Një mysliman shqiptar që i duhet të emigrojë, jetojë, punojë, studiojë në një shoqëri perëndimore demokratike me një traditë të krishterë, ndihet i huaj dhe nuk e identifikon dot veten me atë shoqëri. Dhe kjo i shtyn që të shpikin "urrejtje" dhe "armiq" ne mendjet e tyre karshi popullsisë vendase.Kam verejtur ne shkrimet dhe Opinionet e botes se Krishtere ne gjithë vendet e botes sidomos te Zyrtareve te kesaj Ideologjie nje Urrejtje qe kan per Poppulin Shqiptar.
Urrejtje ndaj popullit shqiptar? Myslimani i fundit që mori guximin e budallait që të flasi në emër të popullit shqiptar e kish emrin Enver Hoxha. Po do të ecësh në hapat e xhaxhit, vazhdo të flasësh në emrin e popullit. Po do të ecësh në epokën e lirisë, fol në emrin e fisnikut, veta e parë, numri njëjës.
Unë (veta e parë numri njëjës) dhe familja e prindërve të mi nuk jemi konvertuar ndonjëherë në Islam dhe hera e fundit që e hapa pashaportën thosh kombësi shqiptare. Ti nuk mund të flasësh dot në emrin tim, unë në emrin tim flas vetë. Ti mund të flasësh vetëm në emrin e fisnikut-student.Kjo Urrejtje ndaj Popullit shqiptar nga bota krishtere ,Lind si pasojë e faketeve historike te popullit shqiptar ne lidhje konvertimin e tyre ne Fenë Islame...
Kur mua më pyesin se cfare feje ka populli shqiptar, unë u përgjigjem "Kur ta pyes do tu them." Kjo është përgjigjia ime budallackë për një pyetje budallackë. Në të shumtën e rasteve, bashkëfolësit e kuptojnë gabimin dhe pyesin ose cfare besimi i përkisni ju si shqiptar, ose pyesin: cilat janë disa prej besimeve që besojnë shqiptarët?Ky Fakt kaq shumë i kishte dhe akoma i irriton boten krishtere sa qe nuk ngurrojnë ta shpallin popullin shqiptar si Tradhetar te krishterizmit,per faktin e konvertimit te tyre si popull ne Islam ...
Ata popuj që e urrejnë Perandorinë Otomane janë ata popuj që kanë vuajtur nën sundimin turk. Ata popujt perëndimorë që ti zë në gojë, nuk e urrejnë Perandorinë Otomane, por e përcmojnë atë si një qytetërim inferior karshi qytetërimit të tyre. Përcmimi dhe urrejtja janë dy gjëra të ndryshme.Caku me urrejtes zakonisht drejtohet drejt Pernadoris Osmane qe ndikoi ne Konvertimin e shqiptareve ne Musliman...Mirpo kjo Urrejtje zbutet ndaj perandoris Osmane kur mirret parasysh se edhe disa vende te evropes ishin nen pushtetin Osman me shekuj mirpo nuk jan konvertuar apo nuk e kan nderruar fen e tyre ,Por vetem shqiptaret ishin ata qe u konvertuan...
Grekët, serbët, bullgarët e rumunët të urrejnë ty si shqiptar mysliman, jo për mënyrën se si ti je konvertuar në Islam, as se ti beson në Islam, por për faktin se feja tëndë është feja e pushtuesit shekullor që i mbajti ata të pushtuar për shekuj me rradhë.Kjo kontraditë zgjedhjesh ndermjet popujve ne ballkan ndaj pranimit te Islamit,i shtyn te mendojn se zgjedhja ne konvertim ka doza te medha te shijes se popullit shqiptar ndaj kesaj feje qe perqafuan ,d.m.th jo vetem konvertim i Imponuar me dhunë,por dyshohet te jetë bere me vetedije te arsyeshme...
"Dyshimi" më i madh i Akademive të Shkencave të vendeve fqinje është pretendimi i marrë si i vërtetë se shqiptarët janë një popull autokton e pasardhës i ilirëve. Disa nga popujt fqinjë edhe sot e kësaj dite nuk janë fort të bindur nëse shqiptarët e sotëm janë pasardhës të denjë të atyre shqiptarëve të djeshëm, apo janë mbetjet gjenetike të 500 vjetëve të pushtimit turk.Dhe ky "Dyshim" se pse e pranuan Islamin shqiptaret ,ndersa kete nuk e bene popujt e tjere te rajonit te ballkanit te cilet poashtu e kishin te njejtin status d.m.th edhe ata ishin te pushtuar njejtë si shqiptaret por nuk e nderruan fen e tyre...
Kjo është dilema e shteteve fqinje prandaj dhe shteti jugosllav dhe shteti grek "ri-atdhesuan" mijëra shqiptarë nga Kosova e Greqia drejt Turqisë, me mirëkuptimin e shtetit turk dhe me mirëkuptimin e vetë shqiptarëve.
Mos deshe të thuash, feja që unë mbaj më bën të ndihem mish të huaj për botën e Krishterë? E ke më të lehtë të flasësh për "popullin shqiptar" e për "botën e krishterë" se sa për fisnikun-student, apo jo?Ky Fakt i ka shtyer boten e krishtere qe Popullin Shqiptar ta shpallin si Tradhetar te Krishterzimit sepse ia kthyen shpinen Krishterizmit dhe pranuan Fenë Islame...
Përpara se turqit të shfaqeshin në skenë, shqiptarët ishin populli më i madh në numër në Ballkan dhe familjet fisnike shqiptare bënin ligjin jo vetëm në Epir e Ballkan, por edhe në Perandorinë Bizantine. Me rënien e perandorisë otomane pas 5 shekujsh pushtimi dhe me shpalljen e pavarësisë nga Perandoria Otomane, shqiptarët ngelën populli më i vogël në numër në Ballkan.Dhe se Kjo Urrejtje nga Bota e Krishtere ,a mund te kishte pasur ndikim gjatë tere Historis se Pervuajtur te Popullit Shqiptar,nga Arbitrariteti nderkombetar ,siq ishin coptimet e tokave te trojeve shqiptare nga Konferencat e ndryshme ...nderkombetare qe vendosen ne demë te shqiptareve ne qdo aspekt...
Sa për "ndarjen e trojeve shqiptare", ajo filloi me ndarjen që i bëri Sulltani i Portës së Lartë në 4 vilajete multi-etnike, në mënyrë që shqiptarët të mos ngrinin dot krye e të mos arrinin dot një unitet në identit kombëtar. Ashtu si po i njëjti Sulltan u lejoi popujve të tjetrë shkollimin në gjuhën e tyre amëtare, por këtë gjë ua mohoi shqiptarëve.
Dhe sa për dijeni, nëse nuk e di, Sulltani nuk njihte asnjë popull shqiptar pasi për Sulltanin të gjithë arnavudët ishin turq e vëllezër myslimanë.
Tani më lejo të të pyes unë një pyetje:
- Përse Ismail Bej Vlora, një mysliman, nuk ngriti flamurin e Sulltan Abdyl Hamidit me gjysëm hënëz, po ngriti flamurin bizantin të Arianitëve e Kastriotëve në Vlorë, më 28 nëntor 1912?
Albo
Krijoni Kontakt