Nuk besoj se ka vendbanim ne Ballkan , qe banoret e njejte te kene qedruar ne te njetin vendbanim per qindra vjete panderprere qofte ne Shqiperi , Kosove, Serbi , Bullgari , Greqi ose gjetiu. Vete rrethanat politiko-shoqerore dhe historike neper te cilat kane kaluar keta popuj ketu , si lufterat, semundjet , epidemite , uria , varferia , gjakmarrja dhe inetersi per nje jete me te mire kane ndikuar qe njerezit te migrojne andej kendej ashtu siq e ka dashur nevoja. Kjo bile eshte e njejte edhe me popujt tjere ne Evrope e edhe me gjere . Une e shoh keshtu kete qeshtje. Kete mendim mund ta kete ose nje person qe nuk ka haber ne histori , ose edhe ta thote me qellim qe te mbeshtes nje hipoteze vetem e vetem se ka deshire te jete ashtu. Une njoh shume studiues shqiptare qe mundohen te gjejne dhe te interpretojne fakte vetem e vetem qe ti sherbejne teorive qe jane shtruar rreth origjines dhe autoktonise sone dhe hezitojne ose i shpallin teme tabu hipotezat tjera .
Tani te ndalemi tek autoktonia e shqiptareve ne trojet e tona sot. Shqiptaret duhet te jene pasardhesit e disa fiseve ose pasardhes te pjeseve te fiseve malsore ilire qe kane shpetuar nga asimilimi , sikurse edhe iliret pasardhes te disa fiseve ose pjese fisesh pellazge. Mirepo nuk duhet harruar se te mundohemi te bindim dike qe te njetit banore dhe pasardhesit e tyre ne vazhdimesi kane qendruar po ne te njetat treva pa u rralluar, pa u asimiluar pa u shtuar ose ulur ne numer dhe ne siperfaqe , eshte shume e veshtire . Te themi se p.sh shqiptaret e Kosoves drejetpersedrejti jane pasardhesite e Dardaneve te vjeter , ose shqiptaret e Qamerise pasardhes te epiroteve e keshtu me rradhe edhe per banoret tjere te trevave shqiptare duke i lidhur direkt ata banore me banoret e meparshem te fiseve ilire , se paku per mendimin tim eshte nje mosnjohje e rrethanave historike ose mungese e sensit per periudhat historike .
E verteta se trojet e banuara me shqiptare sot, jane po te njejtat treva qe jane banuar nga fiset e vjetra ilire dhe edhe me heret nga fiset pellazgjike eshte nje perparesi dhe nje vlere. Mirepo ju duhet ta dini se sikur te kishte vazhduar evoluimi i fiseve ilire, pa u nderprer nga pushtimi romak, nuk eshte e thene se te gjithe pasardhesit e fiseve ilire do te ishin shqiptare sot. Gjaku i pellazgve te vjeter mund te jete me shume tek iliret por pse jo edhe te greket e latinet. Kurse gjaku ilir eshte te shqiptaret por edhe tek malazezet, hercegovinasit , bosanet , kroatet e sllovenet. Pushtimet mijevjeqare kane ndikuar ne asimilimin e nje pjese te mire te fiseve vendase. Fiset fushore me kohe kane mund te asimilohen ,te perzihen, te zhduken ose nje pjese e tyre te largohet per ne viset e thella. Poashtu edhe territori i tyre te tkurret nga jashte dhe nga mbrenda.
Ne shqiptaret jemi njerez si te gjithe te tjeret dhe kemi reaguar ashtu siq do te reagonin edhe njerezit e tjere ne situata te njejta. Pra ne kete menyre mendoj se duhet pare gjerat edhe per periudhat e mevonshme. Fiset vendase te cilat jane tkurrur dhe jane izoluar neper zona te thella malore neper masivet dinarike e deri tek Pindet kane arritur te ruajne indentitetin e vete gjuhesor e deri diku edhe kulturor mu per ate qe i jane larguar qyetrimeve pushtuese dhe nuk kane qene kercenim i madh per to dhe ne momentin e pershatshem kane dale ne fusha dhe per nje kohe te shkurter jan shumuar dhe fuqizuar dhe kane dal si faktore kyq ne keto treva. Zonat nga alpet sllovene e deri ne Pinde kane mund te jene zona te banoreve vendas jo drejpersedreti si mendon dikush se jane kthyert ne pronat dhe fshatrat e gjysheve e te stergjysheve neper , por kane mund te jene zona te njohura nga ata si rajone qe historikisht kane levizur neper to . ne rrethana te pershtashme pasardhes te ilireve kane mude te jen te vendosur ne Kosove ose edhe ne zonat tjera fushore , ne rrethana tjera nje pjese e tyre te largohet ne vise te thella dhe shume me vone pinjoll te tyre te kthehen jo me qellim vazhdimesine e autoktonise se tyre ne ato treva , se nuk e besoj se kane pase kohe te mirren me aso gjera , por me qellim te krijimit te nje jete me te mireper veten dhe pasardhesit e tyre. Kjo teori nuk vlene vetem per shqiptaret por per te gjithe popujt e Ballkanit dhe me gjere. kjo do te ishte edhe pergjigjija shume e logjikshme qe do ta pranonte arsyeja e shendosh e secilit dijetare qofte ai gjerman , angleze, amerikane etj.
Kjo teori do te mund te shpjegonte edhe ndryshimet e medha etnike qe kane ndodhur pas ardhjes se fiseve te ndryshme barbare e ne fund edhe te sllaveve dhe mungesen e informacioneve per ate se ku mbeten banoret e vjeter te Ballkanit.
Pra mendoj se se paku ne shqiptaret nuk kemi nevoje te krijojme mite per autoktonine tone ne keto treva duke u sherbyer me gjysme fakte dhe te paverteta dhe duke humbur arsyen e shendoshe. Keto gjera qe jane shume logjike mund ti thote qdo njeri qe vetem pak e largon subjektivizmin dhe paragjykimin e qellimshem.
Une mendoj se historiografia shqiptare duhet te reformohet dhe te jete ne trende me zhvillimet e shkences dhe jo te mbetet prapa duke vrapuar per te mohuar tezat e historiografise sllave dhe helene dhe mos e dhashte zoti duke i imituar ato.
Krijoni Kontakt