Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 55
  1. #1
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anëtarësuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919

    Projekti amerikan për Lindjen e Mesme të Madhe

    Projekti amerikan për Lindjen e Mesme të Madhe

    "Është e domosdoshme që popujve arabë t'ua mësojmë shkrim-leximin e jo urrejtjen! Amerika do të bëjë çmos që t'i nxitë qeveritë arabe që ato të bëjnë reforma demokratike! Lindja e Mesme është qendër e konflikt të luftës kundër terrorizmit!"
    (Presidenti amerikan
    George W. Bush)


    Mr. Qemajl Morina
    Lindja e Mesme me tërë potencialin e saj të madh, si në aspektin strategjik, po ashtu edhe për shkak të rezervave të mëdha të burimeve të naftës, mbi 80% të rezervave botërore të naftës gjenden në atë pjesë të botës, përbën një rajon shumë strategjik. Për këtë arsye Amerika është interesuar që me tërë potencialin e saj politik dhe ushtarak,vazhdimisht të jetë e pranishme në atë rajon, sepse këtë e kërkojnë interersat e saj strategjikë. Kjo është arsyeja pse para disa muajsh, Administrata Amerikane ka përgatitur një projekt, i cili i dedikohet kësaj pjese strategjike të botës. Projekti në fjalë, i ashtuquajtur "projekti i Lindjes së Mesme të ‘Madhe’” apo “ të zgjeruar", ka nxitur debate të shumta si në qarqet politike arabe, ashtu edhe në medie. Opinionet rreth këtij projekti janë prej më të ndryshmeve. Prej atyre që e krahasojnë atë me një formë të re të kolonializmit të ri (të këtij mendimi janë shumica) e deri tek ata që mendojnë se ky projekt mund t’i zgjojë nga letargjia e gjatë në të cilën kanë rënë sistemet e korruptuara dhe diktatoriale të qeverive arabe; ka dhe një pjesë tjetër, e cila nuk ka shprehur ende qartë opinionet rreth kësaj çështjeje. Kjo u vërtetua më së miri edhe në samitin e fundit të nivelit më të lartë të njëzet e dy vendeve të Ligës Arabe, që u mbajt kohë më parë në Tunis. Aty, prijësit arabë nuk arritën në një përfundim të përbashkët lidhur me këtë çështje tejet të rëndësishme. Meqenëse ky projekt është i një rëndësie të veçantë për ShBA-në, u vu në krye të axhendës të samitit të tetë vendeve më të industrializuara të botës, që u mbajt më 8 qershor në shtetin e Xhorxhisë të Amerikës. Në të njëjtën kohë ky projekt do të jetë në krye të axhendës të samitit të vendeve anëtare të NATO-s, i cili po mbahet këto ditë në Stamboll. Qëllimi i Amerikës është që ky projekt të përkrahet edhe nga aleatët evropianë, një gjë që ka kohë që propagandohet. Ndërsa aktet e shumta të dhunës që po ndodhin kohët e fundit në Arabinë Saudite, që mund të shkaktojnë destabilizimin e vendit, e arsyetojnë këtë.
    Rritja enorme e çmimit të naftës kohët e fundit (çmimi i naftës në tregun botëror arriti në 42 dollarë për një barel), mu për shkak të gjendjes së nderë në Irak, për se Uashingtoni i fajëson vendet prodhuese të OPEK-ut. Uashingtoni vazhdimisht po bën përpjekje për të bërë trysni mbi OPEK-un që të mos ketë monopol në caktimin e çmimit të derivateve të naftës. Ndërkohë që Arabia Saudite, si prodhuesi më i madh i naftës në botë, për të penguar rritjen e çmimit të naftës, shtoi prodhimin e saj për më shumë se një milion barela në ditë. Projekti amerikan për Lindjen e Mesme të Madhe si dhe invazioni amerikan në Irak, si fazë e parë e këtij projekti, në thelb ka për qëllim të sigurojë monopolin e saj mbi burimet natyrore të këtyre vendeve, për të siguruar vazhdimin e aktivitetit të industrisë dhe të faktorit njerëzor në Amerikë.
    Mosmarrëveshjet midis Evropës dhe Amerikës mund të jenë për shkak të interesave të ndryshëm që kanë të dyja palët në këtë pjesë të botës, dhe kjo u vërejt me rastin e intervenimit amerikan në Irak. Bashkimin Evropian, e shohim për ditë e më shumë të jetë involvuar edhe në konfliktin palestinezo-izraelit. I dërguari komesarit të Bashkimit Evropian, Martinos, është vazhdimisht i pranishëm në Lindjen e Mesme. Bile Bashkimi Evropian ka një politikë më të drejtë dhe më parimore ndaj çështjes palestineze se pala amerikane. Mirëpo, këtu është më rëndësi edhe aspekti fetar, pikërisht fakti se cili do të jetë qëndrimi i Bashkimit Evropian rreth Islamit. A do të ndryshoj qëndrimi armiqësor i një numri të konservativistëve të rinj evropianë ndaj Islamit dhe pasuesve të tij, si dhe cilësimi i tyre si terrorist dhe cilësimi i fesë së tyre si fe e jotolerancës. Prandaj, në shumë debate publike në Botën Arabe shtrohet pyetja: “A jemi ne para një aleance të re të krishterë, e cila ka për qëllim të fundit që Perëndimi të mbizotërojë dhe një herë në Lindjen e Mesme?" Në veçanti kur dihet se presidenti Bush në deklaratën e tij të parë menjëherë pas ngjarjeve tragjike të 11 shtatorit 2001 kishte folur për një luftë kryqëzatash. Në anën tjetër, në shumë pikëpamje të tij, si pikënisje ai ka aspektin fetar, gjë që shkakton polemika të shumta në Amerikë për shkak të futjes së fesë në politikë në një shoqëri ku feja është e ndarë nga shteti me norma kushtetutare.
    Presidenti Bush vetëm pak ditë para se të mbahej samiti i tetë shteteve më të industrializuara të botës, kishte shpeshtuar deklarata e tij rreth nismës amerikane të projektit për Lindjen e Mesme të Madhe. Kështu në një rast ai kishte deklaruar se është e domosdoshme që popujve arabë t’ua mësojmë shkrim-leximin dhe jo urrejtjen! Po ashtu kishte deklaruar se Amerika do t’i nxitë qeveritë e vendeve arabe që ato të fillojnë me reformat demokratike. Ndërsa në shenjë të përkrahjes dhe solidaritetit të Evropës me projektin e tij, ai kishte deklaruar se në konfliktet e shekullit të kaluar vendet e qytetëruara kishin luftuar krah për krahu me njëri-tjetrin! Ai kishte deklaruar se Lindja e Mesme është qendër e konflikteve të luftës kundër terrorizmit! Projekti i sipërpërmendur përmban reforma të gjera, si ato politike dhe ekonomike, ashtu edhe shoqërore, kulturore dhe arsimore, gjë që ka ngjallur frikën tek një numër i konsiderueshëm i njerëzve. Ndërsa vendet që duhet t'i përfshijë projekti i përmendur, shtrihen që prej Afganistanit dhe Pakistanit në lindje, deri në Marok dhe Mauritani në perëndim. Kjo do të thotë se projekti do t'i përfshijë shumicën e vendeve arabe dhe islame.
    Reformat në planprogramet e arsimimit fetar kanë ngjallur reagimet më të shumta tek intelektualët, sepse feja gjatë historisë është treguar si mbrojtësja më e mirë e identitetit tek muslimanët edhe në periudhat më të vështira të historisë.
    Sipas projektit të ri, janë paraparë ndryshime rrënjësore në arsimimin fetar duke filluar prej fazave të arsimit fillor deri tek ai më i larti. Këto transformime, sipas prononcimeve të para të përgjegjësve të arsimit fetar, në Botën Arabe nuk mund të imponohen nga jashtë dhe, si të tilla, ato janë të papranueshme. Këtë mendim e kanë shprehur disa herë përgjegjësit më të lartë të Egjiptit që prej Dr. Muhamed Zakzukit, ministër i çështjeve fetare i Egjiptit, pastaj shejh Tantavi, rektor i Universitetit të el-Az-harit, e deri tek shumë personalitete të tjera. Në realitet, Egjipti është në krye të shteteve arabe që i kundërvihen këtij projekti amerikan. Presidenti amerikan Bush, për ta bindur kryetarin e Egjiptit që të pranonte projektin në fjalë, e kishte ftuar për një vizitë disaditëshe në ShBA. Koncepti egjiptian lidhur me reformat është më se i qartë. Bota Arabe ka nevojë për transformime demokratike, por me kusht që ato të mos imponohen nga jashtë; ato duhet të jenë autentike e të mbështetura në dëshirën dhe vullnetin e popujve dhe vendeve arabe. Realizimi i tyre mund të bëhet me ndihmën e vendeve të zhvilluara dhe në bashkërendim të veprimeve me vendet e rajonit.
    Nëse dëshirohet që reformat të jenë të suksesshme, ato vende kërkojnë stabilitet dhe siguri të plotë, gjë që nuk është siguruar kur është fjala për Lindjen e Mesme. Konflikti arabo-izraelit për çdo ditë po merr përmasa më të mëdha, për se ShBA mban një përgjegjëgjësi të madhe për shkak të përkrahjes pa rezervë, si në aspektin moral, ashtu edhe material, të Izraelit qysh nga themelimi i tij si shtet në atë pjesë të botës. Prandaj, nuk mund të ketë një transformim të mirëfilltë demokratik në Lindjen e Mesme pa zgjidhjen e drejtë të konfliktit arabo-izraelit si dhe të çështjes palestineze, e cila përbën thelbësoren në problemin për më shumë se pesë decenie. Kjo përkrahje e vazhdueshme e ShBA-së ndaj Izraelit, në Botën Arabe ka krijuar një urrejtje antiamerikane të paparë deri më tash edhe në ato vende ku Amerika kishte aleatët e saj tradicionalë, siç janë Arabaia Saudite, Emiratet e Bashkuara e Jordania, por edhe Egjipti deri diku për shkak të ndihmës financiare
    prej më shumë se 2,5 miliardësh dollarë në vit, që Amerika i jep atij në bazë të marrëveshjes së Kemp-Dejvidit midis Egjiptit dhe Izraelit më 1979.
    Invazioni amerikan në Irak shtoi edhe më shumë këtë urrejtje në të gjitha vendet arabe. Sipas njërit nga strategët më të njohur amerikanë dhe ish-këshiltar për siguri kombëtare - Zbignjev Bzhezhinski, Amerika asnjëherë nuk ka qenë më e urrejtur në botë sesa është tash. Por, po sipas tij, kjo urrejtje ka të bëjë drejtpërdrejt me personalitetin e presidentit aktual - Xhorxh Bush, i cili gjatë qeverisjes së tij prej më pak se katër vjetësh bëri gabime të shumta, duke u shpallur luftë atyre që ai i quajti “aleanca e së keqes”, ku nuk kishte futur vetëm Irakun në kohën e Sadam Husejnit, Iranin dhe Korenë Veriore, ashtu si dëshironte t’ua paraqiste të tjerëve, po pothuajse tërë botën, me përjashtim të atyre që ishin në anën e tij.
    Ky është problemi me të cilin do të ballafaqohet Amerika pas përfundimit të qeverisjes së Bushit… Si ta kthejë besimin e botës? Si t’i largojë të gjithë ata ”armiq“, nga dosja e së keqes , të cilët i krijoi Bushi i Riu?
    Transformimi i imponuar nga kushdo qoftë, nuk mund të jetë i suksesshëm. Politika amerikane aktuale është e papranueshme në Botën Arabe deri në atë shkallë, saqë çdo iniciativë e tashme e tij mund të konsiderohet si armiqësore dhe mjafton të cilësohet si plan amerikan për shkatërrimin e Islamit.
    Ndërsa reformatorët vendës, nuk kanë mundësi të japin kontributin e vet, sepse ata nuk dëshirojnë të marrin atributin e propaganduesve të reformave të prodhimit amerikan. Për këtë arsye, më së miri është që transformimi i Lindjes së Mesme të mbetet obligim i adminsitratës, e cila do ta vijë pas përfudnimit të mandatit të administartës së presidentit aktual Xhorxh Bush.

    www.dritaislame.net

    Administrata e Bushit u ka dhënë shoqatave fetare krishtere më shumë se një miliard dollar për një vit

    Gazeta "Chikago Tribun" në numrin e të hënës ka treguar se administrata amerikane u ka dhënë shoqatave fetare krishtere amerikane më shumë se një miliard dollar vetëm për vitin 2003.

    Kjo gazetë mes tjerash thotë:

    "Qeveria ua ka dhënë këto para shoqatave që si bazë të tyren e kanë besimin dhe ofrojnë shërbime fetare, siç është "lutja" dhe "shërimet shpiërtërore".

    Janë befasuar disa shoqata që e konsiderojnë vetën shekullare kur e kanë parë veten në listën e shoqatave fetare, të cilën e boton Shtëpia e Bardhë.

    Shoqatat që i pranojnë këto donacione nuk i fshehin aktivitetet e tyre krishtere, madje njëra shoqatë thotë: "Qëllimi ynë është përhapja e besimit në krishterizëm, sepse kjo i bën njerëzit më të mirë".

    Kjo gazetë thotë: "Administrata e Bushit u ka dhënë shoqatave krishtere 1.17 milijard dollar për vitin 2003, kurse nëpunësit në Shtëpinë e bardhë parashikojnë se këto dhurata do të shtohen në vitet e ardhshme.

    Prej premtimeve parazgjedhore në garat e para për kryetar të Amerikës Xhorxh Bushi ka premtuar se do të finanson shoqatat krishtere që janë aktive në Amerikë, nëse fiton postin e kryetarit të Amerikës. Pa dyshim se kjo i shton frikësimet për dobësimin e shekullarizmit amerikane, ku është e shënuar në mnëyre decide se shteti është i ndarë nga kisha.


    Marrë nga: Islammemo.cc

    Përktheu: Bekir Halimi www.albislam.com

  2. #2
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anëtarësuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    Prej Bagdadit në Guantanamo-

    Poezia dhe diplomacia

    (Poezia e ambasadorit saudit në Londër, në të cilën ai lavdëron martiren palestineze Ajat el-Ahras, shkaktoi shqetësime në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe)

    Mr. Qemajl Morina


    Aksionet e fidanijve palestinezë i shkaktuan probleme javën e kaluar mendimtarit musliman dr. Jusuf Kardavi, gjatë një vizite të tij në Londër. Mediet e ndryshme britaneze kërkuan nga qeveria që atij t’i ndalohej hyrja në Britaninë e Madhe për shkak të qëndrimit të tij ndaj aksioneve të fedainjve palestinezë. Në të vërtetë dr. Jusuf Kardavi, njëri ndër mendimtarët më të moderuar muslimanë me origjinë nga Egjipti, por që një kohë të gjatë jeton dhe vepron në Katar, qe objekt sulmi nga disa medie britaneze për shkak të fetvasë së tij me të cilën i lejon aksionet e fedainjve palestinezë. Në të vërtetë dr. Jusuf Kardavi, njëri ndër mendimtarët më të moderuar muslimanë me origjinë nga Egjipti, por që një kohë të gjatë jeton dhe vepron në Katar, qe objekt sulmi nga disa medie britaneze për shkak të fetvasë së tij me të cilën i lejon aksionet e fedainjve palestinezë, të cilat ai i quan si “armë e të dobëtve”, sepse atyre nuk u ka mbetur mundësi tjetër që t’i bëjnë rezistencë okupimit izraelit përveç aksioneve vetëvrasëse.
    Megjithatë, dr. Kardavi e përfundoi me sukses vizitën e tij në Londër, ku themeloi Unioni i Dijetarëvë Muslimanë për Evropë, në të cilin marrin pjesë 200 dijetarë nga tërë Bota Islame. Ky union në të ardhmen do të jetë përgjegjës për organizimin e jetës fetare të muslimanëve që jetojnë në kontinentin e vjetër. Ndërkohë gjatë qëndrimit të tij në kryeqendrën e Britanisë së Madhe, ai pati shumë takime si me mediet po ashtu edhe me komunitetet e shumta fetare që jetojnë dhe veprojnë në Londër, përfshirë këtu edhe Komunitetin Hebre, që qenë më të zëshmit kundër vizitës së tij.
    Këtu vlen të përmendim se pak kohë më pare, po në kryeqendrën britanike, kishte ndodhur një skandal diplomatik për shkak të një poezie të botuar në faqen e parë të gazetës “el-Hajat” të Bejrutit, e cila në të njëjtën kohë botohet edhe në Londër. Autori poezisë në fjalë ishte ambasadori i Arabisë Saudite në Londër - Gazi el-Kusejb, ndërsa poezia mbante titullin ‘Dëshmorët.” Poezia i kushtohej vajzës tetëmbëdhjetëvjeçare palestineze Ajat el-Ahrasë nga kampi Dehesha i refugjatëve palestinezë afër qytetit Bejtu Lahm, e cila kishte kryer një aksion vetëvrasës në tregun e Jerusalemit Perëndimor. Gjatë këtij aksioni ishin vrarë dy izraelitë dhe ishin plagosur shumë të tjerë. Aksionin në fjalë e kishin marrë përsipër Brigadat e dëshmorëve “El-Akasa”.
    Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Britanisë kishte deklaruar: “ne jemi të mendimit se aksionet vetëvrasëse paraqesin një lloj terrorizmi, dhe shpresojmë se mendimin tonë do t’ia shprehim ambasadorit saudit. Nuk është fjala për ta ftuar atë, por në një mënyrë të përshtatshme do t’ia paraqesim mendimin tonë lidhur me këtë çështje”.
    Ndërkohë Organizata e Deputetëve të Çifutëve Britanezë, e cila është një nga organizatat më të fuqishme çifute në Britaninë e Madhe, ka paralajmëruar se ambasadorit saudit do t’i dërgojë një letër, ku do të shprehin indinjatën e saj të thellë.
    Poezia e ambasadorit el-Kusejbi është plot emocione. Po citojmë disa vargje të saj:

    Thuaj Ajetve, o nusja e lartësive
    Tërë bukurinë tënde e peshon fedaizmi
    Kur të paktë janë trimat nga të zgjedhurit e popullit tim
    Kriminelit po i kundërvihet një bukuroshe
    Vdekjen e përqafon duke qeshur dhe e gëzuar
    Në kohën kur prej vdekjes ikin prijetarët...
    Ndërkaq, në strofën tjetër poeti u drejtohet dijetarëve me këto fjalë:
    Thuaju atyre që po japin fetva: ngadalë!
    Nga shumë fetva shqetësohet edhe qielli
    Kur thërret xhihadi, hesht edhe ngjyra,
    librat si dhe fukahenjtë
    Kur thërret xhihadi, nuk ka më fetva
    Ditën e xhihadit, fetva e vetme është gjaku.


    A do ta japë provimin drejtësia amerikane?


    Këto ditë në Amerikë filloi seanca e parë kundër shtatë ushtarakëve amerikanë për keqtrajtimet në burgun irakian “Abu Graib”. Shumë oficerë kanë dëshmuar dhe kanë akuzuar pjesëtarët e zbulimit ushtarak se janë implikuar në keqtrajtimet me të burgosurit irakianë. Njëri prej tyre, kapiteni Brent Fiç, ka thënë se ka parë një fotografi në të cilën shiheshin tre pjesëtarë të zbulimit ushtarak (MI) duke keqtrajtuar një të burgosur. Këto fakte mbështetin mbrojtjen e Lindi Inglëndit, e cila thotë se ajo vetëm ka zbatuar urdhrat e eprorëve të saj më të lartë.
    Hetimet e deritashme kanë zbuluar edhe implikimin e Shërbimit Ushtarak Izraelit në keqtrajtimet e të burgosurve irakianë në burgun “Abu Graib”. Kështu një anëtar i zbulimit ushtarak izraelit, Rivera, ka treguar se i kujtohet një incident gjatë të cilit ai ka parë të burgosur të bërë grumbull, njëri mbi tjetrin dhe të cilët ishin në pozicione të tilla sa të krijohej përshtypja se ishin duke bërë marrëdhënie seksuale.
    Kapitenia Kerollin Vud, e ngarkuar për mbikëqyrjen e marrjes në pyetje të MI-së, ka pranuar gjithashtu se ka parë fotografi në të cilat shihen anëtarë të zbulimit ushtarak duke bërë keqtrajtime ndaj të burgosurve. Mundësia që pjesëtarët e MI-së të jenë implikuar drejtpërdrejt në këto raste të abuzimeve, mund të jetë vendimtare për Inglëndin, mbrojtja e së cilës po përpiqet të dëshmojë se ajo vetëm i ka zbatuar urdhrat.
    Dhoma e akuzës, para së cilës ajo është paraqitur, është ngarkuar për të përcaktuar nëse Inglëndi duhet të gjykohet nga një gjyq ushtarak për abuzimet e kryera kundër të burgosurve.
    Dy dëshmitarë që kanë dëshmuar të enjten në mëngjes para Gjykatës ushtarake në Fort Brag (Karolina Veriore), kanë konfirmuar atë që tregonin fotografitë e botuara në shtyp: Lindi Inglënd në mënyrë aktive ka marrë pjesë në skenat e poshtërimit të të burgosurve.
    Të pyetur gjatë hetimit, të burgosurit e maltretuar “kanë përshkruar një ushtar, përshkrimi i të cilit përputhej me pamjen e tij”, ka deklaruar të enjten agjenti special Manora Iem. Keqtrajti-met e para, ka thënë ai, kanë koinciduar me fillimin e Ramazanit, në vjeshtë 2003, dhe janë kryer gjatë natës , kur Carls Graner ngarkohej me njësinë e mbikëqyrjes së të burgosurve.
    Ushtaraku me mustaqe, i divorcuar, që ka dy fëmijë, është akuzuar gjithashtu nga një hetues tjetër, i cili është thirrur të dëshmonte të enjten, Tajler Pieron. Graner bën pjesë në ndër shtatë ushtarakët e akuzuar kuadër të këtij skandali, i cili ka shpërthyer në pranverë me publikimin e fotografive shumë shokuese në shtyp si dhe në mjetet e tjera elektronike.
    Lindi Inglënd shihet në të duke mbajtur me litar të lidhur në qafë një të burgosur irakian të zhveshur, i tkurrur në një korridor të burgut, apo duke bërë me gisht në drejtim të organeve seksuale të të burgosurve të zhveshur.
    Gjyqi ushtarak që po zhvillohet në bazën ushtarake në Fort Brag (Karolina Veriore), do të jetë një provim i mirë për të qitur në shesh shumë gjëra se ç’ka ndodhur në burgun “Abu Graib” me të burgosurit irakianë. Nëse ushtria amerikane kishte rënë aty në provim, do të shohim se a është e aftë që së paku drejtësia amerikane ta japë provimin dhe keqbërësit të marrin dënimin e merituar.


    Letër nga burgu “Ebu Graib”
    (Një e burgosur irakiane tregon për tragjedinë që kanë
    përjetuar gratë dhe vajzat
    e Irakut në ferrin e burgut)


    Autorja e letrës është Ez-har el-Bedri, një grua irakiane me profesion inxhiniere, që kishte kaluar në ferrin e burgut “Ebu Graib” katër muaj të plotë. Gjatë asaj kohe ajo kishte përjetuar torturat dhe vuajtjet që kishin përjetuar edhe shumë gra e vajza irakiane. Disa prej tyre ajo i kishte regjistruar në një letër, që e kishte shkruar më 28 prill 2004, të cilën ia kishte dorëzuar Unionit të Sindikatave të Gazetarëve të Egjiptit gjatë vizitës së saj në Kairo.
    Teksti i letrës:
    “Nga të gjitha gratë dhe vajzat e Irakut ... Drejtuar çdo burri arab, musliman dhe i krishterë. Popullit të Egjiptit trim, që është krenar për kombin , fenë dhe nderin e vet. Ia drejtojmë këtë letër nga një burg i errët, me të cilin nuk ka të ngjashëm askund në botë, as në të kaluarën, as tash e as në të ardhmen.
    Jemi ballafaquar me lloj-lloj torturash, persekutimesh dhe përçmimesh në praninë e tradhtarëve dhe veglave të Amerikës dhe Izraelit. Nga këto përjetime tona të rrëqethet trupi dhe të shtanget gjuha. Disa nga ato tragjedi tona do t’jua përshkruaj në këtë letër:
    Rrëfimi i parë ka të bëjë me një plakë 68 vjeçe, e cila ishte arrestuar me dyshimin se i biri i saj ishte pjesëmarrës në grupin e atyre që bënin rezistencë kundër invaduesve të huaj. Pas arrestimit, e morën, ia deshën rrobat dhe filluan t’i hidhnin ujë të ftohtë në mes të dimrit, ndërsa ushtarët amerikanë, meshkuj e femra, të pirë, qeshnin me të dhe nuk e liruan derisa nuk e dhunuan. Ku jeni, o ju arabë?! Ku është nderi, burrëria dhe krenaria juaj?! A do të kishte pranuar dikush prej jush që të dhunohet, nëna, tezja , gjyshja apo halla e tij?!
    Tregimi i dytë është shumë i dhembshëm: Kishin arrestuar një burrë shumë të ndershëm me gjithë të bijën. E torturuan babanë para vajzës së tij. Pastaj e torturuan dhe e dhunuan të bijën para babait të saj. Me të vetmin qëllim që ai të pranonte veprimet që nuk i kishte bërë. Ku jeni, o ju burra të ndershëm?!
    Tregimi i tretë: Torturuan dhe dhunuan vajza shumë të vogla, nën moshën 18 vjeçe. Shumica e vajzave binin në depresion psiqik dhe bënin vetëvrasje. Shumë prej tyre mbetën shtatzëna me ushtarët amerikanë. Ku je ti, o Omer bin Hattab?! Ku je ti, Salahud-din?! Ku jeni, o ju arabë?!
    Tregimi i dhembshëm i katërt: Dhunimi i njerëzve të fesë nga ana e ushtareve amerikane me qëllim që ta njollosnin nderin e Islamit . Kështu ushtarja amerikane “S” thotë: “Kur ne dhunonim dijetarët e fesë islame, na bëhej sikur po e dhunonim vetë Islamin. Me këtë (veprim) sikur ne i shtynim ata në pabesim dhe në ateizëm.”
    Amerikanët dhe çifutët janë pabesimtarë. Ky është një sprovim, me anë të të cilit Allahu po do ta sprovojë popullin e Irakut. Ne shpresojmë se liria është shumë afër me ndihmën e vëllëzërve tanë në Siri, Liban, Egjipt, Sudan, Jemen. Vdekja dhe turpi për frikacakët dhe tradhtarët e fesë e të kombit, të cilët i shohin sulmet ndaj grave, vajzave, nënave të tyre, e ata heshtin.
    Të gjithë trimave arabë, kudo që janë. Të gjithë trimave të kombit arab. Nipave të Salahud-din el-Ejubiut dhe të gjithë trimave të popullit arab.
    Ju lutemi, o ju trima, ta shembni burgun kur të jemi brenda në të. Ky është emanet, të cilin jua bëjmë për obligim deri Ditën e Kiametit. Dëshirojmë vdekjen. Vdekjen... Vdekjen. Po, e urrejmë jetën. Të gjitha ne jemi të gatshme për të vdekur. Vdekja për hirë të lirisë dhe nderit, është më e mirë sesa jeta pa nder dhe dinjitet.
    O ju arabë dhe irakianë të ndershëm! Ngrihuni në mbrojtje të nderit dhe dinjitetit tuaj ! Dje në Palestinë, sot në Irak e nesër agresioni do të shtrihet në të gjitha vendet arabe.
    Njeriu nuk mund të jetojë pa nder dhe dinjitet. Rroftë rezistenca irakiane, Rroftë populli irakian! Rroftë populli palestinez, populli i shehidit Shejh Ahmet Jasin, Rrentisit dhe të gjithë martirëve.

    Qytetarja irakiane prapa grilave të burgut “Ebu Graib”, Fatime Immu Abdallah


    Ç’thotë imami i të burgosurve të “El-Kaidas” në Guantanamo?

    (Kapiteni amerikan Halid Shehbaz imam dhe vaiz i 680 të burgosurve të “el-Kaidas” dhe talibanëve, të cilët mbahen të arrestuar më shumë se dy vjet në kampin amerikan “Delta” në bazën amerikane Guantenamo në Kubë, flet për të përditshmen saudite “asharkal al-Avsat”, që botohet në Londër, për kalimin e tij në Islam si dhe për përvojën e tij me të burgosurit në Afganistan).
    Kapiteni Halid Shehbaz, i cili para kalimit në Islam quhej Majkel Bernz, thotë se ka kaluar në Islam në vtin 1993 gjatë studimeve të tij pasunivesitare në Fakultetin e Studimeve Islame dhe Shkencave Shoqërore në kuadër të ushtrisë amerikane. Ai thotë se që nga ai moment çdo gjë ka ndryshuar në jetën e tij. Por, meqenëse ai është me origjinë afrikano-amerikane, mendon se që nga lindja ai është musliman, sepse Islami është fe e natyrshmërisë.
    Ndërsa rreth pyetjes së kontakteve të tij me të burgosurit e “el-Kaidas” në bazën amerikane Guantenamo në Kubë, ku ai në cilësinë e imamit dhe vaizit, është përgjegjës dhe kujdeset për ta, thotë: “Unë i vizitoj vazhdimisht të burgosurit në kampin “Delta” kurdo që ata kanë nevojë për mua. I furnizoj me gjërat e tyre të përditshme, me mus-hafa, literaturë islame, sixhade për t’u falur, tesbihe, kapuça si dhe thërras ezanin pesë herë në ditë përmes mikrofonit. Po ashtu unë u jap këshillime islame përgjegjësve të administratës së kampit, si të sillen me ta, si dhe u përgjigjem nevojave të të burgosurve.
    Kurse pyetjes së gazetarit “Cilat janë këshillat e tua me anë të të cilave u drejtohesh të burgosurve?” - imami Halid Shehbaz i përgjigjet: “Kurdo që më pyesin diçka për fatin dhe të ardhmen e tyre, ua lexoj ajetet e para të kaptinës “el-Ankebut” (Merimanga), në të cilën, përveç të tjerash, thuhet: “ A menduan njerëzit të thonë: “Ne kemi besuar, e të mos vihen në sprovë?” Ne i sprovuam ata që ishin para tyre, ashtu që Allahu gjithqysh do t’i dallojë ata që e thanë të vërtetën, do t’i dallojë dhe gënjeshtarët.” Kuptimi i dy ajeteve të cituara më lart, do të thotë se a mendon besimtari se ai është besimtar i vërtetë e të mos sprovohet në këtë jetë që të tregojë qartazi durimin dhe qëndrueshmërinë e tij . Nëpër faza e provime të këtilla kanë kaluar edhe popujt e mëhershëm, sepse aty vërtetohet qëndueshmëria e besimit të tyre dhe sinqeriteti i besimit të tyre. Këto ajete janë shumë të fuqishme dhe ato depërtojnë drejt në zemrën dhe mendjen e njeriut . Ato janë shumë të qarta, se besimtari mund të jetë objekt i sprovave të ndryshme në këtë jetë. Prandaj, për këtë prej tij kërkohet që të jetë i durueshëm dhe i qëndueshëm derisa Allahu ta dërgojë ndihmën e Vet. Po ashtu nuk ka dyshim se ai për këtë do të shpërblehet nga Allahu xh.sh.si në këtë botë, ashtu edhe në botën tjetër.
    Ndërsa pyetjes së gazetarit: “A mendoni që edhe juve do t’ju ndodhë ajo që i kishte ndodhur paraardhësit tuaj, kapitenit imam Jusuf alias Xhems Ji?” (Imam Jusufi ishte akuzuar nga ushtria amerikane se bashkëpunonte me anëtarët e “el-Kaidas” dhe për këtë kur kishte shkuar për ta vizituar familjen e vet në Nju-Jork, ishte arrestuar nga shërbimi policor i ushtrisë amerikane), Imam Halidi i përgjigjet se nuk ka përse të frikësohet nga askush sepse ai e kryen vetëm detyrën e vet me të cilën është ngarkuar.
    Kurse pyetjes se a ka ndodhur ndonjë herë që në cilësinë e imamit ta ketë falur ndonjë kohë të namazit së bashku me të burgosurit e “el-Kaidas”, i përgjigjet se nuk kishte ndodhur deri tash një gjë e tillë. Por, në të njejtën kohë ai shpjegon se në mesin e tyre ka një numër të konsiderueshëm, që janë njohës shumë më të mirë se ai, të rregullave fetare, edhe pse ai është imam i tyre dhe ata janë të lirë në organizimin e jetës së tyre fetare, e administrata e kampit nuk u përzihet të burgosurve në këtë çështje.

    www.dritaislame.net

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar ORIONI për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  4. #3
    i/e regjistruar Maska e abnk
    Anëtarësuar
    27-07-2004
    Vendndodhja
    Vendi i fundit i lire n'bote, USA
    Postime
    242
    Thuaj Ajetve, o nusja e lartësive
    Tërë bukurinë tënde e peshon fedaizmi
    Kur të paktë janë trimat nga të zgjedhurit e popullit tim
    Kriminelit po i kundërvihet një bukuroshe
    Vdekjen e përqafon duke qeshur dhe e gëzuar
    Në kohën kur prej vdekjes ikin prijetarët...
    Ndërkaq, në strofën tjetër poeti u drejtohet dijetarëve me këto fjalë:
    Thuaju atyre që po japin fetva: ngadalë!
    Nga shumë fetva shqetësohet edhe qielli
    Kur thërret xhihadi, hesht edhe ngjyra,
    librat si dhe fukahenjtë
    Kur thërret xhihadi, nuk ka më fetva
    Ditën e xhihadit, fetva e vetme është gjaku.
    Poezi si kjo do t'kene lexue krimimelat e 9/11.
    Defend the second amendment

  5. #4
    I shkreti Mahmut Jihadi Maska e LONDON-TIRONC
    Anëtarësuar
    08-12-2002
    Postime
    279
    Vertete e trishtueshme historia e kesaj vajze te re e te turpshme e cila nuk duhet te vdiste nga duart gjakatare te krimineleve qe sulmojne burgje e spitale,tregje e stacione policie me granata e mortaja. Ai shpirt i lire duhet te ndodhej ne ndonje biblioteke, ne mes te librave e pc-ve duke studiuar per nje te ardhme me te mire, ajo duhej te ndodhej ne ndonje laborator duke punuar per te luftuar kancerin e siden, ajo duhej te ndodhej ne ndonje klase duke dhene dije e njohuri mbi jeten e shkencen tek te miturit kaq te desheruar per to. Por ja qe jeta e saj e re u fik sepse nje grup kriminelesh nuk e duan dijen e njohurine,nuk respektojne jeten me shkelqimin e saj mahnites por adhurojne erresiren eterne,vdekjen.Keta pjella te satanit duan ta mbajne jo vetem Irakun nen erresiren e injorances , por te tere lindjen e mesme, sepse vetem keshtu ata do te gjejne terren per luften e tyre te lige ndaj civilizimit.

    Plani amerikan per ngritjen e nivelit intelektual te atij rajoni eshte nje goditje vendimtare ndaj terrorismit fondamentalist, eshte nje ''marrje e kalase nga brenda'' plot buonsens,per vete rajonin me prosper, per nje bote me te sigurte.

    Nuk besoj se Usa do te jete ne gjendje tja ''vjedhi'' naften tere asaj zone me lehtesisht duke u munduar ti beje banoret me inteligjente.

    Me sa duket nuk do te jete e larget dita kur kelyshet e fondamentalistave do ta kercejne Samba-n se bashku me kelyshet e Nazisteve neper rruget e Rio De Janerios gjate festivaleve te karnavaleve te Brazilit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga LONDON-TIRONC : 10-01-2005 më 18:44

  6. #5
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Ne kete nenforum problemet fetare nuk mund te komentohen.
    Tema eshte hapur Lindjen e Mesme dhe jo per propagande fetare e te drejta te burgosurish.
    Po te shikoni me vemendje ka shume tema te hapuara ne Problemet Nderkombetare per problemet qe ju keni shtruar si psh. te burgosurit e Ebu Graib e Guantanamo.
    Po vazhduat keshtu tema do te spostohet ne nenforumet fetare.

    leci
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  7. #6
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Amerika do i mesoje shkrim e kendim Arabise
    Kur Arabet kishin universitet ne Evrope mbizoteronte nje injorance masive dhe nje periudhe gotike barbare qe nuk eshte pare ndonjehere ne njerezim. Ajo periudhe nuk eshte zhdukur, vecse eshte reformuar nga "rilindja" europiane.

    Nje fotografi te fundit qe pashe qe Princi Henry me swastiken naziste. Siduket po pergatiteshe per karnevalet para kohes !
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  8. #7
    i/e regjistruar Maska e Irfan
    Anëtarësuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Aty ku Allahu me krijoji
    Postime
    464
    Projektim Amerikan eshte i perpiluar nga Hebrenjet,çifutet.....
    Per krijimin e shtetit çifut qe perfshiin palestine ,nje pjes te Egjiptit,ky eshte shteti qe ekerkojne çifutet.
    Çifutet jna populli me i ndytur ne bote....
    Shqiperi eshte aty ku flitet shqip.....aty ku u nda toka dhe qielli

  9. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029
    nga martin auer

    Më përpara mendoja që njëherë e një kohë njerëzimi nuk e njihte luftën. Kur lexova raportin e Jane Goodall të një lufte midis çimpazeve, e ndryshova mendimin. Edhe një epokën e gjuetarëve dhe mbledhësve, duhet të këtë ngjarë një kope njerëzish të lëvizte për në një tokë tjetër gjuetie, dhe të binte në konflikt me një kope tjetër. Por pasi njëra kope ishte zbuar, lufta mbaronte. Luftra kishte, por nuk ishin nje përbërës thelbësor i kulturës sonë. U desh ardhja e bujqësisë, me kultivimin e bimësisë e gjësë së gjallë, që njerëzit të krijonin reserva pasurie e të kishtin kohë për fushat ushtarake. Sa për të mundurit, reservat e tyre mund të vidheshin pa i shfarosur njerëzit. Lufta u bë një institucion i përhershëm sepse ishte një mënyrë për të mbledhur tepricat e grupeve më të vogla njerëzish dhe t’i investonin në strategji që të çojnë në rritje të rendimentit; dmth në prodhimin e tepricave më të mëdhaja që përsëri do të investoheshin në të njëjtin mënyrë. Dhe kjo ishte një mënyrë më e mirë mbijetese sesa negociatat ose konfederat e lira. Motivimet e pushtetarëve ose luftëtarëve ishin më pak të rëndësishme.

    Në natyrë, veçoritë karakteristike si briri, për shembull, krijohen sipas mutacioneve të rastësishme. Briri ngelet apo zhduket në varësi të përfitimit apo dëmit që i japin mbartësit. Një kryetar fisi mund të filloj një luftë për shkak të urrejtjes për fqinjin e tij, për arsye prestigj, për arsye fetare, për shkak të arrogancës së pastër, për shkak të rritjes së agresivitetit, për arsye të mospërmbushjes seksuale etj. Po lufta vazhdon të jetë një institucion i përhershëm për disa arsye. Së pari, bën të mundur grumbullimin e njerëzve në perandori të mëdhaja, e si rrjedhim edhe në krijimin e tepricave të mëdhaja. Së dyti, lufta merr teprica më të mëdhaja nga një grup i madh njerëzish sesa do të donin për të kontibuar në çështjet apo të ardhmen e përbashkët. Së fundi, lufta vazhdon sepse nxit “përparimin njerëzor” duke rritur rendimentin e punës. Një përfitim për shoqërinë, ama, nuk do të thotë që është përfitim për individin. Një bashkësi e 500 familjeve bujq të lirë mund të ishte më e lumtur se një ushtri e 100.000 familjeve bujkrobër nën sundimin e një komandanti ushtarak. Por vetëm perandoria e një komandanti ushtarak mund të mbajë një kryeqytet me tëmpuj dhe shkolla për priftërinj ku studiohen lëvizjet e yjeve.

    Elementi agresiv te njeriu është sigurisht një kusht për luftrat, por nuk është shkaku kryesor. A ishin të rinjë e Perandorise Austro-Hungareze më agresive në 1914 se, e zëmë, në 1880? Apo, a u bë Kaiseri gjerman më agresiv në vitet e fundit të sundimit? Shpesh duhet të nxitet te njerëzit agresiviteti dhe urrejtja për fqinjin që të venë në luftë apo të çojnë fëmijët e tyre në luftë. Shpesh ama, agresiviteti i ushtarëve duhet kufizuar. Ndërsa, nga një anë, disa ushtarë bëjnë stërvitje speciale, si për shembull Beretat e Gjelbërta në Vietnam, një ushtri moderne ka nevojë më së pari për njerëz të disiplinuar dhe të përgjegjshëm; dmth njerëz që të udhëhiqen sa më pak nga ndjenjat. Aftësia e njeriut për veprim gjakftohtë e të paanshëm është ndoshta edhe më e rrezikshme se agresiviteti i tij. Sado të rëndësishme të jenë përpjekjet pedagogjike për të ulur agresivitetitn, rritur njohjen e kulturave të huaja, mësuar aftësinë për të zgjidhur konfliktet vetjake paqësisht; asnjë nga keto masa nuk mund të eleminojë shkaqet e luftës. Ekonomia e tregut industriale që kontrollon sot strukturën shoqërore të planetit tonë (si asnjë tjetër strukturë me parë) ka interes që të rritet rendimenti, të prodhohet gjithmonë e më tepër me sa më pak punë, dhe t’i investojë tepricat menjëherë për të rritur prodhimin dhe rendimentin. Nga ky arsyetim del se ne do ta arrijmë shpejt kufijtë ekologjikë të planetit tonë. Këtu gjendet gjithashtu dhe rrënja e luftrave të reja. Thuhet se luftrat e të ardhmes mund të luftohen mbi burime të zvogëlueshme, si psh uji. Kjo ka gjasa të mëdhaja. Por ka gjasë ama edhe që luftrat e të ardhmes do të bëhen midis konglomerateve gjigande shumë-kombëtare ekonomike për të vendosur kush mund të shesë çfarë për kë.

    Për të parandaluar luftrat e ardhshme, gjashtë miliardë—shume shpejt do të jenë shtatë e tetë miliardë—njerëz duhet të bien dakort për struktura të reja ekonomike e shoqërore. Vetëm atëherë kur njerëzit të dinë diçka për njëri tjetrin dhe të veprojnë duke i marrë parasysh të tjerët, do t’i ndalojnë ata dëmet në rritje për të gjithë kur ndiqet vetëm interesi vetjak. Qëllimi i zhvillimit nuk duhet të jetë vetëm rritja e rendimentit—prodhimi i më shumë mallrave me sa më pak punë; shkëmbimi material nuk duhet të jetë përmbajtja kryesore e marrëdhënieve midis njerëzve. Fakti që mund të prodhojmë më shumë gjëra me sa më pak punë s’duhet të çoj në prodhim gjithnjë e më të lartë. Në të kundërtën, duhet t’i nxisë njerëzit të përdorin kohën e tyre të lirë për të shkëmbyer shërbime shoqërore me njëri-tjetrin: art, dëfrim, kujdes, shërim, arsimim, kërkime shkencore, sporte, filozofi…

    Sepse nëse çdo mjet do të përmbushte punën e tij, duke u bindur ose parandier vullnetin e të tjerëve, si statujat e Dedalusit, apo tripodet e Hefestit, të cilët, thotë poeti “me pëlqimin e tyre hynë në kuvendin e Zotave; nëse në të njëjtën mënyrë, makina do të endte vetë e plektri do ta prekte lirën pa përdorur dorën njerëzore, kryepuntorët nuk do të donin shërbëtorë, as pronarët skllevrit.

    Aristoteli

    A nuk mendoni që e kemi arritur këtë pikë?

  10. #9
    süsses Mädchen Maska e Pink^ Pearl
    Anëtarësuar
    01-11-2004
    Vendndodhja
    .
    Postime
    240
    Citim Postuar më parë nga arun


    Po lufta vazhdon të jetë një institucion i përhershëm për disa arsye. Së pari, bën të mundur grumbullimin e njerëzve në perandori të mëdhaja, e si rrjedhim edhe në krijimin e tepricave të mëdhaja. Së dyti, lufta merr teprica më të mëdhaja nga një grup i madh njerëzish sesa do të donin për të kontibuar në çështjet apo të ardhmen e përbashkët. Së fundi, lufta vazhdon sepse nxit “përparimin njerëzor” duke rritur rendimentin e punës. Një përfitim për shoqërinë, ama, nuk do të thotë që është përfitim për individin. me tëmpuj dhe shkolla për priftërinj ku studiohen lëvizjet e yjeve.
    Si lufta nxit perparimin njerezor do te thoja qe ben krejt te kunderten

    Citim Postuar më parë nga arun


    Shpesh duhet të nxitet te njerëzit agresiviteti dhe urrejtja për fqinjin që të venë në luftë apo të çojnë fëmijët e tyre në luftë. Shpesh ama, agresiviteti i ushtarëve duhet kufizuar
    . Aftësia e njeriut për veprim gjakftohtë e të paanshëm është ndoshta edhe më e rrezikshme se agresiviteti i tij. Sado të rëndësishme të jenë përpjekjet pedagogjike për të ulur agresivitetitn, rritur njohjen e kulturave të huaja, mësuar aftësinë për të zgjidhur konfliktet vetjake paqësisht; asnjë nga keto masa nuk mund të eleminojë shkaqet e luftës.
    Perse nuk mund te eliminohet lufta ? Perderisa mund te eliminohet paqja duhet te ekzistoje dhe e kunderta ..

    Citim Postuar më parë nga arun


    Ekonomia e tregut industriale që kontrollon sot strukturën shoqërore të planetit tonë ka interes që të rritet rendimenti, të prodhohet gjithmonë e më tepër me sa më pak punë, dhe t’i investojë tepricat menjëherë për të rritur prodhimin dhe rendimentin. Nga ky arsyetim del se ne do ta arrijmë shpejt kufijtë ekologjikë të planetit tonë. Këtu gjendet gjithashtu dhe rrënja e luftrave të reja. Thuhet se luftrat e të ardhmes mund të luftohen mbi burime të zvogëlueshme, si psh uji. Kjo ka gjasa të mëdhaja. Por ka gjasë ama edhe që luftrat e të ardhmes do të bëhen midis konglomerateve gjigande shumë-kombëtare ekonomike për të vendosur kush mund të shesë çfarë për kë.
    Uji qenka burim i zvogelueshem ? ja e zeme se eshte ashtu luftrat do ndodhkan per burimet natyrore , sma merr mendja per aq kohe sa nje shtet do te jet ei zoti te shfrytezoje dhe te ruaje natyren e etij gjera te tilla nuk kane per te ndodhur ..

    Citim Postuar më parë nga arun

    Qëllimi i zhvillimit nuk duhet të jetë vetëm rritja e rendimentit—prodhimi i më shumë mallrave me sa më pak punë; shkëmbimi material nuk duhet të jetë përmbajtja kryesore e marrëdhënieve midis njerëzve. Fakti që mund të prodhojmë më shumë gjëra me sa më pak punë s’duhet të çoj në prodhim gjithnjë e më të lartë. Në të kundërtën, duhet t’i nxisë njerëzit të përdorin kohën e tyre të lirë për të shkëmbyer shërbime shoqërore me njëri-tjetrin: art, dëfrim, kujdes, shërim, arsimim, kërkime shkencore, sporte, filozofi…
    Ketu jam dakort , megjithate ulja e prodhimit nuk e justifikon kete ide , sot teknologjia ka arritur ne nje pike kur cdo ushqim mund te rritet ne menyre organike keshtu qe prodhimi do ekzistoje , por mbase jo sic ka qene me pare ..

    Citim Postuar më parë nga arun

    Sepse nëse çdo mjet do të përmbushte punën e tij, duke u bindur ose parandier vullnetin e të tjerëve, si statujat e Dedalusit, apo tripodet e Hefestit, të cilët, thotë poeti “me pëlqimin e tyre hynë në kuvendin e Zotave; nëse në të njëjtën mënyrë, makina do të endte vetë e plektri do ta prekte lirën pa përdorur dorën njerëzore, kryepuntorët nuk do të donin shërbëtorë, as pronarët skllevrit.
    Kjo ishte vertete prekese, seriozisht lol

  11. #10
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Citim Postuar më parë nga Deep-Purple
    Amerika do i mesoje shkrim e kendim Arabise
    Kur Arabet kishin universitet ne Evrope mbizoteronte nje injorance masive dhe nje periudhe gotike barbare qe nuk eshte pare ndonjehere ne njerezim. Ajo periudhe nuk eshte zhdukur, vecse eshte reformuar nga "rilindja" europiane.

    Nje fotografi te fundit qe pashe qe Princi Henry me swastiken naziste. Siduket po pergatiteshe per karnevalet para kohes !
    Ku kane pas arabet unversitet mor aman? Ke quan univesitet ti? Shkollat fetare qe mesojne per Allahun e Saladinin i konsideron universitet? Dhe ato njohuri qe moren i moren nga greket e lashte e i perkthyen dhe i paraqiten si te tyret, e ti vjen e na flet per universitet.

    Evropa vertet ka pas nje te kaluar te erret ne Mesjete, por ka 200 vjet qe e ka lene pas ate. Arabet jane ata qe akoma jane ne Mesjete!

    Sa per periudhen "gotike" ( ne fakt ka qene periudha e inkuizicionit dhe e teokracise- gotet o injorant i Buharase ishin fise barbare qe luftonin romaket!)) -dhe kjo duhet tu behet mesim arabeve qe ne shekullin e 21-te , evropa dhe perendimi e kane lene pas, Arabia Saudite, Irani, Afganistani etj shtete arabe kerkojne qe ta perhapin ne tere boten!
    "Who is John Galt?"

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A është kërcënim Amerika për paqen botërore?
    Nga ORIONI në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 212
    Postimi i Fundit: 09-05-2011, 09:49
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Çështja Çame
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56
  4. Mbi politikën e jashtme të SH.B.A.-së
    Nga Eni në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 175
    Postimi i Fundit: 13-02-2004, 11:06
  5. "Nisma per Lindjen e Mesme" - plan amerikan per te nxitur demokracine
    Nga Albo në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-02-2004, 00:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •