
Postuar më parë nga
gjakushi
Me fjalë të tjera, në vend të kujdesit dhe interesit mbisundon pakujdesia dhe jointeresimi, në vend të dëshirës për zhvillimin e administratës dhe gjuhës të cilën e flasin dhe e shkruajnë shqiptarët, mbisundojnë kategoritë vështirësuese! E, në vend të aksioneve nxitëse dhe mekanizmave për të shfrytëzuar kredi, bursa, janë të shprehura kategoritë e dënimeve, linqeve dhe burgjeve! Kështuqë, nëse për të parit bëhet gjithçka që të kenë mirëqenie, për të dytët, bëhet gjithçka të mos e krijojnë atë!
Gjithë këto që fliten e shkruhen, i kanë faktet, ashtu siç i kanë edhe ligjet e kushtetutës definimet prej nga prodhohen konfliktet! Bile, në konotacionin praktik të saj projektohen edhe metodat që u mundsohen të privilegjuarve të shtypin, dhe atyre pa privilegj, u krijohen barriera të mos fitojnë!. Të parëve, makosllavëve u krijohen pista, si të pushtojnë çdo nivel! E të dytëve, shqiptarëve, gremina si të zvarrisen në zhvillim!
Këto kute zhvillimi që krijojnë mundësi të dallimit, janë të theksuara jo vetëm në filozofinë kuptimore të hartimit kushtetues, por edhe në krijimin strukturor të sistemit! Nëpër institucione të ndryshme të sistemit prezenca e shqiptarëve vërtet është simbolike! Nëpër ente dhe akademi shkencore! Nëpër shoqata dhe ndërmarrje publike poashtu pjesëmarrja e tyre është shumë simbolike. Me një fjalë, vetëm truri shqiptar dhe ideja shqiptare nuk paguhen! Prandaj edhe çështja e tyre shtypet!
Sipas praktikës së deritanishme shqiptarëve u është mundësuar vetëm forca fizike për ta derdhur nëpër kantierë, nëpër baushtellët e Evropës dhe Amerikës dhe nëpër burgje. Vetëm atëherë kanë qenë të pranuar, dhe, për nivelin e asaj strukture të dedikuar! Prandaj, nuk është e rastit se për një dekadë veprimi në Parlament, numri i deputetëve shqiptarë, i ministrave dhe funksionarëve të tjerë në administratën shtetërore , jo vetëm që ishte simbolik, por edhe për nga realizimi i ca të drejtave, rezultoi me gugatje!
Megjithatë, gugatjet në zhvillim nuk e demonstrojnë barazinë...! Ashtu siç nuk janë të plota gjashtë kërkesat e koordinuara të një partie, e cila, duke bërë trumbetime për realizim, hesht dhe varros përgjithmonë obcionin e çështjes shqiptare! E me këtë, ua lejon makosllavëve, të marrin të drejtën legjitime dhe natyrore në territorin shqiptar të okupuar, në të cilin, hynë me dhunë, vepruan si vandalë dhe trumbetojnë për: Makedonci so albansko potekllo! Kështu ua liferojnë ardhmërinë shqiptarëve, përderisa dy partitë shqiptare, i bijnë borizanit për pranimin e majka Makosllavi në NATO !!!
Krijoni Kontakt