Close
Faqja 5 prej 9 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 88
  1. #41
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    o popull duroni,,,
    Nuk ka ndonjë të keqe që po durojmë për momentin jo. Populli po feston, nuk ka ndonjë të keqe këtu. Por, ajo për të cilën po festojmë është realisht humbja e madhe e jonë. Pakoja e Ahtisarit, për të cilën po festojmë, tash do të zbatohet, dhe që ta dish se çfarë parasheh kjo Pako, lexo më lart në postimin numër 30.
    Pra gjendja pak a shumë kështu: Nuk është keq që të presim e të durojmë për ditë më të mira. Përkundrazi pas kësaj feste do të fillojnë ditë më të zeza (të cilat vetë i kanë pranuar politikanët e Kosovës.)

    keto mund te nderojne flamurin,emrin,e te gjitha,por historine e kombit shqiptar nuk munden me e nderu, edhe nje dite kemi per tu bashkuar ne shqiperine e madhe ,ilire.
    E kanë ndërru edhe historinë. Pakoja e Ahtisarit i njeh kishat si Trashëgimi Kulturore Serbe. Me këtë neve na bën ardhacakë, sepse këtu paskan qenë serbët.

    Pakoja e Ahtisarit u mohon shqiptarëve të Kosovës historinë si vendas. Sipas Pakos së Ahtisarit ne nuk kemi këtu histori. Rrjedhimisht nuk kemi kurrëfarë të drejte për referendum, për të vendosur për fatin tonë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga alibaba : 19-02-2008 më 08:28

  2. #42
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    anthem..

    a prej marsit vjen ti mor djal..

    apo ke qen fut ndoj fishider e nuk di cka bahet kto 100 vjet e je cu tash e po blegerin.. kodra mbas bregut..

    i thuj qati besnik prishtines.. trus be.th e leni ata ne kosov te cojne punen perpara se e din ma mir qat muhabet..

    kosova po ecen mire e kesaj ecjeje serbia me miqt e saje po i zemrohen..


    shkoni ne beligrad e bashkojuni atyne cetnikve qe po djegin flamuj amerikan..

    kosova e ka zgedh rrugen ma te mire e ma te sigurte..
    Brara nëse i ke thanë këto fjalë nga entuziazmi i kësaj "fitoreje", po të them më mirë dil atje ke sheshi, valvit flamuj e bjeru tupanëve.

    Këtu nuk është vendi as për gëzim as për hidhërim. Është forum, vend për debat.

    Nuk bëhet Kosova e pavarur pse dëshiron t'a shohësh ashtu. Jam duke e shiku realitetin.

    Urdhëro, sill fakte që nuk na kanë mashtruar politikanët.

  3. #43
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Tashme megjithe pavaresine e cunguar ,kosova krijon sovranitet te vetin shteteror mbi territorin e Kosoves,cka eshte gjeja kryesore ne raportet nderkombetare te sotme...
    Nuk ka kriju kurrëfarë sovraniteti. E kishim UNMIK tash e kemi EULEX. Vetëm emri po i ndryshon. Është gjendja e njëjtë ashtu siç ka qenë.

    kane qene keto 9 vjet perpjekjet maksimale te nderkombetareve....
    Këto përpjekje 9 vjeçare të ndërkombëtarëve kanë qenë krejt tjera nga ato që thua ti. Qëllimi i tyre ka qenë dhe mbetet shkombtarizimi i shqiptarëve të' Kosovës. Mjafton ta shikosh deklaratën, ku lëvdojnë bashkësinë ndërkombëtare që na e hoqi "qeverisjen e Beogradit", shih ti "qeverisjen", nuk përmendet aparthejd e gjenocid, por neve Beogradi vetëm na paska qeverisur.

    Askund nuk përmendet UÇK. Edhe mirë që nuk e përmendin, sepse UÇK nuk luftoi për këtë. Ajo kishte idealet e vërteta.

    Sidoqofte gjithcka varet nga Serbia,se si do sillen serbet me shtetet qe do njohin pavaresine....Nese Serbia sillet bute atehere te gjithe do kuptojne se po pranon humbjen e dhunshme te sovranitetit shteteror,por nese reagon keq atehere shume shtete do hezitojne sepse do duhet te zgjedhin o serbine o kosoven ....
    Shumë e rëndësishme, por në aspektin negativ, është se tash Serbia do të fillojë t'i realizojë planet e veta duke u bazu në Pakon e Ahtisarit. Këtë e bën përmes veglave të veta: Minoritarëve serb në Kosovë.

    Qellimi antishqiptar i Europes eshte i qarte...Shteti i Kosoves nuk duhet te ndjeke asnje nga keto 2 rruge
    Duhet ta kesh të qartë që shteti i Kosovës e ka përcaktuar njëherë rrugën e vet. Kjo është Pako e Ahtisarit. Nëse do ta lexosh, ta sjell me imail.

    Gjithsesi nuk ka rruge tjeter per castin qe jetojme....Kemi vetem nje rruge shpetimi,zhdukjen e moralit vartes a skllaveror qe ekziston ne kosove dhe trasformimin e tij ne moral dominuesi....
    Morali vartës shihet tek ca tipa më sipër, që veten e mbajnë patriotë anipse e pranojnë Pakon e ahtisarit që nuk na e njeh historinë. Ky është morali vartës: Kaq po na japin të huajt, nuk kërkojmë më shumë.

    Ky eshte hap i madh per shqiptaret,tani duhet punuar ne psikologjine e popullit qe te ndalet shkombetarizimi dhe te triumfoje morali i dominanteve...duhet hedhur poshte morali vartes ne menyre qe ne rast lufte cdo mashkull ne gjendje te mbaje armen ne dore te mobilizohet me deshire..... Persa te jetoje qenia njeri ne kete planet duart e tua dhe arma kane per te ngelur fuqia qe nuk te tradhton kurre.....
    Është një hap i madh mbrapa. Këtë e kanë llogaritur mirë të huajt. Tani do të fillojë propaganda edhe më a tmerrshme e kosovarizimit.
    Kurse për mobilizim, shko pyeti ata piktorët që e kanë kombinu Adem Jasharin me Elvis Prislin në Beograd. Shko pyeti a janë të interesuar. Çiftat e tyne e përfaqësojnë kombin e ri kosovar.

    Qellimi i Pakos ishte tu tolerohej serbeve qe ti benin te leshonin sovranitetin mbi kosoven pa lufte,pasi nje lufte do sillte serisht ameriken e do largonte europen e do rishkaterronte serbine e mbase edhe kosoven...
    Amerikani ndonje deshire te madhe per nje lufte tjeter ne ballkan nuk e ka,kur ta kete do degjojme prape qe shqiptaret kane zaptuar ndonje mal ne ballkan e duan pavaresi....
    Qëllimi i Pakos është kurorëzimi i qëllimeve të deritashme të ndërkombëtarëve: Shkombtarizimi dhe kosovarizimi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga alibaba : 19-02-2008 më 08:32

  4. #44
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Shume mire kur njerezit jane optimiste dhe duan te shikojne anen pozitive te situates,
    Po more optimist sa të duash, por jo në këtë mënyrë.

    Si mund të jesh optimist kur Kosova ndahet ??? Ose lexoji pak më sipër postimin numër 30, dhe më thuaj ku sheh optimizmin kur realizohen gjithë ato gjëra që i kanë pranuar politikanët.

  5. #45
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anëtarësuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792
    edhe obeliskun ne gjuhe te huaj e kane shkruajtur New Born pffffff sa e shpifur mu duk per here te pare si gjuhe anglishtja e ne ato momente kur hapen monumentin e pavarsise prane pallatit te rinise !!! anthem ne shume pika bashkohem me ty !!! e vertete qe na emertimi pavaresi e mbikqyrur nuk je me i pavarur !!! mbiemri e mbikqyrur do te thote shume !!! qe nga flamuri ku gjashte yje jane njesoj ne flamur tregon qe shumica qenka njesoj me pakicen !!! qe nga momenti qe ne kosove po rrine akoma ushtrite e huaja qe nga momenti qe ne kosove veprojne dhe influencojne me shume se vete qeveria kosovare !!! atehere kesaj vetvetiu nuk mund ti them pavarsi as pavarsi e mbikqyrur por vetem autonomi me gjysme zeri !!!
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

  6. #46
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Nuk ka kriju kurrëfarë sovraniteti. E kishim UNMIK tash e kemi EULEX. Vetëm emri po i ndryshon. Është gjendja e njëjtë ashtu siç ka qenë.

    Sovraniteti shteteror krijohet menjehere sapo shteti ka konsolidim te brendshem e krijon marredhenien e pare diplomatike nderkombetare dhe eshte ne fuqine maksimale kur ka raporte me mbare shtetet e botes,sic eshte rasti i fuqive te medha....

    Këto përpjekje 9 vjeçare të ndërkombëtarëve kanë qenë krejt tjera nga ato që thua ti. Qëllimi i tyre ka qenë dhe mbetet shkombtarizimi i shqiptarëve të' Kosovës. Mjafton ta shikosh deklaratën, ku lëvdojnë bashkësinë ndërkombëtare që na e hoqi "qeverisjen e Beogradit", shih ti "qeverisjen", nuk përmendet aparthejd e gjenocid, por neve Beogradi vetëm na paska qeverisur.

    Shkombetarizimin nuk e mohoj biles e kam shprehur qarte,por keto 9 vjet gjithsesi ne nivel nderkombetar eshte punuar drejt heqjes se sovranitetit te serbise nga kosova ,sepse kete kerkoi amerikani...O bejeni ju i tha europes o do e bej une,rruge tjeter ska....

    Shumë e rëndësishme, por në aspektin negativ, është se tash Serbia do të fillojë t'i realizojë planet e veta duke u bazu në Pakon e Ahtisarit. Këtë e bën përmes veglave të veta: Minoritarëve serb në Kosovë.


    Pakoja e Ahtisarit eshte nje pako e rendesishme po nuk eshte e pazevendesueshme...Sapo te fuqizohet elementi shqiptar ne kosove dhe te krijohen lidhjet e forta pra aleance ekonomike e ushtarake me shqiperine,pakoja e ahtisarit del jashte cdo realiteti ne balancen e forcave ne kosove...Por per te arritur kete duhet punuar drejt objektivit te bashkimit si e vetmja shprese per kosoven te jete vertet e lire dhe e pavarur prej beogradit....

    Duhet ta kesh të qartë që shteti i Kosovës e ka përcaktuar njëherë rrugën e vet. Kjo është Pako e Ahtisarit. Nëse do ta lexosh, ta sjell me imail.


    Pakoja e Ahtisarit eshte jashte realitetit ne kosove nga pikepamja e sovranitetit shteteror,keshtu qe rruga e vertete e kosoves do shikohet nga ligjet qe do nxjerre parlamenti i kosoves....Ka rendesi c'je de facto,sepse de jure do vije heret a vone te ligjeroje de facton....Si shembulli i kines dhe tajvanit..Vetem ne 1971 Kines iu njoh vendi ne keshillin e sigurimit....Pra de jure ligjeroi de facton edhe pse vetem pas 22 vjetesh....

    Është një hap i madh mbrapa. Këtë e kanë llogaritur mirë të huajt. Tani do të fillojë propaganda edhe më a tmerrshme e kosovarizimit.


    Ja ketu je ne gabim,jo persa i perket propagandes se kosovarizimit,por kur thua eshte hap prapa....
    Tashme kosova eshte shtet i pavarur nga serbia..kjo eshte gje pozitive,eshte pikenisja per krijimin e nje bashkepunimi te gjere mes shqiptaresh....

    Hapesira me e madhe,shoqerisht eficente eshte shteti kombetar dhe kombi eshte bashkesia me e madhe qe mund te garantoje te shkuaren e nevojshme qe nje shoqeri te kete bashkejetese te qete e te vazhdueshme ne kohe....

    Kosovarizimi ka nje difekt te madh...Megjithese raca shqiptare i ka shume te fuqishme forcat qenderikese,kosova garanton Lidhjen e Prizrenit,pikenisja per krijimin e shtetit komb,si dhe popullsia eshte e konsiderueshme ,keshtu qe ne cdo moment krijimi i nje identiteti te ri do tentoje te shkoje drejt te qenit shqiptaret me te mire, e jo drejt te mos qenit me shqiptare por kosovare....Kjo vjen sepse shume forca qenderikese pretendojne te jene forca qe duan qendren,pra ta kthejne kosoven ne qender....
    Kjo eshte edhe arsyeja pse kosovarizimi do deshtoje,por shkombetarizimin e shoh me shume te lidhur me identiteti europian(apo edhe identiteti islamik),tek humbja e traditave,gjuha e piset me fjale te huaja,zhdukja e vlerave morale e shpirterore shqiptare,martesat e zgjeruara me raca te huaja.... Ky eshte shkombetarizimi i vertete nga i cili kam frike dhe me duket se kosova eshte me pak e mbrojtur sesa shqiperia, tani qe mori pavaresine,sepse kosova ka lidhje me europen qe ne vitet 50 kurse shqiperia vetem pas 1990-es....
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  7. #47
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Sovraniteti shteteror krijohet menjehere sapo shteti ka konsolidim te brendshem e krijon marredhenien e pare diplomatike nderkombetare dhe eshte ne fuqine maksimale kur ka raporte me mbare shtetet e botes,sic eshte rasti i fuqive te medha....
    Hyjnjeri t'i rendis ca pika ndoshta kupton:

    1. Kosova nuk ka konsolidim të brendshëm. Pushteti ende ndahet në shtylla, ku një shtyllë e ka qeveria, një tjetër e ka EULEX, një tjetër EUMIK etj Kjo është e njëjta gjendje, i vetmi ndryshim është që qeveria është pka diçka më e pavarur se përpara.

    2. Marrëdhëniet diplomatike nuk të garantojnë të ardhme të sigurtë në këtë aspekt. Të gjitha ato shtete që na kanë njohur "pavarësinë", realisht na kanë njohur Pakon e Ahtisarit.
    E Pakoja e Ahtisarit nuk është pavarësi. Është e kundërta e saj. Sikur bora me qymyr.

    Për të qenë shtet duhet të kesh gjithë pushtetin, sikur gjithë shtetet tjera, të deklarohet populli me referendum, e kji i jep vulë, të shfuqizohen të gjitha ato pazarllëqe, që nga Rambuje, Vienë, 1244, e i vetmi dokument i vlefshëm të jetë referendumi 2 milionë shqiptarëve, që deklarohen për fatin e tyre.

    Ahtisarit nuk i kërcet palla, çka ka shkruar për neve në atë Pako, ai nuk jeton në Kosovë, ne do t'i bartim pasojat e ideve të tij.

    Shkombetarizimin nuk e mohoj biles e kam shprehur qarte,por keto 9 vjet gjithsesi ne nivel nderkombetar eshte punuar drejt heqjes se sovranitetit te serbise nga kosova ,sepse kete kerkoi amerikani...O bejeni ju i tha europes o do e bej une,rruge tjeter ska....
    Kjo që thua paraqitet në media. Në fakt ka ndodhur e kundërta. Në shkurt të vitit 2000 serbët dëbuan nga pjesa veriore 11.000 shqiptarë. Kjo ndodhi pas lufte në sytë e Kforit.
    Që nga ajo kohë, popullësia shqiptare në atë zonë ka shkuar vazhdimisht duke u zvogluar, dhe sot pas shpalljes së pavarësisë, ajo ka mbetur një zonë serbe.
    Tash pritet serbizimi edhe më i madh, e kjo e tëra sipas detyrimeve që dalin nga Pakoja e Ahtisarit. Këto detyrime, pra këtë pako poltiikanët ekanë pranuar dhe e pranojnë e do tëa zbatojnë.
    E kanë thënë edhe vetë në media pardje më 17 shkurt, se do ta realizojnë Pakon e Ahtisarit në tërësi.

    Pakoja e Ahtisarit eshte nje pako e rendesishme po nuk eshte e pazevendesueshme...Sapo te fuqizohet elementi shqiptar ne kosove dhe te krijohen lidhjet e forta pra aleance ekonomike e ushtarake me shqiperine,pakoja e ahtisarit del jashte cdo realiteti ne balancen e forcave ne kosove...Por per te arritur kete duhet punuar drejt objektivit te bashkimit si e vetmja shprese per kosoven te jete vertet e lire dhe e pavarur prej beogradit....
    Pakoja e Ahtisarit eshte jashte realitetit ne kosove nga pikepamja e sovranitetit shteteror,keshtu qe rruga e vertete e kosoves do shikohet nga ligjet qe do nxjerre parlamenti i kosoves....
    Kjo Pako e pamundëson elementin shqiptar të forcohet. Çfarëdo ligji që do të miratosh, këtë duhet ta votojnë edhe serbët, veçmas shqiptarëve. Nëse shumcia e serbëve janë kundër, ligji nuk miratohet edhepse është mriatuar nga shumcia e parlamentit. Këtë e parasheh Pakoja e Ahtisarit.

    Tashme kosova eshte shtet i pavarur nga serbia..kjo eshte gje pozitive,eshte pikenisja per krijimin e nje bashkepunimi te gjere mes shqiptaresh....
    Kosova përsëri në mënyrë indirekte është e varur nga Serbia, përmes minoritarëve të saj.
    Serbët në Kosovë kanë të drejta që nuk i ka askush në botë e as në vendet më të zhvilluara.
    Ata kanë të drejtën e vetos në çdo ligj të parlamentit. Kjo është e barabartë me vdekjen.

    Hapesira me e madhe,shoqerisht eficente eshte shteti kombetar dhe kombi eshte bashkesia me e madhe qe mund te garantoje te shkuaren e nevojshme qe nje shoqeri te kete bashkejetese te qete e te vazhdueshme ne kohe....
    Edhe këtë nuk e lejon Pakoja e Ahtisarit. Kjo e ndalon bashkimin e Kosovës me çfarëdo shteti tjetër.

  8. #48
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anëtarësuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792
    se mjaft ne roberi moj e mjera shqiperi , o djem rrembeni pushkete ia vdekje ia liri !!! sa fraze kuptim plot !!!
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

  9. #49
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    1. Kosova nuk ka konsolidim të brendshëm. Pushteti ende ndahet në shtylla, ku një shtyllë e ka qeveria, një tjetër e ka EULEX, një tjetër EUMIK etj Kjo është e njëjta gjendje, i vetmi ndryshim është që qeveria është pka diçka më e pavarur se përpara.

    Konsolidimi i brendshem ekziston se mos te ekzistonte sot do ishe anarki,do ishe si shqiperia ne 1997...Se kush e ka pushtetin eshte dytesore per sovranitetin e shtetit....edhe sikur ne pushtet te ishin ata te minorances serbe,perseri sovraniteti shteteror ekziston....Sovranitetit shteteror nuk i intereson kush e ka pushtetin,pakica apo shumica,i intereson ekzistenca e nje pushteti.....

    2. Marrëdhëniet diplomatike nuk të garantojnë të ardhme të sigurtë në këtë aspekt. Të gjitha ato shtete që na kanë njohur "pavarësinë", realisht na kanë njohur Pakon e Ahtisarit.

    Se ckane njohur pak rendesi ka...ka rendesi qe Kosova ka marredhenie diplomatike te pavarura nga beogradi....Kjo mjafton te quhet pavaresi..pastaj se eshte e kushtezuar ,e pamjaftueshme apo e dreqosur kjo eshte ceshtje tjeter....

    Për të qenë shtet duhet të kesh gjithë pushtetin, sikur gjithë shtetet tjera, të deklarohet populli me referendum, e kji i jep vulë, të shfuqizohen të gjitha ato pazarllëqe, që nga Rambuje, Vienë, 1244, e i vetmi dokument i vlefshëm të jetë referendumi 2 milionë shqiptarëve, që deklarohen për fatin e tyre.

    Per te qene shtet duhet te ekzistoje nje pushtet qe njihet nga popullsia qe ky shtet pretendon te qeverise.... Ky pushtet ne kosove ekziston keshtu qe ka shtet....

    Referendumi eshte i panevojshem,rezultati dihet...Pastaj shqiperia ne 1912 nuk beri nonje referendum dhe ja qe pavaresia e plote per nje pjese te shqiptareve u be reale qe me 1920-en....

    Ti mos prit tani te behet sic do ti se ashtu do populli,nese nje popull do pavaresi te sigurte e merr me dhune pasi ka thyer armikun ne fushe te betejes,populli i kosoves ishte shumica kunder dhunes ,keshtu qe kjo gje merret parasysh nga politika nderkombetare,ku respektohet shpesh(per te mos thene gjithmone) ligji i me te fortit i maskuar me fjale te bukura per te genjyer qorrat....

    Kjo që thua paraqitet në media. Në fakt ka ndodhur e kundërta. Në shkurt të vitit 2000 serbët dëbuan nga pjesa veriore 11.000 shqiptarë. Kjo ndodhi pas lufte në sytë e Kforit.
    Që nga ajo kohë, popullësia shqiptare në atë zonë ka shkuar vazhdimisht duke u zvogluar, dhe sot pas shpalljes së pavarësisë, ajo ka mbetur një zonë serbe.
    Tash pritet serbizimi edhe më i madh, e kjo e tëra sipas detyrimeve që dalin nga Pakoja e Ahtisarit. Këto detyrime, pra këtë pako poltiikanët ekanë pranuar dhe e pranojnë e do tëa zbatojnë.
    E kanë thënë edhe vetë në media pardje më 17 shkurt, se do ta realizojnë Pakon e Ahtisarit në tërësi.


    E kemi diskutuar njehere,Pavaresine po mos ta donte amerika sot nuk do kishe Pavaresi,pastaj EFEKTET anesore te fitores se pavaresise ,jo me forcat e tua,sigurisht qe ndihen,se amerikani eshte aleat se ka interesat e veta,jo se te ka vlla.... Atij nuk i intereson ta prishi me shume vende europiane per ty e mua.....

    Kjo Pako e pamundëson elementin shqiptar të forcohet. Çfarëdo ligji që do të miratosh, këtë duhet ta votojnë edhe serbët, veçmas shqiptarëve. Nëse shumcia e serbëve janë kundër, ligji nuk miratohet edhepse është mriatuar nga shumcia e parlamentit. Këtë e parasheh Pakoja e Ahtisarit.

    Ne radhe te pare te vijne serbet ne parlament,pra te njohin shtetin e kosoves,se ky nuk eshte problem i vogel...Pastaj kjo gje nese nuk funksionon do nderrohet po nga vete nderkombetaret,sepse kjo pike ndalon te drejten e parlamentit me shumice shqiptare te beje nje ligj kunder minorances serbe,por nese serbet e ndalojne ligjin per qef ,vetem per te penguar punen e parlamentit,kjo pike me siguri do modifikohet....
    Per planet e nderkombetareve duhet mbajtur situata e tensionuar por qe ecen,jo nje situate qe ngel ne vend,kjo nuk u intereson ....

    Kosova përsëri në mënyrë indirekte është e varur nga Serbia, përmes minoritarëve të saj.
    Serbët në Kosovë kanë të drejta që nuk i ka askush në botë e as në vendet më të zhvilluara.
    Ata kanë të drejtën e vetos në çdo ligj të parlamentit. Kjo është e barabartë me vdekjen.


    Minoritaret ngelen minoritare o burre i dheut....sa tensionohet situata te paret qe e hane jane minoritaret.... Ca fuqie kane ata,fuqi zero.... Ne rast konflikti te deshiruar prej serbise,me jeten e minoritareve u ben shantazh kur te duash,ashtu sikunder ata do bejne shantazh me shqiptaret e kosoves lindore ....

    Edhe këtë nuk e lejon Pakoja e Ahtisarit. Kjo e ndalon bashkimin e Kosovës me çfarëdo shteti tjetër.
    Po ta duan shqiptaret me ngulm e te perpiqen ta arrijne ska as zot ta ndale e jo me nje pako me vendime te mykura qe do ja ridergojme me poste brukselit dhe ca dollare per mundimin e ahtisarit.....
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  10. #50
    Puck Love Maska e Black_Mamba
    Anëtarësuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    2,501
    Citim Postuar më parë nga offspring Lexo Postimin
    digjo per mua esht e rendesishme te mos harrohet asnji shenj kombetare,asnji vuajtje qe ka hequr ky popull dhe jam dakort me ty qe mos permendja e uck,e historis e shqiperis esht dicka e ulet.kosovaret luftuan dhe e fituan pavaresin prandaj nuk duhet ti merrnin doren askujt dhe aq me shum ti peruleshin te tjereve(e kam llafin per qeverin qe si permendi ato me siper)sepse jam i sigurt qe populli kosovar deshiron flamurin kuq e zi dhe se ka harruar adem jasharin dhe deshmoret e tjer qe luftuan per ate flamur te cilinh ju sot se mbani dot sepse qeveria zbaton pakon ahtisari ashtu sic jam i sig qe kosova deshiron nji shtet shqiptar me kufij natyral.

    Mendon Shqiptaret ne pergjithsi ke edhe ti gabime dhe haron me duket,mos e mer aq me seriozitet kete cka te thash thjesht nje kujtim,se thua Kosova haroi te falemenderoi Shqiperin dhe ja ti harove te permendish Shqiptaret prej ane e mban trojeve shqiptare dhe Ameriken.
    SIKUR EDHE 1 MILION SHQIPTAR DO VRITEN NGA SLLAVET JU PERSERI DO THONI MIRE JEMI!!TURP

Faqja 5 prej 9 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Vargjet e dhimbjes!
    Nga DI_ANA në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 235
    Postimi i Fundit: 28-06-2009, 13:58
  2. Si e fshehin tradhëtinë femrat?
    Nga OO7 në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 19-10-2006, 06:00
  3. Pse ndodh tradhetia bashkeshortore
    Nga Klevis2000 në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 52
    Postimi i Fundit: 20-09-2004, 23:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •