Nuk ka dyshim qe universitetet amerikane jane me te mirat ne bote. Kete mund ta vesh re jo vetem tek numri i madh i evropianeve qe vijne e mesojne ketu. Jo vetem ne standartet me te larta qe mban ky vend ne shume drejtime krahasuar me Evropen dhe vende te tjera. Jo vetem ne zbulimet ne shume fusha te teknologjise dhe mjekesise qe behen cdo vit. Por deri edhe tek cmimet e shumta Nobel e shume e shume cmime te tjera qe marrin cdo vit shume intelektual te ketij vendi. Ne lidhje me videon ne hapjen e kesaj teme. Ajo dihet qe ka shume amerikane qe se cajne shume koken per njohuri dhe jane shume te prirur drjet parase dhe te mirave materiale. Gjithsesi per mua eshte pak tendencioze si video dhe ka me teper per qellim te diskriminoje nje shoqeri te tere. Ne fund te fundit ka qene shoqeria amerikane qe ka nxjerre kaq shume koka boterore dhe qe e kane ndihmuar sa here ka qene nevoja Evropen e paafte per te zgjidhur hallet e veta. Mjafton te permend ketu kontributin amerikan ne luften e pare dhe te dyte boterore dhe gjithashtu planin e famshem Marshall qe e ngriti Evropen nga varri. Me teper se kaq nuk besoj se do ishte e nevojshme qe te zgjatem ne kete teme.
Krijoni Kontakt