Close

Rezultati i Sondazhit: Cilat ekipe kalojnë në raundin e dytë?

Votues
121. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Hollanda

    76 62.81%
  • Italia

    53 43.80%
  • Romania

    23 19.01%
  • Franca

    62 51.24%
Sondazh me disa zgjedhje
Faqja 29 prej 48 FillimFillim ... 19272829303139 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 281 deri 290 prej 479
  1. #281
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Kur te merrni nje te dyte atehere hajde e flisni me shume-yjoret
    Ti Luaneshe me ke je tifoze? Me Doiçat?

    Vetëm Brazili dhe Hollanda luajnë gjithnjë mirë.
    Këta të tjerët i shef të luajnë me "nderje brekësh".
    Mos na krahaso Brazilin me Hollanden, se na ofendon ne te tjereve qe marrim vesh nga futbolli, edhe pastaj nuk te "citojme" me, nese shkruan gjithmone kshu gjerash te kota. LOL
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  2. #282
    MiLaNisT Maska e sLimShady
    Anëtarësuar
    22-04-2004
    Vendndodhja
    Shif ka mrapa m'ke
    Postime
    1,116
    Sdo koment, kta mandarinat jan te pa pare ket vit
    M&M

  3. #283
    i/e regjistruar Maska e malo666
    Anëtarësuar
    26-04-2007
    Postime
    564
    po mire o mire jeni te papare, po ishalla tregoheni dhe 'fisnik' me rumanine e nuk ja leni fitoren...nejse do shohim, shpresoj te kualifikohet italia, se pa itali nuk ka kampionat.

  4. #284
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Citim Postuar më parë nga Julius Lexo Postimin
    Skuadra e vjetër do të duhej të kualifikohej në 2002 gjë që nuk u bë për grindje mes lojtarësh.
    Quaje nga 2001 deri në 2007 që fillon ndërtimi i kësaj të resë, i thonë 6 vjet. Rinovim skuadre mër plak.
    Dakord ere, nuk e quajme. Nga 2000 deri ne 2008 nuk quhet se Hollanda kishte vendos me rifresku ekipin. Ej bela, ne 1998 dhe 2000 Hollanda paska shku deri ne cerekfinale, po ama duke lujt FUTBOLL, jo hokej ne bar apo not te sinkronizum si kto ekipet e tjera. Tani per tani Hollanda po lun shkelqueshem dhe po merr rezultate. 1% te ketij suksesi e ka lujt i cik dhe fati qe kane pas gjate lojes por 99% tjeter ja kane bere vete hyzmetin.

    Vetem se historia paralajmeron per te mos ju gezu suksesit te fillimit. Dy here te tjera kane qene hollandezet kaq dominante. Ne 1974 erdhen deri ne finale pas 6 fitoresh me golaverazh 14-1, ne 2000 erdhen deri ne gjysemfinale pas 4 fitoresh me golaverazh 13-3. Po pate nevoje per rifreskim, ne 1974 hollandezi fluturues u zu kaps nga Fogst me shoke pas minutes se pare te lojes, kurse ne 2000 Hollanda nuk e kaloi dot nje Itali qe lujti me 10 lojtare per 90 minuta mgjths pati 2 penallti gjate lojes se rregullt. Ne fakt ne vitin me te suksesshem dhe fitoren e vetme, 1988, Hollanda s'ishte aspak dominante derisa arriti ne finale. Ne grup pasi u mund nga BS u kualifikua vetem ne fund te ndeshjes ndaj Irlandes, po ashtu dhe ne gjysemfinale ndaj Gjermanise.

    Jam kurioz te shoh neser Spanjen se si pashe me ruset. Sic duken bathet, Spanja eshte ekipi qe qendron mes Hollandes dhe finales. Mgjths asnjhere si dihet, fort e fort kur je ne ndeshjet me eliminim. Sdq per ta mbyll, Hollanda ka shkelqyer ne keto dy ndeshje, jashte forme kundershtaret, fati i ndeshjes, apo arbitrat nuk e di, por ka qene ne forme te shkelqyeshme. E vetmja gje dhe qe ska pas mundesi me e provu deri tani dhe qe besoj Van Basten do e eksperimentoje me Rumunet, eshte se Hollanda ne te dyja ndeshjet ka kalu ne avantazh relativisht heret dhe nuk i eshte dash me e kerku rezultatin, chase the game, kur i thone anglezet.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  5. #285
    Larguar Maska e cunimartum
    Anëtarësuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    678
    Pse te tjeret ca luajten me juve? Ping Pong?

    Sa per rifreskim memorje (refresh te trurit vogel), jemi ne 2008, edhe ka plot 10 vjet, qe Hollanda eshte zhdukur totalisht nga kto evenimente FUTBOLLI. Pra ju keni mbi 10 vjet qe nuk po luani FUTBOLL, por jeni duke luajtur Play Station, edhe duke pare Europianin ne TV, sepse futbollin e vertete po e luanin skuadrat e tjera.
    Plako me shuaj nje kureshtje ... Kur ke pare futboll per here te fundit (apo duhet te them te pare) ? Sinqerisht jam shume kurioz ...

    Per veten time kam filluar te shof futboll qe 5 vjec ... (i kam pas fanatik italian njerezit qe me rrethonin dhe duhej pare futbolli me hir a pahir) S'mbaj mend asgje normalisht ... por mbaj mend vetem qe ne 88 me pelqente Italia (ndikimi i ambjentit) dhe po ashtu edhe Hollanda (s'e di pse fillimisht se s'mbaj mend gje nga kupa qe morem) por meqe shenon fillimin e shikimit tim ndaj ketij sporti magjik atehere po te rreshtoj pak qe kur kam pare une ...

    1988 - Kampion Evrope

    1990 -- 16ce

    1992 - gjysfinale

    1994 - cerek finale (ndeshje magjike me Brazilin qe ka ngelur ne histori si cilesi ndeshjeje dhe loje qe me shume e ndau fati se merita. Brazili edhe e fitoi kupen keshtu qe nxirri konkluzionet vete)

    1996 - Gjysfinale

    1998 - Gjysfinale (Ndeshje qe gjithashtu ka ngelur ne histori nga cilesia qe pas 1-1 u vendos me penallti prap nxirri vete konkluzionet)

    2000 - Gjysfinale

    2002 - (S'u kualifikua arsyet lexoi me siper te postimi i Julius ... per keto traplliqet me njeri tjetrin i kane hak te sharat)

    2004 - Gjysfinale (Dhe gjermant edhe pepinot ngelen ne grup )

    2006 - 16ce (Faktikisht edhe atehere ishin goxha te forte po portugezet jane lepra dhe balerina dhe preferuan te mos benin loje se e dinin qe s'haeshin dot edhe filluan me stilet qe u vijne mire per shtat, dhe e shemtuan lojen fare)

    Tani ma trego pak kete 10 vjecarin tend ti mua edhe pergjigju pak pyetjes se pare


    ps. aaa me fal po nuk e pashe qe "merrke" vesh nga futbolli
    Ndryshuar për herë të fundit nga cunimartum : 13-06-2008 më 20:12
    Fen e ke krejt personale. MEMEDHEUN E KEMI TE PERBASHKET.

  6. #286
    Larguar Maska e cunimartum
    Anëtarësuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    678
    1998 - gjys final Rieux dhe jo cerek ... mos na ul gradat


    ps. Juve dojceve mezi pres t'ju shof me balerinat e Portugalise dhe kam shume besim ke ju.
    Fen e ke krejt personale. MEMEDHEUN E KEMI TE PERBASHKET.

  7. #287
    Epo tre here ja grisem breckat para dy vjeteve. Edhe atehere Portugalia nuk ishte aspak me keq se tani ndersa ne kishim ekip pa eksperience dhe me bebusha. Si thua

  8. #288
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    O cun i martum qe s'ka Saranda si ty lol, na numeroni yjet se ato quhen. Xhirot neper kampionate s'pine uje. T'i numerosh ashtu Gjermania e ben det.
    Keshtu dmth, me ato qe really count, njecke keni, si psh Greqia .

    Spektaklet futbollistike mire e bukur por kur ne finale s'kendon dot kengen e te ndjerit Freddy lol, ndeshjet e tjera jane thjesht suvenire ngushellimi per tifozat.

  9. #289
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Citim Postuar më parë nga cunimartum Lexo Postimin
    1998 - gjys final Rieux dhe jo cerek ... mos na ul gradat
    Gabimi im. Dhe 1998 dhe 2000 gjysfinale. Ne fakt duhen pas kujdes gjysemfinalet me Hollanden, se finalet jane te rralla dhe ca te lashta. Madje, mua me eshte fiksu qe ne 98 Hollandes i eshte mohu nje penallti ne minute te fundit te lojes se rregullt ne gjysemfinale me Brazilin para se me kalu ne shtese. Shto po deshe qe eshte eliminu dhe kater here me penallti (3 here ne evropian, 1 here boteror) dhe ne 78 goditen shtyllen ne minute te fundit te kohes se rregullt.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dr Rieux : 13-06-2008 më 20:32
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  10. #290
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Plako me shuaj nje kureshtje ... Kur ke pare futboll per here te fundit (apo duhet te them te pare) ? Sinqerisht jam shume kurioz
    Futboll qe eshte Futboll, kam pare ne vitin 1990 kur Gjermania fitoi Kupen e Botes. Isha tifoz i Gjermanise, e gjith familja ime ishte me Gjermanine edhe shum te tjere, madje kemi dal duke festuar deri vone. Atehere na erdhi televizori ne fshatin tone qe te shikonim ndeshjet (dmth hyri demokracia) Pastaj futboll Vetetima kundra Bubullimes kam pare qe kur isha 8 vjec. LOL
    Personalisht kam luajtur futboll vete nga viti 1998-2001 (mos te ishte per probleme te miat ne itali, menaxheri i te rinjve te Atalantes me ofroi vend ne skuader) kshu qe marr vesh edhe un pak nga futbolli, sepse kam qene vete futbollist.

    Hollanda ka qene skuader kur ishte Van Basten, Gulit e ca te tjere.. Por po flasim per kohet moderne, jo per kohet kur Perlat Musta ishte portjer i Partizanit, edhe Papapano (kshu e thonte emrin e Panajotit nje memec te lagjia ime) bente golat.


    ps; se harrova, numrin e kembes e kam 42. ( te tjera informacione ste jap dot) lol
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

Faqja 29 prej 48 FillimFillim ... 19272829303139 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipëria
    Nga Albin në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Projektet greko-serbe për pastrim etnik
    Nga Drini_i_Zi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 136
    Postimi i Fundit: 03-03-2009, 08:19
  3. Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 27-08-2006, 06:46
  4. Goran Bregoviç për herë të parë koncert në Tiranë
    Nga BOKE në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 366
    Postimi i Fundit: 21-04-2006, 10:51
  5. Projekti i zhdukjes së shqiptarëve - Ivo Andriq
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 26-02-2005, 18:46

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •