Close
Faqja 0 prej 14 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 135
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424

    Himarë, mësimi nis me himnin grek

    Të pranishëm në rihapjen e shkollës pas 60 vitesh përfaqësues të lartë të shtetit shqiptarë dhe atij grek


    Himarë, mësimi nis me himnin grek

    Hapet shkolla greke, inagurimi i gjithë në gjuhën helene



    --------------------------------------------------------------------------------

    Artan Hoxha
    a.hoxha@gazetashqiptare.com

    Nën tingujt e himnit grek, kënduar në kor nga gjithë të pranishmit,(të vegjël a të mëdhenj) dhe në praninë e përfaqësuesve të shtetit shqiptar e atij grek, një grusht himariotësh greqishtfolës i dhanë dorën e fundit realizimit të ëndrrës së vjetër helene. Nga e hëna e 18 shtatorit 2006, Himara, më në fund u bë me shkollë në gjuhën greke. Për herë të fundit një shkollë e tillë ishte mbyllur gjashtëdhjetë vjetë më parë, qysh në vitin 1946. Në të vërtetë shiritin e inagurimit të kësaj shkolle e kishte prerë qysh më 26 shkurt të këtij viti zv-ministri i jashtëm grek, Euripidis Stilianidhis. Ceremonia e fundshkurtit gati sa s'përfundoi në një incident diplomatik pasi turma e përfshirë nga euforia e realizimit të një "ëndrre shekullore" nuk u përmbajt dot, duke hedhur njëra pas tjetrës disa parrulla antishqiptare, deri te "Himara është greke". Këtë radhë autoritetet shqiptare dhe ato greke u kujdesën që të shmangnin bujën dhe praninë e mediave, duke zhvilluar një ceremoni modeste, larg syrit të opinionit shqiptar për të mos shkaktuar "kokëçarje" të kota.
    Ceremonia
    Qysh në orët e para të mëngjesit të së hënës, 32 fëmijë të moshës nga 4 deri 7 vjeç, të mbajtur për dore nga prindërit e tyre, i janë drejtuar gjithë shënd e verë shkollës së re. Ndryshe nga ceremonia e 26 shkurtit, këtë radhë, flamurit shqiptar i ishte rezervuar një vend më dinjitoz. Flamuri kuqezi sëpaku nuk ishte strukur në ndonjë qoshe, por ishte vendosur përkrah flamurit helen dhe atij të Bashkimit Evropian. Rreth orës 08.00 në oborrin e shkollës së ndërtuar në truallin e kishës së vjetër të Himarës fshat, u mblodhën rreth 40-50 veta. Të pranishëm në ceremoni ishin Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta Kosta Barka, Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule, Ambasadori i Greqisë në Tiranë Konstandinos Kokosis, një përfaqësues i Kishës Ortodokse nga Mitropolia e Shenjtë e Gjirokastrës, Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano, Kryetari i Këshillit Bashkiak të Himarës Savo Prifti si dhe përfaqësues lokalë të Omonias. I pari e mori fjalën kryebashkiaku i Himarës, Bollano. Pas tij foli kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, ambasadori grek Kokosis, dhe u bënë përshëndetjet e rastit. I vetmi përfaqësues shqiptar në këtë ceremoni, që nuk i përkiste minoritetit grek dhe nuk e njihte mirë gjuhën helene, kryetari i këshillit Bashkiak të Himarës, Savo Prifti, nuk u lejua të merrte fjalën për të mos shkaktuar ndonjë "surprizë" të pakëndëshme. Ceremonia e hapjes së shkollës së Himarës u zhvillua e gjitha në gjuhën greke, edhe pse aty kishte përfaqësues të lartë të shtetit shqiptarë dhe mësimi do të zhvillohet në të dyja gjuhët. Përpara se nxënësit të hynin në bankat e shkollës, të pranishmit kënduan në kor himnin kombëtar grek, duke "harruar si padashje" të dëgjonin qoftë dhe të rregjistruar nga ndonjë manjetofon i rastit, himnin kombëtar shqiptar.
    Shkolla
    Shkolla 9-vjeçare e Himarës fshat, u inagurua nga zv/ministri i jashtëm grek Stilianidhis dy muaj përpara se të paisej zyrtarisht me licencë nga Ministria e Arsimit dhe të merrte miratimin e Qeverisë Shqiptare. Ajo është një shkollë jopublike, ku nxënësit do të studjojnë pa pagesë. Në vitin e parë të saj, do të ketë 32 nxënës, ku afro gjysma e tyre do të ndjekin klasën e parë, ndërsa pjesa tjetër do të ndjekin arsimin parashkollor. Në licencën e lëshuar nga Ministria e Arsimit thuhet se "mësimi do të zhvillohet në gjuhën shqipe si edhe në gjuhën greke". Stafi përbëhet nga pesë mësues, dy prej të cilëve kanë ardhur nga një fshat i minoritetit, ndërsa të tjerët janë nga Himara.
    E drejta vonon, por nuk harron!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424

    Stacionet greke pushtojnë jugun e vendit

    Stacionet greke pushtojnë jugun e vendit
    Stacionet greke kanë nisur të pushtojnë territoret e jugut të vendit. Fenomeni ka filluar të marrë përmasa të frikshme në zonat e Gjirokastrës dhe Sarandës, ku stacionet e radiove dhe televizioneve greke kanë nisur ekspansionin e tyre ndaj mediave elektronike vendase, të cilat në shumë raste janë të pafuqishme për të përballuar të gjithë këtë luftë elektronike që ka nisur. Televizionet greke, kanë arritur deri në atë pikë sa kanë vendosur transmetues edhe në pikat e transmetimit të televizioneve shqiptare, jo vetëm në kundërshtim të plotë me ligjin shqiptar për radion dhe televizionet, por edhe duke prishur në mjaft raste sinjalin e televizioneve vendase.Edhe pse stacionet greke që transmetojnë në brendësi të kullave shqiptare të transmetimit kanë vite që ushtrojnë funksionin e tyre, vetëm dy ditë më parë KKRT është kujtuar të largojë një numër prej tyre, por nuk është e fuqishme që të ndalojë ekspansionin. Vetëm në pikën e Kërcullës, që gjendet në pjesën më të lartë të Gjirokastrës, janë fikur pesë transmetues të kanaleve greke si, MEGA, ANT, ET1 dhe ALFA. Por me sa duket janë harruar pikat e tjera të transmetimit në Gjirokastër dhe në gjithë jugun e vendit. Transmetues të tillë, të quajtur piratë por të vendosur në kulla me kontrata me shtetin, janë edhe në pikat e Gllavës apo edhe të Sopotit, nga ku marrin sinjal të gjithë zonat e jugut të vendit. Dhe kjo është vetëm për televizionet. Ndërkohë që radiot transmetojnë nga brenda kufijve grekë dhe vetëm me vendosjen e zhurmuesve mund të zgjidhet problemi. Mirëpo konflikti vazhdon te jetë i hapur, shumë prej kanaleve greke, që kanë uzurpuar jugun, transmetojnë në të njëjtin brez frekuencash me televizionet shqiptare, duke prishur në këtë mënyrë transmetimin e këtyre të fundit dhe duke bllokuar në shumë raste sinjalin në shqip. Dhe në kushte të tilla, në Gjirokastër apo Sarandë je i detyruar të mësosh se çfarë ndodh në Shqipëri, në kohën që MEGA apo ANT japin lajmet nga rajoni, dhe normalisht duhet të mësosh greqisht. Problemi i kanaleve greke është një problem i vjetër dhe në Gjirokastër ka lindur prej kohësh, por askush nuk e ka parë të udhës që të japë një zgjidhje të plotë. Ajo që lë më shumë për të dëshiruar është sjellja e KKRT-së. Nëse një kanal shqiptar për të transmetuar kërkon një mal me shkresa dhe dokumente, një stacion grek, mjafton të paguajë qeranë e kullës së antenave dhe është në rregull. Kanalet e t5elevizioneve greke, në Gjirokastër dhe Sarandë mund të shihen edhe nga transmetuesit e fuqishëm të vendosur në Janinë apo në Korfuz. Në kushte të tilla, ndiqen fuqishëm këto stacione. Madje rasti më flagrant i lojës së këtyre televizioneve është Kampionati Botëror i futbollit. Në një kohë që Botërori nuk ofrohej falas nga asnjë prej stacioneve shqiptare, në jug të vendit ai ndiqej në valët e televizionit grek MEGA, që kishte të drejtën e transmetimit për Greqinë, dhe për jugun e Shqipërisë. Një fakt i tillë, vjen pikërisht pasi nuk ka një institucion që të përcaktojë mënyrën se si do të ndiqen kanalet e huaja në vend dhe si duhet të transmetojnë ato. Deri tani nuk ka patur në asnjë moment kërkesë llogarie dhe në Sarandë është bërë e zakonshme që televizionet shqiptare shuhen në satelit me pagesë, ndërkohë që stacionet greke shihen mjaft pastër dhe me një sinjal shumë të mirë në të gjithë cepat e qytetit. Madje arrihet deri aty, sa kombëtarja e futbollit shihet si dikur tek shtëpia e komshiut që ka aparat satelitor, që të mund të kapë Televizionin Publik Shqiptar, i cili nuk është në gjendje të mbulojë me sinjal edhe këtë zonë të vendit

    Sot
    E drejta vonon, por nuk harron!

  3. #3
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Shqiptaret duhet te bejne dicka, nese shkel ligjin shqiptar atehere rrezojini antenat.

  4. #4
    Ekuiliber shpirteror Maska e ARKIA
    Anëtarësuar
    29-07-2006
    Postime
    1,068
    Jam kurioz te di a do te mesohet ne kete shkolle historia e Shqiperise pervec asaj Greke dhe nese po, c'do te jete ai qe do ta didaktoje: shqiptar minoritar grek apo shqiptar jominoritar grek?
    Uji: H2O
    Rakia: H2 OOOOO HO HOOOO

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2006
    Postime
    3,344
    [QUOTE=Arben Kote]Jam kurioz te di a do te mesohet ne kete shkolle historia e Shqiperise pervec asaj Greke dhe nese po, c'do te jete ai qe do ta didaktoje: shqiptar minoritar grek apo shqiptar jominoritar grek?[/QUOTRASTESISHTE LEXOVA DJE NJE ARTIKULL.....QE FLISTE SE GJITH JUGU ESHTE GREQI.......ME TE VERTET U BEFASOVA......DHE GREQIA KA FILLUAR TE JAP 300 EURO NE MUAJ PENSION PER MINORITARET DUKE PERFSHIR SARANDEN HIMAREN GJIROKASTREN DHE SHUM VENDE TE TJERA TE JUGUT......DHE NJEREZIT E KETYRE VENDEVE E QUAJN VETEN GREK ............DHE TI ME TE VERTET MENDON SE DO PYETEN JOMINORITARET ??????????


    TE PERSHENDES.........

  6. #6
    Biznesmen i ardhshem Maska e Tepelenas_nr_1
    Anëtarësuar
    30-11-2005
    Vendndodhja
    Athina fck city
    Postime
    202
    [QUOTE=ALINOSA]
    Citim Postuar më parë nga Arben Kote
    Jam kurioz te di a do te mesohet ne kete shkolle historia e Shqiperise pervec asaj Greke dhe nese po, c'do te jete ai qe do ta didaktoje: shqiptar minoritar grek apo shqiptar jominoritar grek?[/QUOT

    RASTESISHTE LEXOVA DJE NJE ARTIKULL.....QE FLISTE SE GJITH JUGU ESHTE GREQI.......ME TE VERTET U BEFASOVA......DHE GREQIA KA FILLUAR TE JAP 300 EURO NE MUAJ PENSION PER MINORITARET DUKE PERFSHIR SARANDEN HIMAREN GJIROKASTREN DHE SHUM VENDE TE TJERA TE JUGUT......DHE NJEREZIT E KETYRE VENDEVE E QUAJN VETEN GREK ............DHE TI ME TE VERTET MENDON SE DO PYETEN JOMINORITARET ??????????


    TE PERSHENDES.........
    Tani ne si njerez mund te degjojem shume budalleqe dhe shume thashetheme por mendoj se kemi llogjiken per te par te vertetn dhe te kritikojem ato qe na thone te mos i ham si buka e gojes...Nuk eshte gje e keqe ti mendohemi ndonje here para se te flasim...ose te shkruajem.
    Mind is like a parachute it works best when it is open
    Dalai Lama

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-07-2004
    Vendndodhja
    Jak' o dit' e uruar! Qe lint nga perendon, At' an' e ke ndritur, E ne pse na harron?
    Postime
    140
    Ministri i Arsimit e dha licensen per hapjen e shkolles Greke ne Himare, duke ua realizuar endrren e tyre minoritareve Grek, tani atij i mbetet dhe nje gje per te ber. Genc Pollo ta mbaj premtimin ce dha kur u be minister i arsimit nje vit me par, se brenda 2006-es ne Greqi do te hapen shkolla ne gjuhen Shqipe per emigrantet Shqiptar ce jetojne atje.

  8. #8
    Ekuiliber shpirteror Maska e ARKIA
    Anëtarësuar
    29-07-2006
    Postime
    1,068
    #4
    ALINOSA
    i/e regjistruar




    Anëtarësuar: 10-05-2006
    Postime: 133
    [quote=Arben Kote]Jam kurioz te di a do te mesohet ne kete shkolle historia e Shqiperise pervec asaj Greke dhe nese po, c'do te jete ai qe do ta didaktoje: shqiptar minoritar grek apo shqiptar jominoritar grek?[/QUOT

    RASTESISHTE LEXOVA DJE NJE ARTIKULL.....QE FLISTE SE GJITH JUGU ESHTE GREQI.......ME TE VERTET U BEFASOVA......DHE GREQIA KA FILLUAR TE JAP 300 EURO NE MUAJ PENSION PER MINORITARET DUKE PERFSHIR SARANDEN HIMAREN GJIROKASTREN DHE SHUM VENDE TE TJERA TE JUGUT......DHE NJEREZIT E KETYRE VENDEVE E QUAJN VETEN GREK ............DHE TI ME TE VERTET MENDON SE DO PYETEN JOMINORITARET ??????????


    TE PERSHENDES.........

    --------------------------------------------------------------------------------------------------------
    Mendoj se:

    Eshte mekat te ndalosh dike te mesoje gjuhen qe ai e konsideron amtare.Ne rastin e minoritetit grek ne Shqiperi une personalisht jam me ate qe te mesojne gjuhen e tyre e te shkollohen qe te mos ndiejne qe jane pakice e keqtrajtuar dhe pa te drejta pavaresisht se shume nga minoritaret jane perfshire ne jeten politiko-ekonomiko-shoqerore ne Shqiperi, ky eshte realitet,jane shtetas shqiptare.POR CDO GJE NE KUADRIN E LIGJEVE TE SHTETIT SHQIPETAR.
    Eshte detyre e qeverise shqiptare te funksionojne ligjet e shtetit shqiptar edhe ne ato zona.ME EURO MUND TE BLIHEN NJEREZIT JO SHTETI ,AI BLIHET ME LUFTE tani s'eshte "e modes" LUFTA ndoshta me vone.
    Nga ato euro pensioni shteti mund te marre 50%po te nxjerre nje ligj dhe keshtu jane te kenaqur dhe minoritaret (qyl e kane ) dhe shteti ben punen e tij .
    Me sa po lexoj per ceshtjen e minoritareve Athina eshte "alarmuar"nga emigrimi i "vorioepirioteve"dhe "boshatisja"ne mase e zonave ku ata jetonin duke u shperngulur ne greqi kryesisht.Pensioni duhet te jete nje nga masat urgjente te parandalimit, besoj.
    Mire bene qe lejojne shkollat tani s'kane c'te thoneme greket te drejtat ,te drejtat,te drejtat merri dhe te drejtat .
    Jemi shtet mese evropian.Si keto te drejta jam i bindur se greket do japin edhe per camet se ndryshe shkolla hapen shkolla mbyllen dhe kthehemi prape nga e paaaaraaa.
    Per sa i perket jominoritareve kurajo c'te them shteti do te vonohet ta beje jeten e tyre me te rehateshme po do te behet nje dite dhe shpresoj qe femijet tane ta arrijne.Perkohesisht shume kane zgedhur kurbetin si zgjidhje nese futemi ne evropen e bashkuar do te jemi edhe ne "minoritare"

    pershendetje dhe respekt
    nga A Kote
    Uji: H2O
    Rakia: H2 OOOOO HO HOOOO

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Citim Postuar më parë nga karaburuni
    Ceremonia e hapjes së shkollës së Himarës u zhvillua e gjitha në gjuhën greke, edhe pse aty kishte përfaqësues të lartë të shtetit shqiptarë dhe mësimi do të zhvillohet në të dyja gjuhët. Përpara se nxënësit të hynin në bankat e shkollës, të pranishmit kënduan në kor himnin kombëtar grek, duke "harruar si padashje" të dëgjonin qoftë dhe të rregjistruar nga ndonjë manjetofon i rastit, himnin kombëtar shqiptar.
    .

    O shqiptar...apo sjeni shqiptar harrova!

    Kur e lexon qe himni kombetar shqiptar nuk kendohet dhe gjithe ceremonia behet ne greqisht nxjerr konklusion qe greket nuk e kan kerkuar shkollen per drejtat e tyre por per qellime te mbrapshta.

    Ajo qe me cudit eshte ku e gjejne forcen dhe kurrajone kto flliqesirra te bejne keshtu? Kush jane kta qe tallen me shtetin shqiptar? Ku eshte ministria e arsimit qe e ka miratuar programin e cermonise? Ku eshte kisha ortodokse shqiptare? ku eshte shik-u? Ku jane patriotet shqiptar? pse o njerez na fyni aq shume duke mos e kenduar hymin tone shqiptar? pse sdoli njeri te thote ore po hymini shqiptar nuk u kendua...ah shqiptari e mjerra shqiptari.

    Une ndihem shume i ofenduar nga kto veprime greke. Deshe shkollen ta hapem po pse me cperbuz himin ne token time o grek i poshter?

    Sa turp.
    Ndryshuar për herë të fundit nga vagabondo_nyc : 23-09-2006 më 14:58

  10. #10

    Grek Apo Shqiptar

    Desha Te Pyes Vorio Epiri;dropulli, Himara,saranda....kane Qene Ndonjiher Pjes E Shtetit Grek.perse Quhen Minoritar Kan Qen Ndonjiher Keta Qytetar Grek.sa Per Shkollen Dhe Himnin Ne Skemi Qeveri.c'ne Ne Toke Shqiptare Te Kendohet Himni Grek Dhe Te Ngrihet Flamuri.po Te Duan Ta Mesojne Greqishten Si Gjuhe Te Huaj.ne Greqi Kur U Vu Himni Shqiptar U Fershellye Dhe U Sha,ne Nea Smirni Ku U Be Ndeshja E Te Rinjve U Gris Flamuri Shqiptar,ne Krete U Vra Nji Shqiptar Dhe U Rahen Shume Te Tjer,ne Zakintho U Vra Nji Djal Dhe U Plagos Nji Tjeter,ne Athine Policia Ne Vend Ti Mbronte I Ndiqte Neper Omonia.dhe Te Gjitha Keto Se Jemi Shqiptar,se Nuk Kemi Qeveri,se Qeverit Tona Si Perfill Njeri,jane Vegla Te Grekut,prandaj Ngrihet Flamuri Dhe Kendohet Himni Grek,sa Turp,dhe Ky Eshte Vetem Fillimi.kemi Qene Te Varfer Por Krenar,tani Jemi Vetem Te Varfer.te Pakten Te Ngelemi Shqiptar..

Faqja 0 prej 14 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Minoriteti grek në Himarë falënderon kryeministrin Berisha
    Nga lushnjar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 24-02-2007, 11:56
  2. Nikolas Geixh, vizita në Himarë dhe fshatrat minoritare
    Nga forum126 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 17-08-2006, 22:36
  3. Kristo Frashëri: Dilema për Himarën
    Nga Qafir Arnaut në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  4. Historia e Himarës Shqiptare
    Nga dodoni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 22-12-2004, 19:54
  5. Himare: Votimet perfundojne, arrestimet fillojne
    Nga dodoni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 220
    Postimi i Fundit: 25-11-2003, 03:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •