Close
Faqja 2 prej 67 FillimFillim 12341252 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 665
  1. #11
    E dua letërsinë Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anëtarësuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219
    I nderuar Riza,

    eshte kenaqesi te shetisesh neper vargjet tuaja. Jane emocionuese dhe terheqese.

    Ju lexoj me shume deshire.
    What goes around---comes around

  2. #12
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Sorkadhe_Kelcyre shum faleminderit per mesazhin dhe per kenaqesine tende dhe te te tjerve qe e kane qejf poezine time une do vazhdoj te postoj here pas here ne kete faqe poezi nga vellimet poetike te botuara.

  3. #13
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Poezi nga vellimi poetik"Nuk i trembem nates"

    Duke qortuar natën

    Si e gdhiva këtë natë të gjatë,
    gjumi në sy nuk rrinte dot.
    Asnjë zhurmë s'ndihej në pallat,
    rruga kishte vdekur,çezma e pa lot.

    Një fletë e vetme të kish lëvizur,
    të këndonte një i dehur,një kasetofon,
    të thoshay qytet më ka ngjizur,
    ti thosha natës:"Askush s'të dashuron!"

    Më mirë një klithmë rrënqethëse,
    kjo errësirë të qorron .
    E mbyta natën në plasat e mureve
    e dola të bëja dritë në ballkon.

  4. #14
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Poezi nga vëllimi poetik:"Nuk i trëmbem natës"

    I Lënduar

    Sa herë kaloj te kjo rrugicë,
    më ikën mendja e zemra dhëmb.
    Një grua tutje qan me kujë,
    çdo fjalë e saj shpirtin ma gdhënd.

    Pyes një djalë me sytë mbushur:
    "Kush ka vdekur në mëhallë?"
    Po zëri i gruas s'ka të ulur
    e loti i saj bëhet ujvarë.

    Një djalë ka vdekur në kurbet
    e trupi ende s'i ka mbrritur,
    ndaj syri i saj po bëhet det,
    i gjith qyteti është tronditur.

    Nuk di ç'të bëj e s'duroj dot,
    kjo vdekje zemrën ma lëndon,
    do marr guximin,të hyj brënda,
    të ndaloj vajin,të qetsoj zemra.

  5. #15
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Poezi nga vëllimi poetik:"Nuk i trëmbem natës"

    Lamtumirë

    Lamtumirë vendlindje
    dhe ti,qen besnik!
    Lamtumirë,burime
    shok,shoqe dhe mik.

    Lamtumirë, o dardhë,
    ti,pjergulla plakë.
    Lamtumirë, o lule,
    edhe ti,o cfakë!

    Lamtumirë ,vëndlindje!
    Iki i lotuar.
    Malli yt në ikje
    natën më lë zgjuar.

    Lamtumirë, vëndlindje!
    Lutem zemërngrirë.
    Ikje.ikje,ikje....
    Pas lë errësirë.

  6. #16
    Elbasanlli 4eve® Maska e AnGeL_DeViL
    Anëtarësuar
    16-01-2008
    Vendndodhja
    As Ne Toke,As Ne Qiell
    Postime
    507
    Shum bukur :P
    Trimi Mire Me Shoqe Shume

  7. #17
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Poezi nga vellimi poetik:"Nuk i trembem nates"

    Ju dua

    Dua të jem një manushaqe në pranverë
    dhe vendin me aromë ta mbush,
    të gjithë të më mbjnë erë
    dhe të mos mërzitet as kush.

    Dua të jem një borë në mal,
    i bardhë në veshje e në shpirt:
    të gjithë dua t'i kem pranë,
    të qesh,të luaj,të flas lirisht.

    Dua të jem dielli i majit,
    rrezet të ngrohin kudo njëlloj;
    të gjithve ju dua si sytë e ballit,
    veç për ju zemra këndon.

  8. #18
    E dua letërsinë Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anëtarësuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Lamtumirë

    Lamtumirë vendlindje
    dhe ti,qen besnik!
    Lamtumirë,burime
    shok,shoqe dhe mik.

    Lamtumirë, o dardhë,
    ti,pjergulla plakë.
    Lamtumirë, o lule,
    edhe ti,o cfakë!

    Lamtumirë ,vëndlindje!
    Iki i lotuar.
    Malli yt në ikje
    natën më lë zgjuar.

    Lamtumirë, vëndlindje!
    Lutem zemërngrirë.
    Ikje.ikje,ikje....
    Pas lë errësirë.

    Prekese dhe reale.
    shume e bukur Riza.
    What goes around---comes around

  9. #19
    E dua letërsinë Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anëtarësuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Duke qortuar natën

    Si e gdhiva këtë natë të gjatë,
    gjumi në sy nuk rrinte dot.
    Asnjë zhurmë s'ndihej në pallat,
    rruga kishte vdekur,çezma e pa lot.

    Një fletë e vetme të kish lëvizur,
    të këndonte një i dehur,një kasetofon,
    të thoshay qytet më ka ngjizur,
    ti thosha natës:"Askush s'të dashuron!"

    Më mirë një klithmë rrënqethëse,
    kjo errësirë të qorron .
    E mbyta natën në plasat e mureve
    e dola të bëja dritë në ballkon.

    Me nje cigare duke tymosur
    shoqeri t'i bej vetes fillova
    kur fllad i lehte erdh' tek mua
    i kujt ze ishte, s'e dallova!

    Me perkedheli, ne gjoks m'u fut
    edhe ne gushe e neper floke
    ne rreze te veshit me tha me ngut
    "Kjo nate e shkrete s'na ndau dot"
    What goes around---comes around

  10. #20
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Poezi nga vëllimi poetik:"Nuk i trëmbem natës"

    Dehje poeti

    I keni parë poetë kur dehen,
    recitojnë poezi me vargje të cunguar.
    Cdo gjë u duket letër dhe penë,
    betohen ku dhe si janë lauruar.

    Në vargje derdhin gotën e rakisë,
    një libër e bëjnë pjatën me meze.
    Betohen për shpirt të perëndisë,
    librat u shitën pa dalë ende.

    Një penë e fortë u duket piruni,
    ia shtrëmbërojnë bishtin në pjatë.
    Kjo është poezia ime e fundit,
    kam punuar me javë,ditë e natë.

    Eh,të shkretët,të shkretët ç'i gjeti?!
    U dehën pa pirë një gotë raki.
    Bëj shaka,s'u dehën vërtet,
    i dehu një varg,një poezi.

Faqja 2 prej 67 FillimFillim 12341252 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Poezi për DASHURINË!!!!!
    Nga Beni_Sh në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-06-2003, 16:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •