Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Dosja e parë e CIA-s për Kosovën, të dhëna që nuk i dinim

    Jemi mësuar ta njohim historinë e Kosovës dhe origjinën e serbëve në Ballkan vetëm nga historianët tanë. Tashmë variantit të Akademisë së Shkencave Shqiptare mbi ardhjen e serbëve në gadishullin ballkanas i bashkëngjitet dhe botimi zyrtar i Shërbimit Inteligjent më të madh në botë. Në faqen zyrtare të CIA-s, www.factbook.com jepen jo vetëm të dhënat në shifra të Kosovës, por dhe një historik i shkurtër i shtetit më të ri në botë.

    Historia

    Në faqen zyrtare të CIA-s theksohet se serbët erdhën rreth shekullit të shtatë në gadishullin e Ballkanit. Por deri në shekullin e 13-të, serbët ende nuk ishin grumbulluar rreth një mbretërie të fortë. Beteja e Fushë-Kosovës u solli humbjen serbëve, por aty nis dhe bashkimi i tyre nën një mbretëri. Shkëputja e Kosovës nga serbët dhe vendosja e strukturave shtetërore serbe, sipas të dhënave të CIA-s, është bërë në shekullin e 19-të, pas Luftës së Parë Ballkanike dhe pas Luftës së Parë Botërore. Në këtë shekull, sipas faqes zyrtare të CIA-s, shqiptarët e Kosovës u zëvendësuan me serbët dhe këta të fundit u bënë dominues në të gjithë territorin. Ndërkohë që gjatë Luftës së Parë Ballkanike në 1913-n, sipas raportit, serbët kërkuan shtrirjen e mbretërisë së tyre në gjithë krahinën që më parë cilësohej si pjesë e Perandorinë Osmane, duke përfshirë dhe Shqipërinë e sotme. Ndërsa pas vitit 1945, serbët e përfshinë Kosovën në Federatën Jugosllave, duke i njohur disa të drejta që ishin afër autonomisë. "Për katër dekada shqiptarët e Kosovës kërkuan një autonomi të zgjeruar nga Jugosllavia, deri sa më 1980, pas përbuzjeve të kërkesave të tyre, bënë thirrje për një pavarësi të plotë nga Jugosllavia", thuhet në faqen zyrtare të Shërbimit Sekret Amerikan.

    Lufta

    Në ato pak radhë për historinë e Kosovës përshkruhet dhe nisja e luftës për pavarësi, krijimi i UÇK-së, lëvizja e pacifiste e Ibrahim Rugovës dhe sulmi i Sllobodan Milosheviçit mbi Kosovën. Sipas CIA-s, nacionalizmi serb sulmoi Kosovën pas ankimit që serbët bënë te Milosheviçi për keqtrajtimin që u bëhej nga kosovarët. Lideri që mori përsipër që të mos e lejonte shkëputjen e Kosovës, duke e marrë masa represive në arsyen se serbët e etnikë po dhunoheshin. Sipas raportit të CIA-s, në 1989-n Milosheviç ndryshoi kornizën kushtetuese për Kosovën dhe autorizoi ndërtimin e planeve për mposhtjen e rezistencës kosovare. Më 1998, pasi komuniteti ndërkombëtar nuk arriti ta bindë Milosheviçin t'u jepte fund masakrave dhe dhunës ndaj shqiptarëve të Kosovës, ndërhyri me anë të armëve deri në mundjen e Serbisë dhe largimin e ushtrisë nga Kosova.

    Shpjegimi i flamurit

    Flamuri i shtetit më të ri në botë ishte një ide e ndërkombëtarëve. Ja si shpjegohen simbolet e tij në saitin zyrtar të CIA-s. Fusha blu e gjithë flamurit, në mes harta gjeografike e Kosovës me ngjyrë të verdhë dhe pesë yje që tregojnë të gjashtë grupet më të mëdha etnike që jetojnë në Kosovë, shqiptarët, serbët, boshnjakët, goranët, romët, turqit.

    Serbët

    Shërbimi Inteligjent Amerikan konfirmon tezën e Akademisë Shqiptare të Shkencave. Serbët erdhën në territoret e Kosovës në shekullin e shtatë pas lindjes së Krishtit. Bashkim i serbëve dhe fillimi i dominimit të tyre në rajon nis me betejën e Fushë-Kosovës, më 1389, ku serbët u grumbulluan në një mbretëri të vetme dhe filluan të synonin më shumë vende në rajon.

    Pushtimi

    Shekulli i 19-të solli dhe dominimin e serbëve ndaj kosovarëve. Sipas të dhënave të CIA-s në këtë shekull, serbët arritën të imponoheshin mbi shqiptarët e Kosovës, duke shfrytëzuar mungesën e një shteti dhe luftërat që u zhvilluan në Ballkan dhe Lufta e Parë Botërore, ku kërkuan që të shtriheshin deri në kufijtë e Epirit.

    Jugosllavia

    Në raportin e parë zyrtar të Shërbimit Inteligjent Amerikan, theksohet se pas Luftës së Dytë Botërore, Kosova u njoh si provincë autonome e Jugosllavisë, nën juridiksionin e Serbisë brenda federatës, por me të drejta të kufizuara. Më pas korniza kushtetuese e Kosovës ndryshoi, duke ua pakësuar të drejtat në raporte me shtetet e tjera të federatës.

    Zgjimi

    Sipas raportit të CIA-s, për katër dekada pas Luftës së Dytë Botërore, kosovarët u përpoqën të merrnin autonominë nga Federata Jugosllave. Ndërkohë që kërkesat për Pavarësi, sipas CIA-s, bëhen zyrtare në vitet 1980. Ndërkohë që serbët nuk ishin dakord me një shkëputje të Kosovës dhe nacionalistët u përpoqën ta kthenin Kosovën në qendër të qytetërimit sllav.

    Lufta

    Sipas raportit të CIA-s, në 1990-n shqiptarët e Kosovës të lodhur nga pasivitetit i politikës së Ibrahim Rugovës nisën rezistencën, për të shpërthyer në një konflikt të armatosur në vitin 1995. Në këtë vit del për herë të parë në skenë dhe Ushtria për Çlirimin Kosovës, e cila ishte një përgjigje ndaj represionit që po ushtronin nacionalistët serbë në gjithë rajonin e Kosovës.

    NATO

    Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, sipas raportit të CIA-s, u bë kur faktori ndërkombëtar u lodh me politikën e paqes ndaj Milosheviçit. Pas Marrëveshjes së Rambujesë, serbët refuzuan të njihnin të drejtat e shqiptarëve. Më pas, për tre muaj NATO bombardoi ushtrinë serbe, duke e detyruar të tërhiqet nga Kosova dhe u vendos administrimi i saj nga Kombet e Bashkuara.

    Pavarësia

    Më 17 shkurt 2008, Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia. Sipas raportit të CIA-s, gjatë viteve 1999-2008 administrata e Kosovës nën drejtimin dhe kornizat ligjore të Kombeve të Bashkuara tregoi se respektonte të drejtat e njeriut dhe minoritetet që jetojnë në atë territor. Ndërkohë që aktualisht korniza e saj ligjore është sipas standardeve ndërkombëtare.

    Republikë

    Sistemi i qeverisjes së Kosovës është ai i demokracisë parlamentare. Parlamenti ka 120 vende dhe ato janë të ndarë në bazë të minoriteve që ka Kosova. 100 vende në Parlament janë për shqiptarët, 10 vende janë nga minoriteti serb dhe 10 vende për minoritetet e tjera. Në këtë mënyrë Kosova respekton të drejtat e minoritetit sipas kritereve ndërkombëtare.

    Republika e Kosovës nën "sytë" e CIA-s

    Në faqen zyrtare të internetit të shërbimit sekret më të fuqishëm në botë janë shtuar dhe të dhënat për shtetin më të ri. Qendra e CIA-s ka hedhur së fundi gjithë informacionin që disponon për shtetin e Kosovës. Një informacion që jo vetëm njeh shtetin e dytë të shqiptarëve në Ballkan, por shërben dhe si pikë referimi për të gjitha agjencitë ndërkombëtare. Të gjitha të dhënat janë klasifikuar sipas informacioneve më të sakta, duke nisur nga historia e vendit, të dhënat gjeografike, popullsia, etnitë që banojnë, ekonomia, burimet natyrore, besimet fetare, përdorimi i gjuhëve zyrtare e deri te niveli i arsimit dhe kushtet sociale të Kosovës.

    Popullsia

    Tashmë jo vetëm ne, por edhe CIA thekson se popullsia e Kosovës është autoktone shqiptare. Sipas të dhënave të kësaj agjencie, 88 për qind e popullsisë së Kosovës janë shqiptarë dhe vetëm 7 për qind janë serbë. Ndërsa pakicat e tjera përbëjnë vetëm 5 për qind. Emri zyrtar i njësisë administrative të Kosovës pothuajse gjatë gjithë periudhës së Titos ka qenë "Kosova dhe Metohia", shpesh e shkurtuar në një fjalë të vetme si "Kosmet". Ndërsa tani Kosova në arenën ndërkombëtare njihet me emrin Republic of Kosovo, kurse në gjuhën shqipe Republika e Kosovës ose shkurt Kosova. Sipas CIA-s, 2 126 708 banorë është numri i popullsisë së Republikës së Kosovës. Kurse prodhimi i brendshëm bruto (GDB) është 4 miliardë dollarë. Por, sipas CIA-s, rreth 43 për qind e popullsisë së Kosovës është e papunë dhe 37 % e kosovarëve janë të varfër.

    Pozita e Kosovës

    Vija kufitare me Shqipërinë, në tërësinë e saj ndan shqiptarët me shqiptarët. E gjithë vija kufitare e Kosovës është 700.7 km. Vendet kufitare janë: Shqipëria 111.8 km, Maqedonia 158.7 km, Mali i Zi 78.6 km dhe Serbia 351.6 km. Ndonëse e rrethuar nga male deri 2000 m lartësi, Kosova ka dalje rrugore për në gjithë Ballkanin. Kosova ka 1,925 km rrugë automobilistike dhe ka 430 km hekurudha.

    Gjeografia

    Gjeografia dhe gjeologjia na japin arsye thelbësore për të kuptuar rëndësinë historike dhe vazhdimësinë e Kosovës veçanërisht për gjysmën lindore të saj. Ajo përmban përqendrim të madh të mineraleve sa e gjithë Evropa Jug-Lindore. CIA vlerëson se pasuritë më të mëdha natyrore të Kosovës janë nikeli, plumbi, zinku, magnezi, kromi dhe shumë minerale të tjera.

    Burimet

    Kosova përcaktohet si një shtet me burime natyrore mjaft të pasura. Burimet kryesore janë: Nikeli, plumbi, zinku, magnezi, kromi, etj. Prej vitit '90 burimet nuk janë shfrytëzuar

    Grupet etnike

    Kosova ka një popullsi autoktone shqiptare dhe shumicën e të cilës e përbëjnë po shqiptarët. Pasi 88 % e popullsisë është shqiptare, vetëm 7% serbe dhe pakicat e tjera janë 5 %

    Gjuhët

    Kosova ka dy gjuhë zyrtare, të cilat janë gjuha shqipe dhe ajo serbe. Gjuhët e tjera jozyrtare janë boshnjake, turqishtja dhe ajo rome


    T.O

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    pershkrim i shkurt korekt me duket ....
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  3. #3
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar më parë nga RaPSouL Lexo Postimin
    ***
    Shpjegimi i flamurit

    Flamuri i shtetit më të ri në botë ishte një ide e ndërkombëtarëve. Ja si shpjegohen simbolet e tij në saitin zyrtar të CIA-s. Fusha blu e gjithë flamurit, në mes harta gjeografike e Kosovës me ngjyrë të verdhë dhe pesë yje që tregojnë të gjashtë grupet më të mëdha etnike që jetojnë në Kosovë, shqiptarët, serbët, boshnjakët, goranët, romët, turqit.
    ***
    T.O
    Ja paska fut kot T.O
    Pese yje - gjashte grupe, lol ...

    Teksti origjinal:
    Flag description:
    centered on a dark blue field is the geographical shape of Kosovo in a gold color surmounted by six white, five-pointed stars - each representing one of the major ethnic groups of Kosovo - arrayed in a slight arc
    CIA - The World Factbook - - Kosovo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Alienated : 26-03-2008 më 23:11
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-12-2004
    Postime
    96
    Citim Postuar më parë nga Alienated Lexo Postimin
    Ja paska fut kot T.O
    Pese yje - gjashte grupe, lol ...

    Teksti origjinal:
    Flag description:
    centered on a dark blue field is the geographical shape of Kosovo in a gold color surmounted by six white, five-pointed stars - each representing one of the major ethnic groups of Kosovo - arrayed in a slight arc
    CIA - The World Factbook - - Kosovo
    Edhe unë jam dakort se "ja kan fut kot"....lol se Flamuri ka kët domethënje(po filloj nga ylli i par):1.Kosova,2.Shqipria,3.Maqedonia,4.Qameria dhe 5.Mali i zi me Bujanoc,Preshevë e Medvegjë. ja yllat....lol a sësht kshtu ma mirë,hëë? ska t'bej me parcializim tê tokês ktu po me kompatibilitet kulturor në një hapsir konvenuese për një popull.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliron_Eagle : 27-03-2008 më 20:13
    Verdana]Bota sillet për ti dhënë marramendje njerzimit që t'mos e kuptojnë jetën! ! !. . .(nga unë)

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-12-2004
    Postime
    96
    Tash t'flas pak ma seriozisht,edhe pse frazën n'fund ma lart e thash seriozisht.

    M'çudit vërtet fakti i të quajturit "Multietnicitet" i popullsisë së Kosovës!....bëj pyetjen në çfar t'drejte juridike bazohet ky lloj nominimi karikatural kur dihet qartë se 90% e popullsisë së Kosovës janë Shqiptar.
    -Ja një shembull,ndoshta t'pakrahasueshëm për nga rrethanat të cilat Kosovën e quan deri n'ket nominim:P.SH.,....Franca ka ma tepër t'Huaj se vendas(apo t'them me origjinë) dhe,nuk ka asnjë gjuhë tjetër Zyrtare pëpos Anglishtës,Gjermanishtes n'Aeroport apo stacione treni apo zona turistike e gjë që nuk ka t'bëj me demografinë e Francës kjo fare!....,nuk po hy ma thell mbi % e prejardhjeve t'popullsisë së Francës apo edhe ndonjë shteti tjetër Demokratik,mirpo kur ndalem pak t'mendoj per nominimin e Kosovës si shtet multietnik,më duket tepër karikatural dhe njiherit më kujtohet analiza e Serge Metais një intelektualit të rrallë Francez i cili shkroi librin Historia e Shqiptarëve(për ata t'cilët e kan lexu kët libër është botu edhe n'Shqip me një tirazh modest në Tiranë),autori flet shumë n'menyrë objektive për përbërjen e popullsive n'Europe dhe Demokracinë e brishtë në një mënyr e cila sot n'Europë ka zë t'lartë po në realitet shpesh i përngjan një Miti.
    -Autori kritikon ashpër logjikën kolonialiste duke iu dhën t'drejtë racionale popujve t'vegjël gjithnjë dhe duke i respektuar etnitë e ndryshme në vend si diversitet e jo si kërcënim siq ende ndodh t'konsiderohet nga disa politikan Europian edhe sot!
    -Kur t'flasim për fatin e Shqiptarve n'përgjithsi,per mendimin tim n'asnje mënyr as juridike e as politike nuk është dashur t'lejohet një nominim i till i Kosovës si multietnike kur dihet mirë se asnjë pakicë nuk i afrohet 15%-shit në Kosovë e + asaj populli shumicë përbën pra 90% të popullsisë.
    -Analiza e Cia-s për mendimin tim bazohet në të dhëna Historike,po edhe n'ato strategjike siq mund t'kuptohet shumë mirë nga vitet e 90-ta e më vonë(flas ktu për t'gjitha rrjedhat n'Ballkan gjatë kësaj kohe).
    Një gjë e qartë dihet se n'ballkan Shqiptarët kan qenë t'shtypur e t'diskriminuar qe moti vetëm e vetëm se nuk i përkisnin asnjieve nga karakteristikat kulturore e linguistike të popujve ardhacak,pra:sllav e "grek".
    Bota e egër e asaj kohe (siq e quajm ne Kosovaret Koha e Ali Bungut"argumenti i forcës")bëri që Shqiptarëve t'ju kërcënohen tokat aq t'lakmueshme për sllavët etj.,.....e kam pas shkru nji koment në një forum Francez ku flitej për qështjen e Kosovës e ku nder të tjera nderhyri një serb me shkrim duke fyer n'baza nacionale Shqiptarët etj.(si zakonisht...lol),dhe nuk u durova edhe unë pa reagu.
    I shkrujta këtë:Sllavët Barbar kur kan zbritur në Ilirinë e shenjtë,nga hamendja e bukurisë së këtij vendi nuk arritën t'besonin se kishin shkel një tokë t'Parajsës,...dhe atyre ju desht ta shkatrronin atë në atë masë,aq sa për t'mundur t'realizonin bukurinë e një vendi që të ju adaptoheshin atij!

    klnm.... se e zgjata
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliron_Eagle : 27-03-2008 më 20:54
    Verdana]Bota sillet për ti dhënë marramendje njerzimit që t'mos e kuptojnë jetën! ! !. . .(nga unë)

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-12-2004
    Postime
    96



    Oh sa mir me qen Shqiptar.......

    Vetëm Gjermanët e kuptojnë bashkimin e trojeve Shqiptare!
    Verdana]Bota sillet për ti dhënë marramendje njerzimit që t'mos e kuptojnë jetën! ! !. . .(nga unë)

  7. #7
    Pershkrimi eshte vecse ai historik. Kjo ndodh kur asnjanjes shkruajne historine ashtu sic eshte dhe jo sic duan disa te jete. Shpresoj qe se shpejti te shohim te njejtin realizem dhe ne historine me fqinjet e jugut.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Citim Postuar më parë nga Iliron_Eagle Lexo Postimin
    Franca ka ma tepër t'Huaj se vendas(apo t'them me origjinë) dhe,nuk ka asnjë gjuhë tjetër Zyrtare pëpos Anglishtës,Gjermanishtes n'Aeroport apo stacione treni apo zona turistike e gjë që nuk ka t'bëj me demografinë e Francës kjo fare
    Franca ajo mundohet ne ato vende turistike me fol ato gjuh qe i perme,nde por e verteta asht krejt ndryshe, franzet jan si flamanet e belgjikes nuk flasin tjeter pos gjuhes se tyre, bile bile kan formu Frankofonin .por franca nuk asht edhe aq proshqiptare por ne ket moment po asht proshqiptare per disa interesa te saja.....siq e tha sot nji politikan Hubert Vedrine ne lajme ne 4 minuta te verteta; ju ba pyetja a asht me vend ne me qu trupa ne avganistan dhe irak me pushtu nji vend pa rsye .Ministri tha po nese behemi ni shtyll e aliances se euro-atllantikut,ketu kuptohet qartas qka kerkon franca .Pra franca vitin 2009 emerr presidencen e europes se 27 (qy a vetem dy shtete po hykan ne 2009 ahhh mendova me shum....
    ------------------------------
    sa i perket yllave ne flamur te Ks ndet bejn e ndet thojn si te dojn ne e interpretojm ndryshe ...ato jan yllat e vendeve ende te pa çliruara ose ma mir ende te pa u bashkangjit shtulles se madhe ...
    --------------------------------
    Kumanovart po thojshin qka niset bitiset....
    ne e kemi fillu e kemi me kry mir...amanetin e bacit...
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-12-2004
    Postime
    96
    Pa koment se Franca i ka interesat e veta për ta përkrahur Kosovën mirpo edhe klasa politike ka filluar t'vetdijsohet për problematikën e Ballkanit e gjë që i shtyn gjithashtu t'reagojnë n'mënyr objektive duke marr parasysh 1912-1914 t'gjitha vendosjet e gabueshme nga fuqitë e mëdha që pasuan pas ndarjes së tokave tona,tash besoj se e kan kuptuar nevojën e një zgjdhje t'drejtë.
    Verdana]Bota sillet për ti dhënë marramendje njerzimit që t'mos e kuptojnë jetën! ! !. . .(nga unë)

  10. #10
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anëtarësuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Paskan nderhy ne artikullin e CIA-se se para 1 muaji ishte komplet propagande serbe qe kishe shqiptaret kane ardh ne Kosove pas luftes II Boterore edhe shume gjera qesharake, i lumte atij qe ka nderhy (ose protestu) ne kete faqe te famshme.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Adem Demaçi
    Nga lum lumi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Konflikti shqiptaro-serb mbi Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-08-2009, 09:57
  3. Intervista e Prof. Dr. Sali Berishës në gazetën " Express"
    Nga Antimafia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 11-04-2009, 10:37
  4. Unë Kam Dhënë Shumë Më Shumë Pare Për Kosovën Se Sorosi
    Nga Harudi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-03-2007, 15:11
  5. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndërkombëtar me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •