Close
Faqja 6 prej 8 FillimFillim ... 45678 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 72
  1. #51
    SHKOZA
    Anėtarėsuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    763
    Ju falemnderit Maars per kurajon qe me dhate per keto kerkime qe po i beje . Nese jeni interesuar per kete lemi ju propozoj ta lexoni edhe librin ,, TROPOJA NEPER BREZA " . Ju pershendes
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  2. #52
    SHKOZA
    Anėtarėsuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    763
    Pershendetje
    Tani me ka mbetur te gjeje te dhena per Leke Shkrrelin , te parin e fiseve Shkrrel e Bytyq. Por me duket se erresira e mesjetes e ka mbuluar me nje vello te zeze dhe shume te trashe kete plak te dy fisve shume te medha shqiptare. Uroj qe te gjeje diku te dhena qe do te me jepnin se paku mundesi te ngritja ndonje hipoteze per ndonje person me emer te ngjashem , qe sipas gojdhenes duhet te ket jetuar ne Sanxhak, Bosnje ose Mal te Zi. Nuk perjashtohet mundesia qe Leke Shkrreli ose te paret e tij te jene shperngulur nga Kosova pas luftes se Kosoves sikur qe jane shperngulur te paret e Gege Lazit te parit te Krasniqes, Kelmendit,Hotit, Vasoviqit, Piperit dhe Leka i pari i Gashit dhe i Palabardhit .
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  3. #53
    SHKOZA
    Anėtarėsuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    763
    Te falenderoj per mesazhin dhe per interesimin tende per kete teme Dardan100%. Renditjen nga Kole Mekshi tek Kras Gega e ke ne postimin e parafundit timin. Vazhdimin e brezave te meposhtem te Kole Mekshit per fat te keq nuk mund ta beje sepse me mungon libri , prej nga i kam marre ato te dhena. Te kisha propozuar ta kerkosh librin ,, TROPOJA NEPER BREZA " te autorit Ibrahim Malaj dhe aty gjeresishte pershkruhet gjenealogjia e krejt fisit Krasniqe. Poashtu ju thate qe me origjine thuhet se jeni nga Kalimashi. Fshati Kalimash eshte nje fshat malor ne kufijte e krahines se Lumes dhe Maleziut ne rrethin e Kukesit. Ka te ngjare qe ndonje pinjoll i Kole Mekshit te kete migruar nga Bujani ose ndonje fshat tjeter i Krasniqes se Tropojes per ne Kalimash dhe pinjoll te tjere nga Kalimashi ne Kosove. Migrimimet e shpeshta kane qene dukuri gati e zakonshme ne ato periudha kohore . Nje lagje e nje fshati te afert me Kalimashin , Shemeri, perkatesisht lagjeja Dobroshi thone se i pari tyre ka ardhur nga fshati Dobrusht i Prizrenit.
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e XH.GASHI
    Anėtarėsuar
    07-03-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    1,123
    Po rendis emrat e te parve tane .
    LEKA
    SAHITI
    ILIAZI
    SALIHI
    FERIZI
    ZEQIRI
    SEFA
    ARIFI
    XHEMAJLI
    KUSHTRIMI
    ......
    Gjeneza e familjes sone ka kuptim te veqant .
    Quhem XHEMAJL GASHI jam i lindur ne Prishtine gjithnji me ka interesuar etnogjeneza e familjes sone sepse ka disa elemente ce te shtyejn te gjurmosh.
    Familja jone si shume familje tjera ne kohen e pas luftes se dyte botrore u shperngul nga fshati Mramuer qe gjindet dy ore kembe larg Prishtines .
    Eshte kryesisht nje vend malor ka shume lagje te banuara , shum nga keto lagje jane te ardhur nga vendet per rreth .
    Ne lagjen SUTESK ne anen jugore te fshatit me sakt ne luginen e K'ULKOVES u vendosen te paret tane qe vete emri te tregon se kush e popullonte ate lugine malore.
    Te paret tane u zhvendosen nga Graqanica e sotme ecila ishte e banuar nga PALLASKET-PALLOSHET te cilet kishin faltoren mireshin me punimin dhe mihjen e xehes dhe punonin token por u detyruan nga mbreti turk qe te zhvendoseshin sepse gjoja se ne teritorin e pallasteve ishte vrare nje postjer mbreti e ne fakt mbreti-pasha kishte mare disa femra dhurat nga sllavet dhe ja kishin zbukurue pashes -mbretit haremin ishin sllavet me shume si sherbetore ne ato kohra po ja e luajten nje potez qe te paret tane i detyroj te zhvendosen nga trojet e tyre shekullore.

  5. #55
    SHKOZA
    Anėtarėsuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    763
    Dua te ju njoftoj edhe per disa informata te reja qe kam marre per te paret e mi. Siq ju kam treguar edhe me heret , tashme fale ketyre hulumtimeve qe i kam bere une dhe njohurive qe i kane ruajtur te paret e fshatit Shkoze te Llapushes dhe ata te fshatit Viliq te Bytyqit te Tropojes , pas rreth 100 vjetesh jemi ritakuar pasardhesit e te dyja fshatrave. Ne diten e zbulimit te lapidarit per deshmoret dhe martiret e fshatit Shkoze ishin musafire te veqante edhe kusherinjet tane nga Viliqi, te cilet paten emocione te veqanta. Perveq shkelqesise se tij ambasadorit me familje dhe me vellezer erdhen edhe dy veprimtar te dalluar, zoti Sejdi Bytyqi nga Viliqi i cili qe 42 vjete jeton ne SHBA dhe eshte anetar i Shoqates shqiptaro-amerikane ,, VATRA" dhe autori i librit ,, BYTYQI" , i nderuari Adil Kaloshi po nga Viliqi.

    Ne kete liber shume interesant te cilin ma dhurroj autori Adil Kaloshi nga Viliqi i Bytyqit, mesova edhe shume gjera tjera. Ju kisha preferuar qe ta blini kushedo qe eshte i interesuar per fiset shqiptare e sidomos per fisin Bytyq. Nga studimet e hollesishme te tij qei kishte bere ai kishte ardhur ne konkludim se fisi Bytyq dhe fisi Gash jane jane pasardhes direkt te fisit ilir Varohej qe paskan jetuar ne rajonin e grykes se Rizonit ( Kotorrit ), prej nga paska dalur edhe mbreti Bardhyl i Enkelejve i cili paska qene qymyrgji dhe paska arrite te rrezoj mbretin Syrra dhe te behet mbret i Enkelejve. Te paret e fisit Gash qenkan marre me perpunim te metaleve dhe nga fjala Gac ka evoluar edhe fjala Gash. Nje pjese e tyre qe qenkan marre me tregtimin e tyre paskan filluar te quhen te bardhe dhe nga keta vjen nenfisi te bardhet e Gashit. Te paret e Bytyqit qenkan marre me punimin e eneve prej balte , pra me poqari dhe emri Bytyq paska rrjedh nga nje fjale ne arumanishte Butiq qe do te thote Poqar. Sipas ketij autori gjate gjithe historise ku ka pasur Gash ka pasur edhe Bytyq te lidhur profesionalisht , por edhe permes aleaqncave te ndryshme. Keto dy fise jane perhapur neper vise te Shqiperise veriore dhe lindore si ne Misin e Rodonit, Shkrrel, Koman, Kqire e Puke, Bytyqin e sotem, Has, Llapushe e ne tere Kosoven e Iliriden. Keto dy fise se bashku kane dhe mendihmen e begolleve te Pejes qe jane me fis Gash dhe Kryezijve te Gjakoves qwe jane nenfis i Bytyqit , paskan arritur te largojne fiset e mehershem ne zonat e sotme te Tropojes Thaqin dhe Skirdonet.
    Te paret e fisit Bytyq kane kontrubuar ne kulturen e Komanit dhe Shkrrelasit jane nje fis i ardhur nga Dana e Delit qe duhet te gjendet diku ne Kroaci te cilet pastaj jane asimiluar ose vellazruar me Bytyqet e vjeter , prej nga jane dalluar nga fiset tjera si fise te aferta. I pari i fist Bytyq paska ardhur nga Bytyqet e Buzhales nga Komani i qujatur Leke Bytyqi i cili paska pase tre djem: Vilin, Biben dhe Karlin ose Kralin. Ai e paska varrin diku mbi Viliq dhe i paska udhezuar djemte e vete te pronesojne luginen e sotme te Bytyqit. Vili djali i madh paska shkuar ne drejtim te Prizrenit , kurse Biba dhe Karli ( Krali ) paskan populluar kete lugine. Nga ketu eshte po e njejta gojedhene ashtu siq e kam shkruar qysh ne fillim. Biba i ka pase tre djem , kurse Karl (Kral ) Leka vetem nji . Per shkak se Karli paska qene shume luftetar i madhe dhe paska rene ne kundershtim me turqit paska luftuar bashke me gruan e tij te pare ai nga populli eshte quajtur me emerin pergedheles Kral dhe nga Turqit Kara ( i zi, armik ). Ai paska lene nje djal qe per nder te vellaut te madh ia paska lene emrin Vil. Ketu vazhdojne te njetjat te dhena siq i kam pershkruar me heret ne postimet e mehershme.
    Megjithese kjo teori eshte shume me e kompletuar me dokumente dhe eshte shume atraktive, te ju them te drejten edne kam pak dilema sa i perket lidhjes Shkrrel - Bytyq , pasi qe boterisht te gjitha fiset tjera sikurse edhe pjestaret e fiseve Shkrrel dhe Bytyq i qujajne te te njejtes prejardhje keto dy fise te cilat edhe sot e kesaj dite ne vendet rurale nuk lidhin martesa. Pastja qeshtja e poqarise si profesion shume percaktues pak me duket e egzagjeruar , kur kemi parasysh qe keto dy fise dalloheshin shume si fise malsore dhe blegtoresh.
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  6. #56
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    256
    mund te kerkoni dkund neper xhungllat e afrikes

    sepse disa ketu ne froum e perkrahish shume teorine e darvinit

  7. #57
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-05-2008
    Postime
    644
    Citim Postuar mė parė nga SHKOZA Lexo Postimin
    Ju falenderoj per kontributin qe po jepni rreth kesaj teme te cilen e kam hapur , pasi kam menduar shume se a duhet hapur apo jo. Kreks une ju kam sqaruar gjeresishte menyren se si kam arritur te keto fakte . Ju thashe se deri tek i pari i Shkozes nuk e kam pasur te veshtire te vije sepse ruhet ende mire kujtimi per te dhe djemte e tij. Bile ka edhe shume tregime te cilat poashtu per mendimin tim jane shume bindese se si ai me djemte e tij i ka marre ne kontroll pronat e ketij fshati. Mirepo ne kete shkrim nuk po i jap . Pra nuk ka asnje version tjeter deri tek Mehmet Alia , te gjithe e thone te njejten gje. Nga Mehmeti e deri tek Leke Shkrreli e thone banoret e Bytyqit dhe kjo periudhe kohore duhet te jete se paku 400-450 vjeqare .
    Eshte e vertet se nuk kam mundur te kerkoj neper arkiva , ose teftere turq, te cilet do te permendnin emrin e tij dhe te djemeve te tij , per shkak se nuk jam profesionist i kesaj fushe por vetem nje pasionant i historise. Mirepo jam i bindur se nese kane mbete kund teftere te regjistrimit te popullsise se ketij fshati per kete periudhe , keta emra do te jene aty dhe nuk ka kurrfare arsye qe te mos besojme se jane .
    Ne dyshimet qe e shtroni ju se njerezit e pashkolluar nuk kane mundur te mbajne mend paraardhesit brez pas brezi , sidomos pas brezit 5 dhe 6 dhe se ata duke u munduar te paraqiten si me te forte , kane thene se ne jemi nga Shqiperia ose nga ky fis edhe ketu une kam mendim tjeter. Se pari gati qdo shqiptare i Kosoves eshte interaesant e dine mire se cilit fis i takon dhe lidhjet fisnore ne trevat e veriut dhe sidomos ne Kosove , kane pasur nje rendesi te pazevendesueshme dhe per kete jane percjelle goje me goje dhe jane respektuar deri ne ditet tona. Mund te ju them lirisht se deri ne vitet e nentedhjeta e ne shume raste edhe deri ne ditet tona edhe pse ka nje rritje kaq te madhe te popullesise martesat brenda fisit kane qene te ndaluara ose se paku nuk jane pare edhe sot nuk shihen me sy te mire. Mund te jene mbi 300 000 banore qe thone se jane Bytyq ne Kosove dhe deri vone ne shume vende rurale edhe sot e kesaj dite thirren kusherinje dhe nuk lidhin martesa. Fshati Shkoze p.sh jo qe nuk martohen mes vete por as me shume fshatra me te cilat kane origjine te perbashket si Krevaseria, Nishori, Semetishti , Kasterci e shume e shume fshatra tjera. Kjo ka qene edhe nje sakrifice ne te kaluaren sepse sidomos ne fshatrat malore martesa e meshkujve ka qene shume problematike. Pastaj ne rastet kur ka pasur hasmeri ne fshat , pajtimin e kane bere pleqet e fisit qe kane ardhe nga Bytyqi dhe fshatrat e Kosves te te njejtit fis. Thuhet se kur kane luftuar banoret e fshatit Shkoze me Hoqen e Madhe dhe me Rahovecin per kufije malesh ne ndihme i kane ardhur njerezit e fisit te vete nga Kervaserija, Nishori, Kasterci etj. , bile thuhet se nje lagje e Rahovecit qe eshte Bytyq i ka dale edhe ajo ne ndihme njerezve te vete . Keto qe po i them per fshatin Shkoze dhe per fisin Bytyq jane vetem disa shembuj tipik , te ngjashem me shembuj te fshatrave dhe te shume fiseve te tjera ane e mbane Kosoves. Ndjenja e perkatesise se njejte fisnore pra nuk ka qene vetem perfitim por shume here edhe pergjegjesi dhe sakrfice. Shto ketu se shqipatret e sidomos fiset e veriut e kane ruajtur me fanatizem vijen e gjakut , keto gojedhena mund te jene shume te verteta . Une mendoj se nuk mund t'i injorojme te gjitha keto fakte dhe te themi se te gjitha keto jane pjelle e fanatazise se njerezve te paditur. Perkundrazi une mendoj se mu keta njerz te pashkoll e malsor por shume te zgjuar, per te cilet me i rendesishme ka qene indentiteti se sa qdo gje tjeter e kane thene te verteten dhe jo vetem qe e kane thene por ata e kane praktikuar ate . Une me sa kam mundur te kuptoj edhe kur kane fshehur diqka rreth origjines se tyre ,praktikishte kane qene dy gjera qe kane ndikuar se paku ne Kosove qe njerzite edhe pse i kane ditur ose i dine i fshehin brezat dhe ato arsyeja mendoj se jane :
    1. Qeshtja e religjionit - Nje pjese e madhe e njerezeve qe kam intervistuar kane treguar brezat me rradhe dhe ate pa asnje gabim deri ne 7,8, e deri edhe ne 12 e me teper breza deri sa kane perfunduar emrat musliman. Aty ku perfundonin emrat muslimanata ndalonin duke thene se eshte e mjaftueshme dhe se po te vazhdoj me tutje dalin emra katolik dhe nuk eshte e mire per fisin dhe familjen sepse ateher del se kemi qene katolik dhe kjo nuk eshte e pelqyer ose mirret si nenqmuese. Sidomos banoret qe kane origjine nga Fandi qe me sa duket kane qene pakice tek ne ne Kosove dhe dallohen nga malsoret e Malesise te cilet me gjase kane qene me shume , e marrin per nenqmim te tregojne se paraardhesit e tyre ishin fand. Kam pasur raste kur vete pleqet thonin per parardhesit e tyre se jane fand, por nuk eshte mire te thuhet kjo gje.
    2. Qeshtja e autoktonise - Gati nuk ka fshat ne Kosove ku jam interesuar dhe kam pyetur te moshuarit ose njerezit e ditur te atyre fshatrave per origjinen dhe qe nuk kane qene ne gjendje te tregojne me shume hollesi fisin e tyre, vendin nga kane ardhur dhe peripetite qe i kane pasur ata. Mirepo gjithmone ne fund ama te gjithe te intervistuarit e thonin se keshtu eshte, por ne nuk duhet te themi se eshte keshtu sepse dalim se nuk jemi autoktone. Bile disa pleqe ose banore te shkolluar gjithmone mundohen ta vejne ne dyshim versionin e ardhjes nga Shqiperia dhe te thone se ne duhet thene se kemi ardhur nga Serbia e jo nga Shqiperia.
    Per te ju bindur se gati te gjitha fshatrat kane versione te peraferta te formimit po jap edhe disa shembuj . Fshati Bellanice i Llapushes ( komuna e Malisheves ) jane te gjithe te fisit Thaq dhe ata deri gati pas luftes se fundit nuk jane martuar me banoret e fshatrave Lladrovc, Bllace, Mirushe, Shkarashnik, Novoselle, Divjake etj dhe i kane qujatur shoke fisi te gjithe banoret e fisit Thaq. Ne tefteret osman te shek.VII fshati Bellanice permendet si Bellanica e e perme dhe e poshtme ,si nje fshat i nahise se Hoqes. Te gjithe kryefamiljaret jane me emra ortodoks. Pleqet e ketij fshati thone se fshati eshte formuar nga tre vellezer Kasum Pasha, Tursun Pash dhe nje i trete qe ia kam harruar emrin. Ata thone se paraardhesit e tyre kane ardhur nga Bushati i Shkodres dhe jane pinjolle te familjes se madhe te Bushatllive qe e kane sunduar Pashallekun e Shkodres. Periudha kohore kur kane ardhur ne Bellanice duhet te je ndoshta mesi ose fundi i shek.VII. Banoret e fshtrave Senik dhe Ngucat dy fshatra te aferta thone se Bellanica qe eshte tani fshati me i madh eshte formuart shume me vone . Pleqet e fshatit Bellanice thonin se nje pjese e te afermeve te tyre ka ndaluar ne Gjakove. Kete gojedhene e pata marre shume me rezerve, por parevjete ne nje Akademi perkujtimore per atdhetarin Musa Shehzade nga Prizreni, u permend se familja e Musa Shehzades kishte te pare pashallaret e Shkodres -Bushatlinjet dhe nga Shkodra kishin ardhur ne Gjakove. Disa pjestare te kesaj familje kishin dal me vone ne Prizren. Une pata rastin te bisedoj me vete Shehun e Teqes Autoqefale Shqiptare qe gjendet ne Gjakove dhe e pyeta gjeresishte per kete qeshtjen e origjines dhe ai e deshmoj kete . Nder te tjera e pyeta se a kishte degjuar per fshatin Bellanice ? Ai mu pergjegj se po , ata jane nje pjese e famijes tone dhe kemi origjine te njete me ta, Banoret e fshatit Bellanice jane te ritit musliman syni -Hanifije sikurse shumica e banorve te Kosoves. Q'ka t'i thuash kesaj tash ? Po vazhdoj edhe me disa gojedhena per fshatrat tjera .
    Fshati Kervaseri eshte formuar nga dy ose tre vellezer te cilet kane ardhur nga fshati Zherke i Bytyqit te Tropojes( i kam harruar emrat por nese dyshoni une edhe i gjej perseri, bile njeri duhet te jete Kola) . Ne vitin 1914 ne kryengritjen e madhe kunder ushtrise dhe xhandarmerise serbe ne Llapushe qe nihet si kryengritja e Asharatit, prije i kesaj kryengritje ishte Sadri Abaz Bytyqi nga Kervaseria. Ai u plagos dhe pas shuarjes se kryengritjes eshte derguar ne Zherke te fisi i vete ku nga plaget e marra edhe ka vdekur dhe e ka varrin.
    Fshati Korishe i komunes se Prizrenit - Para para luftes se dyte boterore pjesa me e madhe e banoreve te ketij fshati kane jetuar ne fshatin Kabash , fshat ky malor mbi fshatin Korishe. Sot fshati Korishe ka me shume se 700 shtepi dhe banoret e ketij fshati nuk martohen mes vete dhe as me fshatin Grejkovc dhe Kabash te Komunes se Vitise ( Rrethi i Gjilanit ), sepse thone se jemi shoke fisi. Tek banoret e Kosoves fisi Kabash nuk pranohet si fis ne veti dhe nuk bene pjese ne 12 fiset qe i njeh populli . Fshati Kabash sipas tregimeve eshte formuar nga dy vellezer Ahmeti dhe Zeneli. Ahmeti dhe Zeneli thuhet se kane ardhur nga Kabashi i Pukes, kurse ne Puke te paret e tyre paskan ardhur nga viset e Gjirokastres pra nga Toskeria. Kur jane ndare Ahmeti ka marre njeren ane te lugines rrezen, ku sot eshte Mahalla e Gurit dhe Zeneli ka marre anen tjeter hijen ku sot quhet mahalla e Zenelit. Tani nga keto dy mehalle ose lagje ka shume lagje ne Korishe. Pak me vone ne kete fshat ka ardhur edhe nje fand me familje i cili thuhet se i ka pasur ne shpine derrkucet dhe ata e kane pranuar dhe ai e ka pranuar fene islame dhe sot nje lagje e madhe qe quhet Daka ka prejardhjen nga ai. Thuhet se jane edher disa lagje te vogla nga nje nip. Me besoni se gati per qdo fshat ka gojedhena te tilla dhe jo vetem gojedhena por ngjarje dhe situata te cilat tregojne qartazi se keto gjera kane ndodhur . Une e kam thene edhe ne fillim qe kjo teme duhet te jete e
    Desha te te pyes dicka ,a ka ne veriun e Shqiperise mbiemer Frangu sepse familja e nenes sime e ka kete mbiemer dhe pretendon qe eshte me preardhje nga Shqiperia.

  8. #58
    i/e regjistruar Maska e RinorZ
    Anėtarėsuar
    08-06-2008
    Postime
    325
    Ku mund te gjeje informacione me shume mbi fisin Thaē...
    A mund te me referoni ndonje liber???

    Gjithe te mirat...

  9. #59
    Prenku i Dalmatėve
    Anėtarėsuar
    12-12-2008
    Vendndodhja
    Nė dritėn fosforike qė lėshojnė varrezat gjatė natės
    Postime
    1,008
    ................

  10. #60
    SHKOZA
    Anėtarėsuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    763
    Te dhena te nxjerrura nga libri ,, BYTYQI " i autorit Adil Kaloshi

    Fisi Thaq eshte nje nga 12 fiset kryesore te Leke Dukagjinit me nje shtrirje jo vetem ne Puke , por edhe ne Mirdite, Zadrime, Shkoder dhe Kosove. Per historine e ketij fisi te madh ka dhe disa gojedhena te ndryshme , qe e qojne hershmerine e tij deri ne shek. XI dhe e mbajne veten 33 breza me Murr Detin legjendar. Mendohet se nje degezim i fisit Thaq ka levizur nga Tuzi ne lindje te Alpeve , ne thellesine e tyre veriore, kaluan neper Pult, Shllak,Dri , Berishe , Fushe Thaq ne Puke ), ne Kryezi e zbriten ne Iballe te Pukes. Sot ne Puke fisi Thaq shtrihet ne Bugjon, Flete, Kulumri, Arst, Trun. Xathe, Miliska, Sakat dhe ne Iballe si ne Fierze, Mzi etj. dhe perfshihej ne Bajrakun e Bugjonit te Iballes. Ne Puke fisi i Thaqit eshte i perzier me disa fise te tjera. Fisi i Thaqit eshte i perhapur me te madhe shume edhe ne Kosove, i cili mund te jete nder fiset me te perhapura qe eshte i lidhur ne origjine te njete me pjeset e fisit Thaq te perhapuar ne Puke, Dukagjine, Mat edhe me tej.
    Mendohet se pikerisht nga Thaqi i Kosoves , nje degezim i tij , i ardhur ndoshta prej rrethinave te Gjakoves , u vendosen ne Shipshan, Berishen e Brigjeve e ne Has , pasi larguan fisin Scirton. Fisi Thaq sipas disave mendohet se eshte pasardhes i fiseve ilire te Maqedonise se lashte . Ata rreth shek. XII sulmuna dhe arriten te perzene fisin ilir Scirtonet nga lugina e Zogajve ne Bytyqin e sotem dhe te kishin nen kontroll perveq Pukes edhe zonen e Bytyqit dhe Gashit te sotem. Ne shek. XVI Gashi me Bytyqin , ne aleance midis tyre , me ndihmen e Begollajve te Pejes e te Ahmet Bej Kukut e larguan fisin Thaq nga kjo zone , i cili u rikthye ne Kosove, kurse nje pjese e ketij fisi qendroj ne Has. Gjithashtu edhe nenfisi Kabash, Zogaj dhe Helshan jane pjese e fist te madh Thaq.
    ATDHEU MBI TE GJITHA

Faqja 6 prej 8 FillimFillim ... 45678 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Roli ekonomik i familjes fshatare
    Nga PLaku-i-Detit nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 04-01-2012, 08:27
  2. Kumanova, informacione tė pėrgjithshme
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 15-11-2008, 07:52
  3. Mbidoza e modernizmit tė familjes
    Nga Cimo nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-03-2007, 18:19
  4. Simboli heraldik i familjes dhe pinjollėve Bua
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-05-2006, 01:17
  5. Mbi dashurine
    Nga ani-ani80 nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 05-03-2006, 12:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •