Unë nuk e di sa kohë do që të ndikojë melanina tek njeriu (po ke një referencë shkencore dhe nuk të bën mundim ma sill) por e marr me rezervë afatin 20.000 vjeçar me arsyen, mendoj logjike, se diçka e tillë do ishte e pamundur të vërtetohet në mënyre eksperimentale.
Disa vërrejtje teknike.
I. Unë kam lexuar Aris Poulianos, në artikullin që ke përkthyer ti ai sulmohet në mënyrë të padrejtë pasi nuk ka thënë gjëra që i atribuohen dhe shkruesi i artikullit përdor sulmet që i janë bërë Poulianos-it për të përforcuar tezën e tij. Mbase ti Darius nuk e di por Poulianos ka qënë ndër të parët që jo vetëm nuk pranoi por edhe hodhi poshtë teorinë afrocentrike në antropologji. Dhe si rezultat ky është sulmuar nga shkencëtarë që qëndrojnë ''political correct''. Këtë shkencë që promovon afrocentrizmin ti e pranon Darius? Shpresoj se jo.
II. Duke paraqitur 10 fotografi beson se mund të shprehesh për 10 milionë? Nuk na thonë fotot, mos vallë ndonjë nga ata ka qënë arixhi? Po sikur të shkosh në Shqipëri edhe të kapësh një arixhi e të thuash ''ja shqiptarët'' eshtë e drejtë? Nqs sjell 10 foto me grekë bjondë e sykaltër atëherë ç'bëhet? Na dalin skandinavë? Pa le që ndër celebritetet është e tërhequr prej flokësh të thuash se janë mongoloidë. Shkruesi i artikullit ose s'ka parë ndonjëherë mongoloidë ose bën propagandë. Kuriozitet, një celeb në foto është nga Çamëria. Gjeje kush është.
III. Fallmerayer-i në menyrë shkencore është hedhur posht, kështu që ashtu si nuk pranoj se dielli rrotullohet rreth tokës (se është hedhur poshtë kjo teori), ashtu nuk i pranoj edhe rezultatet e tij.
IV. Nga dhe kurr erdhën mongoloidët edhe nën-saharianët negroidë ende nuk e morra vesh? Ku dëshmohet (në kronika historike) ky mërgim? Madje duhet të ketë qënë i madh që të ndryshojë ADN-në e një kombi.
V. Ku janë këta mongoloidë e negroidë tani? Pse nuk ishikojmë kur dalim jashtë? E them prapë, nëqoftë se artikulli nuk i përshtatet realitetit, atëhere dy gjëra mund të ndodhin. Ose artikulli është i rremë ose realiteti.
Tani në përgjithësi për shkencën. Unë nuk di si quhet ajo shkencë që ka si objekt të tregojë se një popull nuk është vazhdimtar i popullit të vetë (nuk e kam fjalën për shqiptarët), por nuk mund ta quaj shkencë.
Krijoni Kontakt