Close
Faqja 27 prej 28 FillimFillim ... 1725262728 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 261 deri 270 prej 272
  1. #261
    i/e regjistruar Maska e GeoF
    Anëtarësuar
    01-07-2008
    Vendndodhja
    Fier, ku nje kile tru shitet sa nje filxhan me fara
    Postime
    188
    [

    Kohë e çmendur…


    Një Korb,
    bën dashuri, me lulen e bardhë të mollës…
    Limfa rënkon…
    Gjethet e rrudhura, ëndërrojnë shi të klorofiltë,
    teksa kryqëzojmë të sotmen që të vdesë nesër.
    .....................................ngujuar me vargonjtë e erës,
    Rrënqethet rrënja…
    Të nesërmes,
    i masim me pëllëmbë përmasat e dhimbjes…
    Thatësirë e trëndafiltë,
    në ç'pasqyrë i kreh flokët hëna?
    Penelatat e dritës,
    shuajnë zbehtësinë e mendimeve,
    Që,
    ...struken,
    .........struken brenda konturit të tyre të përfytyruar.
    Mëkatar, njeriu…
    Shqiponja,
    fluturon në qiellin e hapësirës së bravës së derës…
    Kris reja...
    Shemrat petale,
    nguten të mbulojnë polenin nga shiu.
    Kafka është bosh, krejt bosh…
    Krizantemat e vdekura,
    .................vajtojnë vyshkjen e tyre të sigurt,
    Ndërkohë që arkivoli – qese antike mbeturinash
    Skërmitet duke u prehur në një qosh…
    [/QUOTE]

    Pershendtje Muza !
    Jam pa koment per keto vargje....te madherishme...Genti

  2. #262
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    Ferit RAMADANI:


    MELODRAMA E REFLEKSIT - AKT FLAKRUES I LIRIKES


    Suzana Zisi:[B]Iazhet kanë ftohtë, poezi, botoi Toena, Tiranë 2006[/B]

    1.

    E vërteta poetike gjithmonë ka dale nga intima dhe gjuha e saj prej lotëve, ka bleruar universin. Ndersa thellesia medituese ka perfeshi permasat duke ua rrefyer linjat e kuptimit se ne vetebesimin krijues te te medhenjve, jane të njejtat ndjenja që vlojnë, dhe ato vijnë e behen te njohura si shprehje, kur arrijnë t'i bejnë te mundshme, ato qe kane aftesi ! E tille del e formësohet nga bëma e parë poetike e permbledhjes " imazhet kane ftohtë", që nis me ciklin "ëndërra në pjatën e mungesës " ku prin poezia " Jam ajo bebe", ku poetja Suzana Zisi hap lartesite e horizontit poetik :

    Perballe teje
    dhe nje planeti te panjohur.
    Unë-satelit - dhimbjesh,
    ndjej gërricje dhe therje
    të ngarkuara me shekuj
    minuta,
    sekonda,...

    Ky rijetesim i tillë , qe bart ne vetedie fatin dhe lumturinë, siç e ka te ngerthyer dhe tragjikën edhe pikëllimin, senderton planimetrine krijuese ku arkitektura e nje modeli veçon aktin e te shprehurit, në vendimet e jashtezakonshme te deshirës. Dhe, po atyre vrulleve u jep kushtrim per jehonën e akteve te heshtjes ku intima ndrydhet deri në përçudnim se :

    - Janë ndërruar pelenat, por jo fytyra qysh nga koha
    kur muzat m'i leshove te kafshonin te uritura.

    Sipas gjithe asaj që në përmbledhjen " imazhet kanë ftohtë ", të Suzana Zisit, behet nje gjendje adekuate ku vlon deshira per nismen komunikuese, e cila jo njeherë ne linjat e vibrimeve mbetet perballje e dy shpirterave që hapen e tjetërsohen në pahetueshmeri, ku befasisht derdhet energjia e forces dashuri, dhe pershtypja që rishfaqet si vlerë poetike, i jep identitet poetes per vetite e deklamimit krijues te meditimit . Me këtë vullkan ndjesishe ajo, e hap porten e mbyllur te shpirtit qe pafajsisht e ndjen çdo gjallese ne ndrydhjen dhe burgimin e pamundesise shprehese.
    Kohërave, nëpër të cilen kalojnë brezat, është e pamundur te mos ndeshen rastesi te tilla dashurie. Është krejtësisht normale, mbase, krejtësisht dhe e pamundur te mos lindin personazhe, po aq te paster , te ndershem, dhe te guximshem, qe e marrin rolin :

    "si nëpërke e etur per uje dhe zjarr
    te jam lidhur e tera pas trupit...

    Ringrihu prej hirit
    per te rishkruar legjenden tone te re,
    Ne pergamene perqafimesh..., poezia CRAZY

    Nëpër gjithë këtë besim - falje te asaj qe dashuron, dhe atij që eshte i dashuruar , jo njeherë kanë rënë dhe kanë dalë besëprerjet, tradhëtitë...! Poetja duke u vendosur në transhenë e linjes besnikëri, nxjerr ne shesh po atë luhatje te sëmure te fantazisë njerëzore, parasegjithash te gjinise mashkullore, që "

    Endesh si hije, mes ecejakesh te pasosura...
    Dashnor i perjetshëm...
    Tragjik i shekujve...

    Luhatja dhe pavendosmeria e tipave te tille, ashu siç eshte venë në shënjestren e poetes, i ka detyruar ata, dhe në fund, kanë mbaruar në ironine e vetmuar të netëve.Nëpër atë rrënim ku ardhmëria sterkeqet, per hir te shfrimit ka lindur ajo ndjenje e oreksit për :

    Doruntinat, ti i nderroje perditë.

    Nga kjo qartesi ku pasionet e njerzve vijnë e permbyten del nje qartesi se nga veprimet e palejueshme te kesaj shkundullime që eshte shperndare nëpër permasen njerëzore, varferohet shpirti, vritet dashuria. Por nuk eshte vetem ajo. Trajtimi jo i drejte i gjinise femerore, nga gjinia mashkullore ka krijuar katarsisin ku :

    Gjyshet, ua qendisen rrobat niperve me kuaj ere,
    mbeten pa atdhe...
    Meshkujt, u vune zgjedhen grave
    dhe i derguan ne arë.

    Nëper jehonën e padrejtesise, ku nëpërkëmben kerkesat e Zotit, qe i shkroi në librat e shenjtë, dhe mbijetimi i djallezisë që u krijua me nje qëllim te keq, krijoj situatat ku femra eci drejtë një ardhmërie. Edhepse, ajo ishte rruga e Sizifit, që të arrijë deri tek niveli i adhuruar i saj, per te pasur mireqenien, lumturinë, dhe njekohësisht per te shpaluar vlerat qe posedon. Këtë shpalon poetja Suzana Zisi ne poetiken ku :

    - Është shpirti yt, duhet lexuar...
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  3. #263
    Citim Postuar më parë nga mondishall Lexo Postimin
    Ndonese me nje dialektike pesimiste, vargu tend Muza te pakten mua nuk me deshperon, por s'e fsheh ama, me dritheron. Me dritheron jo nga frika, por nga nje lloj elektriciteti i deshirueshem, i nevojshem per te sjelle shpirtin ne vete dhe per t'i thene qe ta shikoje e vleresoje realitetin ne dialektiken e vet, duke e shkeputur nga pesimizmi. Nuk eshte kollaj(c'fjale!), qe ta besh lexuesin te kaperceje me pertej, te ndjeje me tej, vazhdimesine e mesazhit . Them keshtu une se kaq di, kurse ti ja ke arritur me kohe ta realizosh. Urime!

    Te falenderoj Mond!
    Ne pamundesi per te sjelle dicka te re ne shqip(sepse jane ne proces botimi), po te pershendes me nje poezi nga libri ΣΤΙΣ ΕΡΗΜΟΥΣ ΤΗΣ ΣΙΩΠΗΣ, perkthyer nga Niko Kacalidha.


    CRAZY

    Σαν μια διψασμένη οχιά για νερό και φωτιά,
    ακέρια αναρριχήθηκα, γύρω στο σώμα σου
    με τους θανατηφόρους εναγκαλισμούς μου.

    Και γλείφοντας διψασμένη τα τετελεσμένα,
    γλιστρούσα παράφρονα στα φιλήδονα
    χιλιόμετρα του δέρματός μου.

    Καβαλίκεψε τους ίππους των αναστεναγμών,
    άφησε τους να καλπάσουν απάνω μου.

    Άσε με να καώ σε ηφαιστείων δονήσεις.


    Ξαναγεννήσου από την τέφρα,
    να ξαναγράψεις το νέο μύθο μας,
    στις περγαμηνές των εναγκαλισμών μας.




    Pershendtje Muza !
    Jam pa koment per keto vargje....te madherishme...Genti
    Te falenderoj GeoF!
    Si gjithmone ti mbetesh nje mik i vecante...
    Te pershendes:


    APOKALIPS...



    Rrathëve të ngatërruar të heshtjes,
    të xheloztat dridhma dashurie, enden.
    Duke u vetëvrarë çdo natë,
    nderur telave të një burgu.
    Vetmia,
    heshturazi gërmon të sajin varr.
    Të roztat ndjesi pëshpërijnë këtu.
    E postojnë dridhmën e ylbertë, te sytë
    në të zbehtat agime mollësh,
    ku Adamët,
    përditë,
    puthin të njëjtën Evë, me zjarr.
    Ti,
    duke përtypur të lagështën ëndërr,
    Doruntinash e përplas “Konstantinin”
    vetëvrarë skutave pa dritë
    Dhe rend drejt meje,
    metaforë e hiperbolizuar puthjesh të rrumbullakosura buzësh,
    lagur burimesh të kristalta periferish.
    Ku Muzat mbyten në oqeane të çmendura vibrimesh.
    Fundbarkut,
    ku Zeusi përzgjedh ujshëm, Perënditë…








    Nëper jehonën e padrejtesise, ku nëpërkëmben kerkesat e Zotit, qe i shkroi në librat e shenjtë, dhe mbijetimi i djallezisë që u krijua me nje qëllim te keq, krijoj situatat ku femra eci drejtë një ardhmërie. Edhepse, ajo ishte rruga e Sizifit, që të arrijë deri tek niveli i adhuruar i saj, per te pasur mireqenien, lumturinë, dhe njekohësisht per te shpaluar vlerat qe posedon. Këtë shpalon poetja Suzana Zisi ne poetiken ku :

    - Është shpirti yt, duhet lexuar...

    Vazhdon te humbasesh kohe duke me lexuar e komentuar i dashur Gjakush!
    Nuk gjej dot fjale per te te falenderuar.
    Po te pershendes me nje poezi duke shpresuar se "flet" me shume se nje falenderim:



    PRANVERË…



    Të blertat flatra,
    “Shpellën e thinjave të argjendta”,
    ia mbyllën me loze lastarësh pleqërisë.
    Të freskëtat linja,
    qiellit dhe diellit i striptohen.

    Qumështin e gjinjve,
    e rrufisin,
    të uriturit lumenjtë e urisë.

    Çdo vit,
    epshet e klorofilta të rikrijimit, zgjohen.
    .
    .
    .
    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga M_u_Z_a : 14-05-2009 më 13:56
    E bardha eshte pak...

  4. #264
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar më parë nga M_u_Z_a Lexo Postimin



    PRANVERË…




    Çdo vit,
    epshet e klorofilta të rikrijimit, zgjohen.
    shume bukur....
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  5. #265
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    PRANVERË…



    Të blertat flatra,
    “Shpellën e thinjave të argjendta”,
    ia mbyllën me loze lastarësh pleqërisë.
    Të freskëtat linja,
    qiellit dhe diellit i striptohen.

    Qumështin e gjinjve,
    e rrufisin,
    të uriturit lumenjtë e urisë.

    Çdo vit,
    epshet e klorofilta të rikrijimit, zgjohen.
    .
    .
    .
    .
    [/QUOTE]

    Përshëndetje shpirtërore e nderuar Muza...
    Paraqitja e Juaj në Forum, i jep nuansa të ylberta Letërsisë shqiptare...
    Poezia Pranverë, është e papërsëritshme - vetëm Muza mund t'i dhurojë të gjitha këto figura stilitike dhe ate natën vonë, kur çdo gjë është në heshtje...
    Të tërin e gjeta veten në këtë poezi antalogjike...

    Përqafime Muza...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Agim Metbala : 14-05-2009 më 15:50

  6. #266
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Te falenderoj Mond!
    Ne pamundesi per te sjelle dicka te re ne shqip(sepse jane ne proces botimi), po te pershendes me nje poezi nga libri ΣΤΙΣ ΕΡΗΜΟΥΣ ΤΗΣ ΣΙΩΠΗΣ, perkthyer nga Niko Kacalidha.


    CRAZY

    Σαν μια διψασμένη οχιά για νερό και φωτιά,
    ακέρια αναρριχήθηκα, γύρω στο σώμα σου
    με τους θανατηφόρους εναγκαλισμούς μου.

    Και γλείφοντας διψασμένη τα τετελεσμένα,
    γλιστρούσα παράφρονα στα φιλήδονα
    χιλιόμετρα του δέρματός μου.

    Καβαλίκεψε τους ίππους των αναστεναγμών,
    άφησε τους να καλπάσουν απάνω μου.

    Άσε με να καώ σε ηφαιστείων δονήσεις.
    (shkeputur me lart)

    Ξαναγεννήσου από την τέφρα,
    να ξαναγράψεις το νέο μύθο μας,
    στις περγαμηνές των εναγκαλισμών μας.

    Ja dhe me poshte ne shqip poezia e MuZa-s



    CRAZY…
    .
    .
    .
    Si nepërkë e etur për ujë dhe zjarr,
    Të jam lidhur e tëra pas trupit, në një përqafim vdekjeprurës…!
    Duke lëpirë ethshëm të djeshmen,
    Rrëshqas çmendurisht kilometrave epshndjellëse të lëkurës…
    Shaloji kuajt e psherëtimave,
    Lëshoji të rendin mbi mua…!
    Më lër të të djeg me vullkane vibrimesh…!

    Ringrihu prej hirit, për të rishkruar legjendën tonë të re,
    Në pergamenë përqafimesh …
    -------------------------------------------------------

    Urimet me te mira mike per librin e ri poetik ne gjuhen greke, qe jam i sigurt se do mirepritet nga lexuesi ketu ne Greqi. Uroj perkthyesin e shquar z.Niko Kacalidha dhe besoj qe te kete arritur te percjelle sa me afer origjinalit vargun tend te forte, tipik, modern e filozofik. Kam nje paqartesi te vogel per nje fjale(mbiemer pronor) te perkthyer ne poezine me lart, nese duhet ashtu apo ndryshe. Mund te ta dergoj me mesazh e mail.
    Suksese e vetem suksese. Perqafime, Mondi
    Ndryshuar për herë të fundit nga mondishall : 15-05-2009 më 02:16

  7. #267
    e kithtë Maska e Rebele
    Anëtarësuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpër
    Postime
    1,088
    Në kupën time të qiellit,
    Lindën epoka dinosaurësh.
    Agimet e qytetërimit
    u shuan nën gjurmë eshtash.
    Zoti,
    vulës se Gralit,
    i gdhend një ulërimë,
    Thërrmuar eshtrash…
    Filloj një biznes ndjesish.
    Dy metra varr, mitra e dashurive.
    Një metër ferr, ky katalog mërish.
    Mallkim!
    Mallkim!!!
    Në kupën time të qiellit,
    U bëra xhelati im…

    Përvëluar turrave me dru,
    Vrapoj kuturu, lagem ndyrësish.

    Ne,
    mëkatarët,
    digjemi përjetësisht këtu…

    Gjenitë,
    I shkruajnë kryeveprat,
    në pergamenë gjinjsh…


    Mrekullueshem, Muza. Te falenderoj per kenaqesine qe me dhurove.

    Pershendetje,
    R.

  8. #268
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    Citim Postuar më parë nga mondishall Lexo Postimin
    Te falenderoj Mond!
    Ne pamundesi per te sjelle dicka te re ne shqip(sepse jane ne proces botimi), po te pershendes me nje poezi nga libri ΣΤΙΣ ΕΡΗΜΟΥΣ ΤΗΣ ΣΙΩΠΗΣ, perkthyer nga Niko Kacalidha.


    CRAZY

    Σαν μια διψασμένη οχιά για νερό και φωτιά,
    ακέρια αναρριχήθηκα, γύρω στο σώμα σου
    με τους θανατηφόρους εναγκαλισμούς μου.

    Και γλείφοντας διψασμένη τα τετελεσμένα,
    γλιστρούσα παράφρονα στα φιλήδονα
    χιλιόμετρα του δέρματός μου.

    Καβαλίκεψε τους ίππους των αναστεναγμών,
    άφησε τους να καλπάσουν απάνω μου.

    Άσε με να καώ σε ηφαιστείων δονήσεις.
    (shkeputur me lart)

    Ξαναγεννήσου από την τέφρα,
    να ξαναγράψεις το νέο μύθο μας,
    στις περγαμηνές των εναγκαλισμών μας.

    Ja dhe me poshte ne shqip poezia e MuZa-s



    CRAZY…
    .
    .
    .
    Si nepërkë e etur për ujë dhe zjarr,
    Të jam lidhur e tëra pas trupit, në një përqafim vdekjeprurës…!
    Duke lëpirë ethshëm të djeshmen,
    Rrëshqas çmendurisht kilometrave epshndjellëse të lëkurës…
    Shaloji kuajt e psherëtimave,
    Lëshoji të rendin mbi mua…!
    Më lër të të djeg me vullkane vibrimesh…!

    Ringrihu prej hirit, për të rishkruar legjendën tonë të re,
    Në pergamenë përqafimesh …
    -------------------------------------------------------

    Urimet me te mira mike per librin e ri poetik ne gjuhen greke, qe jam i sigurt se do mirepritet nga lexuesi ketu ne Greqi. Uroj perkthyesin e shquar z.Niko Kacalidha dhe besoj qe te kete arritur te percjelle sa me afer origjinalit vargun tend te forte, tipik, modern e filozofik. Kam nje paqartesi te vogel per nje fjale(mbiemer pronor) te perkthyer ne poezine me lart, nese duhet ashtu apo ndryshe. Mund te ta dergoj me mesazh e mail.
    Suksese e vetem suksese. Perqafime, Mondi

    Vargje qe marrin shtigjet dhe behen jehonë e nje lirike per te mbushur ritmin lirik qe del nga nje shpirt me flatra!
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  9. #269
    Letersia Maska e feneri
    Anëtarësuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Në Kërçovë
    Postime
    359
    Suzana ZISI :



    “NATYRË E QETË”


    Kafshoj klithmat e natës si ujku i hënës së plotë…
    U mëshoj dhimbshëm kambanave.
    Zemrën - zjarr, i vjedh Zeusit,
    Njeriu po ngrin.

    Deti, vjell lotët e kripur të zanave…




    Poezi e nje dimensioni kohor qe ka arritur t'ia beje portretin mireqenies shqiptare !

    Sukses Suzana!
    Arbëri të qofsha fal, të kam nënë e më ke djalë !

  10. #270
    Letersia Maska e feneri
    Anëtarësuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Në Kërçovë
    Postime
    359
    Suzana ZISI :


    SOT


    Prushi djeg në buzë.
    Flaka ndrin në sy.
    Thyeje pendën e trishtimit poet!
    Kohë për dashuri…




    Sa atomike po aq e gjere ne dimensionin horizontal, po aq e thelle ne vertikalizem! Sepse:

    "vertet eshte gjithmone kohe per dashuri,
    por njerezit sot jane bere materialiste dhe me dashuri nenkuptojne ate te shtratit"

    "dashuria eshte shume me e madhe se mendjet e vogla njerezore"

    "dashuri per veten se pari
    dashuri per ajrin qe thith,
    dashuri per ngjyrat,
    per ato qe kemi humbur,
    per ate copen e bukes qe hame
    per nje shikim apo dy sy te deshiruar
    per nje prekje qe mbase kurre nuk do te ndodhete
    per ato qe kurre nuk i kemi thene
    e per ato qe kurre nuk do ndodhin
    dashuri per nje cicerime apo per nje lule qe na dritheron me bukurine
    dashuri per piken e shiut qe na nderon duke na lagur e duke na prekur..."

    Ky monolog me peshperit perderisa lexoj kete domethenie te poezise. Mbase jam gabim, por ja qe nje ze engjëlli keshtu me flet ne mesnatë !
    Ndryshuar për herë të fundit nga feneri : 27-06-2009 më 10:53
    Arbëri të qofsha fal, të kam nënë e më ke djalë !

Faqja 27 prej 28 FillimFillim ... 1725262728 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Qumështi i nënës
    Nga Klevis2000 në forumin Të jesh prind
    Përgjigje: 83
    Postimi i Fundit: 06-07-2012, 05:12
  2. Qumeshti I Devese
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 18-05-2009, 20:33
  3. Tradita ilire tek shqiptarët e Maqedonisë
    Nga alibaba në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 19-11-2008, 15:40
  4. Fetva te dijetareve islame ne lidhje me ceshtjet Islame
    Nga aluando në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 29-03-2005, 14:50
  5. "Une, ti dhe Kasandra"
    Nga SwEeT-VLoNjaTe në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 13-04-2003, 17:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •