Close

Rezultati i Sondazhit: A mendoni se eksperimenti i CERN eshte i rrezikshem per ekzistencen tone?

Votues
78. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Mendoj se po

    24 30.77%
  • Mendoj se jo

    39 50.00%
  • Nuk kam asnje opinion

    15 19.23%
Faqja 0 prej 36 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 353
  1. #-9

    Projekti ATLAS dhe LHC

    ATLAS eshte pjese e nje projekti madheshtor dhe te rendesishem ne fushen e fizikes qe po ndertohet ne Gjeneve te Zvicres. Qellimi i projektit eshte te mbledhi te dhena se ēfare ndodh kur protonet perplasen me njeri tjetrin, afersisht me shpejtesine e drites. Ne kushte eksperimentale protonet do te pershpejtohen ne dy kahe te kunderta te nje unaze gjigande (Large Hadron Collider), perimetri i se ciles eshte rreth 27 km. ATLAS eshte pikerisht zona e ketij eksperimenti, ku do te krijohet mundesia e perplasjes se protoneve.

    Te dhenat e mbledhura nga ky projekt do i ndihmojne shkenctaret qe te kene nje ide me te qarte per pyetje te tilla si: ēfare ka ndodhur ne momentet e para te krijimit te universit, si u formua masa, nga se perbehet ‘materia e zeze’…etj. Projektit ATLAS kerkon nje preēizion te larte dhe per realizimin e tij kane dhene ndihmen e tyre rreth 2100 fizikant e inxhinjer nga 37 vende te ndryshme te botes.

    ATLAS eshte rreth 45 m i gjate, 25 m i larte dhe peshon rreth 7000 ton. Nqs do te mblidheshin te gjitha te dhenat nga ATLAS gjate eksperimentit, sasia do te ishte e tille qe mund te mbushte 100.000 CD ne sekond ose ekuivalentin e 50 miliard telefonatave ne te njejten kohe. Por ne fakt ATLAS do te rregjistroj vetem nje fraksion te ketyre te dhenave qe do te jene perafersisht 27 CD ne minute. Fillimi i ketij eksperimenti eshte planifikuar gjate vitit 2008.

    Me shume per ATLAS

    http://atlas.ch/multimedia/html-nc/feature_atlas.html
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #-8
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456

    CERN, aty ku "jeton" "grimca e Zotit"

    Fryt i bashkėpunimit tė 11 shteteve, organizata konsiderohet si mė e madhja e fizikės sė grimcave nė botė

    Cila ėshtė qendra qė kėrkon tė kryejė njė revolucion shkencor


    Organizata Evropiane pėr Kėrkimin Nuklear shtrihet ndėrmjet qyteteve Meyrin dhe Saint-Genis-Pouilly, nė kufi mes Zvicrės dhe Francės. Inicialet CERN i pėrkasin "Kėshillit Evropian pėr Kėrkimin Nuklear", nė frėngjisht ("Conseil EuropĆ©en pour la Recherche NuclĆ©aire") dhe konsiderohet si qendra mė e madhe e fizikės sė grimcave (particule) nė botė


    Ideja pėr tė krijuar njė qendėr tė tillė, e hedhur nė 1949 nga nobelisti francez Loius de Broglie, u kristalizua mbas Luftės sė Dytė Botėrore dhe pikėrisht me fillimin e punimeve pėr ndėrtimin e kėsaj qendre nė 1954, nė vazhdėn e pėrpjekjeve pėr gjetjen e njė bashkėpunimi mes shteteve evropiane. Kjo qendėr ishte fryt i bashkėpunimit tė 11 shteteve fondatore: Belgjikės, Danimarkės, Francės, Gjermanisė, Greqisė, Italisė, Jugosllavisė, Mbretėrisė sė Bashkuar, Norvegjisė, Suedisė dhe Zvicrės. Sot CERN-i numėron 20 shtete anėtare, 6 shtete dhe 2 organizata observatore (ndėrmjet tė cilave SHBA, Rusia, Japonia, India etj.), si dhe rreth 35 shtete tė tjera pjesėmarrėse pa tė drejta specifike nė kėtė organizėm. Kėto shifra tregojnė mė sė miri implikimin, rėndėsinė dhe kontributin e kėtij laboratori gjigand nė kėrkimin shkencor nė rang botėror.



    Por ēfarė ėshtė CERN-i dhe kush ėshtė objekti kryesor i kėrkimeve?

    Objektivi i kėrkimeve tė CERN-it ėshtė pikėrisht studimi i grimcave pafundėsisht tė vogla. Dihet qė grimcat e vogla dhe mė tė njohurat janė molekulat. Kėto tė fundit pėrbėhen nga atomet, tė cilėt pėrbėhen nga grimcat e quajtura protone, neutrone dhe elektrone. Protonet dhe neutronet formojnė atė qė quhet hadron. Vetė hadronet janė tė pėrbėrė nga grimca akoma dhe mė tė vogla, qė janė kuarket dhe gluonet (quarks, gluons). Por tė tėrė kėta elementė janė tashmė tė njohur nga shkenca bashkėkohore. Ajo ēka shkencėtarėt e sotėm mundohen tė zbulojnė ėshtė fakti nėse me kėto grimca kemi arritur nė infinitin e materies, apo ka dhe grimca akoma mė tė vogla qė pėrbėjnė tėrė kėta elementė qė pėrmendėm deri tani. Nė kėtė laborator, bėrthamat atomike apo protonet pėrplasen me shpejtėsi marramendėse (deri nė 99,9999991% tė shpejtėsisė sė dritės) nėpėrmjet disa mekanizmave tejet tė ndėrlikuar dhe specialė, pėr t‘ju dhėnė njė energji tė jashtėzakonshme. Nga kjo pėrplasje specialistėt shpresojnė tė arrijnė nė grimca pafundėsisht tė vogla dhe njėkohėsisht tė panjohura deri mė tani, pėr tė krijuar njė ide mbi gjendjen e universit nė momentet e para tė krijimit tė tij. Pra, vėnia nė kushte tė pėrafėrta tė lėndėve pėrbėrėse tė universit, me njė shpejtėsi tė pėrafėrt me atė tė dritės, bėhet pėr tė krijuar nė miniaturė fenomenin e Big-Bang. Gjatė kėtij fenomeni, qė mendohet tė ketė ndodhur rreth 13 miliardė vite mė parė, asnjė lėndė dhe as atomet nuk ekzistonin nė gjendjen e sotme. Universi ishte i pėrbėrė nga grimca elementare me energji tė madhe qė ishin: elektronet, protonet dhe kuarkėt. Temperatura arrinte nė vlera disa miliona, miliona gradė, duke krijuar kėshtu njė gjithėsi me njė dendėsi shumė tė madhe.

    Deri nė shekullin XIX mendohej qė grimca mė e vogėl ishte atomi, qė nė vetvete pėrmbante njė kontradiktė pėr sa i pėrkiste emrit tė tij. Nė gjuhėn greke, fjala atomos pėrkthehet "diēka qė mundemi ta ndajmė".

    Kjo ide e ekzistencės sė grimcave pafundėsisht tė vogla ėshtė nė fakt njė ide qė ėshtė mbrojtur qė nė antikitet nga filozofi grek Demokriti (460 para Krishtit - 370 para Krishtit). Nga ky pikėvėshtrim, sfida pėr tė arritur e zbuluar "pafundėsisht tė voglėn" u bė njė objekt kėrkimi pėr shumė shkencėtarė.Pėr tė pėrmbushur kėto kushte u konceptua njė mekanizėm gjigand, i quajtur Large Hadron Collider (LHC), i pėrkthyer nė shqip, "Pėrplasėsi i Madh i Hadroneve", ose pėrshpejtuesi i grimcave. Nė kėtė mekanizėm, grimcat do tė qarkullojnė me njė shpejtėsi tė pėrafėrt me atė tė dritės dhe ajo ēka do tė observohet do tė jetė rezultati i pėrplasjes me njėra-tjetrėn, dukuri qė mendohet tė ketė ndodhur nė fenomenin Big-Bang. Sa pėr tė dhėnė njė ide, nė kėtė pėrshpejtues, mbi 600 milionė grimca nė sekondė do tė pėrplasen me shpejtėsinė e dritės. Tė dhėnat e marra nga ky fenomen do tė arrinin nė disa petabyte, gjė qė do tė ishte e barabartė me tė dhėnat e 150 mijė DVD-ve nė sekondė. Njė nga grimcat, qė ėshtė dhe njė nga subjektet kryesore tė kėrkimit, ėshtė e ashtuquajtura "grimca e Higgs-it" ("Higgs‘ boson"), ose siē njihet nė mėnyrė figurative, "grimca e Zotit" ("God‘s particle"). Me kėtė objektiv u instalua dhe i famshmi LHC, qė funksionon qė prej kėtij viti nė parkun e CERN-it. Ekzistenca e kėsaj grimce pafundėsisht tė vogėl, deri tani ėshtė vetėm e supozuar.



    Po ēfarė interesi ka kuptimi e zbulimi i kėsaj grimce?

    Nė radhė tė parė pėr tė studiuar e kuptuar se ēfarė ka ndodhur miliarda vite me parė, kur mendohet tė jetė formuar universi. Sė dyti, pėr tė kuptuar prejardhjen e "zbrazėtisė" sė universit dhe ekzistencės sė trupave qė gjenden nė tė.

    Kjo mendohet pikėrisht tė vijė nga forcat negative tė grimcave pafundėsisht tė vogla. "Grimca e Zotit" mendohet tė ketė njė masė fizike 100-200 herė superiore me protonin dhe qė ajo ekziston vetėm pėr njė tė miliontėn e njė tė miliardės sė sekondės, para se tė shkatėrrohet e tė shpėrbėhet nė grimca tė tjera. Kjo grimcė mendohet t‘u ketė dhėnė apo t‘u japė masė fizike grimcave dhe lėndėve tė tjera pėrbėrėse tė universit.

    Nė fillim shkencėtarėt mendonin qė grimcat e vogla pėrbėrėse nuk duhej tė kishin masė fizike sipas teorive tė ndryshme fizike, duke dalluar ndėrmjet 2 substancave: lėndė dhe antilėndė (substance and antisubstance). Nė teori, kėta pėrbėrės duhej tė ishin anuluar, duke pasur si rezultat zbrazėtinė, tė shoqėruar me njė energji tė jashtėzakonshme. E megjithatė, universi ynė, pėrveē zbrazėtisė, ka dhe galaktika, trupa qiellorė, planete, yje, domethėnė lėndė ekzistuese. Mendohet qė ėshtė pikėrisht "grimca e Zotit" qė i jep masėn ekzistencės fizike, grimcave pafundėsisht tė vogla qė normalisht duhej tė anuloheshin me njėra-tjetrėn, nga vjen dhe shprehja "grimca e Zotit", e pėrdorur pėr herė tė parė nga fizikani nobelist, Leon Lederman. Njė tjetėr zbulim i CERN - the World Wide Web apo www.Siē shpjeguam dhe mė sipėr, sasia e tė dhėnave qė pėrpunohen nė CERN ėshtė jashtėzakonisht e konsiderueshme. Kjo nevojė e madhe shkėmbimi dhe stokimi tė dhėnash bėri qė kėrkuesit e CERN-it tė projektonin njė proces shkėmbimi informacioni nė mėnyrėn mė komode. Pėr tė pasur njė ide, pėr tė regjistruar dhe pėrpunuar ēdo eksperiencė nė lidhje me LHC, do tė duheshin diēka rreth 100000 DVD nė vit. Kjo masė informacioni ėshtė dhe fryti i punės sė rreth 7000 fizikanėve nė tė katėr anėt e globit, me njė rrjet prej dhjetėra mijėra ordinatorėsh. Vetėm pėr sa i pėrket LHC, mendohet qė tė eksperimentohet rreth 15 vjet, pra njė masė informacioni e jashtėzakonshme.

    Pėr kėtė arsye, nė 1989, Tim Berners-Lee, njė fizikan e kėrkues shkencor nė CERN, i shkruan shefit tė tij, Sir Mike Sendall, njė propozim pėr njė sistem menaxhimi tė informacionit tė thjeshtė dhe efikas. E paqartė, por interesante (Vague, but exciting) do tė ishte pėrgjigjja e shefit tė tij. Do tė ishte ky propozim nga i cili do tė lindte dhe njė nga sistemet qė do tė ndryshonte komplet mėnyrėn e tė vepruarit dhe tė aktivitetit nė tė gjitha fushat e jetės sė sotshme, njohur ndryshe si www, qė ėshtė nė bazėn e funksionimit tė Internetit. World Wide Web (www) ėshtė njė sistem lidhjesh (hypertext) qė lejon konsultimin e faqeve apo sitave tė ndryshme nė Internet, duke pėrdorur njė program tė thjeshtė, tė quajtur navigator (web browser). Kjo do tė formojė atė qė quhet rrjeta e merimangės (njė imazh i Internetit), qė bėn tė mundur konsultimin e lidhjeve. Nocioni i lidhjes, qė ėshtė nė bazė tė funksionimit tė Internetit, ka tė bėjė me njė sistem qė lidh ndėrmjet tyre dokumente tė ndryshme tė ndodhura nė njė vend tė caktuar. Shpesh ka njė konfuzion ndėrmjet Internetit dhe www. Nė fakt, nocioni i Internetit ekzistonte mė pėrpara se ai i www, nė formėn e postės elektronike, chat-eve apo tė Usenet. Nė kėtė pikėvėshtrim, www ėshtė njė nga funksionet e Internetit.

    Nė praktikė do flasim pėr njė burim (ressource) qė nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė dokument (faqe Interneti) i shkruar nė njė gjuhė specifike, i quajtur HTML (HyperText Markup Language). Kjo gjuhė lejon krijimin e dokumenteve qė mund tė pėrmbajnė ēdo lloj elementi (titra, paragrafė, imazhe, multimedia.) Ēdo element karakterizohet nga njė URL (Uniform Resource Locator), apo adresa, siē i themi nė gjuhėn e pėrditshme, e cila funksionon falė njė protokolli (apo disa rregullave specifike), qė nė rastin e Internetit quhet HTTP (HyperText Transfer Protocol). Platforma e parė e pėrdorur nė atė kohė nga Tim Berners-Lee do tė quhej NeXTStep operating system (ekuivalenti i Windows sot) dhe programi qė ai do tė pėrdorte pėr tė naviguar nė www-nė e CERN do tė quhej WorldWideWeb, apo mė vonė Nexus (ekuivalenti i Internet Explorer, Firefox, Netscape etj. sot).

    Tim Berners-Lee e kishte imagjinuar kėtė platformė si "njė libėr tė madh" por dinamik, ku gjithė informacioni do tė grumbullohej dhe tė gjithė tė interesuarit do tė kishin mundėsinė ta shfletonin. Ideja ishte qė, duke pasur parasysh pėrqindjen e madhe tė lėvizjeve nė CERN (turnover), atėherė do tė ishte mirė njė pėrqendrim i informacioneve tė vlefshme, si dhe konsultimi i lehtėsuar i tyre me qėllim uljen e kostove dhe rritjen e eficencės.

    Kjo do tė vinte duke shkėputur pėrfundimisht programin e stokimit tė informacionit me atė tė leximit tė tij, duke bėrė qė informacioni tė ekzistonte, stokohej apo konsultohej mė lehtė e pa pasur barriera teknologjike. Deri nė atė kohė mjaftonte tė ndryshoje program (software) dhe materiali qė ishte pėrpunuar nė tė bėhej i papėrdorshėm.

    Kjo do ta ndihmonte tė arrinte objektivin e tij: njė sistem informacioni tė pėrgjithshėm dhe lehtėsisht tė transportueshėm, lehtėsisht tė konsultueshėm. Ėshtė shumė interesant fakti qė nga eksperimente teknike dhe shumė tė specializuara, si kėto qė shpjeguam mė sipėr, mund tė realizohen gjetje, tė cila do t‘u shėrbejnė nevojave praktike tė ditės. I tillė ishte sistemi World Wide Web, i zbuluar nė njė qendėr thellėsisht tė implikuar dhe tė fokalizuar nė fizikėn e materialeve. Nė kėtė prizėm, nė artikullin e ardhshėm do tė mundohemi t‘ju detajojmė nocionin e Kriptografisė Kuantike, e cila dhe ajo e pati spunton nė kėrkimet shkencore tė njė grupi fizikanėsh. Pėrdorimi i saj shpresohet tė materializohet e tė vihet nė jetė nė shumė skenarė realė, ku sekreti e siguria e informacionit ėshtė primordial, si pėr shembull komunikimet sekrete, votimi elektronik etj. Ky ėshtė dhe subjekti i njė projekti evropian me shtrirje shumė tė madhe nė tė cilėn Universiteti i Lozanės dhe ekipi ynė ėshtė anėtar me tė drejta tė plota qė prej fillimit tė tij.


    © Gazeta Shqip
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  3. #-7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-12-2007
    Postime
    1
    uuuaaaauuu, eshte vertet teme shum interesante, me pelqeu shpjegimi rreth grimcave, tash e kam edhe me te qarte. flm shum per temen.

  4. #-6
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    grimca e zotit apo naj black hole qe t'boj nomin te na ēoje te gjitheve ke "zoti" mrena sek!!
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  5. #-5
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    do tė duheshin diēka rreth 100000 DVD nė vit. Kjo masė informacioni ėshtė dhe fryti i punės sė rreth 7000 fizikanėve nė tė katėr anėt e globit
    E kam pare ne dokumentar te explorer kte. Kjo lloj grimce e cila quhet "grimca e zotit" e ben te duket bomba atomike si nje granate dore afer saj. yypp

  6. #-4
    Carpe Vinum Maska e Zombi
    Anėtarėsuar
    27-08-2007
    Vendndodhja
    Postime
    1,035
    Po ēfarė interesi ka kuptimi e zbulimi i kėsaj grimce?

    Nė radhė tė parė pėr tė studiuar e kuptuar se ēfarė ka ndodhur miliarda vite me parė, kur mendohet tė jetė formuar universi. Sė dyti, pėr tė kuptuar prejardhjen e "zbrazėtisė" sė universit dhe ekzistencės sė trupave qė gjenden nė tė.
    Shume e qarte, do te kuptohet zanafilla. Por ē'dobi do te kemi? Per te ēbere kete qe kemi?!

    Ndonje informate te re per GRID, u be i gjalle?
    • The rest is silence.


  7. #-3
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Por ē'dobi do te kemi? Per te ēbere kete qe kemi?!
    Asgje, mund ta thuash me plot gojen se ky eshte shkatrrimi jone. Nje gabim me ate lloj arme qe mund te krijohet, edhe aq e pati epoka e njerzimit.

  8. #-2
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anėtarėsuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Me gjithė mend qė ėshtė rrezik, a e kanė marrė parasysh shkencėtarėt se mund tė ndodhė edhe ndonjė gjė e paparashikueshme, psh tė formohet njė vrimė e zezė qė ta gėlltisė planetin pėr punė sekondash, me i fjalė tė ikim pėr lesh? Kush ua ka dhėnė lejen kėtyre?

    P.S. Vrima e zezė nuk ėshtė ajo qė menon ti Volto
    Life's too short to remove USB safely.

  9. #-1
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-04-2008
    Postime
    496
    Clay More dhe ju tė tjeret deshironi tė dini mė shume se nje artikull i SHQIP dhe nje roman i Brown mbi CERN , LHC, Antimaterjen? Pyesni dhe do ju sqaroj...

  10. #0
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Po G.D.

    Sa me shum informacion, aq me mire eshte. Nese ke informacion me te shumte ne lidhje me grimcat, mund ta kalosh ktu qe ta lexojme. Sidomos per kte "grimcen e zotit" cfar mund te ndodhe nese behet nje gabim me kte, etj etj. Sa eshte fuqia ksaj, cfar rrezikojme, a eshte e rrezikshme sikur te zbulojme gjera qe nuk duhet ti zbulojme etj etj. Sepse mania per te zbuluar me shume, mund ta na coje drejt nje katastrofe.
    Faleminderit.

Faqja 0 prej 36 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 10:34
  2. Projekti i BB-sė, regjistrimi i pronave brenda 10 ditėsh
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-02-2007, 23:30
  3. Promoteus, projekti mė i mundshėm pėr gazin
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-08-2006, 07:34
  4. Projekti amerikan pėr Lindjen e Mesme tė Madhe
    Nga ORIONI nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 26-01-2005, 11:20
  5. Dėshton projekti pėr Kosovėn
    Nga drini_nė_TR nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-08-2003, 03:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •