Close

Rezultati i Sondazhit: Cilat ekipe kalojnë në raundin e dytë?

Votues
121. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Hollanda

    76 62.81%
  • Italia

    53 43.80%
  • Romania

    23 19.01%
  • Franca

    62 51.24%
Sondazh me disa zgjedhje
Faqja 19 prej 48 FillimFillim ... 9171819202129 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 190 prej 479
  1. #181
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    hollanda e rumania

  2. #182

    Euro 2008 /Grupi C

    ROMANIA 0-0 FRANCE

    Një Francë pa shumë ide dhe me gabime të shumta, nuk ka shkuar më shumë se një barazim 0-0 ndaj Rumanisë. Për “Gjelat” munguan Vieira e Henri, ndërsa loja e tyre përgjatë 90 minutave nuk qe asnjëherë bindëse. Ka qenë kjo ndeshja e parë e Grupit C, që konsiderohet si grupi i ferrit.






    "Ata qe nuk e kujtojne te kaluaren jane te denuar ta perserisin!"

  3. #183
    Holanda ka thyer 3-0 Italinë në supersfidën e grupit C, duke u konfirmuar si një ekip i frikshëm. Skuadra e drejtuar nga Marko Van Basten ka bërë gjithçka mirë në një ndeshje ku niseshin si jo favoritë. Përballë kampionëve të botës, portokallinjtë kanë qenë më konkretë, duke marrë tre pikë dhe duke treguar një futboll të nivelit të lartë. Nuk ka funksionuar asgjë për kampionët, të cilët janë ndeshur shumë shpejt në një presion të madh të holandezëve. Goli gjithsesi do të vinte pas 26 minutash lojë nga një pozicion jashtë loje. Van Nistelroi devijon një top të nisur drejt portës, duke mposhtur Xhixhi Bufon. Nuk kalojnë as 5 minuta dhe pas një rasti të mirë të Italisë, lojtarët e Van Basten nisen me të shpejtë drejt portës së saj. Një kros i gjatë i Van Bronkorst, një ulje me kokë e Dirk Kujt dhe Uesli Shnajder e dërgon topin në rrjetë. Për Holandën bëhet gjithçka më e lehtë dhe që nga ky moment nis administrimi i rezultatit. Italia nuk duket deri në fundin e pjesës së parë, ndërsa Luka Toni nuk është në ditën e tij më të mirë. Në pjesën e dytë, italianët janë futur në fushën e lojës me një mentalitet tjetër, duke kërkuar me ngulm golin. Dalja e Materacit dhe futja e Grosos i jep një tjetër fytyrë sulmit të kaltër. Në fillim është Zambrota që rrezikon, pas një aksioni të bukur nga e majta, ndërsa më pas anësori i Lionit krijon një tjetër moment të rrezikshëm, por që ndalohet nga Van Der Sar. Të kaltërit kanë një tjetër mundësi të mirë, kur Pirlo godet bukur nga goditja e dënimit, por sërish gjen të gatshëm portierin 37 vjeçar të Holandës. Por, në minutën e 79-të, tulipanët shënojnë për herë të tretë, me autor Xhovani van Bronkhorst. Bufon bën mrekullinë përballë Kujt, ndërsa krosi i këtij të fundit gjen mesfushorin e Fejnordit. Gjuajtja e tij me kokë devijohet nga Zambrota dhe përfundon në rrjetë. Italisë tashmë i nevojiten dy fitore për të kaluar më tej.








    "Ata qe nuk e kujtojne te kaluaren jane te denuar ta perserisin!"

  4. #184
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Hollanda dhe Franca mendoj qe do kene rezultatet me te mira, megjithate s'eshte cudi dhe Rumania te beje ndonje befasi. Italia ka humbur fijen dhe s'po jep asgje te bukur (se paku ne lojen e pare kunder Hollandes).

    Dua tre ekipe, dhe do doja qe ndermjet vete dy nga te trija te ndeshen ne finale: Kroacia, Gjermania, Hollanda.
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  5. #185
    Oh c'te pallume i ka bere dje Hollanda Italise . Sa mu be zemra mal . Gjynah qe se pash dot drejtperdrejt.
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  6. #186
    Ultras Maska e KUSi
    Anëtarësuar
    30-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    3,049
    Edhe pse humbem mbrem dhe ishte fitore e merituar e Hollandes po mos harrojme se ka edhe ndeshje kthyse plus kesaj ka edhe shume ndeshje te luhen kshu qe si dihet.
    ” UNË JAM MIRË KUR ASHT MIRË SHQYPNIA! ”

  7. #187
    Betimi i Hipokratit
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Postime
    1,081
    Citim Postuar më parë nga KUSi Lexo Postimin
    Edhe pse humbem mbrem dhe ishte fitore e merituar e Hollandes po mos harrojme se ka edhe ndeshje kthyse plus kesaj ka edhe shume ndeshje te luhen kshu qe si dihet.
    Ndeshje kethyse.Harroje kete.Europianin tjeter nese ju bien me Hollanden dhe nese do arrini te kualifikoheni.
    The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway

  8. #188
    Ultras Maska e KUSi
    Anëtarësuar
    30-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    3,049
    Citim Postuar më parë nga miki_al2001 Lexo Postimin
    Ndeshje kethyse.Harroje kete.Europianin tjeter nese ju bien me Hollanden dhe nese do arrini te kualifikoheni.
    Ja mire do harrojme ndeshjen kthyese me Hollanden por ndeshjet tjera s'duhet harruar dmth qe nuk eshte ketu fundi i Italise
    ” UNË JAM MIRË KUR ASHT MIRË SHQYPNIA! ”

  9. #189
    ◄█ Lionel Messi █► Maska e AIRON^BOY
    Anëtarësuar
    13-12-2002
    Vendndodhja
    ♥ Camp Nou ♥
    Postime
    2,012
    Plehrat e Italis mbrem m'u duken njelloj si Greku.

    FITOI FUTBOLLI TERHEQES, ndaj atij mizeries.

    Hollanda eshte nje finaliste, nuk besoj s'e ka ekip ne kete europin qe do mund t'i ndali rrugen drejt finales se madhe.

    Djemt e Hollandes tashme jane pjekur, dhe tranjeri Van Basten ka bere nje pune te shkelqyeshme duke harmonizuar keta super-talenta qe ka ne perberje.
    Me erdhi keq qe nuk e degjeneroi ashtu sic e takonte.
    ◄█ Barcelona e MADHE █►

  10. #190
    i/e regjistruar Maska e KOKASHTA
    Anëtarësuar
    29-09-2004
    Vendndodhja
    Bangkok
    Postime
    2,614
    Airon, akoma ktu ti.
    Sikur deklarove se do ikje nga forumi nqf se barcelona sdo arrinte te fitonte championsin...
    Mire me ...ec se ta falem ate. Po jo te vish me komente te tilla prap se ska lezet.
    Nuk duket nqf se eshte apo jo finaliste hollanda, qe ne ndeshjen e pare. Prit nje here...ohu per hollanden eshte goxha rruge e gjate. Te shohim, sa petlla do hajde nga franca ...pastaj ngrihu dhe kerce ti me shoke.
    Ndeshjen me italine e fituan nga paraqitja e dobet e italise dhe gabimeve te donaleshit, se me ata adoleshte qe ka hollanda asiher se rref dot italine.
    If you tell a big enough lie and tell it frequently enough, it will be believed.

Faqja 19 prej 48 FillimFillim ... 9171819202129 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipëria
    Nga Albin në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Projektet greko-serbe për pastrim etnik
    Nga Drini_i_Zi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 136
    Postimi i Fundit: 03-03-2009, 08:19
  3. Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 27-08-2006, 06:46
  4. Goran Bregoviç për herë të parë koncert në Tiranë
    Nga BOKE në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 366
    Postimi i Fundit: 21-04-2006, 10:51
  5. Projekti i zhdukjes së shqiptarëve - Ivo Andriq
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 26-02-2005, 18:46

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •