tirana observer..
--
Intervista/Flet Suzana, gruaja e ish-kryetarit tė Parlamentit, Pjetėr Arbnori
Dhurata mė e bukur, unaza e fejesės
Lorina MIXHA
Quhet Suzana, por shumica e njerėzve e njohin si bashkėshortja e Pjetėr Arbnorit. Edhe pse tani tė gjithė mendojnė se ska mė nuse qė u vė fėmijėve emrat e prindėrve tė bashkėshortit, nė familjen Arbnori kjo ka ndodhur. Vajza dhe fėmija i parė i tyre ka emrin Gjystina, ndėrsa djali, Filip. Fėmijėt janė dhurata mė e bukur qė i ka bėrė tė shoqit. Ndėrsa ai, dhuratėn mė tė bukur ia ka vėnė nė gisht ditėn e fejesės, njė unazė gati 100-vjeēare. Pjetri mė dhuroi unazėn e martesės sė nėnės sė tij dhe unė do ia lė vajzės sime, tregon Suzana me emocion. Nė njė intervistė pėr Tirana Observer, gruaja e ish- kryeparlamentarit Pjetėr Arbnori, tregon historinė se si u lidh me Pjetrin dhe pėr vėshtirėsitė e familjes sė saj.
Si jeni njohur me Pjetrin?
Para se tė dilte Pjetri nga burgu, unė shpesh dėgjoja prindėrit e mi tė flitnin pėr tė. Nė kopshtin e shtėpisė sė tij binte dritarja ime. Ishim komshinj. Kam qenė e vogėl kur Pjetri ėshtė arrestuar. Mė pas ai mė thoshte qė mė mbante mend kur kisha qenė e vogėl. Mamaja tė vishte bukur e ke qenė fėmijė i shėndetshėm, mė tha vite mė vonė Pjetri. Por prindėrit e mi thoshin gjithmonė se ai ėshtė njė njeri i mirė e i zgjuar. Ndėrsa nėnėn e Pjetrit dhe motrat e tij i kam njohur para se tė njihja bashkėshortin tim. Ai ka pasur njė nėnė tė mirė. Rrallė mund tė ketė njė grua si ajo, trimėreshė. Unė dėgjoja qė ajo me vajzat e saj flitnin shumė pėr Pjetrin. Kur ai doli nga burgu isha shumė kurioze ta njihja kėtė njeri kaq tė mirė. Ditėn qė ai shkoi nė shtėpi, unė iu afrova derės sė komshiut. Pjetri kishte nė bahēe trėndafila, e unė kėputa njė prej tyre. Kur bėra tė kėpusja tė dytin shikoj fytyrėn e Pjetrit. Aty e pashė pėr herė tė parė. Mė pas nėna mė shau pse kėputa trėndafilin, por edhe mė pyeti nėse e njoha Pjetrin. Pas disa kohėsh erdhi shkuesja, e cila foli me mamanė. Pas gjashtė muajsh nėna ime vdiq. Pas vdekjes sė saj shkuesja vinte sėrish e mė fliste pėr Pjetrin. Si pėrfundim e lamė tė takoheshim me Pjetrin. Isha e mėrzitur dhe nga nėna, por kur e pashė nė sy, nė fytyrėn e tij gjeta gjithė ngrohtėsinė qė mė kishte munguar.
Po pastaj?
Mė pas Pjetri foli mė vėllain tim. Ai i tha qė kishte bėrė 28 vjet burg. Kam hyrė me ato mendime dhe kam dalė pėrsėri me ato mendime. Nuk dua qė nė tė ardhmen, nėse ndodh diēka, ju tė thoni qė jua mora motrėn nė qafė, i tha Pjetri. Mė vonė ai foli me mua dhe mė pyeti nėse isha frikacake. Ju pėrgjigja qė isha frikacake, se ishim mėsuar me sistemin me frikė, por ndoshta me kalimin e kohės kjo frikė mund tė mė kalonte. Pjetri mė tha se ishte i njėjti njeri, ashtu si para shumė vjetėsh kur ishte futur nė burg. Unė e vendosa qė me Pjetrin do pėrballoja ēdo gjė.
Sipas jush, lindja e fėmijėve e shton apo e zbeh lidhjen nė ēift?
Fėmijėt e shtojnė dashurinė. Kur jam bėrė nėnė pėr herė tė parė ska pasur njeri mė tė lumtur si unė. Kam qenė e lumtur si femėr, si nėnė, por kam qenė e lumtur edhe pėr Pjetrin. Pėr momentin doja qė tė ishte djalė, por pas vajzės e linda edhe njė fėmijė tjetėr, qė doli djalė. Tė moēmit e kanė thėnė drejt qė vajza pėrkund djalin. Fėmijėt mė kanė mbushur jetėn. Por jo vetėm kaq, ata na e kanė zgjatur mė shumė atė.
Cili nga ju tė dy i ka vendosur emrat e fėmijėve?
