Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 13 prej 13
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    Nga kronologjia politike del pasqyrimi i atij realiteti dhe, në planin horizontal të zhvillimit, poashtu edhe në planin vertikal të tij, siç u zhvilluan ngjarjet, më në fund rezultuan me faturën e përmbyllur se: të privilegjuarit; u përkujdesën për të formuar sistem shtypës, dhe ata të pa privilegjuarit; me gugatje - demonstruan barazinë!

    Kjo sfidë gjithmonë në histori ka pasur një bilanc tragjik! Kanë pësuar ata që kanë kërkuar liri, drejtësi, barazi! Realisht, edhe me kalimin e shumë shekujve qyshkur historia i regjistron këto ngjarje. Bile në etapat e zhvillimit të saj i ka emëruar: kohë e vjetër, mesjetë, rilindje...! Nuk e di sot për cilën kategori të zhvillimit mund të flasë ajo?

    Nëse kemi parasyshë Kushtetutën e “miratuar“ pas Marrveshjes Kornizë të Ohërit, edhe nga ana e deputetëve shqiptarë, veçmas “Preambulën” e cila e privilegjon një komb, e të tjerit, i rreshton në nënrendet e pakicave, mund të themi se kombëtarja e garantuar në të, njëkohësisht, nuk është garancë për të rreshtuarit në “nënrendet“ e sistemit, se ata, nuk mund ta shprehin energjinë krijuese të identitetit të tyre sa herë që të kenë nevojë! Prandaj, sidoqoftë, ky pozicion i këtillë ka një domethënie më të thellë në kuptim të sintezës sa më objektive! Në dritën e analizave, dhe në realitetin praktik ndeshen dy fenomene!

    I pari : Avansi sistematik që buron nga ndjenja shtypëse! Vetë theksimi në “Preambulë” është i mjaftueshëm për ta bërë atë kategorizim! E me të, u jepet përkrahje dhe përparësi atyre që mbahen shumicë dhe me forcë privilegjuese në sistem , si komb, si administratë dhe si konsumatorë! Nuk e di sa vlen theksimi i përbërjes së strukturës në Presidencë, ku kryetari aktual u ul në fron fal votave të shqiptarëve dhe partisë që edhe me vjedhje votash mbushi kutitë për të!

    I dyti: Kronologjia mbijetuese që buron nga ideali mbijetues! Vetë theksimi përjashtues qysh në “Preambulë” është i mjaftueshëm për ta bërë kategorizimin! Me të u jepet goditje shtypëse atyre që s’pranohen si shumicë, me një fjalë, shqiptarët, që në realitet janë forcë pa privilegje në sistem, por “si pakicë”,pa administratë dhe pa konsum, janë potenciali më i madh prodhues!

    Në këtë shtrirje të analizave dalin edhe qëllimet e zhvillimit. Nëse të parëve u lejohet një normë sa më intenzive në zhvillim, me një fjalë, sistemi shtetëror ka një kujdes dhe interes për kultivimin e kombit, ka një dëshirë për zhvillimin e administratës ashtu siç e shkruan dhe e flet gjuhën kombi, ka elan për të ndërmarrë aksione nxitëse për zhvillimin, krijon mekanizma të mundshëm për shfrytëzimin e kredive, bursave dhe tarifave lehtësuese tatimore e doganore, për të dytët, gjithmonë sajohet një normë ekstenzive në zhvillim! Sajohen barriera për zona krizash, etj!
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    Me fjalë të tjera, në vend të kujdesit dhe interesit mbisundon pakujdesia dhe jointeresimi, në vend të dëshirës për zhvillimin e administratës dhe gjuhës të cilën e flasin dhe e shkruajnë shqiptarët, mbisundojnë kategoritë vështirësuese! E, në vend të aksioneve nxitëse dhe mekanizmave për të shfrytëzuar kredi, bursa, janë të shprehura kategoritë e dënimeve, linqeve dhe burgjeve! Kështuqë, nëse për të parit bëhet gjithçka që të kenë mirëqenie, për të dytët, bëhet gjithçka të mos e krijojnë atë!

    Gjithë këto që fliten e shkruhen, i kanë faktet, ashtu siç i kanë edhe ligjet e kushtetutës definimet prej nga prodhohen konfliktet! Bile, në konotacionin praktik të saj projektohen edhe metodat që u mundsohen të privilegjuarve të shtypin, dhe atyre pa privilegj, u krijohen barriera të mos fitojnë!. Të parëve, makosllavëve u krijohen pista, si të pushtojnë çdo nivel! E të dytëve, shqiptarëve, gremina si të zvarrisen në zhvillim!

    Këto kute zhvillimi që krijojnë mundësi të dallimit, janë të theksuara jo vetëm në filozofinë kuptimore të hartimit kushtetues, por edhe në krijimin strukturor të sistemit! Nëpër institucione të ndryshme të sistemit prezenca e shqiptarëve vërtet është simbolike! Nëpër ente dhe akademi shkencore! Nëpër shoqata dhe ndërmarrje publike poashtu pjesëmarrja e tyre është shumë simbolike. Me një fjalë, vetëm truri shqiptar dhe ideja shqiptare nuk paguhen! Prandaj edhe çështja e tyre shtypet!

    Sipas praktikës së deritanishme shqiptarëve u është mundësuar vetëm forca fizike për ta derdhur nëpër kantierë, nëpër baushtellët e Evropës dhe Amerikës dhe nëpër burgje. Vetëm atëherë kanë qenë të pranuar, dhe, për nivelin e asaj strukture të dedikuar! Prandaj, nuk është e rastit se për një dekadë veprimi në Parlament, numri i deputetëve shqiptarë, i ministrave dhe funksionarëve të tjerë në administratën shtetërore , jo vetëm që ishte simbolik, por edhe për nga realizimi i ca të drejtave, rezultoi me gugatje!

    Megjithatë, gugatjet në zhvillim nuk e demonstrojnë barazinë...! Ashtu siç nuk janë të plota gjashtë kërkesat e koordinuara të një partie, e cila, duke bërë trumbetime për realizim, hesht dhe varros përgjithmonë obcionin e çështjes shqiptare! E me këtë, ua lejon makosllavëve, të marrin të drejtën legjitime dhe natyrore në territorin shqiptar të okupuar, në të cilin, hynë me dhunë, vepruan si vandalë dhe trumbetojnë për: Makedonci so albansko potekllo! Kështu ua liferojnë ardhmërinë shqiptarëve, përderisa dy partitë shqiptare, i bijnë borizanit për pranimin e majka Makosllavi në NATO !!!
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    Citim Postuar më parë nga gjakushi Lexo Postimin

    Nuk e bëj që të dalë e të shenjëzohet diçka ! Por, e bëj që të parandalohet nata e Bartollomeut tek shqiptarët! Qyshkur se punojnë për këto çaste. Dhe ja erdhi të realizohet skenari! Ta shikojmë të nesërmen!
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skënderbeu
    Nga Arbushi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  2. Video e ushtarëve grekë në Internet indinjon shqiptarët
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  3. Himarë, mësimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  4. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  5. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •