Close
Faqja 13 prej 40 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 396
  1. #121
    SPORTIV GJITHE JETEN Maska e JARANI
    Anëtarësuar
    01-03-2008
    Vendndodhja
    ATJE KU JETOJNE TE GJITHE
    Postime
    82
    Do Te Ishte Me Bukur Flamuri Kuq E Zi Me Te Njejtat Simbole Qe I Kane Vene Por Me Ngjyra Kuq E Zi

  2. #122
    Lux Libera Nos Maska e Shkelqesia_E_Tij
    Anëtarësuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Where ladies pray the God
    Postime
    1,028
    Nuk e di çfare simbolizion ngjyra e verdhe dhe ngjyra blu per Kosovaret ?

    Blossoms of heaven, Ashes of hell...

  3. #123
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Kjo e ka emrin ti kërkosh dikujt të falur meqë je shqiptar dhe ai tjetri u ofendua që ti je shqiptar dhe ke një trashëgimi shqiptare. Unë nuk i kërkoj njeri të falur nëse ai ofendohet që unë jam shqiptar. Nëse ofendohet, le të ofendohet.
    Kjo qe thu ti e ka emrin fjale boshe.
    Ajo qe ka randesi asht se Kosova ka ne flamur nji harte qe ka kufij te pandashem, edhe qe bota e pranon at flamur me ate shtet te stampuem ne te.

    Shqiptaret e serbet aturqit ne Kosove, kane flamujt etnike, por ketu po flasim per flamurin e nji shteti te ri qe u konceptue perfshires e multietnik, me qellim qe mos me pase probleme ne njohjen nderkombtare.

    Simbas "logjikes" tande dritshkurte, ma mire pa Kosove te pavarun sesa me nji simbol qe nuk te pelqen ty.

    E njajta gja po ndodh edhe me maqedonine, e cila po e pershtat emnin e shtetit per me shmange konfliktin me Greqine.


    Unë nuk do të përpiqem të hiqem ai që nuk jam vetëm për të kënaqur të tjerët.
    Ne fakt pikerisht ket po ban... me apo pa vetdije... e din ti

  4. #124
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2006
    Postime
    3,344
    Citim Postuar më parë nga nice nice Lexo Postimin
    Me pelqen pasi eshte flamur i shtetit tone dhe me kete do prezentohemi ne gjith boten
    Te pelqen se ta inponuan ate flamur me at ngjyre te shpifur Blu e te verdhe .
    Bota te njeh me kuq e zi .

  5. #125
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,384
    Postimet në Bllog
    22
    Ajo qe ka randesi asht se Kosova ka ne flamur nji harte qe ka kufij te pandashem, edhe qe bota e pranon at flamur me ate shtet te stampuem ne te.
    Është njësoj si puna e atij babait që thotë për të birin: "Punë e madhe se nuk më ngjet fare djali, e rëndësishme është që ai më thërret babë!"

    Shqiptaret e serbet aturqit ne Kosove, kane flamujt etnike, por ketu po flasim per flamurin e nji shteti te ri qe u konceptue perfshires e multietnik, me qellim qe mos me pase probleme ne njohjen nderkombtare.
    Shteti nuk "konceptohet", shtetit demokratik reflekton realitetin demografik e shoqëror. Kosova është multietnike jo se e konceptuan ndërkombëtarët, por se në Kosovë banojnë edhe serbë, edhe romë, edhe turq, edhe goranë që janë minoritete. Dhe atë deklaratën e pavarësisë nuk e "konceptuan" dhe shpallën të huajt, por tre krerët e institucioneve demokratike të Kosovës në sallën e Kuvendit të Kosovës. Nëse është ashtu sic thua ti, atëherë pavarësia e Kosovës nuk është gjë tjetër vecse një koloni evropiane e kohëve moderne.

    Simbas "logjikes" tande dritshkurte, ma mire pa Kosove te pavarun sesa me nji simbol qe nuk te pelqen ty.
    I pe ata qindra mijëra shqiptarë që festonin nëpër rrugët e Kosovës dhe botës në 17 shkurt? Hidhi një sy dhe shiko se me cilin flamur festonin e shiko se mos gjesh flamurin boshnjak mes tyre. Fatkeqësia e Kosovës nuk ishte mosshpallja e pavarësisë, pasi Kosova ishte defakto e pavarur nga Serbia. Fatkeqësia më e madhe e Kosovës është se është e pavarur vetëm në letër. Edhe pse nuk ka kaluar as një muaj nga shpallja e pavarësisë, dhe zërat për ndryshimin e simboleve shtetërore dhe ndryshime në draftin kushtetues kanë filluar.

    E njajta gja po ndodh edhe me maqedonine, e cila po e pershtat emnin e shtetit per me shmange konfliktin me Greqine.
    Krahason FYROM e 100 minoriteteve me Kosovën ku 88% e popullsisë është shqiptare? Është njësoj si të thuash: do ti heqim bustet e Gjergj Kastriotit nga sheshet e Tiranës, Prishtinës e Shkupit se na i vret sytë kryeministrit turk Erdogan. Kështu shmangim konfliktin me Turqinë.

    Atë gabim e bëri vetëm Fatos Nano, mos e bëj edhe ti i dashur Labeat.

    Albo

  6. #126
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,384
    Postimet në Bllog
    22
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    Po çka je kah flet ore njeri po me rugoven do te mbeteshim edhe nji shekull nen serbin more po ket e din te gjith edhe femijet po ket e din edhe ti por nuk po ta doike ty hiq ti pranosh sukseset e sakrificen e ÇLIRIMTARVE
    Ata "clirimtaret" si puna tende, ju vrau syte flamuri dardan i Rugovës pasi "kemi flamurin tonë kuq e zi" dhe e përdhosët duke i vënë edhe flakën pak hapa larg nga presidenca e Kosovës.

    Sot kur ai "clirimtari" Thaci eshte kryeminister i Kosoves, shteti i Kosovës ka për flamur shtetëror atë flamurin boshnjak që Evropianët i dhanë borxh Bosnjës me 100 enklava.

    Lum Kosova për clirimtarë si ju!

    Albo

  7. #127
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Ata "clirimtaret" si puna tende, ju vrau syte flamuri dardan i Rugovës pasi "kemi flamurin tonë kuq e zi" dhe e përdhosët duke i vënë edhe flakën pak hapa larg nga presidenca e Kosovës.

    Sot kur ai "clirimtari" Thaci eshte kryeminister i Kosoves, shteti i Kosovës ka për flamur shtetëror atë flamurin boshnjak që Evropianët i dhanë borxh Bosnjës me 100 enklava.

    Lum Kosova për clirimtarë si ju!

    Albo
    Ket Flamur te Shtetit te ri te Kosoves e ka dizajnue po ashtu nji Çlirimtar veq jo Çlirimtar ne thonjza siq i ke ti merak tu thuash por nji Çlirimtar i vertet
    Dhe ti po harron se Voten populli ja dha Çlirimtarve te prir nga Çlirimtari Hashim Thaçi
    dhe normal qe ate lecken e rugoves ia dham flaken para syve te ati dhe shume mire kemi veprue dhe do te vepronin sa te eshte nevoja
    tani kemi Flamurin e Kosoves i dizajnuar nga Nji Çlirimtar
    Kemi Nji Kryeminister po ashtu Çlirimtar Kemi nji Parti qe e ka pushtetin po ashtu qe shumica ishin Çlirimtar Kemi nji Shtet qe e Çliruan Çlirimtaret
    kemi Shtetin qe e Shpallen po ashtu Çlirimtaret e keshtu me radh
    e ti mos i urrej aq shume Çlirimtaret se te ben dem ne shendetin e juaj se sa i perket anes tjeter urrej sa te duash thuaj çfar te dush je shume shume i vockel te thuash diqka per Çlirimtaret
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #128
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Shteti nuk "konceptohet", shtetit demokratik reflekton realitetin demografik e shoqëror.
    Edhe institucioni ma i thjeshte e jo ma shteti i ka fillimet ne KONCEPT.
    Simbas Konceptimit edhe implementohet (vehet ne praktike). Nuk asht e vertete se shtetet gjithmone reflektojne realitetin "shoqeror". P,sh, shteti serb nuk reflektonte realitetin ne Kosove.

    Prandaj edhe shteti i Kosoves asht konceptue mbi bazen e koncepteve perendimore, europiane, qe jane demokratike me respektim te plote te drejtave te qytetareve e minoriteteve.


    Kosova është multietnike jo se e konceptuan ndërkombëtarët, por se në Kosovë banojnë edhe serbë, edhe romë, edhe turq, edhe goranë që janë minoritete. Dhe atë deklaratën e pavarësisë nuk e "konceptuan" dhe shpallën të huajt, por tre krerët e institucioneve demokratike të Kosovës në sallën e Kuvendit të Kosovës. Nëse është ashtu sic thua ti, atëherë pavarësia e Kosovës nuk është gjë tjetër vecse një koloni evropiane e kohëve moderne.
    Kosova asht multietnike si realitet, por shteti e kushtetuta jane multietnike si rezultat i vullnetit politik dhe koncepteve moderne perendimore qe u prezantuen prej USa-Be. Kujto planin Ahtisari qe asht baza e funksionimit te shtetit kosovar.

    Deklarata per pamvarsine jane shpalle edhe ne 1991, por nuk kane pase jete reale, ndersa ne kete rast po mbasi asht ne perputhje e mbeshtetje me vullnetin e shteteve perendimore USA-BE, te cilet ne bashkpunim me klasen politike kosovare kane hartue kushtetuten, financojne buxhetin, dhe mbrojne integritetin territorial te Kosoves.

    Ma mire influence e Europes perendimore qe jane shtetet ma perparimtare te botes, sesa pjese e lindjes e Serbosllaveve.

    Apo jo ?



    Krahason FYROM e 100 minoriteteve me Kosovën ku 88% e popullsisë është shqiptare?
    Une nuk e krahasove si problem, por si fakt qe edhe shtetet e njoftuna botenisht negociojne per simbolet e shtetit, e nuk asht ndonji "hata" e madhe qe u zgjodh nji flamur qe nuk te pelqen ty personalisht, kur problemi madhor asht PAVARSIJA.

    Asht shteti qe i krijon simbolet e veta jo e kunderta.

  9. #129
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    Albo;Ata "clirimtaret" si puna tende, ju vrau syte flamuri dardan i Rugovës pasi "kemi flamurin tonë kuq e zi" dhe e përdhosët duke i vënë edhe flakën pak hapa larg nga presidenca e Kosovës.

    Sot kur ai "clirimtari" Thaci eshte kryeminister i Kosoves, shteti i Kosovës ka për flamur shtetëror atë flamurin boshnjak që Evropianët i dhanë borxh Bosnjës me 100 enklava.

    Lum Kosova për clirimtarë si ju!

    Albo
    ...........
    pershendes Albo,pikerishte per komentin ketu ne realitet,ke ndegjuar ni fjale popullore qe thuhet, asgje nuk mbetet per ate dynja....kurse bota eshte qe cillet rreth (boshtit)!
    Edhe se ne ditet e sotme disa nga njerez te atille,donse i vret dhe realiteti,looool!
    meqse disa here i kam ren kesaj teme si ne (heshtje),ndonse dhe heshtja fliska mbi faktet ndonjihere apo jo? kisha nderin,dhe me ni konsiderat te madhe ndaj shenjes se tij per ni Flamur Dardan-ku dhe akoma po flitet rrethe tij,te tregon vete fakti sot qe ai ka qen njeri i menqur dhe i vetdijshem,sepse ai e ka vrare mendjen per t'ardhmen, per te cilen dhe u pa sot kjart,se me qfare Flamuri po perfaqsohet pra Shteti i ri i Kosoves?!
    dhe se qfare domethanje ka ky Flamur ne krahasim me Flamurin e vet shpallur po nga Dr.Rugova.Ndaj kete Flamur te shenjt Dardan, me kujtohet fare mire ajo dite festimi te "Nentorit dyt" 2005- tes
    e kur ju vu flaka ni flamurit i cili synonte trashegimin e popullit te vjeter Dardan.( ky ka qen ni akt krimi)
    dhe se ku jen ata trima sot qe heshtin?e nuk flasin,si dikur qe flisnin dhe shanin pa pushuar per flamurin e shpallur DARDAN nga Ibrahim Rugova.
    Por si thon kur mos ta duash nanen e don njerken,ndaj marrja rrin por i zoti se len, dhe kjo eshte sot,nje gje kuptohej qart e mire,se nuk do lejohet ni Flamur ne dy shtete shqiptare..kurse i pavdekshmi Ibrahim Rugova ai ka qen gjeni dhe ka vrare mendjen para se tja nxen rrota bishtin,keshtu qe e ka pare te arsyshme per t'e shpallur Flamurin Dardan,se sa ky qe eshte sot ku asni shenje karakterit shqiptar se ka qofte dhe ne nje pike me te voglen,kurse Flamuri Dardan-ne gjitha shenjat ka pas medomethenje per ata/o qe kan dit te analizoin,por dhe e kan ditur shum mire po aty ka ekzistuar injoranca ndaj Ibrahim Rugoves veqse per humbur vleften e tij,apo anasjelltas, Krahinen e Rugoves Kreshnike e cila kurr s'ka qen e ndare prej luftrave,por ka qen dhe ka liftuar ne qdo pik dhe ne qdo caqe te kufijve gjithe kosoves dhe me gjere bile,
    pra ky ka qen qellimi, i njorancave antishqiptare ndaj tij dhe ndaj vendit tij te Lashte Rugovasve....sikur dhe rastin e fotos qe e hoqen nga Kuvendi dhe prap sikur gjein shkaqe te arsytohen'a? kjo dokumenton dhe shum tjera gjana per te cilat nuk harrohen kurre,se ka kush ti qet ne drit se ai nuk ka shkua far humbur por i ka len djemt te cilet jen pjell e tij,ku heret avon prap ka per tu krenuar Kosova me ta.
    Sepse bota eshte kjo ne te cilen po jetom ne shekullin 21- dhe se jemi duke hecur perpara dhe kjo tregon se nuk ka te kthyer mbrapa....ku ka per ti kujtuar gjanat fare mir,tek ata/o njerez qe din dhe shofin large...Prandaj keta sot qe muren pushtetin me dhun,me vet pamjen e tyre te shkurter e ban deshmin ne syt e gjithe popullit shqiptar an e mban botes shqiptare sot. Se ata jen dhe ishin dikur si e deshen sa here te vrar Dr.Rugoven.Lavdi past. Si dhe njerzit e tij te zgjedhur qe ia zhduken nje nga nje po ne vitet e gjate luftes-dhe pasluftes,pra ne vitet 1998-99-tes...Dhe duke mos e len rehat ne punen e tij presedenciale qe krynte me dinjitet te paster shqiptar,po ne sherbim te popullit te Kosoves,vetem e vetem per t'ia sjellur lirin dhe diellin mbi kok ni dit. Por njerzit e pa vlefshem,antishqiptar u munduan ne gjitha menyrat per t'ia humbur meriten e gjitha atyre viteve qe nuk kurseu as jeten, e cila e plaku e lodhi para kohe,po nga njerez te pandergjegjshem,te cilet e ngrenen per se gjalli ne shpirt,dhe se mos harroni se ai mir e ka dit mikun dhe armikun,por ai nuk eshte dhan kurr,(ai shumqka ka mbajtur ne mbrendin e shpirtit vet),vetem e vetem per tu shmangur konflikteve vllavrasese,por e kot ishte se ata e benin ata qka e synonin ate dit dhe sot,por sa ju shkon kjo? ka per t'qen e shkurt besoi.
    Dhe mos harroni se IKON E PAVARSISE ISHTE DHE DOT MBETE PO IBRAHIM RUGOVA NE HISTORIN SHQIPTARE sepse ishte AI qe e ka SHPALLUR KOSOVEN REPUBLIK ne ditet me te veshtira,po NE VITET e 90-ta edhe se nuk ka qen e pranume nderkombtarishte athere? s'ka qen sepse dikur as qe e kan njohur kosoven,nga shtete te medhaja,kete mire e dim qe te gjithe se kosova u njohe nga inteligjenca e tij e larte,kurse rolin ai ka luajtur pikerishte per ket dite per te cilen ia fali dhe jeten me ne fund.Dr.Ibrahim Rugova.
    LAVDI QOFT PERGJITHMON..........

    Me nderime
    Bija nga Rugova&Hajla
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  10. #130
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    shpalljen e parë të pavarësisë së Kosovës 1990, po edhe atë flamurin dardan, nuk i njohu askush, sese u bën jo në kohë të duhur - sepse duheshin të bëheshin VETËM PAS NJË LUFTE ÇLIRIMTARE e jo duke kërkuar dialog me servin...

    2. Ajo shpallje e parë e pavarësisë së Kosovës ishte Kosova Reçublikë e shtatë ish-jugosllave
    nga krahinë në republikë, dmth. ishte pa një revolucion popullor, ku edhe pësuan keq të gjithë ish-delegatët e KK të Kosovës, pas Kushtetutës së Kaçanikut dhe dihet si ndodhi...


    3. Poashtu edhe ai flamuri dardan, ishte veç një imazh iluzionar, që pa asnjë luftë të ndërrohet emri - Dardania dhe Flamuri dardan - çfarë u bë politikë komike.

    KREJT ATO DUHEJ TË BËHESHIN PAS NJË LUFTE ÇLIRIMTARE SE ASKUSH KURRË NUK KA FITUAR LIRI E PAVARËSI PA LUFTË veç kush don ta paraqes fytyren e vet të shëmtuar dhe të shkeli mbi gjakun e derdhur të dëshmorëve!


    Kjo shpallje e shtetit sovran të Kosovës, ndodhi në baza substanciale të luftës çlirimtare dhe pas 3-4 luftrave tjera, ku çështja e Kosovës rrodhi çështje botërore dhe ashtu siç e filloi Kosova E Para revolucionin me 1981, poashtu e përfundoi shkatrrimin total jugosllav!

    Gjithçka tjetër mendim është një vrimë në ujë!

    II. Çështja e flamurit, ky flamur i shtetit të Kosovës është i përkohshëm dhe ASNJË KUSHTETUTË nuk realizohet pa lirinë e përdorimit të FLAMURIT KOMBTAR SHQIPTAR ME SHQIPEN DYKRENARE veç kush të mashtron dhe sot ekzistojnë DY SHTETE SHQIPTARE NË BALLKAN -

    REPUBLIKA - ALBANIA e
    REPUBLIKA - KOSOVA kështu zyrtarisht të njohura ndërkombëtarisht, kurse të gjithë shqiptarët në Ballkan kanë një emër SHQIPTAR!

    Kjo ndërkombëtarisht si njohje: albanian e kosovar, përbëjnë etnikumin SHQIPTAR!

    Derisa valon flamuri i servisë në enkllavat serve në Kosovë, kush mendon se do të mungoi FLAMURI SHQIPTAR ME SHQIPEN DYKRENARE MBI KOSOVË!???

    KUSH MUND TË MË NDALOJË TA FESTOJ DITËN E FLAMURIT KOMBËTAR SHQIPTAR?!

    ASKUSH!

Faqja 13 prej 40 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Adem Demaçi
    Nga lum lumi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  3. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  4. Shpërthen dhuna ndëretnike në Kosove
    Nga mitrovicalia_81 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 334
    Postimi i Fundit: 12-05-2004, 00:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •