Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 34
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    BDI-ja dhe PPD-ja bëjnë marrëveshje!

    Ali Ahmeti dhe Abdilhadi Vehjseli firmosën të djelën në Tetovë marrëveshjen për bashkëpunim parazgjedhor.

    Dy liderët politikë, konstatuan se bashkimi i këtyre dy forcave politike do të jetë në funksion të mbrojtjes së intereave kombëtare dhe të përgjithshme.

    BDI dhe PPD do të angazhohen që procesi zgjedhor në Maqedoni të jetë i lirë, korekt dhe demokratik.

    Afati për të formuar koalicione parazgjedhore përfundon me 30 maj në mesnatë.

    Kryetari partisë shqiptare në pushtet, Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, tha se tashmë partnerët e koalicionit parazgjedhor janë të vetëdijshëm për rëndësinë e regullsisë në këto zgjedhje, për shkak të situatës në të cilën, siç tha ai, gjendet Maqedonia.

    Kurse kryetari i Partisë për Prosperitetit Demokratik, Abdilhadi Vejseli, tha se koalicioni do të angazhohet në mirëqënien ekonomike e sociale të qytetarëve të Maqedonisë.

    Partitë tjera politike shqiptare si PDSH, PDK, FRD, PAD dhe AK në zgjedhjet e përgjithshme të 5 korikut do të shkojnë të vetme.


    --------

    Ndersa PDSH-ja, do te ben koalicion me parterin e mocem te saj VMRO- DPMNE sllave, partine me anti shqiptare ne Bote!
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Pasi jane bere me PPD keta te BDI-se sigurt se de hupin hahahahah....Kush bohet me keto e ka te sigurt humbjen...hahahahahah

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    Koalicioni me PPD-ne (socialiste te rryer) do te kontribuoje ne pershpejtimin e transformimit te cuditshem te BDI-se nga parti kombetare ne parti qyqare te kontrolluar nga shteti maqedonas.Kuadrot shteterore shqipfolese te PPD-se se deshtuar tashme jane inflitruar ne BDI dhe e kane marre kontrollin e plote. Edhe ashtu BDI-ja eshte nisur asaj rruge edhe ate qe prej momentit te formimit te partise. Poltronizimit te elementit shqiptar ndaj atij maqedonas ne cdo sfere te jetes me PPD-ne do te vazhdoje edhe me hapa me te sigurt sepse ata jane ekpert se si duhet te duket nje polltron shqiptar brenda nje zyre makedone.

    Tashme per te gjithe eshte e qarte pse ndodhi 2001 por si duket vetem keto te BDI-se asesi ta kuptojne. LSDM-ja me kurnazllekun me te madh arriti ta permbys marreveshjen e Ohrit dhe ti kthen pozicionet maqedonase nga nje humbje klasike ne fushebeteje ne fitore te paster ne paqe. Marreveshja e Ohrit tashme eshte plotesisht e vdekur.Arritja me e madhe e SDS-it eshte marrja nen kontroll te BDI-se nepermjet kuadrove te rryera komuniste e spiuneve shqipfoles qe u inflitruan ne PPD qe ne vitin 1990 e tani i gjen ne BDI.Flej rahat o Ali Ahmeti se ardhmerine maqedone e ke te garantuar.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2003
    Vendndodhja
    në një cep të Ilirisë
    Postime
    67
    KOALICION BAMIRËSIE?????

    Nuk është ndonjë mençuri e madhe të thuhet se koalicionet bëhen (teoritikishtë thënë) nëse partitë janë të proviniencës së njëjtë politike me programe identike, qofshin ato të majta apo të djathta përfshi këtu edhe ato të qendrës.....dhe vetkuptohet që të marrin apo të participojnë në pushtetin shtetëror siç është rasti këtu te ne (Maqedoni). Nëse partitë e majta në program të tyre kanë mbrojtjen e interesave të "kllasës puntore" ato të djathtat i përkufizojnë dhe i mbrojnë interesat e borgjezizë; mes këtyre dy ekstremeve qëndrojnë partitë e qendrës qofshin me preferenca të majta apo të djathta. Kjo pra është matrica e funksionimit të grupimeve politike kudo në botë. Shtrohet pyetja, partitë shqiptare këtu nga bëjnë pjesë, duke e pasur parasysh matricën e mësipërme, jo veç duke i marrë për bazë programet e tyre politike (pasi ato janë të gjitha gati identike) me këto kërkesa madhore të shqiptarëve: 1. zyrtarizimi i gjuhës shqipe; 2. elementi shtetformues; 3. shkollimi universitar në gjuhën amtare; 4. pjesmarrje prorocionale e shqiptarëve në institucionet e sistemit. (mund të ketë edhe ndonjë tjetër që aktualishtë nuk më kujtohet). Pra, ku bëjnë pjesë PPD-ja, PDSH-ja, BDI-ja dhe partit e reja të vogla??????????
    PPD-ja është klinikisht e vdekur dhe mbahet gjallë me infuzione dhe frymëmarrje artificiale. Për zgjedhjet lokale e NDIHMOI PDSH-ja, kurse tani BDI-ja. Ç'ka do të thotë kjo? Do të thotë që kjo parti është shëndruar në parti politike pa identitet dhe kuptohet pa ego dhe pasi është e këtillë rrjedhimishtë është edhe parti pa elektorat. Nëse janë të vërteta për sa më sipër, a janë më se të vërteta, atëher determinohet një pyetje shumë e thjeshtë dhe logjike: ç'i duhej Ali Ahmetit apo BDI-së koalicionimi me një subjekt të vdekur politikishtë dhe pa potencë potenciale?!? Ose edhe ndryshe mund të formulohet pyetja: pse kësaj partie i zgjatet agonia si një relikti i papërdorshëm??????????
    Vërtet nuk mund të rroket reflektimi i interesit apo dobisë nga kjo parti për BDI-në?
    Për hesapin tim, vendi i kësaj partie (PPD) është në muze sepse ajo e kreu funksionin dhe misionin e saj. E shtyu çështjen për aq sa pati fuqi, potencial, dituri, gjindshmëri etj etj.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2003
    Vendndodhja
    në një cep të Ilirisë
    Postime
    67

    Cool Për pak harrova.....

    Le ta analizojmë edhe nga një aspekt tjetër këtë koalicion bamirësie. Sondazhet e kohëve të fundit siç e dini, kanë treguar se raporti BDI-PDSH përafërsishtë është 1 ndaj 2, kurse përqindja e PPD-së nuk e rrokte as 3 përqindëshin. Ky as 3 për qind nuk mund të ndikoj në asnjë mënyrë në favorin e BDI-së. Nuk ka asnjë dilemë se edhe këto zgjedhje parlamentare do i fitoj BDI-ja. Çështja mund të shtrohet se a do merr pjes në Qeveri? Kjo, ta quaj dilemë, determinohet nga mbizotrimi i bindjes se këto zgjedhje në bllokun maqedon do i fitojë VMRO DPMNE dhe varësishtë nga nevojat e saj për të kaluar pragun e 61 deputetëve shumë lehtë që ofertën e parë për koalicionim pas zgjedhor, mund t'ia bëjë PDSH-së si partner strategjik të saj, siç e quajnë njëra tjetrën.
    Si përfundim, edhe nga ky kontekst parë kjo çështje, përsëri FITIMTAR nuk del BDI-ja por PPD, poqese koalicionit parazgjedhor të bllokut maqedon do i duheshin më shumë deputetë seç do i ketë PDSH-ja në përbërjen e legjislaturës së ardhëshme.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-04-2005
    Postime
    101
    Citim Postuar më parë nga Davius

    Ndersa PDSH-ja, do te ben koalicion me parterin e mocem te saj VMRO- DPMNE sllave, partine me anti shqiptare ne Bote!

    Me fal o zoteri se te gjithe e dine se partia me intishqiptare ne maqedonia eshte SDSM-ja, ku Branko Cervenkovski ishte njeri nder te ciler i rrahi Popullaten ne Gostivar ne ate kohe kur ishte ne kualicion me PPD, dhe tash e ka gjetur nje partner sikurse PPD, dhe pastaj DUI eshte partia tjeter antishqiptare sepse me luften qe na e bene na tradhtuan te gjithe shqiptaret e maqedonise, si dhe mund te vime ne konstatim se luften e ka organizuar Branko Cervenkovski, se ai e dinte se me nuk do te kete mundesi te rrezoje prej qeverie VMRO-ne she PDSH, dhe qe te mund te hyne te dy partijat ne pushtet prap.

  7. #7
    PPD nese nuk dini ju gje po jua them , ajo akoma ska dhene shpirte , ajo ka netarsi pothuaj se po aq sa kane normal edhe partite tjera , por PPD ja nuk ka simpatizues sa ka BDI ja ose PDSH ja , edhe nje gje ta dini se se PPD ja ato vota qe i ka i ka TOP aq sa i ka . dhe i vetmi rast qe nuk i pati ishte rasti kur beri kualicjon me PDSH ne sepse anetarsia e PPD se ka qene ne konflikt me PDSH ne para konfliktit 2001 .
    A ka bere gabim BDI ja , koha do te tregoje .

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Citim Postuar më parë nga Ballisti_Tetove
    Pasi jane bere me PPD keta te BDI-se sigurt se de hupin hahahahah....Kush bohet me keto e ka te sigurt humbjen...hahahahahah

    LoL ishalla ene ket vjet e mcon BDI-n ashtu ahahhahahhahahhaha :P

    Posht DUiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii
    #VamosArgentina

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Eugen22
    Anëtarësuar
    05-06-2006
    Postime
    38
    E Peshendes Ket Koalociona Dhe Shqpresoj Ne Fitore Se Vetem Keto Munde Te Bejn Dryshime Sikure Qer Kan Ber

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-07-2006
    Postime
    1

    BDI-PPD dergon leter Nderkombetarve

    Tetovë, 21 korrik 2006

    Dërguar:

    - z. Nicholas Burns, Nën Sekretar për Çështje Politike, Stejt Departamenti Amerikan
    - z. Havier Solana, Përfaqësues Special për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë i Unionit Europian,
    - z. Jaap de Hoop Scheffer, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s


    Lënda: Situata në Maqedoni pas zgjedhjeve parlamentare

    Të nderuar zotërinj,

    Më 5 korrik 2006 në Maqedoni u mbajtën zgjedhjet parlamentare, të cilat u vlerësuan përgjithësisht të mira. Votuesit besimin ia dhanë koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE e cila përfaqëson shumicën e elektoratit etnik maqedonas. Në anën tjetër, koalicioni i udhëhequr nga Bashkimi Demokratik për Integrim e mori besimin e shumicës së elektoratit me etnitet shqiptar.

    VMRO-DPMNE, si mandatare e ardhshme për formimin e qeverisë, gjatë hapjes së bisedimeve për qeverinë, nuk e mori parasysh esencën politike të Marrëveshjes së Ohrit- konsensualitetin, i shprehur përmes shumicës së dyfishtë.

    Me këtë rast duam të ndajmë shqetësimin tonë me ju se situata e ndikuar nga vendimi politik i Gjykatës Supreme për përsëritjen e votimeve më 19 korrik vetëm në vendvotime me popullsi etnikisht të pastër shqiptare, u kuptua si provokim direkt dhe mosbesim ndaj elektoratit shqiptar në Maqedoni. Rezultati politik i rivotimit doli një mandat më tepër për VMRO-DPMNE në dëm të koalicionit të udhëhequr nga BDI në njërën anë, ndërsa në anën tjetër irritoi në masë ekstreme raportet në mes të subjekteve politike që ishin në bisedime për formimin e qeverisë së re. Për fat të keq, kjo situatë e re përkeqësoi në masë shqetësuese edhe marrëdhëniet ndëretnike në vend.


    Bashkimi Demokratik për Integrim, bashkë me aleatët ndërkombëtarë, investoi shumë për materializimin e Marrëveshjes së Ohrit si dokument shumë i rëndësishëm për vendosjen e demokracisë së mirëfilltë në Maqedoni, sigurimin e stabilitetit dhe paqes, si dhe për hapjen e perspektivave Euro-Atlantike të vendit.


    Në këtë moment, tendenca për anashkalimin e vullnetit të qytetarëve të shprehur në zgjedhje të lira dhe demokratike, e sfidon funksionimin e demokracisë. Situata e re na vendosë përpara një dilemë: kush i zgjedh përfaqësuesit legjitimë të shqiptarëve- votuesit apo mandatari? Një qeveri e cila nuk do të reflektojë vullnetin e shumicës shqiptare të shprehur në zgjedhje të lira dhe demokratike, jo vetëm që shkel postulatet dhe parimet themelore të demokracisë, por në të njejtën kohë, rrezikon të prodhojë ngjarje jo të mira për të gjithë ne.

    Në këto situata politike, Republikës së Maqedonisë i nevojitet një qeveri që ka legjitimitetin e shumicës si garancë për stabilitet, paqe, marrëdhënie të mira ndëretnike dhe perspektivë Euro-Atlantike.

    Shqiptarët e Maqedonisë, që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, nuk akceptojnë që për fatin e tyre të vendoset me metoda majorizuese, që janë në kundërshtim me vlerat universale të demokracisë.

    Bashkimi Demokratik për Integrim konsideron se situata e krijuar mund të tejkalohet përmes dialogut të hapur konstruktiv të aktorëve politikë në vend me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare.





    Bashkimi Demokratik për Integrim Partia për Prosperitet Demokratik

    Ali Ahmeti Abdylhadi Vejseli



    __________________________ __________________________

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •