Close
Faqja 19 prej 37 FillimFillim ... 9171819202129 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 190 prej 368
  1. #181
    mbi 300 shtepi te shkatarruara totalisht dhe mbi 1500 te tjera me demtime te renda ose te lehta.

    veshtire se mbaron me 10-20 viktima kjo tragjedi

  2. #182
    E gjifa Maska e Henri
    Anëtarësuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Citim Postuar më parë nga Bledari Lexo Postimin
    Lajmi i Fundit: Pritet Nje Konference Shtypi Nga Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, pritet doreheqja e tij:
    e dha doreheqjen dhe Mediu!
    Perëndia nuk është mace...

  3. #183
    Trusti i Lulelakres Maska e Tulipani Zi
    Anëtarësuar
    02-09-2004
    Vendndodhja
    Aty ku mos qofsha
    Postime
    412
    Berisha duhet ti beje presion Mediut te jape doreheqjen medoemos dhe nje hetim duhet hapur menjehere. Dikush duhet te beje burg per kete tragjedi se vetem keshtu do i therrasim mendjes ne.
    Ne NY dha doreheqejn guvernatori se e kapen me nje kucke. Per kete tragjedi duhen "prere koka".
    BRIGADA E KUQE PERJETE

  4. #184
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2008
    Postime
    49
    Une kam shkuar ne Prishtine per te dhuruar gjak ...kjo usht e vetmja mundsi e imija per vellezrit dhe motrat shqiptar ne Shqiperi..shpresojm ne kurim sa me te mir per te plagosurit dhe sa ma pak viktima te jen...
    Ngushllimet e mia per familjet Amiri

  5. #185

    Red face

    Citim Postuar më parë nga RaPSouL Lexo Postimin
    TRAGJEDIA GERDEC, 10 VIKTIMA NE MORG. RAMA: BERISHA E MEDIU TE IKIN PAS VARRIMIT TE VIKTIMAVE

    Numri i viktimave ne morg eshte 11. Emrat e tyre jane bere publike sot, nder te cilet bie ne sy se numri me i madh eshte nga familja Deliu.

    Ministria e Mbrojtjes "fsheh" dokumentat e Alb Demil

    Ora 14:00-Ministria e Mbrojtjes nuk jep kontraten e firmes Alb Demil qe kishte punesuar banoret e Gerdecit per cmontimin e armeve. Burime te brendshme nga kjo ministri pohojne per Tv News24 se Ministria po e fsheh kontraten dhe nuk e ben publike per mediat “pasi po tentohet per falsifikime”. Shtypi ka dy dite qe kerkon kontraten e firmes shqiptare nderkohe qe nuk ka marre ende pergjigje nga Ministria e Mbrojtjes.
    Nderkaq nga SAIC, kompania amerikane qe ka kontraktuar me firmen shqiptare Alb Demil mesohet se kontrata mes tyre ka perfunduar me 7 dhjetor 2007. Administratori i SAIC, David Backshalde ben te ditur se pas perfundimit me sukses te kontrates se tyre per cmontimin e municioneve ne Gerdec, ka marre dhe falenderimet nga Minsitria e Mbrojtjes se Shqiperise per punen e sigurte qe realizuan, duke e konsideruar aktivitetin e tyre madje si model.

    Topi: Te ndihmojme per kthimin e normalitetit

    Ora 13:15-Vore- Kreu i shtetit ka kerkuar qe te gjithe te behen protagoniste per te rikthyer situaten ne normalitet. “Te gjithe se bashku duhet te jemi protagoniste per ta kthyer ne normalitet kete situate”, tha Presidenti Topi gjate mbledhjes se shtabit te emergjences ne bashkine e Vores, i ngritur pas ngjarjes tragjike qe ndodhi dy dite me pare ne fshatin Gerdec, te kesaj bashkie.
    “Inkurajim per te gjithe misionin tuaj qe besoj se do ta kryeni me sukses te plote”, u shpreh Presidenti i Republikes.
    Ai vleresoi punen ne mbeshtetje te njerezve te traumatizuar dhe ne evidentimin e demeve materiale. “Duhet te punojme per rikuperimin e dhimbjes dhe demeve ekonomike. Njerezve duhet t’u rikthehet shpresa”, theksoi z. Topi.
    Mbledhja e shtabit te emergjences ne bashkine e Vores, vazhdon pa pranine e perfaqesuesve te medias.

    Rama: Te dorehiqen Berisha e Mediu

    Ora 12:45-“Tragjedia e Gerdecit, pasoje e politikes se vjeter”. Me nota te ashpra, kreu i Partise Socialiste ka akuzuar politiken e ndjekur per 17 vjet rresht si te vjeter dhe shkaktare te fatkeqesive te shqiptareve, ndersa ka akuzuar pergjegjes per tragjedine e Gerdecit, Berishen dhe Mediun.
    “Politika e vjeter nuk ka qene kurre e prirur drejt ndertimit te shtetit, por drejt marrjes se pushtetit”, tha Rama.
    Nepermjet nje konference te sotme per shtyp, Kryesocialisti ka kerkuar doreheqjen e kryeministrit Berisha dhe Ministrit te Mbrojtjes Fatmir Mediu. “Kryeministri dhe Ministri i Mbrojtes jane pergjegjes te tragjedise na dhane nje shfaqje te shemtuar qe thyen inteligjencen e cdo shqiptari. Ne cilin vend te NATO-s doreheqjet e ketyre dy personazheve kryesore nuk do kishin qene automatike?” shprehet Rama duke shtuar se kjo do te ishte nje kontribut i cmuar per te marre ftesen ne NATO. “Shperthimi vullkanik ndodhi ne vigjilje te Samitit te Bukureshtit ku pritej anetaresimi i Shqiperise ne NATO. Ndaj theksoj se doreheqja e Berishes dhe Mediut do te ishte nje kontribut i cmuar per anetaresimin e Shqiperise ne strukturat euro-atlantike”, tha Rama duke shtuar qe doreheqja te vije menjehere pasi te jete kaluar kriza.
    Rama ka akuzuar qeverine si te korruptuar dhe te paafte dhe burim te fatkeqesive te shqiptareve qe sic shprehet kryesocialisti “fatkeqesite nuk po i vijne nga shkaqe natyrore, por nga paaftesia e kesaj qeverie teresisht te korruptuar. Tragjedia e Gerdecit ka qene thjesht tragjedia e radhes”.
    Rama ka kerkuar qe Ministria e Mbrojtjes te veje ne dispozicion te gjithe materialin e firmes qe bente cmontimin e municioneve ne Gerdec per te bere transparente hapjen e fabrikes se armeve prane fshatit “ne te cilen punetoret shkonin ne pune sikur shkonin ne ndonje rrobaqepsi”, vuri theksin nder te tjera, Rama.
    Rapsoul kam shume respekt per ty por me fal po:Rama gjeti rastin dhe foli.Ca do thoshte rama qe nuk ishte faji i mediut dhe berishes.Gjeti rastin dhe po e "Shfrytezon".
    Cya around...
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  6. #186
    Juventini Maska e EkOnOmIsTi
    Anëtarësuar
    22-05-2005
    Vendndodhja
    Pse Do Vish Dhe Ti ?
    Postime
    2,406
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Dorehiqet ministri I Mbrojtjes Fatmir Mediu

    Ora 15:25- Ministri I Mbrojtjes Fatmir Mediu sapo ka deklaruar se ka dorezuar doreheqjen e tij nga posti I Ministrit te Drejtesise. Ne lidhje me kete, vetem pak minuta me pare ai I ka dorezuar doreheqjen e tij kryeministrit te Shqiperise Sali Berisha per te pranuar dhe me pas per te deklaruar doreheqejn e tij. Doreheqja eministrit te drejtesise ka ardhur tre dite pas tragjedise se Gerdecit ku shpertheu depoja e armatimeve.

    Balkanweb
    Ky duhet ta kishte ber qe ne fillim kete qe beri sot po nejse ne fund te fundit ky iku dhe ishte me e pakta qe mund te bente qeveria.

    Per mendimin tim Kryeministri Sali Berisha duhet ta shofi veten te tepert ne kryeministri dhe te jap dorheqje.
    S |< R /\ p /\ |_ |
    Skrapali.Babuc.Pianec.Do.Me.Se.Kam.Sa.Te.Duash

  7. #187
    Juventini Maska e EkOnOmIsTi
    Anëtarësuar
    22-05-2005
    Vendndodhja
    Pse Do Vish Dhe Ti ?
    Postime
    2,406
    Mjer ata qe po e jetojn kete fatkeqsi
    S |< R /\ p /\ |_ |
    Skrapali.Babuc.Pianec.Do.Me.Se.Kam.Sa.Te.Duash

  8. #188
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Si nuk behen njerez disa mer zot. Jo te shikojne fatkeqesine qe ra mbi koke dhe permasat qe jane kolosale po e shfrytezojne direkt per qellime dhe mllefe politike. Mire qe nuk fajesuat Berishen dhe per 16 te mbyturit e Farkes. Se cfare faji ka Berisha per kete gje hajde merre vesh. Duhet te kontrolloje dhe kontratat e cdo kompanie qe vjen ne Shqiperi Berisha tani se eshte zot i plotfuqishem dhe duhet te jete ne dijeni dhe per dy bide apo tre pllaka qe vihen neper banjot e institucioneve shqiptare. Sa qesharake qe behen disa...
    Ti me siguri ben shaka apo jo? Fatkeqesine qe iu ra mbi koke? Cfare eshte kjo, fatkeqesia qe u erdhi nga Marsi??? Mire qe nuk fajesojne Berishen per 16 te mbyturit e Farkes?? Me sa shof une ti do ta fajesoje Berishen vetem nqs ai ishte timonirei i barkes qe u permbys, se me tutje nuk e shef dot pergjegjesine.

    Me fal or ti mik, mos jeton gje ne Etiopi? E njeh sado pak, rolin, detyren e qeverise dhe funksionin e saj ne nje shoqeri moderne apo jo? Perse nuk vdesin masivisht dhe tragjikisht keshtu nga mbytja e varkes njerez ne vende ku ligji ekziston dhe imponohet?

    Nqs Berisha nuk eshte i afte ta rrethoje veten me njerez KOPETENTE, pra qe dine se cfare mu_tin bejne (dine pra se kujt ia japin kontratat), dhe te imponojne rregullat dhe ligjet e shtetit, ai nuk e meriton te mbaj ate post qe ka. Jo se eshte bere rruge tashme sidomos per Dr. Rrumpallen te thote se - MA BENE TE TJERET. Ketu nuk po flitet per krime rutine, dhe brenda tolerances se pranueshme. Ketu po flitet per mos-funksionim te paster te shtetit shqiptar, qe sjell tragjedi te tilla masive.

    Sa here qe vjen ky tra_p ne krye, shteti shqiptar kthehet ne shtet rrumpalle, primitiv dhe legen, qe nuk di se c'ben. Ishte ky dikur dhe shqiptaret duhet te kerkonin 30,000 trupa te huaj per te mbajtur ligjin e rendin ne vend, e papare kjo qe prej kohes se Princ Vidit. Eshte ky prape dhe shqiptaret duket si nje komb qe jeton nen nje shtet kaqol, amator, dhe qesharak, ku qytetaret vdesin ne mase nga tragjeti te tilla sepse shteti shqiptar qeveriset nga inkopetente dhe xhahile mesjtetare, qe s'e kane idene se cfare bejne. Me fal po ku ndalon pergjegjesia per ty, tek puntori i fabrikes?

    E ke idene se cfare opinioni mund te krijoje dikush per nje shtet qe i plasin armet e veta keshtu, apo jo? E ke idene se cfare opinioni krijon dikush per nje shtet qe kerkon te zhvilloje turizmin, kur 20 njerez mbyten ne nje liqen 200m te gjate dhe 50m te gjere, nga permbysja e nje varke te mbingarkuar me njerez?

    Nuk e marre vesh, sa barka duhet te permbysen, sa depo municionesh duhet te shperthejne, sa njerez duhet te vdesin qe ti te thuash se shteti shqiptar duhet te veproje per ti parandaluar keto?

  9. #189
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Citim Postuar më parë nga Zarathustra. Lexo Postimin

    Te pakten ishte ne vendgjarje dhe ne ndihme te popullates kurse NANOSI gjate tragjedive ne VLore me gomone dhe nxenesve kosovare ne rrugen Kukes-Tirane luante bixhoz ne Greqi dhe as qe e luajti b.ythen prej andej.

  10. #190
    Juventini Maska e EkOnOmIsTi
    Anëtarësuar
    22-05-2005
    Vendndodhja
    Pse Do Vish Dhe Ti ?
    Postime
    2,406
    Citim Postuar më parë nga Cimo Lexo Postimin
    Te pakten ishte ne vendgjarje dhe ne ndihme te popullates kurse NANOSI gjate tragjedive ne VLore me gomone dhe nxenesve kosovare ne rrugen Kukes-Tirane luante bixhoz ne Greqi dhe as qe e luajti b.ythen prej andej.
    O cimo ku e shef ti qe ai me lart ka mburrur nanon??

    Te dy jan plehra kete se mohon dot asnjeri sepse jemi ne vitin 2008 dhe shqiperia duket sikur eshte akoma ne vitin 1997.

    Turp tju vij qe dhe nje vend kaq te vogel se kontrollojn dot sepse e kan mendjen ku te vjedhin dhe ku bejn maskaralleqe
    S |< R /\ p /\ |_ |
    Skrapali.Babuc.Pianec.Do.Me.Se.Kam.Sa.Te.Duash

Faqja 19 prej 37 FillimFillim ... 9171819202129 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Balliu i "55" u pergjigjet akuzave per implikim ne aferat e Gerdecit
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 76
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 12:23
  2. Shqiptari shmang tragjedine
    Nga AjSi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 12-04-2009, 22:36
  3. Sot 1 vit nga tragjedia e Gërdecit
    Nga RaPSouL në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 24-03-2009, 19:53
  4. Tragjedia e Gerdecit dhe politizimi i tij
    Nga AVataj në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-01-2009, 09:02
  5. Kush ka pergjegjesi per tragjedine e Gostivarit?
    Nga pacifist në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 60
    Postimi i Fundit: 13-01-2009, 12:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •