Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 53
  1. #31
    At'qivia Maska e Flori
    Anėtarėsuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranė, Albania
    Postime
    2,551
    Kur te bej dhe magjistraturen do ju kthej pergjigje
    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-11-2007
    Postime
    3
    Te gjallet vrasin njeri tjetrin, ndersa i vrari mund ta vras te gjallin vetem ne aspektin psikik.

  3. #33
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Citim Postuar mė parė nga Baptist Lexo Postimin
    (Hahahahaha, po ti qenke edhe qirkuz more. )
    Me rendesi eshte se kesaj radhe nuk e ke shkruar shprehjen 'op', si 'opė' se na plase me kete 'ė'.

    Pasi ti thua se kjo pyetje mund te gjindet ne nje lende juridike, (si pjese e programit studimor te lendeve apo edhe si pyetje neper provime), a mund te na e sjellesh menyren origjinale te formulimit te saj; Kuptohet, edhe kontekstin e lendes, e jo t'u hysh laknave shllajf me benc t'kojshise si ne hapje te saj?

    A mund ta citosh pyetjen nga burimi pa perkthim, ose nese e ke lexuar ne gjuhen shqipe t'ia besh nje transliterim te perpikte ketu ne forum qe te mund ta lexojme dhe ta kuptojme sakte?

    Ose, a mund te na e demonstrosh (per vete ketu), se e ke te qarte pyetjen qe ke bere; p.sh.: a ben ti dallim mes nocioneve "vrasje" dhe "mbytje" (pa permendur te tjerat)? dhe a ke problem me diferencimin e nocioneve "gjalle" dhe "vdekur" per nga aspekti kualitativ etj; dhe c'eshte me kryesorja: a di ta besh diferencimin mes sistemeve logjike te spekulimit, si psh.: juridik, religjioz, etj, kundrejte atij bjektiv/jetesor?

    Nga tjetra ane ekziston rreziku se ti nuk i ke te zgjidhura gjerat ne nivelin koshient deri ne ate mase sa te kosiderohet gjendje normale psikologjike e njeriut te rritur dhe me arsye te shendoshe ose te pa demtuar, sepse pyetja jote prodhon nje varg dyshimesh ne lidhje me kondicionin psiqik te atij qe e drejtoi ate.

    Ky konstrukcion fjalesh qe vetem gramatikisht gjason me nje pyetje te trajtes menyrore, permban nocione reciprokisht te asgjesueshme vetvetiu, te ngritura si paralele mbi nje pohim ad hoc qe rri ne kundershtim te plote me Arsyen dhe ate ne shume nivele te shkalleve te koshiences njerezore qe te mund te merret parasysh si nje pyetje valide e njeriut me ndergjegje te shendoshe apo normale.

    Kjo nuk eshte pyetje por nje pohim absurd si pyetja a berasvlefshme me te:

    "|Si mundet||qe vaji||te tretet||ne uje?|"
    (krahaso)
    "|Si mundet||qe i vdekuri| |ta Mbysė||te Gjallin?|"

    -A ke problem me nocionet 'i gjalle' dhe 'i vdekur', sepse zgjerimi metejme mbi keto baza per diskutim eshte dorezim vullnetar ne cmedurine e saj si ne dicka te perbashket mes nesh gje qe une nuk e kam ndermend ta bej.
    Ta leme anash permbajtjen e pohimit te genjeshtres arbitrare te absurdit "mundet" si nje pandershmeri te trasheguar nga rrethi.

    Po me mocionin "mbytje" si e ke hallin, -sepse ne terminologjine ligjore "mbytja" eshte vetem nje nder kategorite e vrasjes?!

    Sepse ngjit atij fundamenti te cmendur, "mundet", si baze te arsyetimit, -ti si i gjalle, mund ta mbysesh pra nje te vdekur! -Prandaj, (hipotetikisht) bazuar ne kete predispozite ti mund te denohesh si vrases i te vdekurit: Filan Fisteku, i lindur me daten kaq-kaq, i vdekur me daten kaq-kaq, me banim te perhershem ne varrezat e filan vendit, te vrare nje jave me pare nga studenti-fisnik kur po mundohej te vidhte pasurite e tij mortore. Sepse i vdekuri u gjend i vdekur ne vendngjarje ndersa rreth e rrotull jane gjetur evidenca te pranise tende.

    Hihihihihihi

    Apo mos ke nevoje per psikolog terapeutik se ta gjej nje. Sepse nga kjo situate shpeton vetem kur ta kesh permiresuar, precizuar e modifikuar mire pyetjen nga nje "i vdekur" ne "i vdekur zyrtarisht" qe ta vrase nje te gjalle. Pergjegja ne te cilen eshte inteligitur per se!

    Hajt, jurist hajt! -'shume pyetje e veshtire'. Pra, mes tjerash, kjo pyetje perfundimisht nuk i takon kriminalistikes por problemit te jurisdiksionit me fushen administrative qe ka te bej me pamjaftueshmerine i sigurise se procedures se verifikimit te informatave dhe mosperputhjes se realitetit objektiv me rigjiditetin juridik te sistemit legal qe bazohet ne to...

    Keshtu pra; hajt shnet e pare, se prej mendve je rrush.
    shpesh di te ju kapesh per bishti nje objekti ,ne munges aftesish qe te kapesh per objektin kryesor apo meritor..dhe i rrokesh dytesores apo sekundares...

    Shoku baptist trimi rasti ne fjal eshte i pazakont dhe poashtu fiktiv dhe si i tille nuk mirret per bazė nga gjykatat si prova matriale,por thjesht eshte nje rast qe eshte paraqitur ne jeten kriminalistike te experteve te kriminalistikes,te cilet e kan hasur ne nje kend te tille kete fenomen rast...

    Pyetja ishte e kjart mirpo Pergjigjeja ishte pakez e veshtire per tu pergjigjur,sidomos kur te mundohet dikush qe te perdor njohurit Historike ....
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  4. #34
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar mė parė nga fisniku-student Lexo Postimin
    shpesh di te ju kapesh per bishti nje objekti ,ne munges aftesish qe te kapesh per objektin kryesor apo meritor..dhe i rrokesh dytesores apo sekundares...
    studenti, nuk ke ti pervoje e dituri te mjaftuar per te qene i afte qe te japesh keso konstuktime.
    Shoku baptist trimi rasti ne fjal eshte i pazakont dhe poashtu fiktiv dhe si i tille nuk mirret per bazė nga gjykatat si prova matriale,por thjesht eshte nje rast qe eshte paraqitur ne jeten kriminalistike te experteve te kriminalistikes,te cilet e kan hasur ne nje kend te tille kete fenomen rast...
    E ke fjalen per rastet qe bejne perjashtime, por une ty te garandoj se ato raste nuk jane zgjidhur sakte.

    Pyetja ishte e kjart mirpo Pergjigjeja ishte pakez e veshtire per tu pergjigjur,sidomos kur te mundohet dikush qe te perdor njohurit Historike ....
    Pyetja nuk them se nuk ishte e qarte por e budallme. Se pari mbytja eshte kategori vrasjesh me pridhje te subjetit ne mjedise ujore pra nga uji ne mushkerinje. Pra si kategori qe perjashton perdorimin e armes se zjarrit.
    E dyta, kisha pas harruar ta bej postimimin dhe e kam bere me vonese disa oreshe keshtu qe kur e postova gjeta nje varg postimesh tjera ndermjet. Prandaj kjo pergjegje duhet lexuar si pergjegje e dhene ne kohen kur nuk kishte postime tjera perfundi asaj qe kam cituar. (gabimi im per vonesen)

    Se dyti, eshte imagjinate e tepruar dhe e pabaze ajo se te vdekurit i kontraktohen gishterinjte ne ate menyre dhe mase, sa te prodhoje force qe te ndrydhe kembezen e armes. Gjitaret jane pothuaj nga llojet e vetme qe nuk vdesin ne "poze" te llojit. Po te ishte per llojet tjera me te uleta te gjallesave do te ishte shume lehte e konstatueshme sepse nje numer i madh sosh vdes ne "poze" tipike per llojin qe i takon.

    Nje kohe te gjate, nga njerezit eshte menduar se shkorpioni ben vetvrasje, pra se e kafshon veten ne qafe me bishtin e tij. Por problemi eshte ne faktin se helmi i skorpionit nuk mund ta helmoje skorpionin e me kete as t'ia shkaktoje vdekjen. Pra me vone u konstatuar se ajo "poze" eshte vecanti e llojit te tyre, -te gjithe skorpoinet kur vdesin marrin ate poze dhe duken sikur e kane kafshuar veten ne qafe me bishtin e tyre rrotullues qe permban helemin jashtzakonisht vdekjeprures per llojet tjera te gjallesave.

    Njerezit vdesin secili ne poza te ndryshme pra nuk kane prirje te tekurrjes e muskujve ne kahje te preferuar.

    Ne realitet, kjo pyetje do te duhej te ishte trik-pyetje dhe me nje pergjegje si ajo qe kam dhene siper.

    Ta zeme: Behet nje vrasje, dhe ekspertiza arrine te gjej gjurme te cilat shpiejne deri te identifikimi i vrasesit por, kerikimi i tij rezulton ne identitetin e nje njeriu te vdekur shume vite para vrasjes ne fjale. Keshtu para ketij paradoksi fshehet vetem nje spjegim, -vrasesi eshte i vdekur zyrtarisht por qe ne te vertete eshte i gjalle dhe jeton me identitet te ri. Kaq! Nuk ka fillozofi tjeter aty. Spjegimi i rastit nuk eshte kriminalistik por administrativ me c'rast piqen kushtet te zbulohen dy krime.

    Perndryshe, se i vdekuri do te mund te shkrep armen dhe te vrase ate qe e vrau, menjehere pas inskenimit te vrasjes se tij si vetvrasje nga vet dorasi, eshte e pamundur. Ne dy-tri raste ku i vetmi sqarim ka mundur te jete ky, eshte bere nje gabim ne interpretim. Sepse eshte quajtur i vdekur njeriu te i cili ende nuk kane pushuar te gjitha proceset jetesore. Trupi u njeriut pa koke mund te jetoje minimalisht 5 minuta pas dekapitimit! Te ngritet ne kembe dhe "te ecen si pa koke"! Pula qe ke per qellim ta ziesh mund te kercej e te fluturoje pa koke aq larg sa te perfundoje ne furren e komshiut. Etj...

    Pra edhe ne keto raste nuk behet fjale per njeri te vdekur, por ne vdekje e siper i cili ne momentet e tij te fundit ka shekrepur armen, nderkohe qe vrasesi ke menduar se eshte i vdekur.

    Ne rastin me tipik, ajo qe ndodhe me viktimen eshte hutija e preokupimit me veten dhe nje ekzaminim i thelle i asaj qe po ndodhe me te, qe le pershtypjen e pavetedishmerise. E ke prasysh se njeriu "shendosh e mire" gjate procesit te mendimit kur eshte duke bere dicka ne momentin qe i shfaqet nje mendim i thelle, ndalon se vepruari dhe frenon cdo lloj aktiviteti fizik! E njejta ndodhe edhe me personin e goditur, por ne momentin kur ai te kete perfunduar ate proces dhe te kete konstatuar se po vdes perfundimisht, i ngelin disa caste ciltersie te jashtzakonshme qe nuk e ka perjetuar asnjehere ne jete dhe me atomin e fundit te fuqise se tij te mbetur do te jete ne gjendje te veproje duke terhequr kembezen e armes qe i eshte vene ne dore ne drejtim te dorasit dhe me pak fat, do ta vras edhe ate. Dhe kjo eshte e vetmja gje qe ka ndodhur ne ato raste te paketa te regjistruara ne analet e kriminalistikes, kur vrasesi eshte gjetur i vrare nga e njejta arme ne shtepi te viktimes.

    Tjeter eshte rasti kur kufoma eshte gjetur shume me vone; pasi vrasesi te kete ikur nga vendngjarja, me arme ne dore dhe gjate ekzaminimit ajo eshte shkrepur. Ketu fajin e ka pakujdesia e ekzaminuesit. Nje levizje e trupit qe shkakton shmangje e krahut nga pozita gjysme e ngrire, mund ta terheq fijen muskulore te gishtit qe do ta shkrepe armen, dhe kjo mund te ndodhe rregullisht ne rastet kur dora me te cilen mbahet arma ka qene e lakuar ne berryl dhe e vene ne poziten e kokes se tij e cila ta zeme qendron perpjete e mbeshtetur ne mur ne pozite te ulur. Nga nje shqetesim i vogel, por edhe spontanisht -nga forca e rendeses, ne kohen kur muskulatura e gjymtyres ka filuar te shtangohet; dora e viktimes e tekurrur ne poziten e ilustruar, kur te rreshaqse nga kendi qe mbante armen te koka, nga terheqja e rendeses tani te shtuar edhe me peshen e armes, do te mjaftoje per ta terhequr kembezen kur arma te kete arritur diku ne horizontale per shkak te hapjes ne berryll e cila kompensohet me kontraktimin e gishterinnjeve drejte mbylljes qe shkakton shkrepjen.

    Por derisa trupi eshte ende i fresket ky kontraktim nuk do te mjaftoje per ta shkrepur ate sepse muskulatura ka ende elasticitet.

    Keto jane ato dy situata te rralla kur viktima mund te shkaktoje vrasje. Pra, e para kur viktima ende nuk ka vdekur plotesisht por llogaritet si e vdekur nga vrasesi; dhe e dyta, kur viktima te jete gjysme e ftohur por qe kycet jane ende te levizshme me rreshqitjen aksidentale te dores per shkak te hapjes ne berryl qe terheq gishtin ne kembez... E treta, (kur trupi te jete ftohur plotesisht) nuk eshte e mundur me. Sepse pas nje kohe me te gjate jane ngurtesuar kycet dhe nuk ka bir nene qe ia drejton krahun me. Pra, jane vetem dy.

    Pra harroje plotesisht spjegimin se trupi duke u ftohur do te kontraktoje gisterinjte vetiu per ta shkrepur armen, sepse kjo nuk eshte vertete.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  5. #35
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Mashallah baptist mashallah ,po si nuk pritove qe ta shkruash e gjithė kete ...te pergezoj..

    Shiko baptist jan disa procese fizike apo fiziologjike qe zhvillohen edhe pas vdekjes se nje njeriu,por qe mund ta ndryshojn gjendjen apo pamjen e nje personi ..

    Shembull eshte vertetuar se njeriu pasi te vdes ,mjekrra fillon te i rritet deri ne disa Cm,d.m.th edhe pasi te i pushojn te gjitha funksionet e organizmit ...

    Mirpo tash ne kete rastin qe po diskutohet nuk mund te them se a mund te lakohet nga ngurtesia gishti i dores pas vdekjes ,sepse kete vetem e kam ndegjuar,d.m.th nuk jam ndonje expert Mjekoligjor apo ndonje expert i autopsis...por nga kendveshtrimi im si Jurist ,nuk mund te zbardhi shume ne kete rast sepse nuk me takon aftesia profesionale qe te jap mendime...

    Por kete rast edhe njeher po e perseris e kam te ndegjuar me pyetje dhe pergjigje nga Prof Dr Fatmir Sejdiu ,d.m.th Presidenti aktual i Kosoves,ndohsta edhe ai e ka te ndegjuar kete rast sepse nuk mund te them se eshte expert ne kete profesion sepse ai eshte Profesor i "Historis se shtetit te drejtes"...

    Me te mira
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  6. #36
    Elhamdulil-lah SHQIPTAR Maska e b3s1
    Anėtarėsuar
    06-04-2008
    Vendndodhja
    Nė Dynja pėrkohėsisht!!!
    Postime
    62
    Pyetja eshte Si ka mundesi nje 1 vdekur ta mbyt nje te gjalle...une po e jap mendimin tim...

    Psh. Une shkoj naten tek varrezat edhe pahiri ndonjerit nga te vdekurit i kane dal eshtrat jasht varrit,dhe keshtu qe une frikesohem aq shume sa qe me leshon shpirti nga frika...
    Ky eshte mendimi im se si nje i vdekur mund ta mbyt nje te gjalle...kalo bukur fisnik.stundet selam....

  7. #37
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anėtarėsuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    mos ja fut kot ti lexo niher tani vazhdo pėrgjigju.


    http://www.forumishqiptar.com/showpo...9&postcount=28
    Mėso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e kleos
    Anėtarėsuar
    28-04-2006
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    426
    Si i vdekuri e mbyt te gjallin ?

    Zombiiiii


  9. #39
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-03-2006
    Postime
    3
    Ketu nese e keni fjalen per nje te vdekur qe ka qene viktime vrasjes se atij te gjallit qe e quani ju atehere supozoj se mund ta vrase ndergjegja pse e vrau ate, mund te ekzekutohet me denim me vdekje per shkak te krimit te bere etj. Kurse me veprime nuk mund ta beje nje gje te tille sipas meje.

  10. #40
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-09-2009
    Postime
    47
    I Vdekuri e mbyt te gjallin nese ai i vdekur eshte ndonje i afert dhe ata mbyten ne menyr psiqiike e menyr penale pres nga ju ta di

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kendimi i Kur'anit edhe per te vdekurit (argumentet)
    Nga rapsod nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 84
    Postimi i Fundit: 21-03-2022, 07:10
  2. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  3. Nė pėrcjellje tė njė tė vdekuri!
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-02-2009, 06:03
  4. AKSH hedh ne ere Gjykaten e Qytetit te Struges
    Nga dodoni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 15-04-2003, 08:11
  5. Interviste e rradhes e Kadarese per "Korrieri"
    Nga Eni nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-06-2002, 19:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •