nga supersimetria tregon qe se mund te jene disa kandidate potencial te cilet mund ta sqarojne materejne erret. Njeri prej tyre eshte neutralino, familje grimcash te cilat e permbajne superpartnerin e fotonit. Teoritikisht, neutralinot po duket qe pershtaten me te dhenat. jo vetem qe eshte neutral per nga ngarkesa dhe njeheresh i padukshem dhe gjithashtu masiv(keshtu qe ndikohet vetem prej gravitetit) mirpo eshte gjithashtu stabil, e fundit dhe ndoshta me e rendesishmja univerzi do te duhej te ishte plot me neutralino, qe do ti benin ata kandidat ideal per materejn e erret"
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Timianonimi : 11-09-2008 mė 04:54

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e jul-linda
    Anėtarėsuar
    10-07-2008
    Postime
    2,077
    Citim Postuar mė parė nga OO7 Lexo Postimin
    Se gjersa ktu thuhet se mund te jet me pasoja shum te renda per globin, habitem se pse nuk kan dale me perpara dhe te informojn njerezimin (ndoshta faji i eshte mediave), duket sikur duan te fshehin dicka dhe kjo gje me shqetson shume dhe forcoj bindjen qe me te vertete eshte me risk te madh nese eksperimenti nuk shkon mire.



    para ca kohesh lexova ne BLICK qe nje nga banoret e Zvicres bashke me i tjeter donin ta blokonin duke e quajtur kete experiment qe mund te sjell fundin e botes duke bo apel ne gjygj , por kush e pyet popullin se !!...

  10. #70
    Enigmat e universit, sa pranė zbardhjes jemi?

    Kostoja ėshtė gjigante, shkalla masive dhe zbulimet mund tė jenė tė jashtėzakonshme


    Makineria mė e madhe shkencore qė do tė nisė eksperimentin mė tė madh tė organizuar ndonjėherė nė rrafshin ndėrkombėtar. Makineria quhet Large Hadron Collider (LHC) dhe ėshtė njė mekanizėm gjigant me vlerė 10 miliardė dollarė. Ndryshe quhet edhe "copėtues i atomit" dhe ėshtė projektuar dhe ndėrtuar nė Qendrėn Evropiane tė Kėrkimeve Bėrthamore, CERN, nė Gjenevė tė Zvicrės. Makineria me pak fjalė pėrbėhet nga njė tunel nėntokėsor, perimetri i tė cilit ėshtė 27 kilometra. Nė pika tė ndryshme pėrgjatė tunelit janė vendosur katėr instrumente masive qė luajnė rolin e mikroskopėve subatomikė. Ato do tė pėrdoren pėr tė analizuar krijimin e energjisė jashtėzakonisht tė madhe nga pėrplasja e dy rrezatimeve me protone.

    Qėllimi i eksperimentit ėshtė kuptimi i forcave themelore tė natyrės dhe copėzave subatomike, qė janė edhe pėrbėrėsit e lėndės sė universit. Por njė eksperiment i tillė ka shkaktuar shumė diskutime? Edhe pse "copėzuesit e atomit" janė ndėrtuar edhe mė parė, ky i fundit ėshtė shumė i ndryshėm pėr sa i takon sasisė sė energjisė sė pėrfshirė nė tė. Dy rrezet e protoneve do tė lėshohen nga kahet e kundėrta tė tunelit me njė shpejtėsi qė do t‘i afrohet shumė asaj tė dritės. Kjo do tė thotė qė Pyetja e madhe ato tė bėjnė 11000 xhiro rreth tunelit brenda njė fraksioni tė sekondės. Kur tė kenė fituar shpejtėsi tė madhe, do tė pėrplasen me njėra-tjetrėn dhe rezultati i kėtij "takimi" do tė gjenerojė njė energji rreth 7 herė mė tė madhe se makineritė e tilla tė ngjashme.

    Njė e tillė Tevatron ndodhet nė Batavia tė Ilinoisit, nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Shkencėtarėt e LHC shpresojnė qė tė marrin njė energji tė nivelit 14 teraelektron volt (TeV) dhe nė kėtė mėnyrė tė krijojnė kushtet pėr njė pėrplasje. E fundit e kėtij lloji ka ndodhur gjatė "Big Bang"-ut, kur universi u krijua rreth 13.7 miliardė vjet mė parė.

    Cili ėshtė qėllimi i kėtij eksperimenti?

    Nė mėnyrė qė tė kuptojmė se nga se pėrbėhet lėnda dhe forcat qė e mbajnė atė tė bashkuar dhe unike, ėshtė e nevojshme qė tė arrijmė tė ndajmė pėrbėrėsit e saj subatomikė. Vetėm duke ndarė njė proton, shkencėtarėt janė tė aftė tė shohin se ēfarė ndodh brenda kėsaj copėze jashtėzakonisht tė vogėl tė lėndės. Pėrgjigjja vjen edhe nga copėza mė tė vogla, disa prej tė cilave janė aq tė vogla saqė deri mė tani i janė shmangur "kapjes". Deri nė kėtė moment njohim 12 substanca subatomike dhe 4 forca, por ky ėshtė vetėm fillimi. Ajo ēka ėshtė mė e rėndėsishme ėshtė fakti qė shkencėtarėt shpresojnė qė tė zgjidhin disa prej problemeve mė tė mėdha tė fizikės. Ata shpresojnė pėr shembull qė njė ditė tė unifikojnė tė gjitha forcat e ndryshme tė natyrės, qė nga forcat e vogla bėrthamore brenda bėrthamave atomike e deri te forca e gravitetit, qė vepron mes planetėve tė galaktikave. Ata e quajnė kėtė teori "teoria e gjithēkaje" dhe ekziston shpresa qė LHC do tė japė njė kontribut tė rėndėsishėm pėr zgjerimin e njohurive tona tė deritanishme nė lidhje me ēėshtjet thelbėsore qė kanė tė bėjnė me krijimin, kohėn dhe natyrėn e lėndės.

    A pėrbėn rrezik pėrfshirja nė njė eksperiment tė tillė?

    Ka disa teoricienė qė mendojnė se pėrplasjet mund tė krijojnė disa vrima tė zeza tė vogla. Por edhe nė rast se njė gjė e tillė do tė rezultojė nga eksperimenti, ato do tė jenė tė pėrmasave sub-mikroskopike dhe do tė zhduken brenda fraksionit tė njė sekonde. Megjithatė, numri i shkencėtarėve qė mendojnė se ky eksperiment paraqet rrezik ėshtė i vogėl. Por ata qė janė tė kėtij mendimi mendojnė se vrima e zezė qė mund tė krijohet mund tė "gėlltisė" brenda saj gjithė Gjenevėn, ose botėn mbarė. Disa shkencėtarė rusė kanė sugjeruar se mund tė jetė e mundur qė LHC tė krijojė kushtet qė teorikisht mund tė mundėsojnė udhėtimin nė kohė. Ata imagjinojnė njė skenar sikur nga kjo vrimė e zezė qė mund tė krijohet mund tė na vijnė nė kėtė realitetin tonė udhėtarė nga e ardhmja, ndėrkohė teoricienė tė tjerė thonė se kėta "udhėtarė" duhet tė kenė pėrmasat e njė grimce atomi pėr tė kaluar pėrmes "vrimave tė krimit", pėrmes hapėsirės dhe kohės.

    Ēfarė do tė ndodhė saktėsisht kur tė nisė eksperimenti?

    Pėr herė tė parė shkencėtarėt do tė tentojnė qė tė fusin njė rreze protonesh brenda njė tuneli dhe t‘i japin asaj shpejtėsi tė madhe pėr tė qarkulluar brenda qarkut. Mė pas, ndoshta njė ditė mė vonė, por me siguri ditėt qė do tė pasojnė, do tė lėshohet rrezja e dytė e protoneve nė kahun e kundėrt me tė parėn dhe ajo do tė fitojė gjithashtu shpejtėsi. Ka mundėsi, edhe pse ėshtė shumė e vėshtirė, qė tė dyja rrezet tė pėrplasen ende pa arritur shpejtėsinė e duhur, por nė njė rast tė tillė eksperimenti do tė dėshtonte. Ai do tė ketė rezultat vetėm kur pėrplasja e rrezeve tė protoneve do tė ketė arritur shpejtėsinė e duhur. Vetėm nė kushte tė tilla mund tė krijohet terreni pėr arritjen e zbulimeve interesante.

    Cilat janė disa nga zbulimet e mundshme?

    Zbulimet mė interesante do tė jenė ato qė pritet mė pak tė ndodhin, apo qė janė tėrėsisht tė paparashikueshme. Megjithatė, ekziston njė copėz subatomike qė teoricienėt janė tė bindur se ekziston. Ajo njihet me pseudonimin "Thėrrmija e Zotit" dhe mund tė na shpjegojė pėr shembull se pėrse lėnda ka masė dhe nė kėtė mėnyrė tė na ēojė nė njė shkallė mė tė thellė njohjeje tė teorisė sė forcave tė gravitetit. Nė nivelet e energjisė sė LHC-sė ka tė ngjarė qė tė regjistrohet edhe ekzistenca e parė e kėsaj thėrrmije. Teoricieni qė e mbėshtet mė fort ekzistencėn e saj ėshtė profesor Peter Higgs, i cili ka besim nė masėn 90% qė kjo copėz qė mban shkencėrisht emrin e tij do tė zbulohet. Por ky ėshtė vetėm njė nga zbulimet e mundshme qė LHC mund tė bėjė. Fizikanėt shpresojnė se makineria do tė zbulojė gjithashtu edhe copėzat misterioze supersimetrike qė mendohet se u krijuan nė fillimet e para tė universit. Teoria e supersimetrisė thotė qė tė gjitha copėzat qė ekzistojnė kanė njė partner mė tė rėndė diku, por deri tanin nuk ėshtė vėrtetuar asgjė. Nėse LHC do tė zbulojė fakte pėr copėzat supersimetrike, mund tė zbulohet edhe arsyeja se pėrse 90% e masės sė universit ekziston nė formėn e "lėndės sė errėt".

    Sa e vėshtirė ishte tė ndėrtoje njė makineri si LHC?

    Shumė. Tuneli 27 kilometėrsh ishte shumė i vėshtirė tė ndėrtohej nėn tokė. Magnetet gjigante qė do tė pėrdoren pėr tė arritur pėrshpejtimin e grimcave duhet tė mbahen bashkė me njė forcė qė u reziston tė 500 tonėve pėr metėr katror, ekuivalente me njė avion pėr metėr katror. Ata janė super tė ftohtė, nė temperaturėn -273C, duke e shndėrruar LHC si vendin mė tė ftohtė nė universin e njohur deri mė tani, me njė kapacitet ngrirės pėr tė mbajtur 140 mijė frigoriferė shtėpiakė nė temperaturėn -271.2C. Data e eksperimentit tė sotėm ishte caktuar tre vjet mė parė.

    A ia vlen njė eksperiment i tillė?

    Po... * Ne duhet tė njohim tė fshehtat e universit, pėr tė kuptuar mė mirė vendin dhe rolin tonė nė tė * Kostoja ėshtė qesharake nė krahasim me njohuritė e reja qė mund tė na japė njė eksperiment i tillė

    Jo... * Kėto lloj zbulimesh mendohet se nuk ndikojnė drejtpėrdrejt nė mirėqenien e jetės sė njerėzve nė kėtė planet * Fizika e grimcave ėshtė mė pak e rėndėsishme se mjekėsia dhe biologjia * Nėse shkencėtarėt kanė gabuar nė pėrllogaritje dhe intuita, atėherė ekziston rreziku i krijimit tė vrimave tė zeza dhe mė pas askush nuk mund tė parashikojė gjė saktėsisht

    G.SH.

Faqja 7 prej 36 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 10:34
  2. Projekti i BB-sė, regjistrimi i pronave brenda 10 ditėsh
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-02-2007, 23:30
  3. Promoteus, projekti mė i mundshėm pėr gazin
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-08-2006, 07:34
  4. Projekti amerikan pėr Lindjen e Mesme tė Madhe
    Nga ORIONI nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 26-01-2005, 11:20
  5. Dėshton projekti pėr Kosovėn
    Nga drini_nė_TR nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-08-2003, 03:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •