Close
Faqja 21 prej 37 FillimFillim ... 11192021222331 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 210 prej 362
  1. #201
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga peoples Lexo Postimin
    Lemon tree, nje film intim izraelit, eshte shembull se mund te besh nje komedi dhe t'i flasesh te gjitheve, qofshin ato te huaj, apo vendas.

    Film tjeter interesant, nje film argjentinas: Agnus dei.
    wow, po "les citronniers" (Lemon tree) dhe "Agnus dei" kam dy-tre jave qe i "injoroj". Shfaqen nga dy here ne dite tek "Utopia" ime. Ja vlejne vertet ?? Ate me limona, e anashkalova se pata nje parandjenje se do ish si "Meduzat"; ndersa per kete "Agnus dei" sikur s'po më mbushej mendja...

    Kam kohe te lire neser, po jua bej "adetin"...

  2. #202
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    Indiana Jones & the Kingdom of the Crystal Skull - film amerikan nga Steven Spielberg

    Kam nje problem:
    Ne pergjithesi, nuk paragjykoj gjinitë (zhanret) e filmave qe shikoj. Edhe zhanre te tilla te veçantë i pelqej, si:
    -filmat fantastike (me pelqen "Carrie"(de Palma), "Shining" (Kubrick), "Lost Hightway" (Lynch), "Naked lunch" (Cronenberg), "Nosferatu" (Murnau)...)
    -filmat fantastiko-shkencorë : "2001, A space Odyssey" (Kubrick), "Abyss" (James Cameron) , "Cloverfield" (Matt Rives)
    -Melodramat: pothuaj te gjithe filmat e Douglas Sirk, Vincente Minelit apo Fassbinder-it.

    Problem kam me filmat-aventurë. As i kam pare, dhe as me kane terhequr filma-aventure te tille (te njohur) si "The Lord of the rings" apo "Indiana Jones". Nuk kisha pare asnje nga "Indiana Jones"-et e meparshem. Megjithate, isha i hapur per ta pare kete te fundit. Por më duket se, perfundimisht, filmat-aventurë nuk arrij ti shijoj... ndofta nga fakti se eshte gjinia(zhanri) më argëtues, më spektakolar ne kinematografi qe me pengon . Ndofta sepse ne femijeri, nuk jam rritur me perralla me aventura e nuk kam pare filma te tille (ne Shqiperine e para '90-ës kur kam qene dhe fëmi, personalisht as kam lexuar, as më kane rrefyer perralla te tilla, as kam parë...). Permenda femijerinë, sepse ne filma te tille ka diçka qe te kujton argetimin femijeror.

    Tridhjete minutat e para te filmit jane te mira (fundja regjizor eshte Spielbergu, jo dokushdo...). Pastaj fillojne skena aksioni pa pushim, filmi nuk pushon, nuk ndalon te marrë frymë nje minute te vetme... Harrison Ford-i duket plakaruq, mezi ndjek ritmin e çmedur te filmit. Dhe mua me kapi merzia...

    Por ama inagurova filmin e pare me aventura ne kinema !





  3. #203
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Am Ende kommen Touristen" (Ne fund vijne turistët)-film gjerman nga R. Thaleim

    Sven (djalosh i ri gjerman) mberrin ne Auschwitz, qyteze e vogel polake, ish kamp perqendrimi, per te kryer sherbimin civil (sherbim ushtarak te detyruar nuk kamë në Gjermani). Nje nga misionet e tij eshte te kujdeset per Krzeminski-n, ish i persekutuar ne ate kamp. nderkohe, Sven njihet me Ania-n, perkthyesen e re te qendres muzeale te ish-kampit te perqendrimit.

    Filmi mund te ishte interesant, sidomos per nga tema (memorja kolektive e njerezimit), por mbetet problemi i regjise (mizaskenes): shume gjera kthehen në te parashikueshme dhe fatkeqesiht, demonstartive...


    web-site i filmit: www.amendekommentouristen.de/







  4. #204
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Juventude em marcha" (Perpara, rini !) - film portugez nga Pedro Costa

    Duke qene se më ne fund e pashe per here te dyte kete film, kete rradhe mund te shkruaj diçka per kete monument kinematografik.

    Se pari, duhet shpjeguar titulli i filmit, qe eshte ironik: "Perpara rini !" eshte titulli i nje kenge revolucionare afrikane e perudhes se Luftes se Ftohte, e kenduar ne Bregun e Gjelber, ish-vend socialist afrikan.

    Tani filmi: Pikerisht jemi ne Lisbone, ne periferite e banuara nga emigrantë te ardhur nga Kepi i Gjelber, ish-koloni portugeze, ne Afrike. Lagja e emigranteve po prishet, emigrantët do te strehohen ne apartamente te reja, neper banesa sociale.

    Ne qender eshte Ventura, ky qe shihet ne foton e meposhtme, emigrant i sapo dale ne pension, qe kalon kohen duke takuar "femijet" e tij, emigrante dhe ata.



    Fjalen "femijet e tij" jo rastesisht e vura ne thonjeza, sepse pikerisht ketu qendron dhe "kleçka" e filmit (thjesht nga ana skenaristike): me te gjitha gjasat, asnje nga personazhet qe Ventura takon pergjate tre oreve te filmit, nuk duket te jete femija e tij biologjik. E megjithate, ai vazhdon ti therrase: "djali im", "vajza ime". Dhe ata e pranojne "lojen" e Ventures dhe e therrasin "baba" !


    Ventura eshte nje gjigant i thinjur, nje njeri pa mobilje (ne skenen e pare fare te filmit nje grua hedh nga dritarja disa mobilje), por nje njeri qe, me prezencen e tij, pushton hapsira te kompozuara qofte nga tavane te ulta e mure te pista (shtepite e mbetura te emigranteve), qofte nga tavane te larta e mure te bardha (banesat e reja sociale te propozuara nga shteti).

    Por Ventura eshte mbartes edhe i nje historie te hidhur, i nje dhimbjeje : braktisja nga gruaja e tij Clotilde. E megjithate, Ventura eshte babai i te gjithe emigranteve. Sepse Ventura, me gjithe mizerjen e tij ekonomike, me gjithe faktin qe kur te shtrengon doren, gjeja e pare qe te shkon ne mendje eshte ta lash atë (pra dorën), ka gjithe atributet e nje mbreti, e nje princi. Si ka mundesi ?? Sepse Ventura eshte atdheu i gjithe kesaj trupe emigrantesh te ngecur keqas midis vendlindjes (Kepit te Gjelber) dhe nje atdheu te dyte, Portugalise, qe mezi i pranon si femije te saj; ai eshte atdheu i nje trupe njerezish qe kane ngecur keqas midis méthadone-s (drogë) dhe realitetit.

    Po si ka mundesi qe nje "plakush" i tille te fitoje statusin e nje perandori ?

    Ka mundesi, sepse Ventura nuk eshte nje pensionist handikap, permes te cilit ne do te mund te ndiqnim ne menyre hipokrite "ri-integrimin" e tij ne shoqerine e sotme "moderne". Ai eshte tjeter gje: eshte nje Princ ne kurbet, qe refuzon çdo "rehabilitim" social. Sa per ilustrim, nje skene nga filmi. Ventura shkonte vizitoje apartamentin e ri qe Sherbimi Social ja ka ofruar pas kaq vitesh pune. "Rastesisht", punonjesi i Sherbimit Social eshte nje bashkatdhetar "i integruar" i Ventures, i veshur ne kostum e kollare. Nderkohe qe punonjesi i tegon Ventures avantazhet kulturore dhe sportive qe do te kene "femijet" dhe "gruaja" e tij ne kete lagje te re (hajde humor hajde !!), ky i fundit, siluetë e zeze me shpine nga kamera, ngre doren ne menyre monumentale per nga muret e bardhe te apartamentit per te thene: "Aty tek qoshka ka ca merimanga !" (hajde pergjigje hajde !!!).

    Sepse ky eshte principi kryesor i nje kinematografie te tille: te aktualizojë mitin, ta misherojë (incarner) ne jeten e perditshme. Ventura eshte Ulisi i Greqise se Lashte, Kepi i Gjelbert eshte Itaka e tij. Qe nga ky çast, mbreter te botes nuk jane më as afaristët, as sulltanët e naftes, as politikanët, por te varfërit, emigrantët, "negro"-t, "minjt e nevojtoreve" (siç ka qejf ti therrase dikush...).

    Keshtu qe "Perpara rini !" arrin te fusë njeriun, qenien njerezore, tek qeniet e pavdekshme. E habitshme , ja kush na qenka arti ! Paska te bêka me pavdekesine !
    Jo rastesisht, letra qe Ventura i reciton shokut te tij te dhomes (leter qe ky i fundit duhet t'ja çojë gruas se tij ne Kepin e Gjeber) dhe qe kthehet ne lejtmotiv ritmik te filmit, eshte e ngjashme me letren qe Robert Desnos, poet i internuar nga fashistet, i shkruante te dashures se tij nga kampi i perqendrimit, ne Auschwitz, ne qershor te 1944.
    Pra... nuk duhet harruar! Duhet mbajtur gjalle memorja ! Duhen bashkuar qeniet njerezore perreth nje "babai" qe nuk pushon se rrefyeri historine e tij. Dhe permes rrefimit, te hysh ne histori. Ne historine e shtypjes. Dhe te mos vdesesh. Por te vazhdosh te misherohesh (se réincarner) ne jeten e perditshme, ne jeten e te gjalleve.

    Por nje kinematografi e tille qe te propozon te pavdekshmen, pavdekesinë, nuk ka limit, nuk ka kufi. Konkretisht, fFilmi vertet eshte i gjate (3 ore), por eshte aq i dendur, aq i ngjeshur, sa mund te vazhdonte e te vazhdonte ne pafundesi. Kete te mire ka arti i mirefillte: nuk ngopesh me të, do qe te mos kete kurre fund.

    Pedro Costa (regjizori) e ka fituar bastin e tij kinematografik. 3 vjet pas shfaqjes se tij ne Festivalin e Kanes, me shume mundim, por me ne fund, filmi i tij ka mundur te shfaqet ne sallat e errta te kinemase. Qe regjizori ta fitonte kete bast artistik, i eshte dashur te rishpikë artin kinematografik (réinventer le cinéma) : "Perpara rini !" ne se trouve nulle part ailleurs... !



    shenim: duke mos pasur kohe, po shkruaj dy fjale per formen vizuale te filmit, qe po e permbledh me nje shembull konkret : Dy fotot e meposhteme jane dy imazhe (plane fikse) nga filmi, dy plane qe ndjekin njeri-tjetrin, qe shfaqen njeri pas tjetrit.
    Nuk di cila imagjinate do te mund te perfytyronte qe keto dy plane i perkasin te njejtit film, aq te ndryshëm jane mes njeri-tjetrit (mizerabiliteti i te parit, dhe madheshtia e te dytit). Dhe megjithate, i perkasin te njejtit film, per fatin e mire te syve te spektatorit !



    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  5. #205
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "THE HAPPENING" - film amerikan nga M. Night Shyamalan

    Dje (e premte, 13 !) ka dale njekohesisht neper kinema ne Europe dhe USA filmi i ri i M. Night Shyamalan "The happening" te cilin shkova dhe pashe dje.
    Sot ja rekomandoj gjithkujt qe mund ti jepet mundesia ta shikojë.

    Se pari, dy fjale per regjizorin, Mister Shyamalan (ne foto)



    Lindur ne Indi, rritur ne USA, Night SHyamalan, regjizor kontraversal, e konsideron veten regjizor te veçante, pra jo dokushdo. Famën e fiton shume shpejt, qe ne moshen 29 vjeçare, me filmin e tij te trete "The Sixth sens" ne 1999 (ju kujtohet Bruce Willis dhe djali i vogel ?? )



    Nga disa, Shyaman konsiderohet si trashegimtari i vetem i denje i Alfred Hitchcock-ut, pra i thriller-it (suspens-it) ne kinema dhe mjeshter i "twist ending" (twist final - dmth qe fundi i filmit eshte krejt i papritur).

    Pas "The sixth sens" (Sensi i Gjashte), 1999, regjizori realizon:

    Unbreakable - ne 2000 (perseri me Bruce Willis)
    Signs - ne 2002 (me Mel Gibson)
    The Village - ne 2004 (me Bryce Dallas Howard dhe Joaquin Phoenix )
    Lady in the Water - ne 2006 (perseri me Bryce Dallas Howard )

    Nga keto filma te tij, me pelqen veçanerisht "THE VILLAGE", te cilin personalisht e konsideroj si te vetmin film ne bote qe rrefen (pa dashje !) historine e izolimit 50 vjeçar te Shqiperise nen diktatures e Enver Hoxhes.




    Tani te vijme tek filmi i fundit i tij, qe ka dale njeheresh ne shume shtete te botes, pra : "THE HAPPENING" ("Phénomènes" - ne frengjisht).

    Ajo qe eshte e "çuditshme", eshte se ka dy trailer te ndryshem per kete film:

    I pari, i adresohet nje publiku te gjere dhe eshte "soft" : http://fr.youtube.com/watch?v=4fwccFTJIdo

    I dyti: i ndaluar per moshat nen 16 vjeç : http://fr.youtube.com/watch?v=WMiVfzBAb-Y

    Jo rastesisht e permenda faktin se ka dy TRAILER te ndryshem per kete film. Ne fund te filmit, te krijohet pershtypja se filmi (ai qe shfaqet ne kinema!) me shume se veper e regjizorit Shyamalan, eshte veper e kasaphanes (thertores) te producentëve te 20th Century Fox. Filmi mu duk i gjymtuar, montazhi duket "bizarre" (i çuditshem), si rralle ne ndonje film te regjizorit.

    Nuk mund te flas shume per filmin, per te mos zbuluar te fshehtat e tij, por duket se padyshim kemi te bejme me nje fare remake te "Birds" (Zogjtë) te Hitchcock.


    Web-site i filmit: www.thehappeningmovie.com/


    Ne foton e meposhtme: regjizori Shyamalan dhe aktori kryesor i filmit, Mark Wahlberg.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  6. #206
    pa he!... Maska e korçar
    Anëtarësuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Ne fund te filmit, te krijohet pershtypja se filmi (ai qe shfaqet ne kinema!) me shume se veper e regjizorit Shyamalan, eshte veper e kasaphanes (thertores) te producentëve te 20th Century Fox. Filmi mu duk i gjymtuar, montazhi duket "bizarre" (i çuditshem), si rralle ne ndonje film te regjizorit.
    Nuk e besoj shume kete teorine e komplotit te studios ndaj regjizorit. Studiot amerikane edhe kur filmi s'ben fare kane te pakten e te paktes "mendje-dritesine" per ti perpunuar filmit nje paketim joshes (montazhi, rrjedhshmeria e filmit ne pergjithesi, efektet e te tjera me radhe - megjithese mund te ndryshojne mendje, ne ate rast i bie te jete bote-permbys). Nuk eshte e lehte te hamendesosh arsyet e nje tjetri, megjithate une po hedh "arsyen" ne lume (e po mundohem te kap peshk me telepati) : une besoj se regjizori ka dashur, nepermjet (gjoja?) jo-mjeshterise se filmit, ti jape filmit pak a shume nje besueshmeri bashkohore, me rampo llaf, efektin "gjith-syresh çakeri" qe kane filmimet e bera nga bota e sotme ku egzistojne pak a shume 200.000.000 kamera ("Ditari i te vdekurve" George A. Romero - kryeveper, meqe rra llafi, sa me shume e mendoj "teatralitetin" e ketij filmi aq me shume me gjurmos - me le gjurme)... Pra! "Fenomenet" e Shyamalan-it me lane per-shtypjen e diçkaje, qellimisht besoj une, te papertypur mire, e nje fare qesharakeje (per kete as qe behet fjale)... Ne fund te filmit thashe "Pse jo?", siç i thuhet nje borgjezi "Pse jo?" kur ai kerkon lemoshe... Veçse "borgjezia e aspiratave" te filmit nuk me ngjalli kurresesi meshire... Me erdhi keq per veten qe shkova e pashe ne fakt. Sidoqofte.
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  7. #207
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga korçar Lexo Postimin
    ... Studiot amerikane edhe kur filmi s'ben fare kane te pakten e te paktes "mendje-dritesine" per ti perpunuar filmit nje paketim joshes (montazhi, rrjedhshmeria e filmit ne pergjithesi, efektet e te tjera me radhe -
    Dakort ne princip, por ne rastin e Shyamalan-it "ngaterrohet" pak puna, sepse se pari, ai ka nje fare autoriteti autoresie te fituar (po konstatoj qe fjala "autoritet", vjen nga "autor" !! lol), se dyti, filmat e tij, fale kesaj autoresie, eshte disi e veshtire ti "paketosh", ti "studio-amerikan"-izosh... Nuk them se eshte e pamundur, por disi e veshtire.

    Shyamalan eshte nje markë (nje firme) hollywood-iane e bazuar mbi te gjitha tek suksesi komercial i filmave te tij, pra si te thuash, eshte nga te rrallet regjizore amerikane qe konsiderohet si vlere e sigurt sasiore (komerciale) por dhe cilesore (regjizor qe ka bere emer, gje e rralle per filmat hollywoodiane, qe ti e di mire, jane me se shumti anonimë). Kam frike se shkaku kryesor eshte filmi i tij i parafundit, "Lady in the water" qe korri nje sukses katastrofik komercial (e kam ripare para disa javesh ne DVD, me ka pelqy jashte mase !!! Mendoj se producentet nuk ja kane falur kete "gabim", dhe zilet e alarmit kane rene déjà. Qofsha gabim...

    Po i bej pak reklamë filmit, po vendos DVD:






    Citim Postuar më parë nga korçar Lexo Postimin
    ..."Fenomenet" e Shyamalan-it me lane per-shtypjen e diçkaje, qellimisht besoj une, te papertypur mire, te nje fare qesharakeje (per kete as qe behet fjale)...
    Ti e di mire qe filmat e Shyamalan-it gjithmone kane patur diçka prej "qesharakeje" ("Lady in the water" = nje vajze-nimf qe na u fshehka neper tubacionet e ujit te nje pishine !; ose "The Village" - nje grup njerezish qe na vendoskan t'u izolokan nga bota e civilizuar !) e keshtu me rradhe. Pra filmat e tij jane me se shumti metafore. Eshte pune tjeter qe, brenda kesaj metafore, ne vetvete, ngjarjet nuk trajtohen si fantashkencë (filma fantastiko-shkencore) por trajtohen si te verteta, reale, pra jo fantastiko-shekncore. Thene shkurt, Shyamalan nuk tregon "historira" ne filmat e tij, por rrefen fabula, "perralla", por perralla te verteta. Pra ne kete pikeveshtrim, ai vazhdon te realizoje gjithmone "te njejtin film" ("Bird" ). Kesaj rradhe mu duk se kishte brenda edhe ca "Stalker", pra Hichcock me pak Tarkovski. Por... te pa pertypur mire.... (nese flasim per te njejten "pertypje jo te mire...").

  8. #208
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga korçar Lexo Postimin
    Nuk e besoj shume kete teorine e komplotit te studios ndaj regjizorit.
    Hidhi nje sy kesaj liste qe flet jo pak:

    Box Office boteror (Usa+Europe+Azi) i filmave te Shyamalan:

    The sixth sens : 670 miljon $
    Unbreakable : 248 miljon $
    Signs : 408 miljon $
    The village 256 miljon $
    Lady in the Water : 30 miljon $

  9. #209
    pa he!... Maska e korçar
    Anëtarësuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Autor po te llogjikosh mire ato qe shkruan vete (pra i bie te jete llogjike e thjeshte) do te shikosh se ka diçka qe nuk shkon...

    Dakort ne princip, por ne rastin e Shyamalan-it "ngaterrohet" pak puna, sepse se pari, ai ka nje fare autoriteti autoresie te fituar (po konstatoj qe fjala "autoritet", vjen nga "autor" !! lol), se dyti, filmat e tij, fale kesaj autoresie, eshte disi e veshtire ti "paketosh", ti "studio-amerikan"-izosh...
    Pak a shume biem dakort pra qe nuk eshte studioja ajo qe ka fabrikuar filmin ne ate menyre, por vete Shyamalan... Llogjike e thjeshte. Ka dhe gjera te tjera qe konfirmojne po kete llogjike, si psh, intervistat e dhena tek e tuk nga regjizori, ku nuk del ne pah asnje aspekt "studio-totalitar", duket qarte qe regjizori ka bere ate qe ka dashur... Diku ne Internet lexova nje te "internatosur" qe thoshte : "Si ka mundesi qe asnje kritik kinemaje, nuk e ka kuptuar qe te gjithe filmat e Shyamalan jane te "zgjebosur"." Une nuk jam dhe aq dakort me kete te "internatosurin", por fjalet e tij nuk jane dhe aq larg te vertetes. Per shume arsye, por per nje te thjeshte si themel : "Kryeneçeria e regjizorit per te kopjuar nje dispozitif, nje sistem, per te hyre ne caqe te parapregatitura nga nje regjizor tjeter, i cili i pat gjetur ato me mund e me djerse - Hiçkoku (duket bukur i shkruar ne shqip emri Hitchcock : hiç-koke... emo se shaka po bej).
    Pastaj ka akoma me shume per te thene ne lidhje me qesharaken e Shyamalan. Nuk e di mire ta shpjegoj por po marr nje shembull nga futbolli... Futbolli ka pasur, dhe ka, lojtare te mire si Pele, Van Basten, Eusebio, Reikardt, Zinedine Zidane, Maldini etj. Me pas dalin ca ushkulur, kush e di se ç'ju duket vetja, te cilet pretendojne veten si Pele, apo ku di une çfare tjeter, duke bere vetem finde... pra vetem p.o.r.dh.e. me leng (siç thone korçaret). Nje finde dhe tifozet hidhen pupthi, te thuash ti kush e di çfare beri. Po kete lojtar qe ben finde e shikon pergjate, pak a shume, 90 minutash vetem duke shetitur, as i lodhur as i kapitur kur te tjeret vrapojne e mundohen si qeni pas kockes, thua me vete "gjynah qe s'ka marre ca fara lule dielli ti haje ne mes te fushes", dhe paf (hajde paf hajde) ben burri i botes nje finde e te gjithe e quajne hero lufte... Nuk e di kush merr vesh e kush s'merr uje nga futbolli, por ky Shyamalan ben pak a shume te njejten gje me filmat e tij. Pse jo merr fundja fundit...
    Une nuk besoj qe jo-koherenca e filmit te jete aksidentale (por ka dhe gjase te jete aksident egocentrik), besoj se eshte e qellimshme, pra nga regjizori, ajo qe me shqeteson (jo dhe kaq po he) eshte se shoh nje fare tendence te llojit : "si te bejme, qe te mos duket perfekte si e verteta..., si te bej qe te dukem i lodhur do thoshte ai findexhiu..." Dhe pergjigjia e futbollistit : po marr fryme thelle e zorrshem qe te dukem sikur jam lodhur dhe une.
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  10. #210
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "My Father, My Lord"- film izraelit nga David Volach

    Nuk me ka ndodhur ndonjehere ne kete forum ta tregoj historine e ndonje filmi nga fillmi deri ne fund, por per kete qe pashe dje, ja vlen ta tregosh (ose me sakt, ta demaskosh).

    Nje djale i vogel 5 vjeçar rritet nen pushtetin e babait te tij rabin (prift hebrej, pra çifut) ne Jeruzalem. Pas nja 60 minutash filmi ku tregohet vetem se si i biri i nenshtrohet integrizmit fetar te te jatit, ky i fundit, e merr te birin dhe e çon me ne fund per pushime ne bregdet, ose me sakte, ne breg te Detit te Vdekur. Pas nje stuhie te papritur, djali vogel 5 vjeçar vdes. Babai ultra-fetar merr nje "mesim" te mire dhe fillon te reflektoje. Ketu mbaron dhe filmi ( i shoqeruar gjate gjithe kohes nga nje muzike qaramane qe te sjell zorret ne fyt).

    Qellimi i filmit: per te denuar integrizmin ultra-fetar te te bababit, filmi "detyrohet" te vdese femijen 5 vjeçar (me pretekstin se "ne film jemi, nuk jemi prej verteti" )! Hajde moral hajde...
    U habita si durova e qendorva deri ne fund te filmit, po thuaj zgjaste veçse 70 minuta...








Faqja 21 prej 37 FillimFillim ... 11192021222331 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkëputur nga ditari im) "Na ishte njëherë... Otranto '97"
    Nga Auloni në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Një Adoleshenti
    Nga eris në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •