Close
Faqja 12 prej 15 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 147

Tema: Suzana Zisi

  1. #111
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    JAM I YTI…

    Jam i yti...
    Pėshpėritje qė kaloi prej gojės,
    mushkėrisė,
    kėrthizės,
    deri nė fundbarkun tim.
    Ish zgjim i vdekur shekuj mė parė.
    I dashurisė - rikthim.
    “Jam i yti”,
    ulėrin dėshira pėr ta shuar flakėn me zjarr.
    Etjendezur, pėrpėlitesha nė tėndin pėrqafim...
    “Jam i yti?”
    Jo!
    Ti, nuk je veē Dielli im...
    Rrezelėshuar, harlisur mbi ankthin - mallkim.
    “Unė jam i yti...”
    Ish ėndėrr, makth, lojė e syve blu.
    Zbret fundbarkut tim ėmbėl.
    Dhe, si klithmė lėshohet qiejve tė tu.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  2. #112
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    I Panjohuri Im...

    Duke u ndriēuar prej hėnės kemishėverdhė,
    Ti, pikturon me sharrat dhėmbėmprehta tė vjeshtės,
    Tė mundshmin takim
    Me mua.
    Lastarėt e blertė tė pranverės,
    qė ende nuk ėshtė konfiguruar nė kohė,
    marrin shkėlqimin e metaltė tė pritjes tėnde,
    Qė,
    natėn,
    verdhacukja anemike e shndėrron nė ankth,
    derdhur hapėsirave,
    ……………krrelat e flokėve tė pafaj tė
    …………………………….vogėlushes fantazisė sime,
    Tė cilėn,
    dėshira jote, e kaplon me dhunė,
    dhe e tret nė gjirin e ngrohtė tė saj.
    Ti, “i panjohuri” im i paduruar,
    Tė kaftėn e syve,
    prej filxhanit me lėngun e sė njėjtes ngjyrė,
    ………………………………...........…ma pėrplas nė fytyrė.
    Dhe, jo mė kot…
    Ndėrsa honeve tė thella tė mallit,
    ……………………........zgjat duart e mė kėrkon.
    Lagesh i tėri nė dy pika lot.
    Krejt natyrshėm kupton se
    Hėna,
    nė garderobėn time e vodhi kėmishėn e verdhė.
    Ti
    Duke pikturuar dhunshėm
    ………….....……….tė mundshmin takim me mua,
    Kohėn dhe hapėsirėn mallkon,
    Fsheh penelat dhe ngjyrat e ēmendura tė fantazisė,
    Nėn lėkurėn e zbehtė tė mospėrfilljes…
    Padurimisht,
    Ankthin e ditėnetėve tė pritjes, derdh,
    Nė oqeanin e pafund tė dashurisė…
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  3. #113
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Apokalips...

    Rrathėve tė ngatėrruar tė heshtjes,
    tė xheloztat dridhma dashurie, enden.
    Duke u vetėvrarė ēdo natė,
    ......................nderur telave tė njė burgu.
    Vetmia,
    heshturazi gėrmon tė sajin varr.
    Tė roztat ndjesi pėshpėrijnė kėtu.
    E postojnė dridhmėn e ylbertė, te sytė
    nė tė zbehtat agime mollėsh,
    ku Adamėt,
    pėrditė,
    puthin tė njėjtėn Evė, me zjarr.
    Ti,
    duke pėrtypur tė lagėshtėn ėndėrr,
    Doruntinash e pėrplas “Konstantinin”
    ............................vetėvrarė skutave pa dritė
    Dhe rend drejt meje,
    metaforė e hiperbolizuar puthjesh tė rrumbullakosura buzėsh,
    lagur burimesh tė kristalta periferish.
    Ku Muzat mbyten nė oqeane tė ēmendura vibrimesh.
    Fundbarkut,
    ku Zeusi pėrzgjedh ujshėm, Perėnditė…
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  4. #114
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Ti, Drekon Me Poezi…

    Kushtuar E.D.

    Me njė gotė vere tė kuqe tė vjetėr,
    duke pėrtypur ėmbėl poezi,
    syēkat tė ndrijnė si yje nate.
    Ty.

    Tė kanė rėnė dy rima nėpėr buzė,
    Eja tė t’i fshij.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  5. #115
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Memorial…

    U shpirtėruat kėtu,
    ju tė pėr - humburat e mia,
    tė diku - treturit e mi.

    Honeve tė ditės sė parė tė krijimit,
    humbellave tė sė fundit frymė,
    frymėroni…herezi…

    Frėngjive tė mia nė oazet e syve,
    pragjeve tė shpirtit u fashitėt lotėve,
    bėrė det nė shtratin e orgjive.

    Mbytem,
    vdes,
    gjalloj, aty
    lavde u thur Perėndive…

    Rropullive u qepem, kacavjerrė si gjarpėr,
    pėr tė thithur helmin, gjuhės sė munguar.

    Kafshimet e ujkonjės sė urisė,
    kthinave tė pangopėsisė, harruar.

    Gdhendur shpateve tė thepisur tė besės,
    rastis tė pėrballem me tė pėrbalturin, Konstantinin tim.

    Statujė majė kalit,
    ngrirė udhėve tė “rregullave tė panjohura tė lojės”,

    duke iu pėrvjedhur kalendarėve,
    thur gėrsheta fijet e gjelbra tė shpresės,
    Duke shthurur penjtė e pangjyrė te harrimit.

    Rrėnjėzuar nė shtatin e memorialit tė padukshėm,
    endur dhimbshėm tezgjahut tė kohės.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  6. #116
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Jam Shekuj Larg…mė Prit

    Po fluturoj drejt teje,
    mė prit.
    Rrugėn, nuk e di por ji i duruar.
    Hijen tėnde, e shoh gjithandej.
    Sytė, dritė, miliona kilometrash kanė lėshuar.
    Nuk e dije?
    Unė, pėr ty jam nė jetė.
    Qė pa lindur,
    nisa rrugėtimin nė mijėra forma shndėrruar.
    U bėra Evė pėr tė lindur mė parė njerėzimin,
    e mė pas,
    pėr tė tė kėrkuar.
    Nuk e dije?
    Plagėt e kėmbėve m’i lėpijnė gjarpėrinjtė.
    Krahėt,
    thyer dritareve tė mbyllura, pikojnė…
    Derė s’ka.
    Unė rend pėrtej kohės.
    Hapėsirat kam sfiduar,
    motėr-zanat mė pėrēmojnė…
    Zeusi, volli vullkane.
    Pandora e hapi tė mallkuarėn kuti.
    E fshehta ime pikon, pikon…
    Gjithkush e di.
    Imazhe tė gėnjeshtėrta mė verbojnė.
    Mijėra diej, mė shfaqen si sy.
    Unė dua tė tutė…
    Po vij.
    Sa pak,
    fare pak,
    njė copėz jete kėrkoj.
    Nėse derėn nuk do tė ma hapėsh,
    Njė vend te pragu, s’meritoj?
    E sheh?
    Mbėrrita.
    Edhe pse e verbėr, shoh dritė.
    Hape derėn!
    Jam shekuj larg.
    Do vij patjetėr,
    mė prit.
    Mė prit…!
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  7. #117
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Mėngjes I ēmendur…

    Mirėmėngjes hapėsirė!
    Je mė e vogėl se liria.
    Flakur shkujdesur nė syrin tim.

    Mirėmėngjes,
    i gėrmuquri plak qė rrėmon plehrat nė cepin e rrugės,
    tretur nė pėrjetėsinė e hapave.

    Mirėmėngjes mendje!
    Tinėz u largove hijesh,
    duke i shuar kohės afatin e skadencės.

    Mirėmėngjes hiri im,
    endur krizantemave nė fushėn e pėrflakur tė shpirtit.

    Mirėmėngjes,
    ti, rrezja e munguar e dritės,
    qė lėmon puthjesh qiellin blu.

    Mirėmėngjes i tulaturi zog,
    qė luan mes acarit dhe jetės
    tangon e pėrbaltur tė ekzistencės.

    Mirėmėngjes Olimp!
    Ti, Zotat i lėshove dimrit,
    pėr tė ngritur haremin, kėtu.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  8. #118
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Pa Titull

    Mu shterėn tė tėra…
    Ajri u tha dhe zagushia mė pėrvėloi brinjėt.
    Sorrat e Olimpit, kafshojnė ēdo ēast mėlēinė.
    U copėtuan si tokė e tharė,
    edhe thonjtė.
    Gjaku u mpiks duke sajuar mijra infarkte
    venave tė mia.
    Rrėkezat e kripės pėrcėllojnė, nėn diellin e fortė, sytė.

    Nė trojet e shpirtit tėnd,
    Ajo e pika e ujit, qė s’u bė kurrė oqean,
    Saharanė time do e lagė njė ditė…
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  9. #119
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Monologu I ēartur I Njė Tabuje…

    (Mos e lexoni…zonė e ndaluar…!)

    M’u mohua jeta qysh kur kokėn nxora prej mitrės sė ngrohtė.
    “U bėftė 100 vjeēe’ - uroi njė Fatė…
    “Edhe 80 s’janė pak…” - belbėzoi e rrėgjuara gjyshja ime plakė… (qė aq nuk rrojti dot as vetė…).
    Ulėrita dhimbjesh.
    E ndėrtova burgun tim qė ditėn e parė.
    Mos qesh!
    Unė i dėgjova tė tėra.
    Ėshtė e martė, ora 2 – pėshpėriti nata, kėtė foshnje, do e ndjekė njė i madh mallkim.
    Eh, sytė ē’mė panė… kur infermierja m’i pėrleu buzėt me njė tė kuq tė ndritshėm dhe nėnės sime tė gjakosur nga lindja, ia pėrplasi fytyrės surratin tim.
    M’u mohua buka, qysh kur biberonin, 70 gram ma mbushėn edhe pse etje kisha shumė.
    M’u mohua drita, kur nėna mė thirri ėmbėl: “Shkoi vonė bijė, fli gjumė…”
    M’u mohua liria…kur…eh shumė herė… mė… janė aq shumė, sa kujtesa ime e revoltuar i nxori jashtė pėr tė mos ua ēelur portėn e hyrjes kurrė…
    M’u mohua loja e shumė tė tjera…
    Edhe dituria m’u mohua nga… nuk e di, mė janė bėrė lėmsh: moral, tabu, pantallona tė ngushta, kraharor i zbuluar, mos fol shumė, ata janė burra, ai ka pushtet, flet si do vetė, ti dėgjo, hesht…
    Ē’ke?
    Rri e qetė.
    Nuk do?
    Mirė, atėherė voto.
    Ngrije dollinė.
    Pėr kė?
    Pėr partinė.
    Pėr cilėn?
    Pėr atė qė tė jep bukė?
    Po unė pa bukė jam pėrherė.
    Prit tė ēelė pranverė dhe lėndinave lėshoju e ha ē’tė gjesh, edhe m… ėshtė me vlerė…
    Puthja kėmbėn djallit, ai ėshtė i fortė, ti je e vogėl.
    Nuk dua.
    Ti?
    Kush je ti?
    Ah, e kotė.
    Ti, derdh nja dy pika lot dhe… ky ėshtė misioni yt nė jetė.
    Fatin, e pėrcakton “peshku i madh”, lėpija gjurmėt dhe lumturohu e qetė… se…kėshtu e ka jeta, shijoje, ėshtė e shkurtėr, 100 vjet, 80, ose… qė tani mund tė vdesėsh nėse do.
    Si the?
    Jo?
    Sa patetike…
    Lexon libra?
    Pėrse?
    Kush ka nevojė pėr ty?
    Oh, paske rėnė nė dashuri?
    Mjerim, mjerim…
    Tė paska ardhur fundi, unė kisha pėr ty njė fije shpresė…
    Ktheje me fund filxhanin e kafesė, tė tė lexoj fatin qė iku e shkoi…
    E thure mbrapsht jetėn kokėshkretė, e thure vetė… nuk tė kujtohet, epo vdis mė mirė.
    Tė thashė mė parė qė e thurin tė fortėt jetėn tėnde?
    Unė them ē’dua, ti, dėgjo dhe hesht!
    Kush jam unė?
    Dashke shumė… shkretėtirė…
    Qepe gojėn.
    Dėgjomė mua.
    Ėshtė mė mirė…
    Ftohtė, ftohtė…
    Mė ndjek pas dikush qė do tė mė pėrqafojė…
    I duket veē hija… ėshtė (ma thanė ulėrimash fatat kėtė), njė mik…
    Ik…
    Ik…
    Se ai… ka veshur sot, petkat e tė dashurit armik.
    Ndėrsa kjo, shikoni?
    Ē’ėshtė kjo?
    Dashuria?
    Vrapo zemėr, vrapo, e zezė si mortja ime, me kamė nė dorė… e ndjekin pas sy tė hakėrruar, buzė tė shprishura, mijėra dasmorė.

    Ftohtė…
    Ftohtė…
    Nėnė, pse s’mė pėrplase njė grusht turinjve, teksa kokėn nxirrja prej mitrės tėnde tė ngrohtė???
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  10. #120
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Shtėpia me themele eshtrash…

    Shtėpia ime,
    nė kufi
    me legjendat.
    Ngritur
    mbi themele
    eshtrash.
    Rrobat,
    endur
    me flokė
    njomėzakesh.
    Kurora,
    me petale
    gėnjeshtrash…!
    Me heshtėn
    e lashtė
    e tė ndryshkur,
    ēarēafin
    e harresės,
    gris.
    Duke i thurur
    pelena
    jetės,
    pėrtyp
    vdekjen time,
    por,
    dot,
    s’e gėlltis…!
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

Faqja 12 prej 15 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Susanna Parigi
    Nga Perfume nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 01-02-2009, 14:22
  2. Sllovakja: Dashuria ime me tropojanin!!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 16-02-2006, 12:56
  3. Pjetri dhe Suzi..
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-01-2006, 01:01
  4. Suzana
    Nga nitROSHI nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 04-09-2004, 02:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •