Fillimisht urime per martesen, uroj qe dasma te kalon ashtu si e ke planifikuar dhe te uroj jete te gjate e te lumtur me nusen.
Babi yt ka te drejt, ne nje kohe, mbas vitit 1989(nese nuk gaboj daten) ne kohen e Milosheviqit eshte bere si ligj qe nese Shqiptaret duan te ngritin flamurin Shqiptar per dasmat e tyre atehere duhet edhe flamuri shtetrorë i Jugoslavisë.
Ata qe me te vertet kan pasur deshire te madhe te ngritin flamurin kuq e zi dhe patjeter atehere e kan ngritur edhe ate te Jugoslavis( te imponuar nga shteti) vetem e vetem te ngritin flamurin kuq e zi. Disa te tjere te cilet gjithashtu kan pasur deshire flamurin kuq e zi por nuk kan pasur mundesi pa flamurin e Jugoslavise, ne fund kan vendosur asnjerin e as tjeterin. Kjo ka qen per inati te rejes me vdekt djali. Per inati te shkijeve dhe per te mos ngritur flamurin e tyre atehere kan pranuar te mos e ngritin edhe flamurin SHqiptar.
Kjo me lart ka ndodhur me ata dasmorë qe eshte dashur te kalojn neper qyete te medha ku pranija e policeve Serb(Jugosllave) ka qen prezente, perndryshe neper fshatra dhe vende ku nuk ka pasur police, eshte ngritur vetem flamuri Shqiptar. Ky fenomen per te ngritur edhe flamurin shtetror nuk ka zgjatur shume.
Dikush me lart permendi se tradhtaret e kan ngritur flamurin e Serbis, kjo nuk eshte e vertet, flamurin e Jugoslavis e kan ngritur ata qe kan pasur shume deshire te ngritin flamurin e tyre Shqiptare dhe patjeter. Ata nuk kan mundur te paramendojn qe dasma te mos behet pa flamur Shqiptar, pa shqiponjen dy krenare.
Gjithashtu njeri tha se cka i duhet flamuri ne dasme, dhe do te beje pa flamur. Te uroj per martesen dhe uroj shume lumturi ne jete. Por nese ke vendosur te beni dasme pa flamur atehere ne cfare tradite do te beni dasmen?
Flamuri ne dasm eshte tradit e vjeter Shqiptare ku krushku i pare mban Flamurin ne dore. Flamuri ne dasmat shqiptare eshte i rendesishem po aq sa edhe krushqit. Te thuash se nuk dua flamur ne dasme eshte i njejte te thuash nuk dua krushqi apo madje dhe nuse.
Tani te gjithe jemi te lire te vendosim se si e organizojm dasmen dhe ne cfare tradite mirepo cdo njeri qe vendos te beje dasmen me tradit shqiptare atehere elementi kryesor e kesaj tradites eshte flamuri dhe duhet te respektohet.
Nuk do te thotë te pajtoheni me kete mendim timi por ja qe mendimi im eshte ky.
Per flamurin e shtetit te Kosoves, nuk besoj se ndokush do te zevendsoj me flamurin kombetar ne dasmat qe do te lindin ne keto 5 vitet e ardshme. Mbas 5 e 10 viteve ndoshta do te ofrohet ne zemrat e Shqiptareve te Kosoves por vet fakti qe ky flamur eshte i imponuar, shume veshtire do te jete te pranohet aq leht.
Une personalisht nuk kam bere dasme(per arsye objektive) por shpresoj se nje dite do te bëjë dhe gjithesesi flamuri kuq e zi, kombtarë, do te valoj.
Urime te gjitheve qe do te martohen, me apo pa flamur.
Me nderime
Flag
Krijoni Kontakt