Mire Albo do te te keshilloj dicka, me qellim te mire:
1. Para se te komentosh postimin tim te dyte ne kete teme, do te te rekomandoja te lexosh me vemendje postimin tim te pare, me siper, me titull "Ja pse flamuri aktual i Kosoves do te jete i perkoheshem". Aty besoj se sqarohen te gjitha.
2. Fjalia se (citoj) "ajo që quajmë "pavarësi" nuk është gjë tjetër vecse shkëmbi i duarve nga ana e padronëve. Dje ishin serbët në kontroll, sot janë evropianët." - eshte konstatim i yti dhe jo i imi. Ti thjesht ke bere keqinterpretimin e fjaleve te mia te postimit tim te dyte (besoj pa lexuar postimin tim te pare).
Prania e BE-se, ose qofte edhe OKB-se ne Kosove, megjithese kufizon sovranitetin, duhet pare si nje zgjidhje e perkohshme e domosdoshme per Kosoven dhe asesi nuk mund te krahasohet me pushtimin shkombetarizues serb. Me sa kujtoj vet Z. Rugova e kerkonte kete ne konferencat e tij te perjavshme per shtyp.
3. I qendroj mendimit se ky flamur aktual duhet pranuar, por duhet pranuar si nje zgjidhje e perkohshme per shkak te rrethanave. Askush nuk mund ta mohoj se ky flamur nuk eshte rezultat i zgjedhjes se lire te popullit te Kosoves. Ai eshte rezultat i zgjedhjes brenda disa kushteve te imponuara nga te huajt, prandaj edhe do te te perdoret derisa te ekzistojne rrethanat e imponimit.
4. Ne postimin tim te pare kam argumentuar se pse duhet te kthehet flamuri normal dhe i perhershem i Republikes se Kosoves, ashtu sic e ka bere edhe Kroacia me kthimin e simbolit te saj kuq e bardhe me pamjen e fushes se shahut, qe u hoq pa vullnetin e tyre, ashtu si edhe vendet ish-komuniste hoqen yllin nga flamujt e tyre.
Pra, nuk behet fjale per nderrim te perditshem te flamurit por per nje nderrim te nje flamuri te imponuar (ashtu sic kane bere edhe shtetet tjera qe permenda me siper) kur kete t'a lejojne rrethanat.
5. Sa per flamurin e Rugoves, ai flamur ka elemente te simboleve te dardanise, por nuk eshte flamuri i dardanise.
Problemi me te qendron ne menyren se si u soll ai, pra permes imponimit te zgjedhjes se nje personi te vetem, ne kete rast ish-Presidentit Rugova. Kjo menyre veprimi eshte jonormale ne nje vend ku sundon demokracia. Ka nje procedure te posacme te zgjedhjes se flamurit qe respektohet ne vendet demokratike ku nuk ka vend diktati, dhe kjo zgjedhje ne fund te fundit behet ose permes votimit ne Kuvend (duke marre me pare edhe vullnetin e opozites pasi behet fjale per simbole shteterore) ose me referendum. Ne rastin e flamurit te Rugoves nuk u be as e para e as e dyta.
Megjithate, te rekomandoj te lexosh pikepamjet qe kam shprehur ne postimin tim te pare lidhur me pamjen e flamurit te perhershem te Republikes se Kosoves.
Krijoni Kontakt