
Postuar më parë nga
flag
E nderuara Flora, nuk e dij nese ky numer(82) ne emrin tuaj tregon datelindjen tuaj apo jo por sidoqofte edhe nga shkrimi yt tregon se qenke e re. Kur them e re, jo nga mosha por nga shkrimi, sepse nga viti 1982-2008 jan plot 26 vjet.
Sidoqofte, tradhtaret, logjikisht, nuk jan njohur te gjithe prandaj quhet tradhti e tradhtar sepse cdo gje veprohet ne menyre sekrete kunder dikujt. Derisa nuk e din se te ka tradhtuar nuk mund te quash tradhtar apo jo?
Ata qe jan njohur, prap, logjikisht, askush nuk i ka dashur dhe jan denoncuar nga ta, madje edhe familjaret e tyre. Kur jan dalur ne shesh, kur jan ekspozuar apo gjetur, keta ose kan vazhduar tradhtin e tyre edhe me shume ne menyre te kan mbrojtjen nga Serbi, ketu ka qen me veshtir me i likviduar, ose kur ka ardhur mundesia jan likviduar nga dora e shenjet.
Ne kete pergjigje me lart thua se tradhtaret kan pasur shume shoqeri. Te pyes une juve, nese ju e keni njohur nje si tradhtar, a jeni shoqeruar me të? Besoj se nuk jeni shoqeruar sepse e keni ditur se eshte tradhtar apo jo? Keshtu kan vepruar te tjeret, prandaj nuk e dij nga e merr kete se ata kan pasur shoqeri.
Mos harro ne nuk po flasim per njerz qe kan qen tradhtar e askush nuk e ka ditur, ku edhe ju edhe une kemi mundur te shoqerohemi me ta, e tek me vone eshte kuptuar se paskan qen tradhtar. Po flasim per ata qe e kan pasur emrin tradhtar. Me fjale tjera Flora, ata qe kan qen te njohur, prap po them, se nuk kan pasur shoqeri Shqiptare. Ti duhet te dijsh se ne cfare situate kemi jetuar, prandaj edhe nese je pershendet me komshiun Serb ka pasur mundesi qe dikush diku te ju etiketoj si bashkepunues i Serbit, e lere nese ke punuar per Serbin.
Ju ne komentet me posht ndaj Mmeettlis, qe e ofendon pa asnje arsye dhe pa asnje fakt, bie ne kontradite me shkrimin me lart. Me posht shkruan:
Ne fillim thua se vetem tradhtaret kan mbajt flamuj te Serbeve, ndersa menjehere pas kesaj thua se ke lind ne Kosove por kurr nuk ke pa dasme me flamur Serb.
Tash, e nderuar Flora82, me edukatë te mire nga babi yt, me edukate heroizimi nga babi yt, cila eshte e verteta ketu, ka pasur apo nuk ka pasur shqiptar(tradhtar) qe kan mbajt flamur Serb?
E nderuara Flora, meqenese keni lindur ne Kosove dhe nuk keni pa asnje me flamur Serb, kush te tregoj ty qe tradhtaret kan mbajtur flamurin Serb? Ju treguat se babi te ka treguar vetem per heroizem, ndersa babin e mmeettlis e quan tradhtar sepse ka treguar per tradhtaret dhe gjerat qe nuk kan ndodhe, gjera qe edhe ju, me shume se njehere, treguat se kan ndodhe e pastaj se asnjehere nuk ke pa se kan ndodhur.
E sheh e nderuara Flora qe kur njeriu hyn ne nje temë qe ose nuk ka info ose nuk e kupton mire komentet e tjeterit, dhe pa asnje arsye e quan tjeterin tradhtar pa asnje fakt, mandej lere vetem kete por ti vazhdon dhe e ofendon ne baza racore, si ashkali, egjiptian e nuk dij cka tjeter, te gjithe kete ne emer te edukates tuaj te mire nga babi yt.
E nderuara Flora, me lejo te ju jap nje keshillë, pa pare, se ky forum eshte per te gjithe, madje edhe per ashkali e egjiptian. Ku forum mundeson te gjithe te japin komentet dhe mendimet e tyre por, lexo me vemendje, pa e ofenduar askend dhe pa kercy ne konkluzione, gje qe, te dyjat, ju e nderuar Flora i bere.
Une po mundohem te gjej, madje nje fjali, ku Mmeettli, ka bere krim ne komentin e tij/saj kur shtroj pyetjen ne kete temë. Nga ky konkludim i juaj se babi i tij/saj eshte tradhtar, se babi i tij/saj e ka mesuar vetem per tradheti, se babi i tij/saj eshte ashkali e egjiptian, ndersa ne te kunderten, ju krenoheni se babi yt eshte hero, patriot, se baby yt po te shihte ndonje Shqiptar me flamur Serb do t'ju hedhte bomb dhe plumb, kjo tregon mjaft per pjekurin tuaj. A po e vëreni ironinëdhe kontratidata ne komentet tuaja e nderuara Flora?
Prandaj, nese nuk ke dicka konstruktive lidhje me temen, mos hyj ne tema vetem e vetem ti ofendosh te tjeret ne menyre qe te ushqehesh me urretje dhe ofendime.
Me respekt
Flag
P.S Jeta ne Kosove nuk ka filluar ne vitin 1982 apo ne vitin 1989 kur edhe ka filluar te zbatohet ky "ligj" i dhuneshem, si shume ligje tjera kunder Shqiptareve. Nese ke lindur ne vitin 1982 atehere nga kjo del se vetem 7 vite i keni pasur.
Ndoshta edhe njeriu nuk duhet te habitet sepse "patriota" te internetit, falë internetit, kemi mjaft.
Ja nje rikujtim per ju e nderuara patriote Shqiptare
Krijoni Kontakt