Emrat i kemi vendosur tė dy bashkė. Kam marrė emrin e vjehrrės dhe vjehrrit. Ajo quhej Gjystina e vjehrri Filip. Jam shumė e kėnaqur qė fėmijėt tanė tani mbajnė emrat e gjyshėrve tė tyre. Sidomos qė ata mbajnė emrat e dy njerėzve qė kanė sakrifikuar shumė pėr fėmijėt. Pėr nga paraqitja tė dy i ngjajnė tė atit. Asnjėri nuk mė ngjan mua.
Thonė qė vjehrra e harron kohėn e nusėrisė sė saj. Vjehrra juaj e kishte harruar atė kohė?
Nė moshėn 29-vjeēare ajo mbeti vejushė. Dhe rinia e nusėria e saj i ka shkruar duke rritur jetimėt. Asaj ia vranė burrin dhe kishte 3 fėmijė tė vegjėl. Ka luftuar me jetėn se si ti rriste fėmijėt nė mėnyrėn mė tė mirė. Ajo ska parė nusėri tė madhe, sepse ka vuajtur nė jetė. Kur u martova dhe shkova nė shtėpinė e Pjetrit, aty gjeta ngrohtėsinė qė mė mungonte nė familje. Kur vjehrra mė doli pėrpara dhe mė puthi nė ballė u lehtėsova. Ajo ishte 78 vjeēe dhe ditėn e martesės sime dukej sikur fluturonte. Mė thoshte qė mė duket si ėndėrr qė tė shikoj ty nusen e djalit tim. Por nuk kemi jetuar shumė bashkė, sepse pas tre muaj martese ajo vdiq.
Kush e mban llogarinė nė shtėpinė tuaj?
Tė them tė drejtėn e kam pasur unė llogarinė, por kur mbeta shtatzėnė ia lashė Pjetrit. Llogarinė e mbaja dhe nė shtėpinė time, por u mėrzita duke e bėrė kėtė. Tani i bėjmė tė dy bashkė tė gjitha llogaritė.
A ke thėnė ndonjėherė kur e ke parė Pjetrin nė televizor: Oh dhe ky ēja fut kot?
Jo, se kam thėnė asnjėherė, jo vetėm pėr Pjetrin, por pėr asnjė politikan. I dėgjoj, por sbėj koment. Nė fakt e kam njė person nė familje qė i jep komentet. Ai i dėgjon dhe i komenton nė mendjen e tij, ndėrsa unė thjesht i dėgjoj.
Ēfarė e bėn njė marrėdhėnie tė suksesshme?
Njė marrėdhėnie qė tė jetė e suksesshme, sipas mendimit tim, duhet tė ketė mirėkuptim. Kur ke mirėkuptim ēdo gjė zgjidhet. Pėr mua mirėkuptimi ėshtė gjėja mė e rėndėsishme.
Cili ka qenė personi qė ju e keni marrė si shembull nė jetė?
Gjyshja ka qenė pėr mua shembulli mė i mirė. Ajo na mblidhte qė kur ishim tė vegjėl, na tregonte pėrralla dhe kėnaqėsia mė e madhe ishte kur e shikonim si vishej. Ashtu si visheshin gratė shkodrane me shami nė kokė e me veshjet tradicionale shkodrane. Unė i rrija afėr, sepse mėsoja nga urtėsia e saj dhe ajo ka qenė shembulli mė i mirė pėr mua, si duhet tė jetė njė grua.
A mendon se Pjetri mund tė bėhet njė ditė president?
Nuk e kam menduar asnjėherė kėtė gjė.
Kush ka qenė mė i mirė nė mėsime, ti apo bashkėshorti juaj?
Pjetri ka qenė absolut i shkėlqyer. Unė ndihem mirė kur profesorėt e marrin nė telefon e flasin fjalėt mė tė mira pėr tė. Unė kam qenė njė nxėnėse e mirė, ndėrsa ai ka qenė i shkėlqyer.
A flet Pjetri me ju pėr problemet e politikės dhe a ka kėrkuar ndonjėherė kėshillėn tuaj?
Mendim pėr politikėn nuk merr, ēdo problem e zgjidh vetė. Ka qenė vetėm njė herė, kur ai mė foli pėr atė ēka kishte ndėr mend tė bėnte. Kur Pjetri hyri nė greve urie pėr tė drejtat e njeriut, mė njoftoi edhe mua. Unė vetėm e pyeta nėse mund ta ēonte deri nė fund kėtė grevė. Gjithashtu e pyeta a do e pėrballonte dhe nėse ishte i aftė pėr ta realizuar kėtė. Mu pėrgjigj qė kėtė grevė urie e kishte bėrė edhe nė burg. Dhe faktikisht ai e pėrballoi kėtė sfidė me sukses. Greva ishte e gjatė, 21 ditė. Ajo ka qenė shumė shqetėsuese pėr familjen tonė, pėr mua si bashkėshorte, por edhe pėr fėmijėt. Gatuaja, pėrgatisja pėr tė ngrėnė e fėmijėt nuk pranonin tė uleshin. Kur tė vijė babai do tė hamė, mė thoshin. Ndėrsa pėr punė familjare bisedojmė tė dy, e i marrim vendimet me konsensus.
A ka pasur vėshtirėsi familja juaj nė kohėn kur Pjetri ishte kryetar Kuvendi?
Nė kohėn kur Pjetri ishte kryetar Kuvendi shumė njerėz na vinin nė shtėpi. Secili prej tyre kishte problemet e tij e donin tė takonin Pjetrin. Njė pjesė prej qytetarėve i ka pritur e i ka dėgjuar nė shtėpi. Edhe tani nė shtėpinė tonė vijnė njerėz qė i kėrkojnė kėshilla e bisedojnė.
Cila ėshtė dhurata mė e bukur ose mė e shtrenjtė qė tė ka bėrė bashkėshorti juaj?
Atėherė nuk kishte shumė dhurata, por dhurata mė e bukur pėr mua ka qenė unaza e fejesės. Unė nuk e kam vendosur shpesh nė gisht, sepse dua qė tia ruaj vajzės sime. Ajo ėshtė shumė e vjetėr, e njė model i rrallė. Unazėn e mbante vjehrra ime, Pjetri ma bėri dhuratė mua e unė do ia jap bijės sime.
A bėn fjalė me Pjetrin dhe nėse ziheni, a mbani inat me njėri- tjetrin?
Njeriu bėn fjalė, por kėto nuk janė zėnka. Madje, ndonjėherė kur unė e ēoj zėrin, Pjetri e ul. Mė pas mė thotė ulu, se asgjė nuk zgjidhet kur ngrihet zėri. Qeshim tė dy e i zgjidhim gjėrat me qetėsi.
Kush ėshtė Pjetėr Arbnori
Pjetėr Arbnori ka punuar si profesor letėrsie nga viti 1960 deri nė 1961. I burgosur politik nga maji 1961, deri mė dhjetor tė vitit 1989 shkrimtar. Ka marrė pjesė nė grupet ilegale antikomuniste 1949 deri nė 1961 dhe ka qenė dėnuar me vdekje. Ėshtė dėnuar 25 vjet pėr krijimin e njė partie ilegale dhe ridėnuar pėr shkrimin e njė romani brenda nė burg me 10 vjet tė tjera. Rinisi demonstratat pas burgimit. Mori pjesė nė demonstratėn e parė nė Shqipėri pėr rrėzimin e bustit tė Stalinit, mė 14 janar tė vitit 1990. Ishte nė tribunėn e mitingut themelues tė PDSH-sė mė 12 dhjetor tė vitit 1990, ku edhe drejtoi demonstratėn e Shkodrės pėr hedhjen nė erė tė bustit tė Enver Hoxhės. Arbnori ka drejtuar edhe PD-nė e Shkodrės dhe ėshtė zgjedhur deputet nė pesė legjislatura tė Kuvendit. Nga viti 1992 deri nė vitin 1997 Pjetėr Arbnori ka drejtuar kėtė Kuvend. Aktualisht ai ėshtė president i institutit tė kėrkimeve politike De Gasper dhe kryetar i Forumit pėr tė Drejtat e Njeriut kundėr dhunės policore.
Nėnė Tereza, mikja e familjes Arbnori
Suzana dhe pjetur Arbnori e kanė takuar Nėnė Terezėn vite mė parė, kur ajo shkeli tokėn shqiptare. Suzana dhe Pjetri kanė qenė nė delegacionin tė cilėt e kanė pritur Nėnė Terezėn. Unė nė atė kohė prisja fėmijėn e parė dhe Nėnė Tereza mė dha bekimin e saj, thotė Suzana. Ajo tregon se edhe mė vonė Nėna Terezė i ka dėrguar kartolina e mesazhe urimi ēiftit Arbnori. Ndėr tė tjera, Suzana thotė se nė kohėn kur Pjetri ka qenė kryetar i Kuvendit, ka takuar edhe Papa Gjon Palin II, i cili i ka dhuruar njė kryq asaj. Kryqin e mbaj nė qafė pėr vite me radhė, nuk e kam hequr asnjė herė. Madje, edhe kur vendos ndonjė varėse tjetėr, pėrsėri kryqin qė mė dhuroi Papa unė nuk e heq, thotė Arbnori. Familja e saj ėshtė njė familje besimtare. Secili prej pjesėtarėve tė familjes beson nė Zot. Fotot me Nėnė Terezėn, me Papa Gjon Palin e dytė janė foto qė familja Arbnori ruan me ngrohtėsi nė albumin e saj. Nė kėtė album ata kanė edhe njė kartolinė qė Nėnė Tereza ua ka dėrguar duke i bekuar e duke i uruar: Zoti ju bekoftė.
.................................................. ...............................
-------
Jet te gjate e lumturi familjes Arbnori!
Krijoni Kontakt