Emigracioni Shqiptar ne Itali
Konference ne Torino
Shoqata Kultutore Italo-Shqiptare Vatra e Torinos dhe F.I.A.P. Federata e Shoqatave Shqiptare, Italo-Shqiptare dhe Arbėreshe tė Piemontit, organizuan tė Premten 11 Prill 2008 njė konferencė me temė emigracionin Shqiptar nė Itali. Konferenca u zhvillua nė Museo Diffuso della Resistenza, (corso Valdocco 4/a Torino). I ftuari kryesor i saj ishte shkrimtari dhe sociologu Shqiptar Rando Devole.
Permbajtja e konferences
Nė vitin 1990 mijėra Shqiptarė tė varfėruar dhe tė dėshpėruar nga njė gjysmė shekulli diktaturė komuniste, kapėrcyen Kanalin e Otrantos nė kėrkim tė njė mundėsie, duke nisur atė qė do tė ishte nė vitet nė vazhdim njė proces i vazhdueshėm: emigracionin Shqiptar nė Itali.
Sot, pas thuajse njėzet vitesh, sa dhe mbi tė gjitha kush janė Shqiptarėt qė jetojnė dhe punojnė nė Itali? Ku jetojnė ata nė territorin e shtetit Italian? Cilat janė trajtat karakteristike tė pranisė sė tyre, krahasuar me popullatat e huaja me prejardhje nga rajone tė tjerė gjeografikė? Ku tė con rrugėtimi i ndėrmarrė prej tyre drejt Europės dhe idealeve tė saj tė lirisė, demokracisė, mirėqėnies dhe zhvillimit?
Kėto ishin disa nga pyetjet qe u diskutuan ne konference nga sociologu dhe shkrimtari Shqiptar Rando Devole, ekspert i emigracionit Shqiptar; Giuseppe Castronovo, Kryetar i Kėshillit Bashkiak tė Torinos; Ilda Curti, Asesore e Integrimit nė Bashkinė e Torinos; Vincenzo Cucci, President i F.I.A.P.; Claudio Risso, Sekretar Rajonal i Sindikatės FAI-CISL Piemonte; Stefano Tassinari, President i ACLI nė Provincėn e Torinos; Francesco Ciafaloni, President i Comitato Oltre il Razzismo; Arjana Cicako, Presidente e Shoqatės sė Gruas Alma Mater; Blenti Shehaj, President i shoqatės Art@mia.
Takimi, i moderuar nga Benko Gjata dhe Blerina Pashollari, u shnderrua edhe ne nje rast te mirė pėr tju afruar Shqipėrisė sė sotme pėrmes projektimit tė fotografive tė shoqėruar me muzikė tė lehtė Shqiptare dhe shijimit tė specialiteteve tė traditės sone gastronomike tė gėrshetuara me verėrat me famė boterore tė Piemontit.
Konferenca u organizua nga Shoqata Kulturore Italo-Shqiptare Vatra dhe F.I.A.P. Federata e Shoqatave Shqiptare, Italo-Shqiptare dhe Arbėreshe tė Piemontit, nė bashkėpunim me patronatet ACLI dhe CISL, me pjesėmarrjen e Presidencės sė Kėshillit Bashkiak tė Torinos dhe tė Asesorateve tė Mundėsive tė Barabarta tė Provincės sė Torinos dhe atij tė Integrimit tė Bashkisė sė Torinos.
http://lh6.ggpht.com/BenkoGjata/SASP...4/DSC02021.JPG
Rando Devole
I lindur nė Tiranė, nė vitin 1967, sociolog, pėrkthyes dhe gazetar, ai ka studjuar nė Romė ku ėshtė diplomuar nė Letėrsi dhe Shkenca Sociale. Mė pas ka kryer Masterin ne Komunikim dhe Doktoraturėn nė Sociologji. Ai ėshtė autor, ndėr tė tjera, i La scoperta dellAlbania. Gli albanesi secondo i mass media (Ed. Paoline, 1996; me Ardian Vehbiun) dhe Albania. Fenomeni sociali e rappresentazioni (Agrilavoro, 1998). Ai kryen veprimtari kėrkimore pėr disa institute tė ndryshme dhe boton artikuj nė gazeta Italiane dhe Shqiptare.
Pėr impenjimin e tij sindakal nė favor tė emigrantėve Presidenti i Republikės sė Italisė i ka dhėnė titullin e nderit Commendatore dellOrdine della Stella della Solidarietą Italiana.
Shoqata Vatra
Shoqata Kulturore Italo-Shqiptare Vatra ėshtė themeluar nė Torino, nė vitin 2002, me nismėn e njė grupi intelektualėsh Shqiptarė dhe Italjanė. Ajo ėshtė krijuar pėr tju dhėnė njė pėrgjigje sa mė tė shpejtė e tė organizuar sfidave tė reja e tė hershme qė karakterizojnė rrugėtimin e diasporės Shqiptare drejt integrimit tė plotė. Objektivat e saj kryesorė janė: nxitja, lehtėsimi dhe pėrshpejtimi i procesit tė integrimit; mbrojtja e identitetit kulturor e kombėtar tė Shqiptarėve (dhe njėkohėsisht ndėrgjegjėsimi i kėtyre tė fundit pėr rolin dhe rėndėsinė e tij tė dorės sė parė); promovimi i imazhit tė Shqipėrisė nė territorin e veri-perėndimit tė gadishullit Apenin. Shoqata synon ti arrijė kėto objektiva pėrmes krijimit dhe koordinimit, nė territorin e mbuluar nga veprimtaria e saj, tė njė rrjeti bashkėpunimi sa mė tė ngushtė e funksional mes atyre aktorėve dhe faktorėve interesat e tė cilėve pėrkojnė, ndėrthuren e kryqėzohen me ato tė bashkėsisė Shqiptare.
![]()
Krijoni Kontakt