
Postuar mė parė nga
DI_ANA
Kodi penal nuk penalizon me pyetje Fisniku jane disa etapa.....
RESPEKTI PER TE DREJTAT E NJERIUT
Seksioni 1 Respekti per Integritetin e Personit, Perfshin Lirine Nga:
a. Privimi Arbitrar apo i Jashteligjshem i Jetes
(raportime per vrasje arbitrare apo te jashteligjshme)
Kemi ne kete rast....vrasje shoqerore,hakmarrje,banda kriminale ose krim i organizuar,ose ne rastin tend....Nje ringjallje viktime (pas nje vdekjeje klinike),per te marre hak kunder personit qe kryen aktin!
Sipas Kodit Penal...Vrasja me paramendim, kur kryhet per hakmarrje apo gjakmarrje, ndeshkohet me 20 vjet burg ose burgim te perjetshem.
b. Zhdukja
Prova dhe raportime per personin ...(te domosdoshme keto)
c. Tortura dhe Trajtime apo Ndeshkime te Tjera te Egra, Cnjerezore, apo Degraduese !
Te denuara rreptesisht nga ligji.....(por gjithmone me analizim provash dhe raportimesh)
d.Arrestimi,Burgu ose paraburgimi.....mjafton nje dyshim dhe nje raportim i vetem!*
Kjo eshte nje proēedure e pergjithshme,por nuk mund te jap supozime te kota,pa ditur me shume rreth ngjarjes,diēka te vogel te pakten...
Dhe kjo derisa hetuesia te beje punen e saj mbi ngjarjen,duke pasur prova te mjaftueshme per denim....Ne rast te kundert personi lihet me gjygj te lire!
Arrestimi dhe Ndalimi
Me ligj, nje oficer policie apo prokuror mund te urdheroje ndalimin e nje te dyshuari. Ligji kerkon qe personat e ndaluar duhet te informohen menjehere per akuzat kunder tyre dhe per te drejtat e tyre, dhe nje prokuror duhet njoftuar menjehere pas ndalimit te nje te dyshuari nga policia. Policia pergjithesisht duhet te ndjeki ne menyre korrekte keto kerkesa. Brenda 48 oresh nga arrestimi apo ndalimi, i dyshuari duhet te dale perpara nje gjykatesi. Gjykatesi ka edhe 48 ore te tjera ne dispozicion per te vendosur nese i dyshuari duhet te qendroje i ndaluar.
Gjykata mund te urdheroje ndalimin ne ceshtje vecanerisht serioze qe mund te paraqesin rrezik per shoqerine. Nje menyre alternative eshte vendosja e nje te dyshuari ne arrest shtepie. Mund te kerkohet garanci nese gjykatesi beson qe i akuzuari mund te mos paraqitet ne gjyq.
Keshillimi ligjor duhet ofruar falas nese i pandehuri nuk mund te perballoje nje avokat privat!
Ligji kerkon plotesimin e hetimeve para gjyqit brenda tre muajsh per krime te lehta dhe brenda 12 muajsh per ceshtje me te renda; megjithate, nje prokuror mund ta zgjase kete periudhe edhe me shtesa te tjera tre-mujore ne raste vecanerisht te veshtira. Nderkohe qe ligji siguron qe maksimumi i kohezgjatjes se paraburgimit nuk duhet te kaloje dy vjetet, paraburgimet e gjata shpesh ndodhnin si rezultat i hetimeve te vonuara, gabimesh te mbrojtjes, apo deshtimin e avokatit mbrojtes per t'u paraqitur.
Sistemi gjyqesor perbehet nga gjykatat e rretheve gjyqesore, gjykata e krimeve te renda, gjykatat ushtarake dhe gjykatat e apelit. Ekziston si Gjykata e Larte ashtu edhe Gjykata Kushtetuese. Gjykata e Larte shqyrton apelime si nga gjykatat e rretheve ashtu dhe nga ato te apelit. Gjykata Kushtetuese ne radhe te pare shqyrton ato ceshtje qe kane te bejne me interpretim kushtetues dhe konflikte midis degeve te qeverisjes, si dhe rastet e individeve qe pretendojne mohim te procesit te pershtatshem gjyqesor.
Presidenti kryeson Keshillin e Larte te Drejtesise, i cili ka autoritetin te emeroje, disiplinoje, dhe shkarkoje gjyqtare te gjykatave te rretheve dhe te gjykatave te apelit. Gjyqtaret qe shkarkohen kane te drejten e apelit ne Gjykaten e Larte. Keshilli i Larte perfshin ministrin e drejtesise, kryetarin e Gjykates se Larte, nente gjyqtare nga te gjitha nivelet perzgjedhur nga Konferenca Kombetare Gjyqesore, si dhe disa anetare te perzgjedhur nga parlamenti.
Procedurat e Proceseve Gjyqesore
Kushtetuta dhe ligji garantojne te drejten per nje gjyq te shpejte; megjithate, burimet e kufizuara materiale, mungesa e hapesires, stafi i pamjaftueshem dhe i mbingarkuar, ne shume raste penguan sistemin e gjykatave te gjykonte ceshtjet ne kohen e duhur. Ceshtjet e mbartura disa here conin ne mbajtjen e te dyshuarve ne paraburgim me gjate se kufijte ligjore. Sistemi i gjykatave nuk parashikon gjykimin nga jurite. Prokuroret dhe avokatet mbrojtes paraqesin ceshtjet para nje gjyqtari apo paneli gjyqtaresh, ne varesi te seriozitetit te akuzes, dhe te pandehurit kane te drejten te njihen me te gjitha faktet qe u paraqiten gjyqtareve. Te pandehurit, deshmitaret dhe te tjeret qe nuk flasin shqip kane te drejten per sherbim perkthimi. Te pandehurit kane te drejten te apelojne vendimet brenda 10 ditesh. Te pandehurit ligjerisht prezumohen te pafajshem deri sa te denohen.
Shpifja eshte nje krim qe mund te denohet me burg deri ne dy vjet dhe me gjobe.
Ne rastin tend nuk mund te jap supozime pa ditur diēka te vogel rreth ngjarjes...
Krijoni Kontakt