Close
Faqja 7 prej 9 FillimFillim ... 56789 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 88
  1. #61
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Natyrisht qe duhet te kemi syte hapur qe 1244 apo Ahtisari-prog mos te punoje kunder interesave kombtare Shqiptare, por nuk besoj se Shqiptaret do te lejojne nje gje te tille.
    Në fakt, programi i Ahtisarit, është që nga fillimi e gjer në fund kundër interesave shqiptare. Ai program nuk ka gjasa që të punojë mirë për shqiptarë.

    Programi i Ahtisarit është pjesë e kësaj pavarsie, ose ma mir me than pavarsia eshte pjes e planit te ahtisarit, keshtu qe shkojn bashk. Ne deklaraten e pavarsisë ke edhe zotimin se Pakoja do te implementohet.

    Janë politikanët në pushtet që kanë bërë këtë pazarllëk.

  2. #62
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Nëdrsa kjo që thu se nuk është me rëndësi kush e ka pushtetin, je duke ra në kundërshtim të thellë, me pikëpamjet patriotike që shpreh ti këtu në forum.
    Si nuk është me rëndësi edhe sikur ta ketë pakica serbe pushtetin? A nuk e kishte në Republikën jugafrikane pushtetin pakica e bardhë??


    Perpiqu te kuptosh kur me lexon.... Kur une them:
    .Sovranitetit shteteror nuk i intereson kush e ka pushtetin,pakica apo shumica,i intereson ekzistenca e nje pushteti.....
    Po flas persa i perket sovranitetit shteteror ne vetvete,jo se cfare mendoj une se eshte mire apo keq per kosoven....

    Kjo nuk ka kurrëfarë rëndësie, ato shtete që na njohin nuk na njohin pavarësinë por na e njohin Pakon e Ahtisarit.
    Kjo është shumë larg pavarësisë, së pari mungon elementi kyq që është ushtria. Nuk ke ushtri. Çfarë pavarësie është kjo???


    Shqiperise ne 1913 i detyruan Princ Vidin si mbret,policine e kontrollonin oficera hollandeze,ushtria si strukture e qendrueshme nuk ekzistonte,shpallen asnjanesine e saj te detyruar e kushte te tjera....Po kjo nuk do te thote qe une nuk do festoj 28 Nentorin 1912....

    Une jam dakort per diskutimin e pakos se ahtisarit po jo ne keto caste qe te prishi keto dite....

    Po të kuptoj mjaft mirë çfarë don të thuash. Sipas teje nuk ka rëndësi se po ndahet kombi shpirtërisht, nuk ka rëndësi se serbët djegin stacionet policore, nuk ka rëndësi se serbët bllokojnë rrugën, nuk ka rëndësi se ne po shpallemi ardhacakë, nuk ka rëndësi se Kosova po ndahet. Sipas teje me rëndësi që e kemi "pavarësinë".

    Jo ti spo me kupton ne fakt....Pavaresia nuk ndan kombin shpirterisht,sepse nje komb nuk ndahet shpirterisht nga kufijte,(se te ishte per kete pune ne shqiptaret sdo quheshim fare komb meqe jemi 6 copa,)por nga forcat qenderikese te nxitura nga armiqte e jashtem...Serbi psh i ka nxitur gjithmone keto lloj forcash,po ashtu europa po i nxit keto forca....

    Serbet do bllokojne ndonje gje,po ngadale do shuhet vrulli i tyre .... Ata tashme ndodhen ne shtetin e kosoves e jo ne shtetin e serbise dhe jane te rrethuar kudo nga shqiptare....Ngadale do e kuptojne impotencen e tyre ose do duhet ti zhdukim....

    Minoritarë po, po e tërë loja po sillet rreth tyre. Ti sikur nuk je në rrjedha të bisedës fare.
    Sipas teje ata kanë fuqi zero, megjithë fuqinë e jashtëzakonshme që i jep Pakoja e Ahtisarit.
    Nga ndërkom,bëtarët ti mos prit që punojnë diçka në favor tonë. Përse do ta heqin ligjin për shumicën e dyfishtë kur vetë e kanë vënë. Ata e kanë vënë me qëllim dhe nuk e heqin.


    Nuk fola per fuqine e serbeve aktualisht,fola per fuqine e minoritarit ne vetvete duke e lidhur me serbet ne te ardhmen...Fuqia e minoritarit eshte zero,sepse minoritari eshte gjahu i forcave cetnike,pra eshte gjah e nuk eshte gjahtar...
    Per momentin ata do bertasin e do bejne zhurme se po humbasin pushtetin dhe kane friken per jeten....Ngadale te jesh i sigurte se epersia numerike e jashtezakonshme ben te veten.

    Qeveritaret e kosoves nese serbet me ane te atij lidhi pengojne punen e parlamentit,mund te fillojne nje fushate ne shtypin nderkombetar,se serbet pengojne integrimin europian te kosoves e gjera te tilla si kjo duke kerkuar heqjen logjike te ketij ligji si pasoje e mosfunksionimit per faj te serbeve....
    Po keshtu cdo pike qe pengon qeverisjen....Me ngadale behen punet e mira.....


    Ta duash bashkimin kombëtar me ngulm, duhet të mos njohësh gjithë ato rezoluta e deklarata të deritashme, duke e njohur vetëm të drejtën tonë për të marrë vendim për fatin tonë.

    Po cna interesojne deklaratat dhe vendimet...ato jane bere per tu hedhur poshte kur te vije dita,nuk jane as absolute e as te perjetshme....Ne te bejme qe ajo dite te vije sa me shpejt e kjo sipas mendimit tim behet vetem duke nxitur njeri-tjetrin per bashkim e me demostrata per bashkim,levizje masive simbolike neper qytetet me simbolike kombetare si Prizreni ,Vlora e Shkodra etj....
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  3. #63
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    .Sovranitetit shteteror nuk i intereson kush e ka pushtetin,pakica apo shumica,i intereson ekzistenca e nje pushteti.....
    Sovraniteti është shumë i dobët. Së pari nuk shtrihet në tërë teritorin, së dyti është i ndarë mes Qeverisë dhe Ndërkombëtarëve (njësoj sikur më parë), së treti mund të suprimohet kur të dojë.

    Po ju atje jeni bërë të çmendeni vetëm pse keni një Janullatos, po sikur grekët të kishin të drejtat që kanë serbët në kosovë, ç'do t kishit bërë??? A do t'i kishit duruar grekët???

    Ku ke pa ti me sundue pakica. Realisht ne jemi duke u bërë një shtet i sunduar nga pakica serbe. Dhe këtë nuk mund t'a ndryshosh, sepse poltikanët ekanë pranuar.

    Mundet edhe të ndryshojë, por duhen demonstrime masive, dhe ndërrim i politikës ose i politikanëve. Kjo është e vetmja rrugë.

    Une jam dakort per diskutimin e pakos se ahtisarit po jo ne keto caste qe te prishi keto dite....
    Mund të hapësh temë tjetër për urime e gëzime. Këtu po diskutojmë. Vetëm urdhëro.

    Pavaresia nuk ndan kombin shpirterisht,sepse nje komb nuk ndahet shpirterisht nga kufijte,(se te ishte per kete pune ne shqiptaret sdo quheshim fare komb meqe jemi 6 copa,)
    Edhe ti ende nuk e ke kuptu, që ne nuk kemi fitu kurrfarë pavarsie. Ne kemi fitu Pakon e Ahtisarit. Shpallja e pavarsisë është një akt formal, dhe i vetmi qëllim i saj së bashku me festën ka qenë QË T'A QETËSOJNË POPULLIN.

    Më 17 shkurt nuk kemi fitu pavarsi, por jemi fut thellë në rrugën e kosovarizimit, ndërsa serbia është fut në thellë në këto troje shqiptare.

    Serbet do bllokojne ndonje gje,po ngadale do shuhet vrulli i tyre .... Ata tashme ndodhen ne shtetin e kosoves e jo ne shtetin e serbise dhe jane te rrethuar kudo nga shqiptare....Ngadale do e kuptojne impotencen e tyre ose do duhet ti zhdukim....
    Ti këtu je duke dhënë një mendim, që më shumë bazohet në dëshirat tua.
    Unë nuk po jap mendimin tim, por po tregoj realitetin, në bazë të asaj çfarë po shihet.
    Serbët nuk "do bllokojnë ndonjë gjë", por përderisa ata e kanë të drejtën e vetos në parlament, ata do ta bllokojnë tërësisht veprimtarinë politike, në të kundërt do të kërkojnë ndonjë shpërblim, për votën që mund t'ia japin parlamentit për miratimin e ndonjë ligji.

    Serbët nuk janë aspak të dobët. Dhe tash fillon forcimi i tyre më i madh. Sepse do t'i marrin kishat me nga mijra hektarë tokë përreth, do të krijojnë komunat e tyre ku qeveria nuk ka kurrfar pushteti. Dhe nuk guxon ti që të ndëhysh në ato komuna për asgjë, sepse nuk ka kompetenca askush përveç atyre vetë.

    Nuk fola per fuqine e serbeve aktualisht,fola per fuqine e minoritarit ne vetvete duke e lidhur me serbet ne te ardhmen...Fuqia e minoritarit eshte zero,sepse minoritari eshte gjahu i forcave cetnike,pra eshte gjah e nuk eshte gjahtar...
    Jo vetëm në këtë temë por edhe në tema tjera e kam përsëritur disa herë, se "këto komuna kanë të drejtë të lidhen vertikalisht me Beogradin", dhe kjo nuk të paska rënë në sy, ose nuk do ta lexosh sepse nuk e duron dot dëshpërimin.

    Këta edhepse minoritarë, kanë fuqi përderisa janë të lidhur me Beogradin.

    Per momentin ata do bertasin e do bejne zhurme se po humbasin pushtetin dhe kane friken per jeten....
    Ata bëjnë zhurmë edhe në rast se të vrasin me plumb, sepse janë të paknaqur pse s'të kanë djegur për së gjalli.

    Shkurt, ata s'knaqen kurrë. Pakoja e Ahtisarit me gjithë ato privilegje, nuk i knaq, apo ndoshta i knaq, por ata nuk janë budallenj t'a pranojnë menjëherë, anipse kjo Pako ka privilegje për ta, kurse poltikanët tanë menjëherë e pranuan edhepse Pakoja i shkel të drejtat tona elementare si popull.

    Ne kemi luftu për të drejtat elementare, dhe pikërisht këto po na shkelen.

    Qeveritaret e kosoves nese serbet me ane te atij lidhi pengojne punen e parlamentit,mund te fillojne nje fushate ne shtypin nderkombetar,se serbet pengojne integrimin europian te kosoves e gjera te tilla si kjo duke kerkuar heqjen logjike te ketij ligji si pasoje e mosfunksionimit per faj te serbeve....
    Dhe ndërkombëtarët përgjigjen shumë lehtë: Plotësojani dëshirat serbëve, dhe ata do të votojnë për ju, nuk e bllokojnë punën. Nuk ka askund në botë që pakica të ketë të drejtën e vetos.

    Për çfarë arsye? Ne këtu jemi 95% dhe jemi vendas autoktonë, pasardhës të dardanëve.

    Arsyeja është se politikanët të korruptuar kanë ecur një rruge të nënshtrimit, dhe vazhdimisht kanë gënjyer popullin, që kulminacionin e arriti me 17 shkurt 2008, duke festu për pavarësinë që në realitet nuk është pavarësi.

    Po cna interesojne deklaratat dhe vendimet...ato jane bere per tu hedhur poshte kur te vije dita,nuk jane as absolute e as te perjetshme....Ne te bejme qe ajo dite te vije sa me shpejt e kjo sipas mendimit tim behet vetem duke nxitur njeri-tjetrin per bashkim e me demostrata per bashkim,levizje masive simbolike neper qytetet me simbolike kombetare si Prizreni ,Vlora e Shkodra etj....
    Ajo ditë nuk bëhet fap tap. Duhen demonstrime dhe vetëdijësim. Duhen demosntrime të vazhdueshme.

  4. #64
    bad girl Maska e Capkenja
    Anëtarësuar
    10-05-2006
    Vendndodhja
    ne zvicer, kantoni ticino
    Postime
    71

    bukur anthem

    me shtengen faktet qe anthemi nxorri sheshit sepse shume prej nesh as nuk e ka pasur idene qe mund te ekzistonin keto gjera. une jam shume dakort me ty anthem por besoj se ne shqiptaret e shqiperise e kishim nder dhe detyre qe te ndimonin vllezrit tane kosovare. nuk e kuptova muhabetin e flamurit te kosoves qe nuk ka asnje simbol kombetar. nejse une nuk jam politikane por kosoven e kam ne zemer dhe dua te miren. nje pyetje kam une po zoti hashim thaci kur ka luftuar me UCK sepse mua nuk me rezulton nje gje e tille dhe meqenese ai kryeminister dhe presidenti Fatmir Vejsiu si nuk e permenden luften dhe gjakun e deshmoreve te kosoves dhe jo vetem te atyre qe luftuan me UCK por edhe te atyre grave, femijve, pleqve e te rinjve qe i vrane barbarisht sikur te ishin shtaza e jo njerez. Me falni por ketu ne zvicer ku une jetoj u dha lajmi qe milloshevici vdiq por asnjeri prej nesh nuk pa as trupin e tij, as varrimin e tij. a jemi te sigurte qe me te vertete ka vdekur apo eshte nje dredhi qe gjykata e hajes ( keshtu quhet ne mos gabofsha) po na ben. une personalisht kam humbur 20 shoke e shoqe te mia me UCK dhe nderimi dhe mendimi i pare duhet te jete per ata e jo per te ngrohur prapanicat e politikaneve tane tek poltronat e tyre te ngrohta... une nuk e di si do vazhdoi kjo pune ama shqiptare kudo qe jemi duhet te bashkohemi e ta ndihmojme njeri tjetrin nuk mund ta leme kosoven ne dore te hajnave e te antishqiptarve..... faleminderit per durimin dhe leximin me respekt

  5. #65
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Të gjitha këto që ti i ke vërejtur, janë pjesë e shkombtarizimit që po bëhet në Kosovë.

    Ata nuk e përmendin UÇK-në pothuajse asnjëherë. Unë nuk e harroj atë kohë të lavdishme. Por nëse unë nuk kam kohë që fëmijëve të mij tu tregojë për atë kohë, ata asnjëherë nuk do ta kuptojnë. Madje edhe nëse u tregojë të kaluarën e lavdishme, ata nuk do të besojnë sepse në shkollë do të mësojnë të kundërtën, se si ne kemi kaluar shumë mirë me shkije, se si ata janë të mirë, do të mësojnë për bashkëjetesën paqësore etj
    Do të mësojnë se si janë kosovarë e jo shqiptarë.

    Prandaj nuk përmendet UÇK, sepse kjo "pavarësi" nuk është rezultati i UÇK-së dhe as vullneti i saj. UÇK ka luftuar për tjetërçka dhe atë nuk e ka arritur.

    Vetëm emrin e ka pasur UÇK, në fakt secili ushtar është betuar se do të luftojë deri në çlirimin e plotë të trojeve shqiptare.

    Për Millosheviqin, varrimi është parë, trupi jo, por edhe po të jetë parë trupi kjo nuk do të thotë që ka qenë trupi i tij. Prandaj çuditem me robtë se si besojnë çdo gjë që u serviret në Tv e gazeta.

  6. #66
    PEDAGOG Maska e Pyes_Lotin
    Anëtarësuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Chelsea
    Postime
    1,688
    Kam nje shokun tim, Shqiptar nga Kosova (Jo Kosovar) sic thote dhe ai vete. Bashke me te dhe shoqerine tone ate te diele te ftohte jemi bashkuar jo si rralle her me pare te gjithe bashke cuna nga Tirana,Gjirokastra,Vlora,Tropoja,Saranda,Gostivari , Kumanova,Dibra,Peja, Drenica, Kacaniku. Valviteshin apo nuk valviteshin flamujt kuq e zi mbi xhamat e makinave tona. Kerrciste apo nuk kerrciste vallja Shotes ne mes te Londres.

    ...Deri ketu isha shume i entuziastmuar...zemra me rrihte forte teksa shikoja Shqiptar te mbuluar Kuq e zi ne rruget e Londres, por sec kisha nje shije te hidhur qe me pengonte buzeqeshjen disi, sepse kishim biseduar bashke gjate me shokun tim nga Peja dhe ekzaktsisht me ka thene : Te pakte jan ato Shqiptar te Kosoves qe e duan Bashkimin me Shqiperine. Perse valle?... Ky te pakten fliste per nje shumice te Shqiptarve qe njihte ne Prishtine. Gjithsesi...

    Anthem permendi disa pika interesante dhe per cdo njeri qe rri drejt dhe flet drejt do thitheshesh kollaj. Kosova u shpall e pavarur.
    Diku ne interviste degjova dhe Hashim Thacin teksa tha: Tashme populli Kosoves eshte i Pavarur? Nuk e di por do ishte interesante sikur ti behej pyetja. Cili popull na qenka ky?
    Ku jane burrat e vertet te Kosoves por na dalin keto palaco-plera ne T.V.

    Bukur ja beri dhe femija vogel, qe Zotnia Thaci ishte duke degjuar ne nje Klas shkolle teksa recitonte nje vjershe ku foli dhe per UCK-ne, dhe Hashim djali buzqeshi. Ku je o Adem Baca...ku je? Vetem ne Londer, jan 2.000 djem nga cdo cep ku toka flet Shqip te rregjistruar ne A.K.SH. 1 Prej tyre jam dhe une. E ndoshta koha therret, dhe Atdheu kerkon ndihme atehere do ti pergjigjemi deri ne 1. Syri i Shqiptarit te vertet nuk i eshte trrembur dhe nuk i trrembet asnjerit, cildoqoft. Shqiptaret e vertet e kane ne gjak flamurin, dhe deri sa te jetojne ato Shqiptar te vertet ne kete bote, memedheu nuk do te ngelet jetim...
    Jam JETUS jo TREGUS!.

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e ujkus
    Anëtarësuar
    17-10-2006
    Postime
    327
    anthem me duket se ti ke nje mision te vecante .

    politika nuk eshte rruge e drejte .do te veme drejt shqiperise natyrale por brenda kushteve dhe ekuilibrave boterore .
    etabat do te kalohen nje nga nje kosova e ka kaluar klasen e dyte tani u hodh ne te treten
    shqiperia eshte ne te 5 keshtu qe meos u merzit .

    liria eshte relative

    ne duhet te jemi te denje per shoqerine e re qe kemi zene

  8. #68
    Manitu Maska e kiniku
    Anëtarësuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos të na vijë cudi se cdo frymor nga vete natyra priret të kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    Citim Postuar më parë nga anthem Lexo Postimin
    Ti po thu "shteti është ky që është",
    Pse? A ka ndonje tjeter pervec ai qe eshte a?
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  9. #69
    100 here me mire kjo pavarsi sesa te vazhdohej nen serbin. Zgjidhje tjeter nuk kishte. Po mos pranohej kjo do rrinte Kosova e varur nga serbet dhe nga nderkombtaret plotesisht.

  10. #70
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Citim Postuar më parë nga anthem Lexo Postimin
    Të vetmit jemi ne nga Ish-Jugosllavia, që nuk e realizuam të drejtën tonë, për të vendosur për fatin tonë.
    Mos harro zotëri, se Kosova nuk ka qenë Republikë në ish-Jugosllavi që të fitoj pavarësinë me anë të referendumit. Po të kishte qenë ashtu, Kosova do e bënte njëjtë si Mali i Zi, që u shkëput nga Serbia, pa krisur as edhe një plumb i vetëm në shenjë proteste apo zemërimi. Andaj, stop mashtrimit që i bën vetes sepse Kosova është bë e pavarur, sot e një mijë vjet. Baba BUSH kur doli ne mes të Afrikës dhe tha se KOSOVA SOT ËSHTË E PAVARUR, ai nuk citoj asnjë rezolutë apo diçka tjetër që të thotë se Kosova ka mbetur serbe përjetë, ai tha se sot kosovarët janë të pavarur dhe mbaroj përralla. Tani edhe ti ke shtet zotëri, përveshu punës, ndërto një Kosovë të fortë, të arsimuar, me vlera, dhe flamuri, stema e himni me një referendum pas disa vjetëve i ndërron sipas qejfit. Dije se një shqiponjë në flamur, s'të bën shqiptar, por shqiptar të bën ndjenja, krenaria, përkushtimi ndaj kombit. Një shembull konkret: pas shumë vite pavarësie nga Rusia, Lithuania do të bëj referendum për të ndërruar gjuhën dhe emrin e shtetit. Paramendo çfarë vendimi i guximshëm!? Po ç'bënë lituanezët nga pavarësimi, deri sa arritën në këtë gjendje të shpallin referendum? Ato punuan, ju përkushtuan vendit të tyre, i lanë përrallat e gjysheve, dhe sot janë pjesë e BE-së, janë një shtet i stabilizuar, demokratik, dhe tani ato merren me flamuj, gjuhë e stema. Hapi sytë, e merr shembull, ke plot! Të them një gjë: njeriu në fillim është qenie biologjike, eh më pas është trim, kombëtar, intelektual apo patriot. Andaj, siguro shtetin e fortë të Kosovës, ngope barkun me bukë, arsimoj fëmijët dhe mbaj më pas referendume edhe për atë se a duhet lumi Danub të kaloj nëpër Prishtinë apo jo? Hajt lere mos më trano, pash Zotin!
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 7 prej 9 FillimFillim ... 56789 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Vargjet e dhimbjes!
    Nga DI_ANA në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 235
    Postimi i Fundit: 28-06-2009, 13:58
  2. Si e fshehin tradhëtinë femrat?
    Nga OO7 në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 19-10-2006, 06:00
  3. Pse ndodh tradhetia bashkeshortore
    Nga Klevis2000 në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 52
    Postimi i Fundit: 20-09-2004, 23:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •