Close
Faqja 38 prej 153 FillimFillim ... 2836373839404888138 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 371 deri 380 prej 1521
  1. #371
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    ORIGJINA E NJE POPULLI.
    Te caktosh lindjen apo origjinen e nje populli,o kombi,midis historis,eshte nje debat i gjat qe ri gjithmon i hapur.Origjina e shqipetareve dhe e zagoriteve,qe na intereson eshte nje problem gjithmon prezent,sepse historianet o studiusetit nuk kan arritur te formojn nje ide te qarte mbi prejarthjen tone.Kjo vjen si pasoje e dy arsyeve,e parae nuk jemi te zotet te studjojm historin,e te bazohemi mbi dokumentat,po mundohemi gjithmon ta ndryshojm te verteten,o ta kthejm ate sipas interesit.Kjo sjell edhe piken e dyte,ne kete menyr e ndejm veten inferjor ndaj popujve te tjer,qe e kan shkruar historin,mundohen ta plotesojn,jo si ne qe mundohemi ta ndryshojm.DHe nje gabim tjeter,e bazojm historin mbi individin,dhe jo mbi veprat apo personat qe jetonin ne ate koh,per ne thjesht eshte individi,e me qe nuk kemi asnje hero PELLAZG,nuk arim te pranojm as prejardhjen tone.Sipas PELLAZGEVE,perendesha ATHINA lindi ne liqenin TRITONIDE ne LIBI,dhe asnje grek se ndryshon prearthjen e tij,po te ndodhte nje gje e till me ne,me siguri do te shkruanim qe rjedhim nga LIBIA,se akoma nuk jemi te bindur per lashtesin e kombit tone. SERAFIMDILO@YAHOO.IT

  2. #372
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    PREARDHJA E KOMBIT SHQIPTAR,NIS NGA PELLAZGET .
    Me von u quajt ILIRI,ku rreth vitit 335 para krishtit u mboshten nga ALEKSANDRI i MAQEDONIS.Me von u quajt provinca ROMANE e ILIRIS,e me von ajo e DALMACIS.Ne ndarjen e perandoris romane,SHQIPERIA ngeli ne pjesen e ORJENTIT BIZANTIN,me emrin e provinces PRAEVALITANA.Me von u pushtua nga fise te ndrysgme si GOTI,UNGARI e SLLAVI.Deri sa ne vitin 917 u pushtua nga mreti i BULLGARIS SIMONE.Me von u kthye te bente pjes ne perandorin bizantine.Nga shekulli 11 mori emerin e sotem.U pushtua dhe per nje koh te shkurter nga NORMANET e ROBERTIT te GUISKARDOS,me von u vendosen dhe fise te tjera,si familja e fuqishme KOMNENO.Ne shekullin e 13 qe arthja e republikes VENECJANE,e cila zoteronte bregdetin e shqiperis,ndersa pjesa me e madhe i perkiste,perandoris se dyt BULLGARE ASEN(1230)e me von perandoris SERBE te STEFAN DUSHAN(1346) Ne shekullin e 14 mbeteroi ne SHKODER mbreti BALSA(1366 1421) DURRESI bente pjes ne mreterin e NAPOLIT,gati per nje shekull qendoi nen familjen ANGJONINI te NAPOLIT(1272 1363).Me von u pushtua nga VENECIA,SHKODRA,DURRESI DHE VLORA, nga mesi i shekullit te 15.Me von me pushtimin e TURQEVE te JANINES(1431)arim ne kohen e SKENDERBEUT(1444 1467)Me von VENECIA humbi fuqin e vet dhe la DURRESIN ne (1501) dhe VLOREN ne(1690).Gjat kohes se sundimit TURK,u krijuan edhe dy mbreteri te vogla,si ajo e pashait te SHKODRES MEHMET BUSHATI(1760),Dhe me von ajo e ALI PASH TEPELENS(1822). SERAFIMDILO@YAHOO.IT

  3. #373
    i/e regjistruar Maska e EDilo
    Anėtarėsuar
    02-04-2007
    Postime
    405
    Serafim,po i ben shume interesante keto faqe te tanishme per historine teper te lashte te popullit t'one; per prejardhjen nga Pellazget .Te lumte per njohurite e shumta qe ke ne kete fushe.
    Sic duket te shkruajme rreth Zagorise na le neve te tjereve.....

  4. #374
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Eduart faleminderit,po te lexuara jan.Sa per zagorin nuk shkruan me njeri,se mbase ben vap dhe ne kete periudh eshte bukur te rish ne zagori.Me qe jemi nje popull mbrapsh,presin dimrin per te shkruar,e veren per te fjetur.Eduart po pate mundesi shkuaj ghjithmon ndonje pjes nga libri i ETIENIT(NE NJE BOTE QE LIND E NUK LIND DOT)se eshte nga te paktet qe e meriton te quhet ZAGORIT. te pershendes.

  5. #375
    i/e regjistruar Maska e EDilo
    Anėtarėsuar
    02-04-2007
    Postime
    405


    Dr.Jani Dilo,i pari majtas

    JANI ILIA DILO,JA C'FARE GJEJME NE GAZETEN AMERIKANE "EASTON EXPRES",12/16/1955

    LIBERATION ' OFFERS BEST PEACE HOPE,EASTON MAN SAYS

    "Clirimi jep me teper shpresa per Paqe",thote burri nga Eastoni. Clirimi i vendeve te roberuara perben te vetmen mbrojtje ndaj nje fitoreje boterore nga Bashkimi Sovjetik, sipas Jani Dilo, banues ne 639 W. Lafayette St.
    Duke folur ne Asamblene eShteteve Europiane te roberuara te merkurrren ne New York,Dilo tha se politika e vendeve te lira doli se ishte e gabuar.Nje vetekenaqje ,tregoi historia dhe eksperienca.Clirim, tha Dilo, nuk do te thote lufte ,por
    nje zvogelim te potencialit ushtarak te Bashkimit Sovjetik.
    Dilo, kryetar i Delegacionit te Bashkimit Nderkombetar te Fshataresise, deklaroi se nje politike clirimi"do te thote praktikisht qe Bashkimi Sovjetik te detyrohet te terhiqet ne kufijte e tij te meparshem"
    "Nuk ka rruge tjeter per nje paqe e rregull nderkombetar",tha ai. " Misioni i politikes se jashteme te botes se lire duhet te jete ai qe t'u jape te gjitha shteteve siguri dhe mbeshtetje per te percaktuar vete , ashtu si u pelqen ,fatin e tyre ,pa patur frike qe te shtypen nga disa shtete te tjera qe kane a jane shume me teper te armatosur"
    "Vetkenaqesia dhe zbutja , deklaroi Dilo, jane politika te gabuara dhe ndihmojne Bashkimin Sovjetik .Ideja e koekzistences paqesore, shtoi ai , eshte krejt e huaj per filosofine Sovjetike"
    E keqja me politiken e tanishme , vijoi Dilo , eshte se "Bota e lire" perpunon politika te tilla qe te mund t'u beje balle planeve agresive te Sovjeteve, kurse duhet qe ata , perkundrazi t'i pershtatin planet e tyre qe te mos bien ndesh me ato te politikes se "Botes se lire".
    "Ka ardhe koha per ndryshime",tha ai . "Ka ardhe koha qe bota e lire te inaguroje nje politike tjeter ,nje politike qe duhet t'u drejtrohet te gjitha shtetreve dhe popujve.QELLIMI I SAJ DUHET TE JETE LIRIA".

    (PERKTHEU NGA ORGJINALI PETRO S. ZHEJI)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EDilo : 08-08-2008 mė 17:59

  6. #376
    i/e regjistruar Maska e EDilo
    Anėtarėsuar
    02-04-2007
    Postime
    405
    Citim Postuar mė parė nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Eduart faleminderit,po te lexuara jan.Sa per zagorin nuk shkruan me njeri,se mbase ben vap dhe ne kete periudh eshte bukur te rish ne zagori.Me qe jemi nje popull mbrapsh,presin dimrin per te shkruar,e veren per te fjetur.Eduart po pate mundesi shkuaj ghjithmon ndonje pjes nga libri i ETIENIT(NE NJE BOTE QE LIND E NUK LIND DOT)se eshte nga te paktet qe e meriton te quhet ZAGORIT. te pershendes.
    Serafim,po shkepus nje copeze te vogel nga libri i madh i Etienit:
    ...."Me gjithe poziten qe kishte arritur ne shoqeri(ILIA DILO SHEPERI- shenimi im), ashtu si Aristidh Ruci e Petro Harito(Mbreti e mbante ne krahun e djathte), ne fshatin e tyre si kudo ishin te barabarte midis te barabarteve. Mund te beje fjale me ta si dhe me te tjeret ; vinin ditet e shenuara, festat fetare, njerzit i kerkonin ndjese njeritjetrit e nisnin mardheniet miqesore dhe keta njerez qe kishin harritur te shqueshin , kurre nuk e shfrytezuan personalitetin e tyre ne dem te te tjereve. Kekonin te ishin nje perpara ligjit. Te paret qe e respektonin. Keshtu krijohej tradita demokratike.
    Talleshin me dekorime e pozita. Kujtonin bashkefshatarin e tyre Jorgji Cakon , keshilltar i sulltanit. Kur sulltani e pyeti ,c't'i dergojme Harito Cakos (babai i Cajupit,fabrikant ,i kishte derguar sulltanit nje dhurate),i ktheu kete pergjigje:"Ai esht budalla. Jepi ndonje dekorate. " Po per ty? - Drite elektrike ne dhome". Atehere ne Turqi kishte drite elektrike sulltani dhe Jorgji Cako"

    1939 -a do te sillte "mjerimin e pergjithshem",luften ; rruga e zhvillimit kapitalist do te zevendesohesh me permbysjen e madhe qe te lindte nje bote e re ; sillte arrogancen e te "medhenjvet"."Kapadait e te medhejvet"-do te shkruante vjershetori sheperjot disident Anastas Duka"Kush nuk i ka marre vesh/ jane e drejte e fukarejvet / shkelur e hedhur ne shesh/"
    "Shembujt e mire te punes","punet e holla" te z. Ruci e z. Harito qe pershkruhen ne shkrimin "Zagorija", si dhe "Balli Evropian i Sheperit",te gjitha ,nga mesi i viteve "40-te , duke nisur me "punet e holla te z.Ruci" e me pas te z.Harito, pastaj me "Ballin Evropian" , qe do t'u vihesh kazma e shkaterrimit!
    Vitet e paqes, te punes , te prehjes , kishin ikur per te mos u kthyer kurre me!

    ......
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EDilo : 08-08-2008 mė 18:33

  7. #377
    i/e regjistruar Maska e EDilo
    Anėtarėsuar
    02-04-2007
    Postime
    405


    Dr.Jani Dilo,i pari majtas.


    PO CILI ISHTE Dr. JANI I. DILO?
    Lexuesi ne Shqiperi qe nuk e ka jetuar Luften Nacionalclirimtare, esht njohur me kete emer kryesisht nepermjet vepres se Enver Hoxhes "Rreziku anglo-amerikan per Shqiperine". Enver Hoxha e permend midis "baballarevet te kombit" dhe se Mit'hat Frasheri , ne qeverine qe do te kryesonte , e kishte caktuar minister kombetar. Me vendosjen e pluralizmit u fol se, ashtu si na ka nderuar Faik Konica midis personalitetesh ne bote, na ka nderuar dhe Dr. Jani Dilo! Shpreha habi , se e dija c'personalitet ishte Konica.(Shkruan Etien Dilo- ne librin e cituar dhe me lart).
    Dhe Etieni vazhdon:
    "E ku ta dini ju, me tha Z.Mentor Coku- nje nga ata te merguarit politike ne fund te Luftes ,qe pati fatin te kthehej ne Shqiperi- se cili esht Jani Dilo! Ju dini vetem c'ka thene Enver Hoxha. Frika akoma s'u ka dale njerezvet.Jani Dilo ne shahun tone ka patur rol kryesor. Disa here shoket i ka nxjerre nga situata te veshtira. Ai gezonte respektin dhe dashurine e njerezve" Dhe vazhdoi :" De Goli gezonte respektin e njerezvet.Jani Dilo gezonte respektin dhe dashurine. Me kupton se c'dua te them. Ju ,te kini
    pese perqind te cilesive qe ka patur Jani Dilo,esht vlere e madhe..."
    Nuk mund ta kundershtoja,"padija nuk esht argument"(Spinoza).Kemi kaluar kohe qe te kujtoj inkozicionin :kudo duhet te hynte vetem "drita e partise". Pastaj , ka dhe do te kete nga ata qe u duhet padija, te mos njihen te gjithe personalitet e kombit."Mit'hat Frasheri ,thote nje nga ish -udheheqesit
    komuniste ,"Shekulli,20-Tetor-2005, - s'kishte ndonje gje te vecante" ; neper arshiva zhduken shkrimet "brillante" te Jani Dilos. Kesaj i thone te lesh ne harrese ata qe punuan per kombin. Harresa esht me keq nga baltosja.
    Zoti na dhente mend "te mos shesim mend nga mendte qe s'kemi", te mos baltosim a te leme ne harrese personalitetet e kombit tone
    ![/B

    .... vetem ata qe nuk i duan te miren kombit ,ata kane bere kujdes te mbytin te verteten per personalitete si Jani Dilo e te shtremberojne historine. Paten kohe ta bejne kete,po koha humbet kur nuk jemi te sinqerte!
    Ligesia nuk ka sjelle asgje te mire , vec fatkeqesira dhe dhembje!Nje luftetar , prijes e ushtar zevendesohet me nje tjeter; nje bir nuk nuk mund te zevendesohet me nje bir tjeter!Pa kujtimi i vepres behet me i forte ; nje njeri me ideale te larta e zemer fisnike qe punon e lufton per kombin e vet ne dite nga me te veshtirat e me te rrezikshme, Atdheu e lind si "luftetar te pamposhtur te kombit", ushtar e prijes te ndershem. Kur te vije koha te flitet per rezistencen shqiptare-qendrese jo me "profka patriotizmi e antikomunizmi te pashembullt ne krejt vendet e Lindjes nen thundren staliniste, do te kuptojme me mire se c'demokrat ishte Jani Dilo; prandaj , ish-luftetare qe dergjeshin burgjet enveriste,e qanin me lot vdekjen e tij e...nje pyetje mbetej:A qe vdekje natyrale?! Se , si njeri i politikes , ndiqej hap pas hapi.Nje gje dihej si prej miqvet dhe armiqvet:Ai ishte nje demokrat si te gjithe demokratet e kohes moderne. Sundimtaret gjakatare kudo qe ishin , e kishin kuptuar , donin apo nuk donin ata , "kishte ardhur koha per ndryshime". Armiku i diktatures se tyre,ishte demokracia dhe demokratet e vertete.

    (Te tille e gjejme personalitetin e Dr. Jani Dilo,ne biseda apo kujtimet e Zonjave te shquara Erudite Shqiptare, motrave Juka, Profesor Repishtit, Ing Agim Karagjozit, Dr. Fuat Myftia, Dr. S. Velaj, Studjesit Idriz Lamaj,te pa harruarit trimit kolonjar Sefer Mujo Luarasi,Dr. R. Turdiut, Profesor P. Priftit ,etj.)

    Kadri B. Gashi ,duke folur per perpjekjet e Jani Dilos per zgjidhjen e problemit te Kosoves ,thote:"Jani Dilo, bir i madh i kombit , Mit'hat Frasheri i dyte, nje nga personalitetet qe deri ne frymen e fundit ,ka ba cka mundun per Kosoven, duke e shtruar problemin e saj kudo, ne konferenca nderkombetare, ne shtyp.I mrekullueshmi Jani asht nji nga tri shenjtoret e shqiptarizmit, si dhe Vasil Andoni e Luan Gashi. Jane me te vertete njerez te shenjte , se nuk prishen goje me njeri, degjonin e respektonin mendimin e kujtdo , nuk grindeshin kurre , me po ate thjeshtesi , buzeqeshje e gojeembelsi qe i karakterizonte , te degjonin , te respektonin , te shfaqnin mendimin e tyre per cka mendonin , qe s'qe ashtu si u thoshje; me ta ndaheshe kurdohere si mik , si shok , si vella; edhe armikun e banin mik. Ata , me shume nga cdo gje tjeter , respektonin te qenit shqiptar e pastaj Ballist, Zogist, apo dicka tjeter:Atdheu , Shqiperia mbi te gjitha e pastaj Partia.Kjo qe motoja e tyre, ky qe lejtmotivi i jetes se tyre.
    Ne, te Lidhjes Kosovare ,te K.Ballit Kombetar,kemi propozue qe monumenti i Kolonel Jani Dilos te ngrihet aty ne Prizrenin historik ,perballe Abdyl Frasherit, aty ku ka mbajt nje fjalim aq te bukur patriotik me 1944, se Dr. Jani Dilo i perket Kosoves kreshnike, se, deri sa mbylli syte, e kish aq per zemer. Jani Dilo ka qene e mbetet nje Hero yne Kombetar se ka ba pune te mdhaja per cashtjen shqiptare, e nderkombetarizoi punen e shqiptarizmes ne tri gjuhet,frengjisht, anglisht , italisht.
    I kemi kerkue Dr. Orestit qe te na lejonte ta varrosnim Dr. Janin prane Mit'hat Frasherit , p[o ai s'pranoi , duke na thene se dua te jem prane me te kur te vdes; iu premtue qe amaneti dhe deshira do t'ia plotesojme,por nuk pranoi.
    Jani thosh shpesh:"Ne cmojme ushtarin , se ushtari mbron kombin e don Atdheun......Ushtaret e kombit duhet me i dashte si syte e ballit. Ai nuk thoshte jam Kolonel a Dr., apo dicka tjeter , po"ushtar deri ne vdekje i Atdheut."
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EDilo : 09-08-2008 mė 12:25

  8. #378
    i/e regjistruar Maska e EDilo
    Anėtarėsuar
    02-04-2007
    Postime
    405
    Tani nga libri "860 DITE LUFTE",SHKRUAR NGA Halim Xhelo,botimi"DEGA E HISTORISE USHTARAKE E MMP",TIRANE 1960,PO CITOJME DISA PJESE QE FLET DHE PER ZAGORIEN:...

    17 DHJETOR.
    Picar-Palokaster- Labove
    ....."Kam dhimbje te tmerreshme te dhemballave.Sot te nje njeri qe kish nje dare te ndryshkur hoqa dy dhemballe dhe dhimbjet pushuan.Dreken na e grumbulloi keshilli, buke e qepe po nga qe kishim shume uri na u duk si mish i pjekur. ......

    18-19-dhjetor
    Labove-Topove -Nivan
    Mbreme harritem ne Topove dhe keshilli na shperndau per te ngrene darke e per te fjetur neper baza.
    Kur vajtem ne shtepine qe na caktuan i zoti nuk deshi te hapte deren.
    -C'doni? -bertiti nga brenda . I thane c'kerkonin.Ai shkoi ne nje dhome tjeter , foli me te shoqen dhe pas pak u kthye me te. Dera kerciti.
    Na dolli perpara nje burre i gjate,me fytyre te ngjallur,me nje qafe te trashe si te kaut , me bark te madh e te rrumbullaket sa nje fuci, me ca sy mu si te dreqit vete.Mbante ne dore nje petromaks qe ndriconte tere oborrin.
    Pranoi te na fute brenda ne nje hajat te vjeter , bile na solli edhe ca kashte e bar te thate si miq qe i erdhem. Gjynah te ankohemi. Na solli ca buke e patate te ziera me kripe.
    Pyeta antarin e keshillit qe na shperndau:
    --C'eshte ky njeri?
    --Ah ! - me tha ai--t'a dish ti se c'eshte ky plendes i pa lare. Rrjedh nga nje origjine pak a shume e pasur!
    -_E mesme - i thashe une.
    _Epo ashtu mund ta quajme,- tha ai . - Ka qene 12 vjet ne Amerike dhe pese vjet ne Greqi.Atje vuri shume pasuri se i vdiq nje kushuri i pare qe ish njeri pa njeri dhe ja la ketij edhe pasurine e tij. Menjehere e nderpreu tregimin.
    -Si the - u kujtua antari i keshillit- i mesem? Jo or dorezi ai eshte me i pasuri i Zagorise tani.E ku e lame llafin, - vazhdoi -He ,po. Ne Greqi zuri miqesi me personalitete sidomos me Kotokon e te tjere. Atje ka hotel,restaurant etj. Ka dhe shume para,po....Oh po iki se me therret kryetari i keshillit - Naten e mire!
    Vendosa ta njoh me afer kete buall,prandaj i trokita ne dere me preteks se desha ca uje.
    -Hajde brenda,-me tha - se po bie shi!
    Ish vete i treti.Kish nje grua trashamane ,me surrat te vrare lie, dukej nazelie e shume e merziteshme. Kish dhe nje djale qe sic dukej ish cun tigani i llastuar, nje budalla qe do te kish shok vetem vehten.Qe ne te pare i zoti i shtepise nuk te bente pershtypje te mire. Floket e tij te thinjura e te qethura si vurce ngriheshin si gjemba mbi ate ballin e tij si bostan. Buzet e tij te holla leviznin pa pushim dhe nenqeshnin me dhelperi. Pasi biseduam ndonje gjysem ore me tha:
    -Une erdha te marr gruan e djalin dhe do te shkoj ne Greqi .Lufta qe beni ju nuk me intereson mua.
    -Si urdheron,-i thashe. -Per ju s'ka rendesi liria! Per ju kane rendesi vetem parate.
    -Po ,ashtu eshte, - tha pa pike turpi . - Me falni, do bie te fle se vajti vone.
    -Flij, flec te madhen!Vetem populli i thjeshte do te zgjuaje.

    20dhjetor,
    Sheper- Polican
    Sot ne mengjez u nisem nga Sheperi per ne Polican,ku do te bejme organizimin perfundimtar dhe nisjen per ne veri.
    .......(faqe 147-148).

    Keto jane Ditar i mbajtur nga Gjeneral- Major HALIM XHELO,QE ME SA DI ME VON E PESOI SI SHUME " ARMIQ TE PARTISE",DIKUR USHTARE TE BINDUR TE SAJ....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EDilo : 09-08-2008 mė 15:51

  9. #379
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Eduart e bukur tregimi i HALIM XHELOS.Po te ishte gjalle ti thoje faleminderit per lirin,e me vjen keq qe hengre buk e qep,po sa njerez lat pa buk e pa qep,qe skishin mundesi te enderonin mishin e pjekur.Ai topoviti vertet nuk solli lirin,po ma ha mendja nuk solli diktaturen e nuk la njerez pa buk.Morali i kesaj historie eshte,cin duhet te bejme qytetar nderi,kush solli lirin me te tjerat,apo kush mendonte per veten e vet......

  10. #380
    i/e regjistruar Maska e EDilo
    Anėtarėsuar
    02-04-2007
    Postime
    405
    Citim Postuar mė parė nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Eduart e bukur tregimi i HALIM XHELOS.Po te ishte gjalle ti thoje faleminderit per lirin,e me vjen keq qe hengre buk e qep,po sa njerez lat pa buk e pa qep,qe skishin mundesi te enderonin mishin e pjekur.Ai topoviti vertet nuk solli lirin,po ma ha mendja nuk solli diktaturen e nuk la njerez pa buk.Morali i kesaj historie eshte,cin duhet te bejme qytetar nderi,kush solli lirin me te tjerat,apo kush mendonte per veten e vet......
    Serafim,ka akoma pjese nga ditari ,por s'kam kohe t'i shkruaj,pa le pastaj qe e shikoj qe Zagoritet s'kane kohe te merren me keto,kane probleme shume me te medha per te zgjidhur....
    Nuk duhet te merremi me te kaluaren tone te lavdishme qe na serviri dhe na dhuroi Partia,ate duhet ta harrojme qe ato qe u bene te perseriten prape e prape ,e lum' ata qe do ti kape maja e lapsit...
    Lexo tek gazeta "Mertopol",se ka nje artikull me " shume vlere " qe esht shkruar nga nje Zagorit per vlerat e medha te "Enciklopedise Zagorite",ku natyrisht nuk lihen pa vleresuar e rivleresuar ata njerez me vlera " aq te medha ", qe dhane dhe po japin nje ndihme te pallogariteshme ne edukimin e njeriut te ri, tamam ashtu sic na porositete Partia dhe Komandanti....
    I nderuari A. Pango ,kaq nje merite te pa diskutueshme per punen e veshtire qe ka bere ne nxjerrjen ne drite te Enciklopedise (i lumte 1000- here ),por sic shkruan dhe vete i mirepret verejtjet per te bere nje ribotim sa me te sakte, por duke e vleresuar per ato qe ka te meta, jo vetem qe nuk riparohen, por vazhdohet akoma t'i thuret lavde "Kohes se Partise",qe ishte nje nga kohet me te tmerreshme , me te erreta e me te turpeshme qe ka kaluar vendi yne.

    Diku ne nje nga keto faqe qe jane hapur per Zagorine t'one kam lexuar nje thenie te Cajupit t'one te madh,ku ka shkruar:
    'Kjo dynja e gjere e gjate/ Do te veje si ka vate/
    Nderkohe qe une po e shkruaj po sipas motiveve Cajupjane ,ashtu sic ma perserit shpesh nje miku im:" kjo dynja e gjere e gjate/ po vazhduam keshtu/ , do veje me keq nga c'ka vate...!
    Nuk esht e kollajshme qe njerzit te behen tamam njerez dhe te ndihen sadopak te penduar e fajesuar per bemat e tyre te keqia qe fare me pa te drejte u kane bere te tjereve.

Tema tė Ngjashme

  1. Islami Dhe E Drejta Ndėrkombėtare
    Nga fisniku-student nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 21-06-2010, 09:22
  2. Agjerimi Dhe Urtesia E Tij
    Nga xhenisi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 12-08-2009, 09:27
  3. KUR'ANI nė gjuhėn shqipe
    Nga RaPSouL nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 114
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 08:29
  4. Vilson Ahmeti tregon..
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2006, 03:06
  5. Kushtetuta e Medines
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-11-2006, 10:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •