Close
Faqja 9 prej 9 FillimFillim ... 789
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 88 prej 88
  1. #81
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Hyjnjeri ti je i vetmi që ia vlen të diskutojmë, mbase për shkak të racionalitetit që përdor.

    Ti parimisht nuk je në kundërshtim me mu, por çështja është se nuk e ke kuptu thelbin e gjendjes. Kushtetuta e Kosovës, nuk është gjë tjetër vetëm një copy-paste e Pakos së Ahtisarit.

    Po shkilen të drejtat elementare të një populli, gjë që nuk guxon të ndodhë midis Europës, kur të gjithë po pretendojnë për integrime.

    Nuk janë gjërat ashtu siç i parashikon ti se "ne mund të bëjmë kështu e ashtu".
    Ne nuk mund të bëjmë asgjë. Sepse kjo marrëveshje e Ahtisarit e cungon veprimtarinë tonë deri në zero. Nuk di a të kanë mjaftu ato fakte që t'i kam sjellë, për t'a kuptu se në çfarë drejtimi po shkojmë. Kosova është vetëm duke u serbizuar çdo ditë e më shumë. Ndërsa shqiptarëve shkurt u prehen krahët në këtë mënyrë siç jemi duke vepruar.

    Rugova dhe Thaçi nuk janë nacionalistë, janë lakmitarë për pasuri dhe asgjë më shumë.

    Të gjithë i dimë vjedhjet që i kanë ba popullit që nga '90 e deri më sot, kur ende po vjedhin, dhe përsëri do të vjedhin përderisa ne i tolerojmë.

    Asnjë politikani që është në pushtet nuk i intereson nëse këtu do të bëhet luftë, apo nëse këtu, ata i kanë milionat nëpër banka, e kanë siguruar jetën e tyre, e të pasardhësve të tyre. Prandaj janë shitur aq lehtë duke shkuar në negociata me Serbinë në Vienë.

    Ti thu duhet të pranojmë atë çfarë na japin të huajt. Ne nuk duhet të kemi këso roli pasiv në politikë, duke pritur se çfarë po na japin. Sepse kështu kemi mbetur ku jemi.

    Ne duhet të jemi aktivë. Luftë nuk mund të bëjmë për momentin, këtë harro, sepse jemi larg, shumë larg.

    Të vetmet rrugë janë lobimi (për këtë duhen lekë), dhe demonstrimet qytetare.
    Demonstrimet qytetare janë trysni, mbi faktorin ndërkombëtar por edhe vendor.

  2. #82
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    Po që pranohet ajo cfarë kërkohet dihet se të gjn kjo cfarë na gjet.

    Shkijet sa i patem mbi kry na paten qit gjithfar ligjesh dhe ato u pranuan , po kjo nuk dmth se ishin të mira dhe se u bënë të dashura për ne .

    Po të mos fillonte lufta , ne do të kishin flamurin e shkaut ende në gjith Kosoven .

    Ky flamur , nuk është asht të pranohet kursesi!

    Dihet që flamuri kombëtar nuk ka mundur të jet edhe shtetror , sepse është në përdorim nga shqipëria .
    Një variant i ngjashëm i tij do të ishte zgjidhje e drejt .
    Kjo do të ishte fare leht të argumnetohet para të huajve .(95% SHQIPTAR)


    Kili

    SHQIPËRIA ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  3. #83
    Duke kerkuar pavarsine e plote me force, Kosova do bente te njejten figure qe po ben serbi sot duke kerkuar rikthimin e Kosoves si pjese te Serbise. Te shohim a do ja dalin dot me force ta marrin prap Kosoven.

  4. #84
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Duke kerkuar pavarsine e plote me force, Kosova do bente te njejten figure qe po ben serbi sot duke kerkuar rikthimin e Kosoves si pjese te Serbise. Te shohim a do ja dalin dot me force ta marrin prap Kosoven.
    Hej qyfyre nuk jemi në kohën e arnautistanit, kur fliste hoxha për ni katun.

    Ti përveq që je shqiptare je edhe qytetare. Qytetar do të thotë ambasador i kombit të vet.
    Si do t'a përfaqësosh kombin shqiptar me këtë padituri që manifeston këtu.

    Ti po thua se njësoj na qenka sikur ne që duam të ejemi të lirë, sikur ata që duan të na zhbijnë farën. Ti thua sikur ne që jemi në tokë tonë, sikur ata që vinë nga beogradi për të na shkelur.
    Kështu ka argumentuar serbi.

    Kështuqë kujdes me këto deklarata.

  5. #85
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    anthem ka dallime thelbesore mes pakos se ahtisarit dhe kushtetutes serbe qe ishte deri ne 1999... Kaq mjafton qe te vleresohet si hap perpara dhe te gezojme per hapin ne vetvete...
    Ceshtja qe shtrohet eshte:A eshte i mjaftueshem ky hap perpara? Sigurisht qe nuk eshte i mjaftueshem,po nje hap shume i madh,ndodh te shqyeje shalet...

    Ne jemi komb i mocem,kemi kohe,pra le te marrim kohen e nevojshme per cdo trasformim...Bashkimi do ishte gjeja me e mire ne keto momente,sepse kosova do kishte te garantuar lirine,pasi serbit nuk do ja mbante kurre te sulmonte shqiperine bashke me kosoven per nje arsye te thjeshte....Sipas perllogaritjeve demografike te lindurit serbe,gjinia mashkullore midis 70-90 ,pra nga 18 - 38 vjec ,kane nje shume prej rreth 800 individesh,kurse shqiperi dhe kosove afersish 1,3 milion,pra kane nje inferioritet te potencialit njerezor ushtarak te jashtezakonshem ndaj shqiptareve,pra ne i rrahim serbet 13-8....

    Tani persa i perket Thacit dhe Rrugoves,une mbetem i mendimit tim...Eksperienca e shtetit shqiptar ka treguar ,se udheheqesit shqiptare nga karrigia i rrezon vetem plumbi,keshtu qe nuk eshte ceshtja se ata kane shitur vendin e tyre,thjesht jane dashuruar pas karriges,cka nuk i lejon te kene me nacionalizmin e shendetshem te koheve pa pushtet...
    Pushteti mes shqiptareve luan nje rol negativ ne karakterin e njeriut,sepse aristokracia shqiptare nuk ekziston,pra nuk ka forca aristokratike qe kufizojne udheheqesit ne vendimet e tyre,apo prej te cilave del vertet thelbi i interesave shqiptare...

    Keshtu qe jemi te detyruar te presim gjate per cdo gje,te pakten nese duam sistem demokratik...
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  6. #86
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Gazeta Sotme Saturday, 29 March 2008

    Në shërbim të qytetarëve apo zullumeve të qeveritarëve?

    Nga Zenel Anxhaku

    Në moshë të pleqërisë
    Më zunë halle të rënda
    Për shkak të Shqipërisë
    Që su bë siç ma ka ënda...

    Këto janë katër vargje postume të atdhetarit dhe intelektualit model shqiptar, Sali Butka. Në librin e tij të paharruar “Ndjenja për Atdhenë” mund të gjesh shumë vargje të tilla të xhevahirta.

    Mirëpo intelektualët e sotëm shqiptar, pak bënë vaki të jenë edhe trima, edhe të guximshëm dhe në çdo çast t’i shërbejnë Atdheut, të vërtetës. Para disa ditëve televizioni kombëtar “Klan” në “Zonën e tij të ndaluar” dhe një emision për ngjarjen e Gërdecit nga gazetari Andi Bushati. Në fund të emisionit “konkluzionet” i realizoi gazetari dhe shkrimtari, botuesi i “Përpjekjes”, Fatos Lubonja. Konkluzioni i tij, pak a shumë ishte ky “Fajin e kemi të gjithë ne, që ndërtuam këtë shtet për 17 vjet”.

    Një konkluzion i tillë të paktën për mua është befasues. Dhe mendoi se për sot nuk ka shërbim më të mirë për “oligarkët e parasë” po të shprehemi me një togfjalësh të zotit Lubonja, sesa të shpërndash fajin andej këndej, domethënë fajin ta bësh qyrk e të mos e veshë njeri.

    Faji në Gërdec, nuk është qyrk natyrisht por është një qefin që mbuloi një fshat të tërë dhe mund të mbulonte edhe Tiranën. Dhe ka, dhe duhet te ketë emra konkretë.

    Fatos Lubonja është autori i një libri të madh “Ridënimi”, Fatos Lubonjë është botues i një reviste serioze bashkëkohore “Përpjekja”. Fatos Lubonja mund të shndërrohej shumë mirë në një intelektual të gjithë publikut. Por jo, Fatos Lubonja fatkeqësisht mbetët intelektual i Berishës. Domethënë i një klani të caktuar. Domethënë shërbëtor i “oligarkëve të parasë”. Më vjen keq për këtë përfundim, por kjo është e vërteta.

    Pse mendoi kështu?. …

    Pas ngjarjes së Gërdecit, media e specializuar shqiptare është përpara një sfide të re me vetveten. Ajo pyet veten së pari me ankth: Përse nuk munda të investigoja në kohë deri në aferat kriminale të Gërdecit? Pse u mashtrova nga fjalët marramendëse të pushtetit, nga deklaratat për shtyp dhe nga ushtria e zëdhënësve të asgjësë dhe të asgjëkundit?

    Duke shtruar këto pyetje, jep edhe disa përgjigje, së pari për veten dhe pastaj për opinionin publik, të cilit duhet t’i shërbejë me devotshmëri.

    Së pari, shteti megjithëse orë e çast fliste për transparencë, vetëm transparencë nuk kishte. Së dyti: Ushtria e zëdhënësve të shtypit të asgjësë dhe të asgjëkundit, i marrin rrogat e tyre nga fondet tona publike për të mbuluar aferat e pista të padronëve të tyre. Së treti: Deklaratat për shtyp janë fasada të idhujve të rremë, e shtypi e ka për detyrë të shikojë përtej tyre.

    Mund të themi se, gazetaria shqiptare, megjithëse ka në ditët tona shumë emra gazetash të përditshme është, mendoj, në krizë. Në krizë për të vërtetën. Një pjesë e madhe e këtij shtypi i shërben verbërisht një pushteti që pjellë Gërdec, një shtyp i blerë nga zullumet qeveritare.

    Dikur nga gazetarët shqiptarë për njëmbëdhjetë numra rresht doli revista prestigjioze “Media shqiptare”, ku gazetarët rrihnin mendime dhe debatonin për probleme të mprehta të medias shqiptare. Por, kjo revistë u mbyll për shkak “fondesh”, se nuk kishte reklama nga shteti, se shteti nuk i do revista të këtilla.

    Jam dakord me një konkluzion të gazetarit Andi Bushati në emisionin e tij “Zonë e ndaluar” se zjarri i Gërdecit shërbeu edhe si një prozhektor për të parë shumë të vërteta. Dhe kjo mund të thuhet edhe për të vërtetat për shtypin. Disa prej gazetarëve që e quajnë veten “elitë”, “vipa”, janë sot, si Fausti në studion e tij të punës, përballë dilemës teksa Mefistofeli i kërkonte që ta bënte të lumtur vetëm me një formalitet: Të shisnin shpirtin e tyre. Siç duket, këta gazetarë “vipa” dhe të “elitës” e kanë bërë zgjedhjen e tyre, e kanë shitur shpirtin e tyre tek pushteti, tek Mefistofeli.

    Dikur shteti për të bërë për vete të jepte leje krijuese me muaj të tërë, sot të jep tenderë dhe të çon më shërbim jashtë vendit, të zgjedh në komisione dhe komitete fitimprurëse, u jep licenca universitetesh, që në fakt s’janë gjë tjetër veçse kioska mjerane. Rubinetat e shtetit janë pa fund për këta burizanë të shtetit. Kjo është puna e tyre.

    Por, ama që të mos kërkojnë që të na mbushin mëndjen si në fillim të viteve nëntëdhjetë të shekullit të kaluar se të gjithë jemi fajtorë dhe të gjitha bashkëvuajtës. Një “vip” i tillë në një gazetë të përditshme shkruante para pak kohësh për çmimet e bukës në Shqipëri, ndërkohë që ai kishte disa muaj që ndodhej jashtë shtetit nga shteti. Dhe na thoshte se çmimi i bukës përsëri nuk ishte i lartë. A mund t’i besoj më publiku një “vipi” të tillë? Duke dizinformuar opinionin publik, këta gazetarë të “elitës” marrin rroga të larta. Dhe ashtu si ajo firma vrasëse e Gërdecit deklarojnë se bashkëpunojnë me firma të huaja, se aksh personalitet i huaj i ka përshëndetur shkrimet dhe librushkat e tyre. Kështu për shembull, drejtori i një agjencie lajmesh shtetërore që gatuan lajmet, siç i do shteti thoshte se ka qenë në specializim jashtë vendit, në fakt ai ishte pastrues nevojtoresh atje. Tani pastron V.C-të e Berishës.

    Shtypi sot është përballë një katarsisi të vërtetë. Do t’ju shërbejë parave, pushtetit apo publikut? Shtypi shqiptar ka një traditë të mirë për shkrimet e pakompromis në shërbim të publikut, si shkrimet e Nolit, të Shahin Kolonjës, të Gjergj Fishtës, Konicës etj. Nga ai shtyp duhet mësuar. Një shtyp, në shërbim të vendit, të progresit, të qytetarëve. Noli dikur shprehej se qytetarëve shqiptarë ju duhet kurajë civile.

    Sot, më shumë se kurrë na duhet kjo kurajë civile për tu shkëputur njëherë e mirë nga një politikë e vjetër vrastare që për 17 vjet vetëm të këqija i ka sjell vendit duke e ndarë veten në dy trena të blinduar, që qëllojnë vazhdimisht mbi njëra- tjetrën dhe predhat binin dhe bien mbi publikun, mbi qytetarët. Shtypi shqiptar, sot gjendet në një situatë të përafërt si në fillim të viteve nëntëdhjetë, të shekullit të kaluar.

    Shtypi duam s’duam ne është një armë me leje siç është shprehur një shkrimtar dhe gazetar i njohur. Dhe kjo armë me leje, duhet të jetë në shërbim të Shqipërisë, të progresit, të qytetarëve kundër zullumeve të dhimbshme të pushtetarëve dhe politikanëve. Ashtu siç ishte kënga e atdhetarit Sali Butka.

    Në kohë të pleqërisë
    Më zunë halle të rënda
    Për shkak të Shqipërisë
    Që su bë siç ma kish ënda...

  7. #87
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    Ata që e kundërshtonin pakon e brishtë të Ahtisarit, shikoheshin shtrembër nga zyrtarët e lartë të Kosovës. Ata përpiqeshin të na bindin se pakoja i ka të gjitha të mirat për neve, duke mos e përmendur emrin tonë fare aty. Më nuk ka dilema se a do të mbajë zgjedhje Serbia në shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës. OSBE-ja tha se pakoja e Ahtisarit ka paraparë lidhjet SPECIALE të Beogradit me serbët e Kosovës. Ne i kemi parë e po i shohim pasojat e këtyre lidhjeve që i sigurojnë Beogradit lëvizje të lirë deri në urën e Ibrit në Mitrovicë sikundër edhe shkuarje-ardhjet e ministrave pjesëtarëve të MUP-it serb dhe zyrtarëve tjerë edhe në të gjitha vendbanimet, ku ka serbë edhe në cepe edhe në zemër të Kosovës.

  8. #88
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Gazeta Sotme 29 March 2008

    A e ka informuar deputeti Patozi, Berishën për Gërdecin?


    Në gjithë këtë ngjarje të rëndë, që tronditi botën, që detyroi edhe shtypin prestigjioz ndërkombëtar të shprehet me fakte dhe shqetësim publik për skandalin e trafikut të armëve, i vetmi person që nuk po flet asnjë fjalë është Astrit Patozi, deputeti i zonës, ku bënë pjesë edhe fshati Gërdec.

    Nëse ka politikan dhe ligjvenës, që duhet të fliste i pari dhe të kërkonte shpjegime për këtë skandal të rëndë, ky është pikërisht deputeti Patozi. Dhe këtë, ai duhet ta bënte dhe duhet ta bëjë, nisur nga tre pozicione që ka: si politikan i partisë që ka “kokën” e qeverisjes.Si deputet i zonës i partisë në pushtet. Dhe si kryetar i Grupit Parlamentar, të partisë në pushtet.

    Deri tani, zoti Patozi nuk ka folur ende, nga asnjë pozicion që ka edhe pse e ka detyrim të pashmangshëm, sepse është deputet i asaj zone dhe në fushatën elektorale, kur ka kërkuar dhe ka marrë votat, u ka premtuar edhe banorëve të Gërdecit, se “do t’u sigurojë mirëqenie, siguri për jetën” etj. Në fakt ndodhi e kundërta: banorët u vranë, fshati u shkatërrua. Ne nuk themi, që Astrit Patozi është pjesë e kësaj afere dhe kësaj tragjedie, sepse nuk është përshpëritur asnjë “rrokje” për përfshirje të tij në këtë skandal. Por ai, duhet të flasë për ngjarjen, për autorët, për aferën, për fatin e banorëve. Natyrisht, që e ka të vështirë, sepse krimi është produkt i një skandali, që ka për autorë, autoritete të larta në qeverinë që drejtohet nga PD. Natyrisht, që ai nuk mund të thotë atë që tha Berisha, që “Emrin Gërdec e dëgjova kur i doli “tymi”.

    Mirëpo deputeti Patozi e njeh fshatin Gërdec, sepse kur ka shkuar për vota, patjetër që ka puthur edhe fëmijë nga ata që punonin tek predhat e Delijorgjit. Ndaj nuk na duket normale, që deputeti i zonës Patozi, nuk po thotë asnjë fjalë për Gërdecin. Ai nuk mund të hiqet sikur nuk di gjë. Sepse e njeh me detaje këtë fshat. E dinte ku punonin dhe kush punonte në këtë punishte krimi. E dinte, që aty shfrytëzoheshin fëmijët. E dinte, se cilët ishin ata që e kishin pronë këtë punishte skrapi municionesh e qendër trafiku armësh. E dinte, që atje hynin dhe delnin makina me armë e municion.

    Por nuk flet, sepse zjarri që shkaktoi skandali dhe tragjedia e Gërdecit, nuk rezultoi “arritje e madhe e qeverisë”, nuk rezultoi reformë e suksesëshme asocim-stabilizimi dhe integrimi në Europë e në NATO, por është veçse një turp, dështim dhe implikim i plotë i qeverisë, krim ky, që e “theu shtetin në mes”.

Faqja 9 prej 9 FillimFillim ... 789

Tema të Ngjashme

  1. Vargjet e dhimbjes!
    Nga DI_ANA në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 235
    Postimi i Fundit: 28-06-2009, 13:58
  2. Si e fshehin tradhëtinë femrat?
    Nga OO7 në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 19-10-2006, 06:00
  3. Pse ndodh tradhetia bashkeshortore
    Nga Klevis2000 në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 52
    Postimi i Fundit: 20-09-2004, 23:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •