Close
Faqja 12 prej 67 FillimFillim ... 210111213142262 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 665
  1. #111
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga Sorkadhe_Kelcyre Lexo Postimin
    Kur shkoj qe te shtrihem
    shtrati eshte i ftohte...


    Ne gjume perpelitem,
    sa s'bie pertoke,,


    Gjoksin tend perpiqem
    qe ta gjej te ngrohte

    Sa e akullt qenka
    O Zot gjith' kjo bote......


    (Oct. 2002)
    Shume e bukur kjo poezi sorkadhe,Pershendetie dhe faleminderit per poezine .

  2. #112
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Këtu...
    Ka shumë veshë,
    Por pak mëndje.

    Këtu...
    Ka shumë sy,
    Por pak zëmra.

    Këtu...
    Ka pak njerëz
    Që s'u shket këmba!

  3. #113
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Strehëz malli…


    Çdo kush e ka një strehëz malli
    Ashtu si ju e kam dhe unë.
    Në vite kthehem për së gjalli
    Si çunak fshati që loz me gurë.

    Në netët me hënë rizgjoj kujtime
    I vrullshëm kthehem, humor gazmor
    As gjë s’harroj,as një thërrime
    Dhe malli tretet mbi kristofor.

  4. #114
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Urime Riza dhe ti Sorkadhe e bukur!
    Gjej rastin te pershendes edhe z.Agim.
    Qofshi perhere keshtu te kendeshem!

  5. #115
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Beso faleminderit per interesimin ne faqen time te poezive dhe faleminderit per gjithcka,jeni nje poet i kendshem.

  6. #116
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Të gjitha urimet e botës i mblodha.


    Të gjitha urimet e botës i mblodha,
    Në gjunjë u ula dhe u luta për ty.
    Të gjitha kujtimet që dija i shkrova
    Dhe loti pa dashje më ngriu në sy.

    Ardhka një ditë që njeriu pendohet,
    Për çdo prapësi që ka bërë në jetë.
    S’e di, apo ndoshta nuk po më kujtohet
    Ndo një fjalë e keqe ndërgjegjen s’ma vret.

    Po dhe në ka ndodhë ne nuk u mërzitëm
    Nuk patëm mallkuar kërkënd në këtë botë
    Me fjalën e mirë lirinë e rritëm
    Nuk lamë as njeri të na shante kot.

    Sa mirë u kuptuam,për lindjet ,për vdekjet,
    Për hallet ditore,more për çdo gjë.
    Ky mall i malluar s’po i shuan dertet
    Më la të hutuar ,pa sy e pa zë.

  7. #117
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    ;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;; ;;;;;;;;;;;

    I ftohtë në shpirt dhe i dalldisur,
    As vapën nuk e ndjej.
    Si në për brinjë i rrokullisur,
    Kërkoj....;s'di ç'far të gjej!

    Shtrirë mbi sfungjer,më dhëmb gjith trupi,
    Fajsoj lodhjen e gjatë.
    Flas me vete dhe them nga turpi:
    "Kjo jetë më zuri mat".

    I akullt shpirti i dashuruar,
    As ndjen,as reagon.
    S'e di se kush më ka mallkuar
    Dhe po më torturon.

    Nuk jam i keq e s'bëj mëkat,
    Veç lus për mirësi.
    Kush më ka dashur,le të vijë prapë,
    S'besoj në largësi.

  8. #118
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Dhimbje

    Syri loton faqen
    Faqia krejt e lagur
    Dhe pse bën shumë vapë
    Unë ndjehem i mardhur.

  9. #119
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Kaq kohe pa hedhur grepin neper vale,
    Kaq kohe dhe lumi prap u turbullua.
    Kaq kohe i ndare nga shoket peshkatare,
    Kaq kohe pa e ngritur nje cirua.

    Kaq kohe i mbetur kafeneve
    Qe mbajin ere duhan e politike,
    Kaq kohe ne hanin e thashethemeve
    Dhe as kush s'me therret qe te ik.

    Te fluturoj nje ore e me pare
    Nga kjo kotesi qe veç gogesin,
    Te iki dhe ta heh grepin neper vale
    T'i le kafenete e mbytura ne tym.

    Lumi me ka thirrur pas shterngates
    me nje pulebardhe ardhur nga larg,
    Ta shkelmoj pa frike jeten e zbrazet
    Qe shpirt e mendime kerkon te m'i plake.

    Pershendes poetin,shokun mikun,L.Kolleshi.

  10. #120
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për çdo gjë në fshatin tim

    Pse më treti malli fare
    Për një arë,për një livadhe,
    Për një xanë e për një shkarpë,
    Për një drekë në divan jashtë,
    Për një lule kalimore,
    Me merak mbjellë në oborre,
    Për një krinë borziloku,
    Ta vë mbi veshë tek floku,
    Për një degë me dafinë,
    Me aromë ma mbush shtëpinë,
    Për një tufë me çaj mali,
    Për një vajzë si behari,
    Për një ilqe në Zasten,
    Për një djalë që shok nuk gjen,
    Për një vajzë leshradrudhë,
    Me dy gjyma shkon mbush ujë,
    Për një dëllinjë në Sjadun,
    Për një këngë që vëndin tund,
    Për një lofatë në Prodan,
    Për një stan syri më qan,
    Për një thes me rozmarinë,
    Ta mbledh e të mbaj shtëpinë,
    Për një cfakë poshtë nga Grilli,
    Për një vajzë që ndrin si ylli,
    Për një rrap poshtë në lumë-
    E kam ëndërr e s'vë gjumë,
    Për një thanë në Kavaçova-
    S'ma sheh syri s'ma prek dora,
    Për një fik poshtë në Kala-
    E kam ëndërr,s'kam ta ha,
    Për dy mana në Shanie-
    Të pi ujë të rri në hije,
    Për bajamen në oborr,
    Për një gur tej në Sodol,
    Për thëllëzën në Çaushe,
    Zbukuruar si një nuse-
    Të dal tutje nga Dreniku,
    Të zbres poshtë e të pres mikun,
    Për qershinë në Matarënja,
    Për një grusht me gështënja,
    Për një dushk në korije-
    Ta pres e ta mbaj për hije.
    Në Kuluricë për një kulpër,
    Eshtë si trumë,si çupë e bukur.
    Rruga që vjen nga Lëmejsi,
    Kur ngjit shkallët,të dhemb mesi;
    Shtruar bukur me kalldrëm,
    Kur hedh këmbën trupi dhëmb.
    Nuk ka baltë, s'të laget këmba,
    Gurët i ndrijnë si hëna.
    Për një cërmëdell në Bigë,
    Pjek përvlakët dhe mesniknë.
    Për një ilqe në Lekdede,
    Dimrit njerzit vergje-vergje.
    Për një ferrë e një murriz,
    Zë një shteg,vendos një drizë,
    Për një shkozë në Haxhiaj
    Ngjitem lart,prap zbrez tek vija.
    Për një frashër në një buzë
    E lidh trupin me tërkuzë.
    Për një qelbës,për një qarr,
    I bëj drutë që në behar...
    Pse o mall, më trete fare
    Për ato të shkretat male,
    Për Qesinekun si fushë,
    Të rrish lartë,vetëm në Gushtë.
    Mall,o mall,që më kujton,
    Në vëndlindje shpejt më çon.
    Kujtoj çdo gjë që më rriti,
    Nëpër male më kaliti.
    Malli s'di të shuhet kurrë,
    Tërë jetën ta jetoj.
    Sa herë që të më vejë mëndja,
    Lart në Limar do të shkoj.

    Shënimmrat e përveçëm të kësaj poezie janë toponime.
    Ndryshuar për herë të fundit nga riza2008 : 26-08-2008 më 16:27 Arsyeja: Gabim ortografik

Faqja 12 prej 67 FillimFillim ... 210111213142262 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Poezi për DASHURINË!!!!!
    Nga Beni_Sh në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-06-2003, 16:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •