Close
Faqja 18 prej 28 FillimFillim ... 81617181920 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 171 deri 180 prej 272
  1. #171

    Vargje majft domethenes

    Zvarrite hapin e plogësht,
    Mbi gjurmën që le kur erdhe,
    (E parmja dhe e mbrapshta
    S’përputhen aspak)

    Këpucët e ikjeve pa kthim,
    Lermi në prag.


    Kepucet e ikjeve pa kthim,
    lermi ne pprag,

    nuk e di nesi keto dy vargjet e fundit ia kushton ndonje dashnori kokeforte,
    por une i perkthej ato kepucet e ikjeve pa kthim, si kepucet e mija te kurbetçiut,

    nejse, kjo esht e bukuria e vargut poetik, permban mjaft kuptime,


    suksese ne krijimtari,

    rezart palluqi

  2. #172
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Citim Postuar më parë nga M_u_Z_a Lexo Postimin
    Ali Baba, te falenderoj!

    Diana, Preng, ju falenderoj qe sollet poezite tuaja ketu!

    Ps: Preng, te detyrohem dicka por...me mire vone se kurre...

    Ju pershendes me kete poezi:



    CRAZY…
    .
    .
    .

    Si nepërkë e etur për ujë dhe zjarr,
    Të jam lidhur e tëra pas trupit, në një përqafim vdekjeprurës…!
    Duke lëpirë ethshëm të djeshmen,
    Rrëshqas çmendurisht kilometrave epshndjellëse të lëkurës…
    Shaloji kuajt e psherëtimave,
    Lëshoji të rendin mbi mua…!
    Më lër të të djeg me vullkane vibrimesh…!

    Ringrihu prej hirit, për të rishkruar legjendën tonë të re,
    Në pergamenë përqafimesh …

    .
    .
    .
    Sa herë,Ata që i DUA ,u kthehen detyrimeve pa " zarar" më bëjnë që epshi i ashtit dhe shpirtit tim, të ekstazohet në përqafimin vdekjeprurës të vargjeve të MUzes.
    Legjenda e re nuk e di se a do të rishkruhet akoma pa përfunduar së shkruari ajo e vjetra.
    Librin se mora por kjo Poezi më ngjanë në vargun tim që thotë:

    " Muza shkroj jo një Poezi - për të mbyllur një libër
    Por për të hapur një Akademi"

    Pse jo edhe një dashuri?

  3. #173
    Ju falenderoj qe keni humbur kohen ketu...Z. Metbala, Doci, Ali Babe Tepele, Rezart, Preng!
    Ju pershendes me keto vargje:


    RASTËSISHT...?



    Rastësisht
    këtu nën hijen e plepit,
    të brymtat shushurima gjethesh më shurdhojnë.
    Të lagështat ëndrra, shpërndan shiu i puthjeve,
    sa, edhe me sy hapur, shpesh, më vizitojnë.


    Rastësisht
    u laga vjeshtës së ndezur,
    ëndrrash të purpurta fshehur përmbi re.
    Kam frikë t’ia çel sytë dashurisë,
    mantelit që zjarrin, shuan muzgjeve.

    Rastësisht
    u ndeza ditëve të mia,
    tek dorën e zgjata, brenda një hyjnie.
    Lind, i imi Diell, netëve të vjeshtës,
    mallin që më djeg e përhumb në hije…




    ÇAST…



    Në oxhakun e ftohtë,
    prushi përvëlon misteret.
    Malli, kokën mbështet në prehrin e natës.
    Re të zeza, trazon vetmia.
    Pas shiut,
    qielli i tharë nga lotët,
    serenata i këndon tokës së lagur.
    Emri yt, djeg buzët e mia.





    UNE, TI, ANA MARIA…




    Unë jam lulja,
    Ti - pema.
    Unë jam buka,
    Ti - uji.
    Unë jam toka.
    Ti - dielli.
    Unë - natyra.
    Ti - e vërteta.

    E vogla Ana Mari,
    është Jeta.



    E bardha eshte pak...

  4. #174
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    Citim Postuar më parë nga M_u_Z_a Lexo Postimin
    •••



    Ti,
    Fshihesh, strukesh brenda vetes.
    Kërmillit,
    nga zilia,
    jargët e argjendta i shteruan…
    U thanë edhe lumenjtë,
    ……………………nga etja…

    Ëndrrat,
    Delirojnë,
    me turra të lagura drush
    ………………….e tym të zi organesh të padjegura…

    Në kanatet e kohës,
    kish harruar të trokiste
    Vdekja…

    Të fundmin lot, thërrmoj syve
    E buzësh,
    Buzëqeshjen kafshoj,
    Nxirë nga skërmitja…

    Ulëras humbellave të shpirtit.
    Akrepat e orës sime biologjike,
    I ngujoj tek pritja…


    Poezia e MuZës ditë e përditë bëhet ylber meditimesh! Ajo thotë :

    Ulëras humbellave të shpirtit.
    Akrepat e orës sime biologjike,
    I ngujoj tek pritja…


    Në realitet, kjo ulërimë e humbellave, është jehonë lartësishë që ata që ia prekin domethënien padyshim zgjojnë vetëdien që të niset me hapin e çliruar nga "ngujimet" që i bëheshin edhe shpirtit - idesë shqiptare, edhe trungut të saj të mbetur cung nga ndarjet dhe përçarjet!

    Poetja MuZa është bërë horizont i shtegut poetik, dhe lexuesit, po edhe kritikët, çdo ditë e ndjejnë se ajo bën prurje urraganesh që nuk rrënojnë por ngrisin nivelin artistik!
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  5. #175
    Letersia Maska e feneri
    Anëtarësuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Në Kërçovë
    Postime
    359
    PARADOKS



    ...dhe i ngjanim njëri tjetrit
    në shpirt e zemër ndrydhëm -
    porosi të pathëna,
    njëmijë herë të këputura
    nga bebëzat e syrit -
    të përlotur si strall !

    Kushedi përse than :
    - Ngjajnë në rreth pakuptimesh !

    Atëbotë vinin mes nesh
    dhe iknin pa lamtumirë
    një humbëtire pa cak, pa shtigje
    të gjenin shpresa të reja!

    Mikja ime prej lotësh dhe lutjesh :
    Duarkryq nuk qëndruam !

    Atëbotë i ngrysën stinët tona
    dhe kthimit tonë në një - i bënë varr
    të ndahemi përgjithmonë!

    Përse e prisnim atë ditë
    që lirilind nga hallet e shpresat,
    udhëndarjet ia hapën !


    P.S. Se bëhesh strall poetik dhe ndez flakadanin e vargjeve që ndërtojnë Kalanë e Muzës, solla këtë poezi të titulluar Paradoks, për të bërë shenjëzimin e Kipcit të ringjalljes!
    Arbëri të qofsha fal, të kam nënë e më ke djalë !

  6. #176
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anëtarësuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684
    E magjishmja Muze
    qe trupat e fjetur, frymet e akullta
    shpirtrat e grire, endrrat e shitura

    me vargje ne jete sjell.

    E magjishmja Muze
    qe zjarrin e shpirtit
    per te ngrohur te veniturit
    ne vargje derdh

    E magjishmja Muze...

    Pse me ben njeri?
    kur i tille nuk dua me te jem!

    Fike zjarrin nuk dua ta shoh me,
    me verbon, me djeg, me kafshon
    ...

    Lerme te lutem ne erresirre
    mos te shoh hirin e shpirtit tim te dhje**
    Ndryshuar për herë të fundit nga JestersWorld : 05-08-2008 më 09:35
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

  7. #177
    Citim Postuar më parë nga feneri Lexo Postimin
    PARADOKS



    ...dhe i ngjanim njëri tjetrit
    në shpirt e zemër ndrydhëm -
    porosi të pathëna,
    njëmijë herë të këputura
    nga bebëzat e syrit -
    të përlotur si strall !

    Kushedi përse than :
    - Ngjajnë në rreth pakuptimesh !

    Atëbotë vinin mes nesh
    dhe iknin pa lamtumirë
    një humbëtire pa cak, pa shtigje
    të gjenin shpresa të reja!

    Mikja ime prej lotësh dhe lutjesh :
    Duarkryq nuk qëndruam !

    Atëbotë i ngrysën stinët tona
    dhe kthimit tonë në një - i bënë varr
    të ndahemi përgjithmonë!

    Përse e prisnim atë ditë
    që lirilind nga hallet e shpresat,
    udhëndarjet ia hapën !


    P.S. Se bëhesh strall poetik dhe ndez flakadanin e vargjeve që ndërtojnë Kalanë e Muzës, solla këtë poezi të titulluar Paradoks, për të bërë shenjëzimin e Kipcit të ringjalljes!
    Feneri, te falenderoj shume!
    Mbetem pa fjale para vargjeve te tua...

    E bardha eshte pak...

  8. #178
    Citim Postuar më parë nga JestersWorld Lexo Postimin
    E magjishmja Muze
    qe trupat e fjetur, frymet e akullta
    shpirtrat e grire, endrrat e shitura

    me vargje ne jete sjell.

    E magjishmja Muze
    qe zjarrin e shpirtit
    per te ngrohur te veniturit
    ne vargje derdh

    E magjishmja Muze...

    Pse me ben njeri?
    kur i tille nuk dua me te jem!

    Fike zjarrin nuk dua ta shoh me,
    me verbon, me djeg, me kafshon
    ...

    Lerme te lutem ne erresirre
    mos te shoh hirin e shpirtit tim te dhje**

    Jesters, miku (dhe kusheriri) im i dashur...
    E di qe me ke munguar?
    Kur them "me ke munguar", nenkupto tere "peshen" qe mbart kjo fjale.
    Te perqafoj!
    Te falenderoj per poezine!
    E bardha eshte pak...

  9. #179
    PRANVERË…



    Të blertat flatra,
    “Shpellën e thinjave të argjendta”,
    ia mbyllën me loze lastarësh pleqërisë.
    Të freskëtat linja,
    qiellit dhe diellit i striptohen.

    Qumështin e gjinjve,
    e rrufisin,
    të uriturit lumenjtë e urisë.

    Çdo vit,
    epshet e klorofilta të rikrijimit, zgjohen.






    REND...



    Rend,
    në të majtë
    dhe në të djathtë…
    Dy trena,
    në drejtime të ndryshme zhurmërojnë.
    Unë, copëtohem t’i arrij.
    Shpesh, nuk di se ç’dua.
    Unë, rend drejt tyre tani,
    apo ata rendin në Mua?






    FJALA…



    Varur pasionesh,
    nderur në mall,
    therur parlamentesh,
    megjithatë: Gjallë…





    E bardha eshte pak...

  10. #180
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    FJALA…



    Varur pasionesh,
    nderur në mall,
    therur parlamentesh,
    megjithatë: Gjallë…

    Suzana te gjitha poezite e tua jane te nje niveli shume te larte,eshte kenaqesi te lexosh poezite e tua.

Faqja 18 prej 28 FillimFillim ... 81617181920 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Qumështi i nënës
    Nga Klevis2000 në forumin Të jesh prind
    Përgjigje: 83
    Postimi i Fundit: 06-07-2012, 05:12
  2. Qumeshti I Devese
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 18-05-2009, 20:33
  3. Tradita ilire tek shqiptarët e Maqedonisë
    Nga alibaba në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 19-11-2008, 15:40
  4. Fetva te dijetareve islame ne lidhje me ceshtjet Islame
    Nga aluando në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 29-03-2005, 14:50
  5. "Une, ti dhe Kasandra"
    Nga SwEeT-VLoNjaTe në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 13-04-2003, 17:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •