Close
Faqja 7 prej 33 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 330
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Harrojeni titullin e temës. Populli Shqiptar është ai që kërkon dorëheqjen e Sali Beut. Mjafti është thjesht një trumpetë mes të cilës të dëgjohet zëri i tyre. Mjafti pa mbështetjen e popullit është një hic ndaj dhe nëse nuk do të kishte mbështetje për këtë nuk kishte sesi të bënte kërkesa të tilla!

    P.S. Militantizmi partiak duket se ju ka cuar disa prej jush këtu për lesh. Më falni për shprehjen.

  2. #62
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Levizja "Mjaft" nuk ka ansje lloj morali te dale ne emer te popullit. Ajo tashme duket qarte qe eshte nje levizje politike dhe ajo po perdor tragjedine e Gerdecit per te fituar simpatizante per levizjen e re te krijuar nga ish-Kryetari i kesaj levizje. Eshte nje turp i madh qe te luhet loje politike me nje Tragjedi te tille Kombetare.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  3. #63
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Berisha duhet ta kete edhe si nje detyrim konkret moral, kombetar tragjedine e Gerdecit..ta ndertoje , te tregoje kujdes te tepert per te kompenzuar kete fshat te perekur nga tragjedia.Te kete obligim kujdesin e perjetshem te shtetit per trashigimine e te vdekurve ne Gerdec dhe cdo tragjedi kombetare ku njeriu-qeveritari eshte faktor i ndodhjes se ngjarjes, por edhe kur nuk eshte.Jo dorheqjeve , qe i deshirojne vetem armiqt e Shqiperise tek e shohin Shqiperine te coje koken mbi kokat e shteteve fqinje...Shqiperia ka ardhmeri te ndritshme dhe kjo nuk duhet te turbulloje vizionin e pergjithshem kombetar...inkorporimin ne strukturat nderkombetare ,zhvillimin dhe shpetimin perfundimtar kombetar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 19-03-2008 më 17:12
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  4. #64
    AdIdAs Maska e DoLpHiN
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    Hono Lulu
    Postime
    1,453
    Citim Postuar më parë nga The Rebel Lexo Postimin
    Harrojeni titullin e temës. Populli Shqiptar është ai që kërkon dorëheqjen e Sali Beut. Mjafti është thjesht një trumpetë mes të cilës të dëgjohet zëri i tyre. Mjafti pa mbështetjen e popullit është një hic ndaj dhe nëse nuk do të kishte mbështetje për këtë nuk kishte sesi të bënte kërkesa të tilla!
    P.S. Militantizmi partiak duket se ju ka cuar disa prej jush këtu për lesh. Më falni për shprehjen.
    Populli? Une more zoteri kam qene anetar i mjaft-it ( dhe jam akoma teorikisht se praktikisht jo ). Mjaft nuk doli ajo organizate qe shtirej se ishte. Mjaft nuk mund te jete trumpeta e zerit tim , sepse eshte trumpeta e Erjonit. Ka mbeshtetje? Po do te kete mbeshtetje per sa kohe te kete idiote qe nuk e dine se nga lidhet gomari. Meqe permende militarizmin partiak , po te them se ata mbeshtetesit e mjaftit jane militantet e PS. Kjo levizje as nuk ka marre e as nuk do te marre permasat e Nano-ik sepse atehere ishte vullneti i popullit , ndersa tani eshte vullneti i PS Feat. Erjon Veliaj.
    `That` is good and `that` is funny...but it costs a lot of money...

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Citim Postuar më parë nga DoLpHiN Lexo Postimin
    Populli? Une more zoteri kam qene anetar i mjaft-it ( dhe jam akoma teorikisht se praktikisht jo ). Mjaft nuk doli ajo organizate qe shtirej se ishte. Mjaft nuk mund te jete trumpeta e zerit tim , sepse eshte trumpeta e Erjonit. Ka mbeshtetje? Po do te kete mbeshtetje per sa kohe te kete idiote qe nuk e dine se nga lidhet gomari. Meqe permende militarizmin partiak , po te them se ata mbeshtetesit e mjaftit jane militantet e PS. Kjo levizje as nuk ka marre e as nuk do te marre permasat e Nano-ik sepse atehere ishte vullneti i popullit , ndersa tani eshte vullneti i PS Feat. Erjon Veliaj.
    Cfarë të ben ty të sigurt të thuash këtë, ti nuk jeton as në Shqipëri! Une jam popull, sjam as militant i Mjaft as PS as PD as i LSI apo dhjetërave partive të tjera në Shqipëri. Unë dua që Sal Beu të largohet për të mirën e Shqipërisë që Historia të mos ripërsëris vetveten dhe të plasë dhuna!

  6. #66

    Isaraj, Idrizi dhe Braho rekrutojnë protestues me para nga Kashari për në Vorë

    Skandal

    Isaraj, Idrizi dhe Braho rekrutojnë protestues me para nga Kashari për në Vorë

    Tre deputetë të PS dhe LSI kanë nisur dje fushatën e rekrutimeve të protestuesve me para në Kashar dhe zonat përreth për t'i dërguar ata më pas si protestues në Vorë. Deputeti Spartak Braho i ka ofruar dje kreut të LSI të Kasharit shumën prej 4 milion lekësh ( të reja) në mënyrë që të rekrutojë njerëz në këtë zonë për ti dërguar më pas në Vorë. Të njëjtin skenar kanë aplikuar gjatë ditës së djeshme edhe dy deputetë e tjerë të PS, Isaraj dhe Idrizi, të cilët gjithashtu i kanë ofruar para banorëve të këtyre zonave për ti paraqitur më pas ata, si protetues të zonës së fatkeqësisë në fshatin Gërdec.

    Të rinj nga Kashari, por edhe zonat përreth kanë refuzuar që të rekrutohen dhe të vihen në shërbim të deputetëve të PS dhe LSI që kanë nisur fushatën e blerjes së këtyre individëve që po i konsiderojnë si skllevër të tyre. Shumë prej tyre nuk kanë pranuar që të vihen në shërbim dhe madje kanë debatuar me të dërguarit e deputetëve të sipërpërmendur duke i konsideruar këto si metoda mjaft të ulta që nuk kanë të bëjnë me zakonet dhe traditat e kësaj zone. Por ka pasur edhe një pjesë që i kanë pranuar këto para dhe kanë premtuar se do të dalin në protestat e organizuara nga PS dhe LSI dhe që synohet të parqiten si protesta të njerëzve të mërzitur me pasojat e tragjedisë.

    Edhe gjatë dy ditëve të mëparshme ka pasur reagime të nxitura nga krerët e PS në qytetin e Vorës, por ato kanë mbetur në minorancë dhe të përbuzur nga shumica e banorëve të Vorës.

    Gjatë ditës së djeshme rreth 15 veta, nga ky kontigjent njerëzish dolën në autostradë në tentativë për të bllokuar rrugën duke i vënë zjarrin disa gomave të makinave. Vetë qytetarët e Vorës thonë se nuk kanë asnjë lidhje me këta individë dhe nuk i njohin ata, pasi nuk janë pjesë e tyre. Kryetari i PS të Vorës gjatë ceremonive mortore që janë kryer gjatë këtyre ditëve ka tentuar disa herë që ti bëjë njerëzit të reagojnë me protesta duke dhunur proceset mortore. Ai është shprehur për njerëzit që ka grumbulluar se është i urdhëruar për ti ndërmarrë këto veprime nga Kryetari i PS, Rama dhe madje i ka premtuar atyre edhe një takim në selinë e PS gjatë ditëve të ardhshme, si shenjë e mbështetjes nga kjo parti.

    Mënyrat me të cilat PS dhe LSI po reagojnë ndaj tragjedisë së Gërdecit janë vërtet skandaloze dhe kalojnë çdo kufi të imagjinatës njerëzore. Në mënyrën më primitive po përpiqen që tragjedinë ta shohin si shansin më të mirë për të vjelur fryte politike dhe këtë po e bëjnë duke përdorur kufomat e tragjedisë si kapital të tyrin politik. Gjithsesi këto lëvizje të Ramës rrezikojnë që të akumulojnë një mllef dhe urrejtje më të madhe ndaj kreut të PS, i cili po dhunon tragjedinë dhe po vret përsëdyti viktimat e saj. Shumë qytetarë të Vorës shpreheshin dje se janë të irrituar me keqpërdorimin politik që Rama po i bën fatkeqësisë që goditi këtë zonë si dhe janë shprehur se do të reagojnë në rast së Kryetari i PS nuk ndërpret këtë lojë të fëlliqur politike me tragjedinë e Gërdecit.

    RD

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e alpost
    Anëtarësuar
    27-10-2007
    Vendndodhja
    sarande
    Postime
    73
    Turp per pssh

  8. #68
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Ky lajm vjen nga RD, gjithesesi nqs konfirmohet nga gazetat e tjera, turp per ta qe shkojne atje per rekrutim protestash e jo per ndihme.

  9. #69
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    une e besoj po e shkruejti gazeta 55 ...

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Ende pa u varrosur mire.. te vdekurit e tragjedis..keta protesta.. phuuu more Edvin po paske ma i flliqt se Nano mor? Po si nuk i vjen turp pash zotin!!


    BERISHA MOS IK!
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

Faqja 7 prej 33 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 20-06-2009, 11:21
  2. Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 27-05-2004, 10:29
  3. Demaçi jep dorëheqjen nga bordi i RTK-së
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 16-01-2004, 14:32
  4. Berisha kerkon shkeljen e kushtetutes!!
    Nga Vinny_T në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-07-2002, 10:42
  5. Majko apo Nano si kryeminister i vendit ?
    Nga Eni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 21-07-2002, 20:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •