Close
Faqja 0 prej 37 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 367
  1. #1
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Goran Bregoviç për herë të parë koncert në Tiranë

    Për herë të parë në një koncert live në Pallatin e Kongreseve, artisti serbo-kroat Goran Bregoviç

    Goran Bregovic, “po” Tiranës me gjithë kaba

    Pranoi të vijë në Shqipëri, me të parën. Dhe jo vetëm të sjellë gjithë bandën e tij, por të këndojë edhe folk shqiptar. Në 1 dhe 2 prill, në skenën e Pallatit të Kongreseve jep koncert një nga emrat më të mëdhenj të muzikës ballkanike, Goran Bregoviç (Goran Bregovic). I ftuar nga “Media Art” ai do të sjellë në Tiranë edhe bandën e tij prej 42 këngëtarësh e instrumentistësh. Sipas producentit Arben Tasellari, artisti serbo-kroat do të ekzekutojë live 28 prej krijimeve të tij më të njohura, që nga “In the death car”, “War”, “Hop, hop, hop” e shumë të tjera, tashmë të njohura edhe për publikun shqiptar. Por jo vetëm kaq. Tasellari bën të ditur se Bregoviçi u ka kërkuar një CD me këngë polifonike shqiptare dhe kaba me klarinetë. “Krahas këngëve të repertorit të tij, Bregoviç do interpretojë në këtë koncert edhe disa këngë polifonike”.
    Ndërsa koordinatorja mes Beogradit dhe palës shqiptare, Izidina Leka, thotë se kontakti i parë i Bregoviçit me muzikën shqiptare është një takim me grupin polifonik të “Janinës” dhe se është shprehur që polifonia shqiptare është “më e bukura në gjithë Ballkanin”. Puna për realizimin e koncertit të 1 prillit nisi para disa muajsh, qysh në momentin që artisti pranoi ftesën e bërë nga pala shqiptare. “Takimi ishte tërësisht i rastësishëm, në Teatrin Kombëtar të Beogradit. Ia bëmë propozimin dhe ai pranoi me shumë kënaqësi, madje tha që duhet të kishte qenë më parë në Tiranë”, - thotë Gëzim Agolli, një tjetër organizator i koncertit, duke shtuar se datat 1 dhe 2 prill ishin të vetmet data të lira në kalendarin e artistit të njohur për muzikën e tij thuajse në të gjithë botën. Për një artist të këtyre përmasave, sigurisht që edhe shpenzimet janë të mëdha. Megjithatë organizatorët, edhe pse nuk përmendin shifra, thonë me bindje që ai po vjen në Tiranë për një shumë parash 40% më të ulët nga ajo që ai merr në vende të tjera. Sepse e ka quajtur këtë një “çmim promovues” për Tiranën. “Gjithsesi, të organizosh një koncert të tillë kushton. Për të qenë gjithçka në rregull, fonia vjen nga Athina. Edhe në Tiranë ka fonistë të mirë, por pajisjet nuk janë tërësisht të kompletuara. Duhet pasur parasysh që bëhet fjalë për një bandë prej më shumë se 40 vetash, që interpreton live e që kërkon një numër të madh mikrofonash”, - thotë Tasellari, duke shtuar se qëllimi i tyre është të organizojnë një koncert madhështor dhe t’i ofrojnë publikut diçka me vlerë. Sipas tij, edhe më parë kanë ardhur këngëtarë e artistë, që kanë interpretuar 2 apo 3 këngë në aktivitete të ndryshme, ndërkohë që ky koncert, i cili zgjat më shumë se 2 orë është i pari në llojin e vet.
    Vitin e kaluar Bregoviç ka pasur një tur në vende të ndryshme të Evropës. Ngjalli shumë interes në Francë dhe së fundmi, në muajin dhjetor në Itali ku u shfaq me orkestrën e tij mahnitëse “Weddings and Funerals Band” (Banda e martesave dhe funeraleve) mes tingujve të “Maki Maki”, “Cocktail Molotov”, “In the Death Car” apo “Kallashnikov”. Goran Bregoviç fillimisht ka prekur veshin muzikor të të gjithëve me kolona zanore të filmave, të regjisorit boshnjak Emir Kusturica. Më pas ka vazhduar me muzikë për teatrot, baletet dhe incizime të tjera. Para kësaj ai ka kërkuar lirinë në Jugosllavinë e marshallit Tito, përmes kitarës elektrike dhe grupit rock “White Button”. E më pas stacioni i fundit i tij, ky i sotmi, është eksperimentimi i asaj që ndonjëherë ia përkufizojnë si “ciganizimi i Ballkanit”, pra mpleksja e kulturave etnike përmes Europës, ku barrierat e dikurshme zëvendësoheshin nga ura kulturore. Ky ishte eksperimenti i njeriut shumëngjyrësh: serb nga nëna, kroat nga i jati, ortodoks, por me bashkëshorte myslimane. Dhe rezultati është një muzikë-ylber që lind në Bosnjën e Bregoviçit, por zgjatet në Meksikën e mariaçëve, xhazin e Nju Orleansit, Spanjën e flamenkos, orientalizmat turke. Në bandën e Bregoviçit nuk është vetëm muzika që të tundon me diversitetin e saj, janë edhe muzikantët, edhe kostumografia. Kështu, mbetet i pazevendësueshëm ndikimi që ka ky 55- vjeçar sllav kur luan muzikën e tij, me orkestrën e tij e cila ngërthen lumturinë dhe dhimbjen, dashurinë dhe urrejtjen, lindjen dhe vdekjen.

    Filmi
    Palma e artë e Kusturicës
    Kur flitet për Bregoviçin, sigurisht që mendja të shkon menjëherë tek filmat e regjisorit Emir Kusturica, kolonat zanore të të cilëve mbajnë firmën e tij. Mjafton të përmendim “Koha e ciganëve”, “Ëndërr Arizona”, “Underground”, fitues i “Palmës së artë” në vitin 1995 në Festivalin e Filmit në Kanë. “Ajo çka më pëlqen tek filmat e Kusturicës është fakti që ai e tregon realitetin ashtu siç është”, - shprehet Bregoviç. Krahas Kusturicës, ai ka bashkëpunuar edhe me regjisorë të tjerë, si me Patrice Chereau në filmin “Mbretëresha Margot”, fitues i “Palmës së artë”në vitin 1994 po në Kanë.

    Koncerti
    Data 1 dhe 2 prill
    Vendi Pallati i Kongreseve
    Biletat 15, 20, 25 mijë lekë të vjetra
    Vendi i shitjes Pallati i Kongreseve, Teatri Kombëtar, Akademia e Arteve
    Këngët “War”, Dreams”, “In the death car”, “Lubenica”, “Lost lamb Scherzzo”, “Se nevo si”, “St. Bartholomy night”, “Santus Deus/ Pater Noster”, “Natura”, “Maki, maki”, “Policia”, “Underground Tango”, “Hop, hop, hop”, etj.
    Surpriza 4-5 këngë polifonike shqiptare
    Kohëzgjatja mbi 2 orë

    Programi

    War
    Dreams
    Lost lamb scherzzo
    So nevo si
    St. Bathplomy Night
    Sanctus Deus/ pater noter
    Aven ivenda
    Natura
    Maki, maki
    Te kuravle
    Sex
    Policia
    Underground tango
    Hop, hop, hop
    Ringe, ringe raja
    Lubenica death
    In the death car
    Ederlezi
    Mjesecina (moonlight)
    Kolo
    Rasle tijve
    Underground cocek
    Bulgaria traditionnal
    Caje sukarije
    Weddings and funerals
    Kalasnikov
    Belly button of the world


    Muzika e Bregoviç, ide për një film shqiptar

    Ndoshta muzika e tij mund të jetë pjesë e një filmi shqiptar. Sigurisht, kjo është vetëm një ide e mirë, megjithatë mbetet vetëm e tillë, deri në këto momente. “Aktualisht kam një projekt të ri për një film me Gjergj Xhuvanin dhe kam menduar t’i kërkoj për të realizuar muzikën e këtij projekti, por asnjë bisedë nuk është bërë ende”, shprehet kështu Tasellari. Sipas tij, do të ishte shumë mirë nëse muzika e tij do të ishte pjesë e një filmi artistik shqiptar, të cilin e ëndërron kushdo.



    Historia e muzikantit serbo-kroat

    Goran Bregoviç ka lindur në Sarajevë nga një nënë serbe dhe baba kroat. Pas disa vjetësh studime për violinë, Gorani formon grupin e tij të parë “The Uhite Button” në moshën 16-vjeçare. Kompozitor dhe kitarist pranon dashurinë e tij të papërmbajtur për rock n’roll. Pas 15 vjetësh në këtë grup, Gorani u kthye në idhullin e muzikës së llojit të tij në vendet e Evropës Lindore. Arti i tij është shumë i njohur jo vetëm në Ballkan, por edhe në të gjithë Evropën e larg saj. Në fund të viteve ’80 Bregoviç mori kohën që i duhej për të kompozuar në një projekt të rëndësishëm, filmin e Kusturicës “Times of the Gypsies” (Kohë ciganësh), dhe të përjetonte ëndrrën e tij të fëmijërisë: të jetonte në një shtëpi të vogël në breg të Adriatikut. Pas luftërave në Jugosllavi, kjo ëndërr u thye dhe ai e realizoi në Paris. Megjithatë bashkëpunimi i tij trevjeçar me regjisorin e njohur, boshnjak Ermir Kusturica, kanë përjetësuar edhe mjaft filma të tjerë si “Underground”, film me të cilin ka fituar “Palmën e Artë” në vitin 1995, “Arizona dream” etj. Ndërsa pas tre vjetësh bashkëpunim Kosturica gjeti një tjetër bashkëpunëtor për filmin e tij “Macja e bardhë, macja e zezë”. Koncertet e tij kanë qenë të shumta, ku shënohen në Romë, në Shën Pjetër, ku është pritur nga mbi 500 mijë vetë, më pas në Meksikë, Amerikë, Kanada dhe gjithë Evropën pa fund. Koncerti i tij në Tiranë shënon të parin aktivitet live dhe të përmasave të tilla, pavarësisht ardhjes në kryeqytet të këngëtarëve të njohur Mango, Xukero, Notis Sfakanakis, etj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga BOKE : 24-03-2006 më 09:22

  2. #2
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Ja edhe nje foto:

    Emri:  brega3.3.gif

Shikime: 5149

Madhësia:  47.0 KB

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-03-2005
    Postime
    359
    Arti nuk njeh kufij.

  4. #4

    Cool GORAN BREGOVIÇ në Tiranën SHQIPTARE!

    Ish pjestari i grupit muzikor "Bijelo Dugme", Goran Bregoviç më 1-2 Prill vjen në Tiranë.

    Thuhet se në Shqipëri, kjo javë ka qenë "java e Sërbisë" dhe se shumë këngëtarë shqiptarë, përfshirë këtu edhe publikun (pjesëmarrësit) në emisionin "TOP SHOW" të udhëhequr nga Alban Dudushi në TV TOP CHANNEL me ëndje kanë kënduar këngët sërbe në emisionin!

    Duket se organizimet rreth këtij koncerti janë aq të mëdha, sa të len përshtypje se jemi në një qytet Serb, e jo shqiptarë.

    "Nuk do të shkoj në koncert. Dje kam ardhur nga Tirana dhe të them të drejtën jam zhgënjyer.
    Po ta shohsih gjithë atë organizim aq të madh rreth koncertit, të krijohet përshtypja se në Tiranë po vjen U2-ja, e jo Goran Bregoviç.
    E di që muzika duhet të ndahet nga politika, por mendoj se është ende herët për një gjë të tillë",
    flet e irrituar Teuta Beselica nga Prishtina (Gazeta FAKTI)


    Mendimet e juaja rreth këtij koncerti ju lutem!

    zEm
    Ndryshuar për herë të fundit nga Zana e malit : 29-03-2006 më 10:02
    Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica

  5. #5
    satyr Maska e Gunnar
    Anëtarësuar
    23-06-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    490
    po mi po, vecse 25,000 lek bileta motra
    To look life in the face....

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    ca eshte 25, 0000? 25 dollare? aman se t'i dergoj une aq. lol.

    une ta kisha dit me perpara do kisha prere kasten bilete 1mije dollare (ny-tirane)e do vija. Xhuxhon nga i krah, Gunnarin nga tjatri e kendonim bashke me Goranin aty ne skene.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    Big Apple
    Postime
    1,256
    Gorani ka muzike shume te bukur- ja vlen t'i shkosh ne koncert.. eshte i vetmi qe perfaqson muziken ballkanse me nota tradicionale po u degjuar si greqisht arabisht apo ndonje ishte tjeter


    shkoni, e kenaquni..xhuxhi na bej foto
    TBD

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Shkoni e knaquni me kengtare Serb ka shekuj qe na vrasin e na presin e tani dun me na argetu.
    Do zoti i rrezohet autobuzi ne Qafe Mali e thy qafen klyshi i Serbise

  9. #9
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Bregovic, babane e ka kroat dhe te jemen serbe.

    Ka qene pjestari kryesor i grupit "Bijelo Dugme" se bashku me Zelko Bebek, ku ka pas bere pjese per ca kohe edhe shqiptari Agron Berisha.
    Ndryshuar për herë të fundit nga BOKE : 29-03-2006 më 11:14

  10. #10
    e Shqipes Maska e Foleja_
    Anëtarësuar
    04-08-2004
    Postime
    1,694
    Citim Postuar më parë nga TikTak
    ene kta mo si bojn sikur po knon milloshevici

    ec merr se ju me kong serbe jeni rrit
    Eshte e vertete qe ndihemi te prekur kur adhurohet gjuha serbe apo gjuha me te cilen Milloshe-viqi ka urdheruar te masakrohen femije,te rinje, gra e pleq,apo do te duhet qe te e adhurojme ate gjuhe?? Plaget e shqipareve te Kosoves ende kullojne gjak nga folesit e asaj gjuhe .Me lot ne sy duke pritur djemt qe na vijne me arkivole cdo dite nga tokat serbe te gjetur neper varreza masive ,ku ngasesit e kamioneve deri te zbarkohen arkivolet degjojne ate muzike, tani te paguajm qe te e degjojme edhe ne????Vetem nje me intereson:A thua do te shkonte dikush nga serbet qe te degjonte nje kengetar shqiptar ne Beograd.Kurre nuk do te shkonte.Por me gjithate atyre qe iu pelqen,kalofshin çaste te kendeshme ne koncerte te tilla .

Faqja 0 prej 37 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Polifonia Popullore
    Nga Eni në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 23-05-2023, 16:43
  2. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  3. Libra te rinj
    Nga dodoni në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 89
    Postimi i Fundit: 11-01-2012, 21:14
  4. Kishat dhe Misionet e Veprimit Katolik ne Shqiperi
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-04-2006, 16:50
  5. Romani shqiptar numeron 500 tituj ne 130 vjetorin e tij.
    Nga macia_blu në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 23-09-2002, 22:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •