Close
Faqja 24 prej 51 FillimFillim ... 14222324252634 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 231 deri 240 prej 505
  1. #231
    Ernst Kaltenbrunner Maska e Bizantin
    Anėtarėsuar
    26-01-2008
    Vendndodhja
    Swabia
    Postime
    670
    atehere pse beson, psh. qe krishti lindi ne bethlehem, apo qe u kryqezua dhe u ringjall?
    Mos barazo traditen me biblen qe eshte doktrina. Njera mund te permbaje gabime tjetra jo.

    Une thashe qe akoma nuk dihet neqoftese ky koncil denon apo jo filokun dhe neqoftese e ka bere e ka bere ne nje menyre jo te qarte. Pra fjala filiok permendet konkretisht? Jo.
    PO, permendet konkretisht . Mund te te gjej edhe pasazhin ne qofte se do.

    Pastaj ti anashkalon faktin qe parimi zyrtar i kishes eshte se katoliket jane skizmatik dhe jo heretik.
    Te pyes prape, c'eshte ky parim zyrtar? Une mund te te gjej QINDRA peshkope qe i konsiderojne katoliket si heretike (e njejta gje vlen edhe per katoliket, mund te te gjej ne qindra shkrime e referenca qe i konsiderojne ortodokset si heretike) qe nga Rusia ne Greqi dhe qe nga Rumania ne Finlande. Ti si ''parim zyrtar'' konsideron vetem opinionin e Patriarkut?

    Nejse, e leme me kaq. Gjithe te mirat edhe tek ty.
    Slagt ham! Kristenmands sųnn har dåret. Dovregubbens veneste mų.

    Gott mit Uns

  2. #232
    i/e regjistruar Maska e malo666
    Anėtarėsuar
    26-04-2007
    Postime
    564
    bizantin,
    po ke kohe sille.

  3. #233
    Ernst Kaltenbrunner Maska e Bizantin
    Anėtarėsuar
    26-01-2008
    Vendndodhja
    Swabia
    Postime
    670
    malo, aktet dhe procesverbalet jane gjithsej 180 faqe ne nje greqishte te thate dhe te merzitshme. Pjesa e rendesishme eshte Akti i VI (6 faqe), sidomos paragrafet 12-13 ku tekstualisht thuhet: "Eshte armik i besimit ai qe shton ose heq dicka nga Simboli i Besimit. Ai qe shton dicka ne qofte se eshte laik te ekskomunikohet, ne qofte se eshte klerik te shfunksionohet dhe te kete anathemen e Kishes".

    Une ne qofte se isha katolik do dridhesha...
    Slagt ham! Kristenmands sųnn har dåret. Dovregubbens veneste mų.

    Gott mit Uns

  4. #234
    i/e regjistruar Maska e malo666
    Anėtarėsuar
    26-04-2007
    Postime
    564
    Me jep kuotimin ku fjala 'filiok' permendet.

  5. #235
    Ernst Kaltenbrunner Maska e Bizantin
    Anėtarėsuar
    26-01-2008
    Vendndodhja
    Swabia
    Postime
    670
    Verbatim 'filioqve' nuk ka, te pakten nuk ndesha une ne nje lexim te shpejte. Por ti c'fare kupton nga postimi i mesiperm, dhe nga arsyeja e mbledhjes se Koncilit te 8-te? Filioqve nuk eshte nje shtese ne Besoren?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Bizantin : 09-02-2008 mė 16:19
    Slagt ham! Kristenmands sųnn har dåret. Dovregubbens veneste mų.

    Gott mit Uns

  6. #236
    i/e regjistruar Maska e malo666
    Anėtarėsuar
    26-04-2007
    Postime
    564
    Nuk po diskutoj faktin qe ka te bej me filiokun, vetem po them qe te ben te nenkuptosh per filioqun dhe nuk e thote hapur.

  7. #237
    Ernst Kaltenbrunner Maska e Bizantin
    Anėtarėsuar
    26-01-2008
    Vendndodhja
    Swabia
    Postime
    670
    E ben kete sepse eshte shprehje ligjore. Ligji ne nje kod penal psh shprehet me tekst pergjithesues. Nuk thote se vjedhja e pulave ndalohet, por thote se ndalohet vjedhja. Edhe ketu, nuk thote vetem per filioqven por e le te hapur per c'do shtremberim te mundshem qe mund ti behet Besores. Se nqs thoshte 'ndalohet shtesa e filioqves' kjo nuk e garantonte se nuk do behet ndonje shtese tjeter ne te ardhmen. Pra eshte shprehje ligjore.
    Slagt ham! Kristenmands sųnn har dåret. Dovregubbens veneste mų.

    Gott mit Uns

  8. #238
    i/e regjistruar Maska e malo666
    Anėtarėsuar
    26-04-2007
    Postime
    564
    Une besoj se e ka ber per arsye politike. Nejse, kjo ceshtje s'do zgjidhet ketu mes nesh.

  9. #239
    Ernst Kaltenbrunner Maska e Bizantin
    Anėtarėsuar
    26-01-2008
    Vendndodhja
    Swabia
    Postime
    670
    Nuk ka dhe shume rendesi. Fakt eshte se sipas ketij Koncili dhe akteve qe rezultojne prej tij, filoqve eshte shtese heretike ne besore dhe ne dktrine, pra rrjedhimisht edhe katoliket kembe e koke jane heretike.
    Slagt ham! Kristenmands sųnn har dåret. Dovregubbens veneste mų.

    Gott mit Uns

  10. #240
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Sic shihet nga postimet e bizantinhauserit edhe gjate diteve qe nuk kam mare pjese ne forum ka nje sere gafash te tipit protestant.

    Bizantinhauseri thote:

    Po une te shpjegova se faktet qe bazohet tradita jane keqinterpretime, kurse ti e ke kthyer traditen ne doktrine. Te ta bej pak me shkoqur. Shume Eter te kishes (pra tradita) kane pikepamje per disa fakte historike ose shkencore qe sot nuk vertetohen

    Ky pohim qe eshte GAFE tregon per cektesine me dashje ose pa dashje te njohjes se Ortodoksise. TRADITA e kishes nuk eshte thjeshte pikepamja e shume Eterve. Nje formulim i tille eshte dashakeqas.
    Tradita eshte ndergjegja kishtare e pranuar ekumenikisht. Nuk ka asnje tradite kishtare, te pranuar ekumenikisht, qe te thote se toka eshte e sheshte etj, apo qe te shprehet per nje opinion te caktuar shkencor.

    Ndergjegja kishtare si Tradite e ka pranuar si fakt edhe e celebron prezencen e Pjetrit ne Rome, rolin e vecante te tij ne kishen e Romes. Madje te krishteret ortodokse kane shekuj te tere qe e respektojne kete FAKT duke kreshmuar, sic eshte kreshma e Apostojve Pjeter edhe Pal ne qershor.


    Bizantinhauseri, si nje pseudo-ortodoks, ose me sakte skizmatik, kerkon ta denigroje kete tradite edhe kishen qe e mban ate, por metri qe perdor eshte i gabuar dhe protestant.
    Sic e tha Malo, nqs hedhim poshte Traditen si ndergjegje mbarekishtare, ne nuk do te kemi sesi ti permbahemi as vete Dhiates se Re, qe na vjen sot prej, nepermjet edhe ne Tradite.


    Nga nje ane bizantinhauseri na thote se bazohet vetem ne Bibel e, ne dallim nga ne, jo nga ndonje at apo peshkop, pastaj vjen e na flet per foliokuen bazuar ne Fotin.
    Sic e pame, ne aktet e koncilet te vitit 879, viti kur lindja e pajtua me perendimin, nuk ka ndonje Akt trajtimi si herezi te filiokues. Akt-ndalesa ka te beje vetem me ate se e ose jo e drejte filiokue nuk duhet shtuar ne Besore pa aprovimin e nje koncili ekumenik. Papa i asaj kohe, Gjon VIII edhe Leon III edhe pse nuk kishin ndonje kundershtim me filiokuen si doktrine, u treguan te gatshem per hir te unitetit te cenuar te kishave te mos e fusnin ne Besore edhe ashtu bene.


    Qe ka pasur edhe ka Eter e eter te kishes se lindjes qe e trajtojne filiokuen si herezi, kjo nuk vihet ne diskutim. Por, po ashtu, qe filiokue ka pasur nje trajtim jo te ekuilibruar edhe me ngjyrime sa nga nje kah ne kahun tjeter, as kjo nuk disktuohet. Po ashtu sic nuk diskutohet qe, persa u takon bashkimit te kishave te lindjes e perendimit, prej kohesh, filiokue nuk trajtohet si ndonje pengese heretike edhe se ne fakt SINODET e kishave ortodokse neper bote nuk e konsiderojne romano-katolicizmin si herezi.

    Gjate grindjeve qe cuan ne ndarjen e 1054-es, filiokue ka luajtur nje rol te passhem. Peshkopi i Ohrit, qe i dergoi, me yshtje te patrikut Kerular, nje leter me ankesa doktrinore peshkopit latin te Tranit ne jug te Italise, as qe e permend filiokuen. Po ashtu patriku i Antiokut i kesaj kohe, Pjetri, as qe e shikon te arsyeshme ndarjen me perendimin ne pretendimet e ngrejtura nga patriku.


    Ne fund te fundit, Filiokue eshte nje BARRE e rende per ta pare si arsye ndarjeje kishash, aq me teper kur sjellim ndermend realitetin e sotem.
    Filiokue eshte nje ceshtje e koklavitur konceptesh teologjik-filozofik, qe mund te perceptojne vetem nje grusht njerezish te mesuar, nderkohe qe pjesa derrmuese e kishes, me klerik e laike, as qe ia kane idene se per cfare po flitet saktesisht edhe se nje besimtar e klerik ortodoks, ose katolik, e thote Besoren me apo pa filiokue, jo nga ndonje bindje personale, por thjesht sepse ashtu i thuhet ta thote.

    Keshtu qe, nqs filiokue ka perdorim te lashte (ne perendim e gjejme te bazuar edhe tek Augustini); nqs brenda perendimit filiokue i pergjigjet koncepteve teologjik-filozofike te ngrejtura ne perendim; nqs perdorimi i saj kufizohet ne kufijte e perendimit latin, atehere une, sikurse shume te tjere, nuk shohim ndonje problem me te.


    Por nqs filiokue eshte trajtuar me nuanca te pastra politike, atehere, aq me teper, ne shqiptaret e kemi te lehte te mos e kemi problem edhe te mos tregohemi fanatike per nje sherr politik me gjasa teologjike te botes greke kundrejt te perendimit, aq me teper qe ne kete perplasje, sic e kemi diskutuar ne kete teme, e keqa shqiptareve nuk u ka ardhur nga bota latine.

Faqja 24 prej 51 FillimFillim ... 14222324252634 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kisha ėshtė Njė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  2. Roli i familjes gjatė socializimit politik
    Nga Davius nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 17-01-2006, 12:22
  3. Besimi dhe besimtari
    Nga Fjala e drejte nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-12-2004, 16:41
  4. Qėllimi dhe kuptimi i fesė - besimit
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-12-2004, 16:59
  5. DOKTRINA - Kapitulli II. Simboli i Besimit
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 21-09-2004, 21:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •