REVOLUCION???
Të lakuriqtat mendime,
I çlirova burgjesh,
......................skutash,
..............................vrimash...
Nderur fjalët
në telin e strofave,
Me kapësa rimash...
REVOLUCION???
Të lakuriqtat mendime,
I çlirova burgjesh,
......................skutash,
..............................vrimash...
Nderur fjalët
në telin e strofave,
Me kapësa rimash...
E bardha eshte pak...
Flm shumë prej teje e nderuara Muzë...Shumë e bukur.
Më ndjek prapa e kaluara,
nuk është ngopur satanikja dhe meshirën nuk e njeh,
zemërligë,e përgjakur,e shëmtuar,e vrerosur,
një përbindësh i zgjebosur që dhe natën dot nuk fle....
Bëj ti shmangem mikja ime,
bëj ta trëmb...rrugët t'ia zë,bëj ta godas,
e pamundur.. si fantomë vampirësh ngrihet,
më thith gjakun,më merr zemrën,më përplas..
Me shume respekte
Diana
"Carpe Diem"
Çdo plagjiatur është e ndaluar! Vetëm për M-U-Z-E-N për herë të parë botoj një poezi timen të pabotuar kështu që " të drejtën e autorit" e vë që tash!
Kur filloi për ta lexuar librin
Frigohem se po vdes
pa e kuptuar përfundimin.
Kur e përfundoi së lexuari librin
Frikohem se po vdes
pa e shfaqur mendimin.
Frikohem kur mendoj që një ditë
Patjetër do të vdes
E shumë libra do t'i lë të palexuara!
Ali Baba, te falenderoj!
Diana, Preng, ju falenderoj qe sollet poezite tuaja ketu!
Ps: Preng, te detyrohem dicka por...me mire vone se kurre...
Ju pershendes me kete poezi:
CRAZY…
.
.
.
Si nepërkë e etur për ujë dhe zjarr,
Të jam lidhur e tëra pas trupit, në një përqafim vdekjeprurës…!
Duke lëpirë ethshëm të djeshmen,
Rrëshqas çmendurisht kilometrave epshndjellëse të lëkurës…
Shaloji kuajt e psherëtimave,
Lëshoji të rendin mbi mua…!
Më lër të të djeg me vullkane vibrimesh…!
Ringrihu prej hirit, për të rishkruar legjendën tonë të re,
Në pergamenë përqafimesh …
.
.
.
Ndryshuar për herë të fundit nga M_u_Z_a : 24-07-2008 më 15:46
E bardha eshte pak...
UDHËS SË POEZISË
Nëpër rrug të poezisë,
Të agimit,që s’mbaron,
Ikën me hapin e lehtë,
Një poete,plotë pasion.
Ecën,ecën kurreshtare,
Nëpër udhë të poezisë.
Herë bie e herë ngrihet,
Në honet e dashurisë.
Del si ujët e burimit.
Vargu saja gjith freski,
Hedhur lirshëm,si të mbjella,
Nga një dorë,plot dashuri.
Vazhdon me hap të vendosur,
Nëpër udhë të poezisë,
Herë si erë e herë si flutur,
Herë me forcën e stuhisë.
Herë herë e shkujdesur,
Pret agimin e praruar,
E me rrezet përkëdhelet,
Si një Zanë që flë zbuluar.
D. Cana
Ndryshuar për herë të fundit nga Ali Baba Tepele : 25-07-2008 më 14:50
UDHËS SË POEZISË
Nëpër rrug të poezisë,
Të agimit,që s’mbaron,
Ikën me hapin e lehtë,
Një poete,plotë pasion.
Ecën,ecën kurreshtare,
Nëpër udhë të poezisë.
Herë bie e herë ngrihet,
Në honet e dashurisë.
Del si ujët e burimit.
Vargu saja gjith freski,
Hedhur lirshëm,si të mbjella,
Nga një dorë,plot dashuri.
Vazhdon me hap të vendosur,
Nëpër udhë të poezisë,
Herë si erë e herë si flutur,
Herë me forcën e stuhisë.
Herë herë e shkujdesur,
Pret agimin e praruar,
E me rrezet përkëdhelet,
Si një Zanë që flë zbuluar.
D. Cana
I nderuar Cana, më pëlqeu poezia, ka mjaftë krahasime të bukura.
Përshëndetje!
Agim METBALA
Ndryshuar për herë të fundit nga Agim Metbala : 29-07-2008 më 02:24
Mu Za
Je vërtetë poete e një dimensioni befasues dhe tronditës. Nuk mund të shpreh ndryshe vlersimin për JU e nderuara Suzanë.
Në këtë vorbull poetësh e poeteshash, do të cilësoja me shumë sinqeritet një dimesion prej Kiplingu, Essenini dhe pse Migjeniane.
Urime me zemër. Tashti diMu Za
Je vërtetë poete e një dimensioni befasues dhe tronditës. Nuk mund të shpreh ndryshe vlersimin për JU e nderuara Suzanë.
Në këtë vorbull poetësh e poeteshash, do të cilësoja me shumë sinqeritet një dimesion prej Kiplingu, Essenini dhe pse jo Migjeniane.
Urime me zemër. Tashti diçka në vargje nga ana ime
Seretnatë kurr s’të këndova
Letër kurr nuk të kam shkruar
Unë një jetë të adhurova
Ti një jetë më ke munguar
urime Suzana,
Pëshpëritmë ëmbël në gojë.
Se rrugës zëri, ftohet.
Dashuria është drithërimë,
Nga fjalët tona ngrohet.
Keto vargje me preken,
edhe nje here urime dhe frymezim te pashtershem,
rezart palluqi
Faleminderit z.Metbala. "Udhës së Poezisë",është një portret i Zuzana Zisit e cila më duket me shum pasion,lirikë dhe romantikë. "Në qoftëse dikush e do jetën,ka një jetë përpara të shprehet."
Përshëndetje të sinqerta.
Ndryshuar për herë të fundit nga Ali Baba Tepele : 29-07-2008 më 16:25
Krijoni Kontakt