[
Si Kësulkuqja do trokas...
Do t’vija tek ti, si Kësulkuqja.
Me shportën e luleshtrydheve,
............................................,dhe
.................................................një pako kafe.
S’më prite dot.
Të rrëmbeu vdekja,
...................në dasmën time.
Në vend të shportës,
Solla lot…
Do t’vij tek ti, si Kësulkuqja.
Por,
Mos vallë?
Mos vallë ujku na gëlltit, si në përrallë?
Megjithatë, unë, do të trokas.
Vdekjen,
do e verboj me një grusht piper.
Dhe,
pakon me kafe,
..............nga shporta do e nxjerr.
Ty,
e dashur,
në dorë do të ta jap.
Do puth cepin e varrit,
pastaj do të kthehem prapë...!
Jo si Kësulkuqja…
Ajo,
......në kthim,
................mori edhe gjyshen me vete…
E dashur. e ëmbël.
Si vegim,
Në zemrën time,
Mbete...!
[/QUOTE]
Mendoj se Ajo, do të ishte mëse e kënaqur, nëse, kur të vinte koha tënde, ti do të ishe e njëjta gjyshe per niper dhe mbesa ashtu si ajo ishte per ty.
Të djelë të këndshme
Nardi
Krijoni Kontakt